{"id":209599,"date":"2021-10-13T13:16:41","date_gmt":"2021-10-13T11:16:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209599"},"modified":"2021-10-13T13:17:13","modified_gmt":"2021-10-13T11:17:13","slug":"ministri-peleshi-reagon-per-krizen-energjetike-kryeministri-garantoi-qe-sdo-preket-cmimi-per-konsumatoret-dhe-bizneset-cfare-te-beje-me-teper-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ministri-peleshi-reagon-per-krizen-energjetike-kryeministri-garantoi-qe-sdo-preket-cmimi-per-konsumatoret-dhe-bizneset-cfare-te-beje-me-teper-2\/","title":{"rendered":"Ministri Peleshi reagon p\u00ebr kriz\u00ebn energjitike: Kryeministri garantoi q\u00eb s\u2019do preket \u00e7mimi p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe bizneset, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Niko Peleshi me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur opozit\u00ebs n\u00eb lidhje me kriz\u00ebn energjike. Peleshi shkruan se kriza energjitike po prek t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, teksa shkruan se kryeministri Edi Rama ka garantuar se \u00a0menaxhimi i kriz\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet me mjete dhe burime q\u00eb nuk prekin \u00e7mimin e energjis\u00eb p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe bizneset. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Ministri shkruan se opozita nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq, pasi \u00a0sipas tij premtimet p\u00ebr dyfishim pagash, trefishim pensionesh, kat\u00ebrfishim subvencionesh apo zerim taksash, \u00a0jan\u00eb loj\u00eb populiste dhe spekulim.<\/p>\n<p><strong>E plot\u00eb nga Niko Peleshi:<\/strong><\/p>\n<p>VET\u00cbM KUR TE DIM\u00cb M\u00cb SHUM\u00cb DO T\u00cb KEMI M\u00cb SHUM\u00cb. Kriza energjetike q\u00eb ka filluar t\u00eb prek\u00eb ekonomin\u00eb bot\u00ebrore nuk vjen p\u00ebr mir\u00eb. Ajo do t\u00eb prek\u00eb financat tona dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb dor\u00ebn e qeveris\u00eb , as n\u00eb dor\u00ebn e opozit\u00ebs shqiptare. Kryeministri ka garantuar se menaxhimi i kriz\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet me mjete dhe burime q\u00eb nuk prekin \u00e7mimin e energjis\u00eb p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe bizneset. Opozita nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq.\u00a0 Premtimet p\u00ebr dyfishim pagash, trefishim pensionesh, kat\u00ebrfishim subvencionesh apo zerim taksash, mbeten loj\u00eb populiste dhe spekulim. Si mund t\u00eb rriten shpenzimet p\u00ebr paga, pensione, subvencione duke i ulur t\u00eb ardhurat nga tatim-taksat n\u00eb buxhet? Populist\u00ebt nuk i p\u00ebrgjigjen asnj\u00ebher\u00eb pyetjes: \u201cSi do ta b\u00ebni?\u201d, por i p\u00ebrgjigjen me zell pyetjes: \u201c\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni ?\u201d. Ve\u00e7se, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb rritja e pagave dhe pensioneve me urdhrin e peshkut, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb afatgjat\u00eb p\u00ebr rritjen e PRODUKTIVITETIT. E th\u00ebn\u00eb thjesht, sa prodhojm\u00eb me burimet q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion. N\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr vitin 2015,(ndjes\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta) n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb i pun\u00ebsuar prodhonte n\u00eb vit mesatarisht 28.300 euro produkt t\u00eb brendsh\u00ebm bruto (GDP). Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, nj\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb Bullgari prodhonte\u00a0 40.000 euro GDP, n\u00eb Kroaci 54.000, n\u00eb Estoni 56.000 dhe n\u00eb BE mesatarisht\u00a0 81.000 euro GDP.<\/p>\n<p>Rritja e produktivitetit nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje masash. Produktiviteti ka disa fjal\u00eb ky\u00e7e t\u00eb tjera, t\u00eb ndryshme nga ato q\u00eb propozon opozita n\u00eb paketat magjike. K\u00ebto fjal\u00eb nuk jan\u00eb rroga, pensione, subvencione, p\u00ebrjashtime nga taksat. Fjal\u00ebt ky\u00e7e q\u00eb lidhen me politik\u00ebn afatgjat\u00eb p\u00ebr rritjen e produktivitetit jan\u00eb: DIJE, INOVACION, TEKNOLOGJI.\u00a0 N\u00ebse nj\u00eb fermer p\u00ebrdor dijen, pra n\u00ebse k\u00ebshillohet me specialist\u00ebt e duhur dhe p\u00ebrdor teknologji t\u00eb koh\u00ebs, vlera e produkteve t\u00eb ferm\u00ebs s\u00eb tij do t\u00eb disafishohet. N\u00ebse krahasojm\u00eb t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e mbjell\u00eb me grur\u00eb, me t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb ser\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sip\u00ebrfaqe, raporti \u00ebsht\u00eb 1:100. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, produktiviteti \u00ebsht\u00eb 100-fish m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb rastin e dyt\u00eb. Pra, politika e mb\u00ebshtetjes s\u00eb serave nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb zgjedhje e rastit, por si qasja e duhur drejt rritjes s\u00eb produktivitetit n\u00eb bujq\u00ebsi. Rritja e shpejt\u00eb e eksporteve bujq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb prova kuptimplot\u00eb e k\u00ebsaj politike. Vendet per\u00ebndimore, t\u00eb cilave iu referohemi, i kan\u00eb filluar prej dekadash politikat p\u00ebr rritjen e produktivitetit, ndaj sot jan\u00eb shum\u00eb para nesh. N\u00ebse marrim shembullin e produktivitetit t\u00eb Holland\u00ebs, n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb, shifra \u00ebsht\u00eb shokuese: Hollanda ka m\u00eb pak se dyfishin e sip\u00ebrfaqes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb por eksporton 790 her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr (n\u00eb vler\u00eb) produkte bujq\u00ebsore se Shqip\u00ebria. Hollanda e ka sip\u00ebrfaqen 415 her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se Rusia, por eksporton 8-9 her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr produkte bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pra PRODUKTIVITETI b\u00ebn diferenc\u00ebn. Ky shembull i thjesht\u00eb parathot\u00eb pro\u00e7eset q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb e gjith\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb, duke investuar s\u00eb pari, n\u00eb DIJE, INOVACION E TEKNOLOGJI.