{"id":209710,"date":"2021-10-13T18:21:38","date_gmt":"2021-10-13T16:21:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209710"},"modified":"2021-10-13T18:21:38","modified_gmt":"2021-10-13T16:21:38","slug":"debatet-ne-pd-dhe-foltorja-gjekmarkaj-berisha-po-sillet-sikur-i-kane-rrembyer-pronen-basha-nuk-duhet-te-heshte-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/debatet-ne-pd-dhe-foltorja-gjekmarkaj-berisha-po-sillet-sikur-i-kane-rrembyer-pronen-basha-nuk-duhet-te-heshte-me\/","title":{"rendered":"Debatet n\u00eb PD dhe \u201cFoltorja\u201d, Gjekmarkaj: Berisha po sillet sikur i kan\u00eb rr\u00ebmbyer pron\u00ebn, Basha nuk duhet t\u00eb hesht\u00eb m\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nxit kryedemokratin Lulzim Basha q\u00eb t\u2019i jap fund heshtjes n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen Berisha. P\u00ebrmes nj\u00eb editoriali deputeti i PD-s\u00eb shkruan se heshtja e zgjatur e kryedemokratit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb po humbet edhe kuptimin e etik\u00ebs.<\/p>\n<p>Teksa thot\u00eb se vendimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Berish\u00ebn ishte i imponuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjekmarkaj k\u00ebrkon prej kreut t\u00eb PD-s\u00eb duhet t\u2019u shpjegoj\u00eb demokrat\u00ebve p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur arsyet q\u00eb e \u00e7uan t\u00eb nd\u00ebrmerrte vendimin drastik t\u00eb pezullimit. M\u00eb tej, Gjekmarkaj ndalet edhe te sjelljet e liderit historik t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha. Reagimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit sipas Gjekmarkajt i jep p\u00ebrgjigje edhe pyetjeve se p\u00ebrse Basha nuk e kishte m\u00ebnjanuar m\u00eb her\u00ebt Berish\u00ebn nga politika. Sipas analiz\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Medias, l\u00ebvizja e Berish\u00ebs nuk ka moral politik.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb konkluzion ai e nxjerr teksa thot\u00eb se po t\u00eb mos ishte shpallur \u201cnon grata\u201d Berisha dhe SHBA-ja t\u00eb mos ishte imponuar p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs, ky i fundit nuk do t\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb l\u00ebvizje kund\u00ebr Bash\u00ebs dhe nuk do t\u00eb hidhte mbi Bash\u00ebn akuzat q\u00eb ka artikuluar gjat\u00eb takimeve me mb\u00ebshtet\u00ebsit. Sipas Gjekmarkajt Berisha e konsideron PD-n\u00eb si pron\u00ebn e tij private dhe tani q\u00eb dikush e ka larguar sillet sikur do t\u00eb rimarr pron\u00ebn dhe t\u2019ia jap dikujt m\u00eb t\u00eb besuar.<\/p>\n<p><strong>AGRON GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb s\u2019m\u00eb ka p\u00eblqyer t\u00eb b\u00ebj sikur p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr tani q\u00eb kam nj\u00eb angazhim publik n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, formacion ky i cili po kalon dit\u00ebt e veta m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb historin\u00eb e vet. N\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb rrezuar Lulzim Bash\u00ebn kreun legjitim t\u00eb k\u00ebsaj force \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Sali Berisha lideri historik i demokrat\u00ebve. Ai po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pasi Basha n\u00ebn presionin ultimativ t\u00eb SHBA-s\u00eb u detyrua ta pezulloj\u00eb at\u00eb nga grupi parlamentar me nj\u00eb vendim personal t\u00eb kryetarit.