{"id":209092,"date":"2021-10-12T07:39:14","date_gmt":"2021-10-12T05:39:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209092"},"modified":"2021-10-12T07:39:14","modified_gmt":"2021-10-12T05:39:14","slug":"elvis-naci-vendosi-ne-bordin-e-fondacionit-njerezit-e-familjes-dhe-te-fisit-qarkullojne-miliona-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/elvis-naci-vendosi-ne-bordin-e-fondacionit-njerezit-e-familjes-dhe-te-fisit-qarkullojne-miliona-euro\/","title":{"rendered":"Elvis Na\u00e7i vendosi n\u00eb bordin e fondacionit, njer\u00ebzit e familjes dhe t\u00eb fisit, qarkullojn\u00eb miliona euro"},"content":{"rendered":"<p>Elvis Na\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imam 44-vje\u00e7ar, q\u00eb ka pushtuar rrjetet sociale dhe mbar\u00eb bot\u00ebn shqiptare. Popullariteti i Na\u00e7it shtrihet p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai njihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diaspor\u00ebn dhe kudo ku jetojn\u00eb shqiptar\u00eb. Elvis Na\u00e7i sh\u00ebrben si imam dhe ligj\u00ebrues n\u00eb Xhamin\u00eb e Tabak\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb dhe drejton nj\u00eb emision televiziv me emrin \u201cShqiptar\u00ebt p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, t\u00eb fokusuar tek mbledhja e fondeve p\u00ebr bamir\u00ebsi. Ligj\u00ebrimet fetare, me nj\u00eb stil modern, \u00a0shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga imam\u00ebt klasik\u00eb me mjekrra t\u00eb gjata, i kan\u00eb siguruar Na\u00e7it qasje edhe tek t\u00eb rinjt\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201csuperstar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb fondacioni bamir\u00ebs i themeluar prej tij?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 15 dhjetor 2016, Elvic Na\u00e7i i k\u00ebrkon gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs regjistrimin e Fondacionit \u201cFirdeus\u201d, me q\u00ebllim kryerjen e veprimtarive t\u00eb ndryshme me karakter humanitar. Struktura e organeve drejtuese t\u00eb Fondacionit, p\u00ebrb\u00ebhet nga Bordi Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv. An\u00ebtar\u00ebt e bordit drejtues, jan\u00eb themeluesi Elvis Na\u00e7i, Muharrem Na\u00e7i, babai i Elvis Na\u00e7it, tashm\u00eb i ndjer\u00eb dhe i z\u00ebvend\u00ebsuar me vendim gjykate nga Marvin Na\u00e7i, djali i v\u00ebllait t\u00eb Elvis Na\u00e7it dhe Florian Brinja, djali i tezes s\u00eb Elvis Na\u00e7it. M\u00eb pas bordit i shtohen si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj, Fatime Na\u00e7i, bashk\u00ebshortja e Elvis Na\u00e7it dhe Andi Qinami, q\u00eb \u00ebsht\u00eb baxhanaku i Elvis Na\u00e7it. Si drejtor ekzekutiv i fondacionit, sh\u00ebrben shtetasi, Ilir Na\u00e7i, v\u00ebllai i Elvis Na\u00e7it. Bordi drejtues \u00ebsht\u00eb organi m\u00eb i lart\u00eb vendimarr\u00ebs i fondacionit \u201cFirdeus\u201d. Gjith\u00e7ka ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb fondacion, menaxhohet dhe vendoset nga bordi drejtues. E gjith\u00eb piramida e drejtimit t\u00eb k\u00ebtij fondacioni, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt e p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb duart e familjes Na\u00e7i, v\u00ebllez\u00ebrve, kush\u00ebrinjve dhe njerzve me lidhje t\u00eb ngusht\u00eb familjare me ta, pra rrjedhimisht \u00e7do vendim i k\u00ebtij fondacioni, \u00ebsht\u00eb vullneti dhe d\u00ebshira e njer\u00ebzve t\u00eb lidhur familjarisht me Elvis Na\u00e7in. Ndryshe nga bordet e fondacioneve, q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebrb\u00ebhen nga intelektual\u00eb apo njer\u00ebz t\u00eb shquar me kontribute n\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb rastin e fondacionit t\u00eb themeluar nga Elvis Na\u00e7i, b\u00ebhet fjal\u00ebt p\u00ebr njer\u00ebzit e tij t\u00eb af\u00ebrt, q\u00eb i sigurojn\u00eb, kontroll absolut mbi vendimet e fondacionit. Por, pavar\u00ebsisht se drejtimi i fondacionit ka karakter klanor dhe duket si nj\u00eb struktur\u00eb e vog\u00ebl familjare, shtrirja e fondacionit dhe pun\u00ebt e kryera prej tij, jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmase gjigande. Nj\u00eb makineri e madhe, e cila ka qarkulluar miliona euro, t\u00eb dhuruar nga shqiptar\u00ebt, p\u00ebr bamir\u00ebsi. Vet\u00ebm n\u00eb rastin e t\u00ebrmetit q\u00eb goditi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, Elvis Na\u00e7i ka pranuar q\u00eb ndihmat e mbledhura n\u00ebp\u00ebrmjet fondacionit Firdeus, kapin vler\u00ebn e mbi 9 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p><strong>Blerja dhe shitja e Spitalit Kontinental<\/strong><\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa fondet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fondacion me drejtim klanor, sa vinte e rriteshin dhe Elvis Na\u00e7i shk\u00eblqente si nj\u00eb hoxh\u00eb n\u00ebp\u00ebr ekranet televizive, nj\u00eb l\u00ebvizje e bujshme e kthen fokusin e medive dhe qytetar\u00ebve, drejt aktivitetit t\u00eb fondacionit. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb spitali privat, t\u00eb cilin fondacioni Firdeus e siguroi p\u00ebr shifr\u00ebn 350 mij\u00eb euro. Spitali u shit nga shoq\u00ebria \u201cMGB\u201d shpk, me administrator, zotin Hergys Rreli. Efektivisht, spitali kalonte n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e fondacionit \u201cFirdeus\u201d, t\u00eb drejtuar nga familja Na\u00e7i, paguar me parat\u00eb e dhuruara nga shqiptar\u00ebt. Edhe p\u00ebrpara shitjes, Spitali Continental, ishte nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e cila n\u00eb aktivitetin e saj, kishte regjistruar humbje t\u00eb vazhdueshme, prej 111 milion\u00eb lek\u00ebsh, duke humbur t\u00eb gjith\u00eb kapitalin e vet fillestar. Elvis Na\u00e7i e justifikoi blerjen e spitalit privat, me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb varf\u00ebrit. Menaxhimi i spitalit nga fondacioni i familjes s\u00eb Elvis Na\u00e7it, nuk e p\u00ebrmir\u00ebsoi aspak gjendjen e financave t\u00eb tij. Sipas p\u00ebrllogaritjeve, t\u00eb BIRN, n\u00eb vitin 2020, humbjet e kompanis\u00eb ishin 23 milion\u00eb lek nd\u00ebrsa kapitali themeltar i kompanis\u00eb ishte minus 60 milion\u00eb lek. Pra, fondacioni kishte tashm\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb spital privat, q\u00eb vet\u00ebm humbiste para.<\/p>\n<p>Por, edhe pse me humbje t\u00eb m\u00ebdha, nj\u00eb transaksion i dyshimt\u00eb, e kthen s\u00ebrish v\u00ebmendjen drejt Elvis Na\u00e7it dhe fondacionit \u201cFirdeus\u201d. N\u00eb tetor 2021, spitalin e bler\u00eb me shum\u00ebn 350 mij\u00eb euro nga Na\u00e7i, me humbje t\u00eb vazhdueshme, ai ja shet p\u00ebr thuajse dyfishin e vler\u00ebs, 850 milion\u00eb lek t\u00eb vjetra, Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore Bektashiane, t\u00eb drejtuar nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ose i njohur p\u00ebr shqiptar\u00ebt si Baba Mondi. Ky transaksion me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme, nuk ka asnj\u00eb logjik\u00eb ekonomike. Askush nuk mund ta kuptoj\u00eb, se si nj\u00eb spital thuajse \u00a0dyfishohet n\u00eb vler\u00eb brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bilancet financiare t\u00eb tij jan\u00eb me humbje t\u00eb vazhdueshme. Megjithat\u00eb, Elvis Na\u00e7i e kishte b\u00ebr\u00eb gati shpjegimin edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion. Ai shkruan n\u00eb rrjetet sociale, se me shitjen e spitalit Kontinental drejt Baba Mondit, b\u00ebhet dy her\u00eb bamir\u00ebsi dhe premton nj\u00eb lagje t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot Elvis Na\u00e7i, e ka shtrir\u00eb aktivitetin e tij n\u00eb disa fusha. Nj\u00eb Hoxh\u00eb karizmatik i rrjeteve sociale, ligj\u00ebrues i fes\u00eb islame n\u00eb Xhamin\u00eb e Tabak\u00ebve, shit\u00ebs syzesh t\u00eb markave luksoze n\u00eb dyqanin \u201cOptika Elitare Milano\u201d, dhe drejtuesi i nj\u00eb fondacioni q\u00eb posedon nj\u00eb fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme financiare. Parat\u00eb e dhuruara nga shum\u00eb qytetar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb mbar\u00eb diaspor\u00ebn, p\u00ebrdoren dhe investohen sipas vendimeve t\u00eb tij dhe rrethit t\u00eb ngusht\u00eb familjar\u00eb, ku llogaridh\u00ebnia dhe transparenca jan\u00eb koncepte q\u00eb vet\u00eb karakteri familjar i fondacionit, i b\u00ebn thuajse t\u00eb pamundura. Aktiviteti i Na\u00e7it, por edhe transaksioni i fundit mes fondacionit t\u00eb tij dhe Kryegjashat\u00ebs Bot\u00ebrore Bektashiane, ekspozojn\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme financiare, t\u00eb komuniteteve fetare dhe fondacioneve bamir\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri. Pik\u00ebrisht kjo ngre pytjen; A duhet shteti t\u00eb ket\u00eb mekanizma, q\u00eb sigurojn\u00eb transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie, t\u00eb k\u00ebtyre fondacioneve bamir\u00ebse dhe komuniteteve fetare me nj\u00eb fuqi dhe inpakt kaq t\u00eb madh?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elvis Na\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imam 44-vje\u00e7ar, q\u00eb ka pushtuar rrjetet sociale dhe mbar\u00eb bot\u00ebn shqiptare. Popullariteti i Na\u00e7it shtrihet p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai njihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diaspor\u00ebn dhe kudo ku jetojn\u00eb shqiptar\u00eb. Elvis Na\u00e7i sh\u00ebrben si imam dhe ligj\u00ebrues n\u00eb Xhamin\u00eb e Tabak\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb dhe drejton nj\u00eb emision televiziv me emrin \u201cShqiptar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":209093,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209092","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209092\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}