\u00a0 E th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera, rritja e produktivitetit nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e l\u00ebvizjeve buxhetore brenda\u00a0 z\u00ebrave t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje shoq\u00ebrore p\u00ebr inovacion. Burimet financiare t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebto pro\u00e7ese nuk jan\u00eb penges\u00eb por mund\u00ebsi q\u00eb krijohet sapo t\u00eb realizohen tre faktor\u00ebt e par\u00eb t\u00eb produktivitetit \u2013 DIJA, TEKNOLOGJIT\u00cb\u00a0 e reja dhe INOVACIONI.<\/p>\n<p>Le t\u00eb supozojm\u00eb se qeveria vendos t\u00eb rrit\u00eb pag\u00ebn minimale n\u00eb 500 Euro me nj\u00eb VKM. Ajo q\u00eb do t\u00eb pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0 falimenti i\u00a0 gjith\u00eb sektorit t\u00eb fasoneris\u00eb, pra dhjetra mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb do t\u00eb mbeten pa pun\u00eb. Kjo sepse, deri tani ky sektor \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur te kostoja e ul\u00ebt e krahut t\u00eb pun\u00ebs. Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avantazh krahasues i p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe n\u00eb konflikt me rritjen. N\u00ebse ky sektor, mb\u00ebshtetur te fuqia e kreativitetit dhe inovacionit, do te mbyll\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb ciklin\u00a0 e prodhimit dhe shitjes, nga krijimi i dizenjove e deri tek eksporti te bleresit e dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, at\u00ebher\u00eb do ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb edhe rritjen e pagave t\u00eb punonj\u00ebsve. K\u00ebshtu ndodhi n\u00eb Barcelon\u00eb, ku lul\u00ebzoi industria e veshjeve fal\u00eb kreativitetit t\u00eb disa kompanive si Zara, Pull&amp;Bear, Stradivarius, Bershka, Desigual, etj. Natyrisht q\u00eb n\u00eb k\u00ebto kompani pun\u00ebtori paguhet disa her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se n\u00eb Shqip\u00ebri dhe industria, fal\u00eb produktivitetit t\u00eb lart\u00eb, nuk falimenton por vet\u00ebm rritet.<\/p>\n<p>Biznesi i madh apo i vog\u00ebl q\u00eb e bazon konkurueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb treg te kostoja e ul\u00ebt e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, pa rritur produktivitetin, do t\u00eb falimentoj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e rritjes pa kriter t\u00eb pag\u00ebs minimale. Po marr edhe nj\u00eb shembull tjet\u00ebr. Pse specialist\u00ebt e programimit dhe sh\u00ebrbimeve digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri paguhen 2-5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se specialist\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb? Sektori i teknologjive digjitale ka produktivitet t\u00eb lart\u00eb sepse p\u00ebrdor DIJET dhe TEKNOLOGJIT\u00cb\u00a0 bashk\u00ebkohore e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb krijon produkte me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Pra rritja e produktivitetit sjell rritjen e pagave dhe jo anasjelltas. Duke e thjeshtuar mund t\u00eb themi se, kur mesatarisht t\u00eb dy-trefishojm\u00eb produktivitetin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt mb\u00ebshtetur tek EKONOMIA E DIJES, at\u00ebher\u00eb edhe pagat e pensionet n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb krahasueshme me BE. Rritja e produktivitetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt do t\u00eb shtoj\u00eb burimet p\u00ebr sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira publike, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb infrastruktur\u00eb por edhe mbrojtje e siguri komb\u00ebtare. Ndaj vendosja e inovacionit dhe transformimit digjital n\u00eb prioritetet e programit t\u00eb qeveris\u00eb, krahas synimit p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e universiteteve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm m\u00eb i mir\u00eb se sa premtimet e vjet\u00ebruara n\u00eb stil dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare. Edhe n\u00eb fush\u00ebn e\u00a0 siguris\u00eb dhe mbrojtjes komb\u00ebtare ne po rimodelojm\u00eb dijen n\u00eb Akademi dhe Forcat e Armatosura, po investojm\u00eb n\u00eb teknologji t\u00eb reja dhe po nd\u00ebrtojm\u00eb ekosistemin e inovacionit. DIJA, INOVACIONI dhe TEKNOLOGJIA jan\u00eb rruga. T\u00eb tjerat jan\u00eb humbje kohe n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nuk ka asnj\u00eb minut\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Niko Peleshi me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur opozit\u00ebs n\u00eb lidhje me kriz\u00ebn energjike. Peleshi shkruan se kriza energjitike po prek t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, teksa shkruan se kryeministri Edi Rama ka garantuar se \u00a0menaxhimi i kriz\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet me mjete dhe burime q\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":176321,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209599","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209599\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/176321"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}