<\/p>\n<p>N\u00ebse Amerika nuk do t\u00eb kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr Sali Berish\u00ebn statuskuoja nuk do t\u00eb ishte prishur dhe PD-ja do t\u00eb notonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat uj\u00ebra dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin kurs mb\u00ebshtetje t\u00eb doktorit p\u00ebr Bash\u00ebn i patrazuar nga pirgu i problemeve q\u00eb PD-ja trash\u00ebgon nga e kaluara e Berish\u00ebs dhe e Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky kontekst e komprometon etikisht dhe b\u00ebn t\u00eb pabesueshme l\u00ebvizjen e \u201cFoltores\u201d dhe z\u00ebrin q\u00eb del prej saj. Berisha po reagon si nj\u00eb njeri q\u00eb dikush i ka marr\u00eb pron\u00ebn dhe ai do ta rikthej\u00eb at\u00eb te trash\u00ebgimtar\u00eb m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm. \u201cFoltorja\u201d i ik\u00ebn thelbit q\u00eb \u00ebsht\u00eb verdikti amerikan. Kjo l\u00ebvizje e Sali Berish\u00ebs do t\u00eb kishte kuptim koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, sidomos pas zgjedhjeve t\u00eb 2017 apo edhe m\u00eb von\u00eb por jo tani.<\/p>\n<p><strong>T\u00cb V\u00cbRTETAT E \u201cFOLTORES\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse prej saj duhen marr\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb ekzistojn\u00eb p\u00ebrtej shtysave q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb duhen zgjidhur. Sali Berisha po e sulmon eg\u00ebrsisht Bash\u00ebn dhe ky i fundit \u00ebsht\u00eb mbyllur n\u00eb nj\u00eb heshtje t\u00eb zgjatur aq sa t\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen se s\u2019do flas\u00eb kurr\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e madhe dhe krizat nuk p\u00ebrballohen me heshtje i mbyllur n\u00eb zyr\u00eb. Ato k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrballje, ide dhe debat e mbi t\u00eb gjitha shum\u00eb kuraj\u00eb. Sali Berish\u00ebs i duhet dh\u00ebn\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e Sali Berish\u00ebs, sepse ai ka merita t\u00eb shumta n\u00eb PD dhe n\u00eb vend e mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr 13 vite k\u00ebt\u00eb formacion politik e ka mbajtur n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Por, Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb shenjtor, por politika q\u00eb mban n\u00eb kurriz krahas sukseseve edhe d\u00ebshtime. M\u00eb i fundit ishte n\u00eb 2013 kur mori 1 milion vota kundra. N\u00ebse Berisha thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn apo g\u00ebnjen Lulzim Basha duhet t\u2019i pohoj\u00eb, t\u00eb thot\u00eb po \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ose kjo \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, sepse po lakohet n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb. Alegoria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak. Ai duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb m\u00eb qart\u00eb e m\u00eb thell\u00eb vendimin e tij , pozit\u00ebn e tij dhe t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb raport me SHBA-n\u00eb dhe aq sa di e mundet t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e Sali Berish\u00ebs ndaj tyre.<\/p>\n<p>PD-ja ka nevoj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe t\u00eb dal\u00eb kjo nga nj\u00eb gjendje t\u00eb menduari. PD-ja nuk mund t\u00eb sillet sikur asgj\u00eb nuk ka ndodhur. PD-ja nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pas k\u00ebsaj historie me rutin\u00ebn e normalitetit. K\u00ebt\u00eb proces ndryshimi nuk mund ta drejtoj\u00eb Sali Berisha p\u00ebr aq koh\u00eb sa shtys\u00eb \u00ebsht\u00eb interesi krejt personal. PD-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashkim t\u00eb gjer\u00eb njer\u00ebzish e alternativash, por jo si mas\u00eb karshill\u00ebku ndaj SHBA-s\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sa e d\u00ebmshme po aq qesharake. PD-ja si parti n\u00ebn tehun e sulmit amerikan do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb pa oksigjen e pa t\u00eb ardhme, qytetar\u00ebt e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, antihistorike dhe e sigurt n\u00eb shuarjen e saj t\u00eb dhimbshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb krye t\u00eb saj sot rikthehej Sali Berisha 77 vje\u00e7 ose nj\u00eb kukull e tij shanset e saj p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet jan\u00eb zero, po kaq zero pranimi nga SHBA-ja. Partit\u00eb jan\u00eb si shoq\u00ebria si jeta e p\u00ebrditshme, aty nuk ka sublimitet, ka mendime racionale, ndershm\u00ebri, arsye, idealiz\u00ebm po aq sa ka intriga, banalitet, iracionalitet, g\u00ebnjeshtra, shtirje, serviliz\u00ebm, skema dhe nuk \u00ebsht\u00eb hataja, por hataja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse n\u00eb nj\u00eb parti vret gar\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb parti si PD-ja nuk duhet t\u00eb ket\u00eb em\u00ebrime, p\u00ebr asnj\u00eb post, \u00e7dokush duhet t\u00eb konkurroj\u00eb, t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb mend\u00ebsi hapjen ndaj elitave, duhet t\u00eb m\u00ebsohet me iden\u00eb e s\u00eb p\u00ebrkohshmes, t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb ik\u00eb n\u00eb paqe, duhet t\u00eb vihet n\u00eb diskutim Lulzim Basha si lider si\u00e7 b\u00ebri me 13 qershor dhe sa her\u00eb krizat ia k\u00ebrkojn\u00eb, Agron Gjekmarkaj si deputet, si an\u00ebtar Kryesie, si kryetar Komisioni, \u00e7dokush aty brenda nga kupola drejtuese duhet ta mendoj\u00eb vet\u00ebn n\u00eb konkurrenc\u00eb pse jo edhe t\u00eb mundur prej saj.<\/p>\n<p>Shoh sot persona q\u00eb flasin p\u00ebr kontribute a thua se na dhan\u00eb ujin e shp\u00ebtimit dit\u00ebn e gjykimit, por nuk thon\u00eb sa kan\u00eb marr\u00eb nga PD-ja dhe pushteti i saj. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb president\u00eb, kryeministra, kryetar Kuvendi, ministra, deputet\u00eb nga mbi 20 vite, drejtor\u00eb e kan\u00eb rregulluar jet\u00ebn e tyre, e boll mir\u00eb po mos t\u2019u shesin d\u00ebngla me parime shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vdesim t\u00eb gjith\u00eb ne aktual\u00ebt e jeta do vazhdoj\u00eb edhe pas nesh, edhe politika po ashtu. Ndjesia e s\u00eb p\u00ebrjetshmes \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb e rreme, barbare dhe e dhunshme ndaj ligj\u00ebsive hyjnore. Kjo kapje pas karriges \u00ebsht\u00eb e frikshme, kjo d\u00ebshir\u00eb rikthimi po kaq. Njer\u00ebzit n\u00eb PD kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb pyeten, t\u00eb d\u00ebgjohen, t\u00eb konsiderohen, t\u00eb p\u00ebrfshihen dhe jo nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb besuar si ambasador t\u00eb dijeve t\u00eb ep\u00ebrme, t\u00eb mbyllur n\u00eb klauzur\u00ebn e heshtjes e t\u00eb tjer\u00ebt pun\u00ebtor\u00eb me m\u00ebditje si mbushje topi kur diferencat intelektuale e politike me pjes\u00ebn tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb fort t\u00eb shquara.<\/p>\n<p>Kjo shk\u00ebputje n\u00eb PD bie n\u00eb sy. Fryma e grupit mungon. Ata q\u00eb kan\u00eb akuzuar Lulzim Bash%n pse nuk e largon Sali Berish\u00ebn tani mund t\u2019i kuptojn\u00eb m\u00eb qart\u00eb arsyet sa e v\u00ebshtire dhe pamundur dukej kjo. N\u00eb optik\u00ebn time kryetari real i PD-s\u00eb, Basha, \u00ebsht\u00eb prej kat\u00ebr jav\u00ebsh, por ende ai nuk po gjen kuraj\u00ebn, pasi ka ngritur n\u00eb qiell an\u00ebt e mira t\u00eb Berishizmit t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb an\u00ebt e k\u00ebqija t\u00eb tij. Ai s\u00eb pari duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb institucioneve demokratike brenda PD-s\u00eb, ose ekzistimi i tyre si fasad\u00eb e nevoj\u00ebs s\u00eb kryetarit p\u00ebr t\u00eb sunduar, k\u00ebt\u00eb e trash\u00ebgoi nga Berishizmi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj Basha Basha edhe pse nuk ka faj, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb aktin duke i shkuar n\u00eb qelize komprometimit t\u00eb demokracis\u00eb qysh n\u00eb periudh\u00ebn 1992-1997, ku u burgos lideri i opozit\u00ebs, u manipuluan zgjedhjet e vitit 1996, u rrah masivisht lidershipi opozitar dhe Shqip\u00ebria shkoi n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs civile n\u00eb vitin 1997 pas falimentimit t\u00eb skemave piramidale. Duhet t\u00eb k\u00ebrkoje falje p\u00ebr bathorizimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga pik\u00ebpamja urbane dhe fjalorin e dhunsh\u00ebm q\u00eb PD-ja dhe lidershipi i saj me lib\u00ebr sht\u00ebpie imponuan n\u00eb diskursin publik.<\/p>\n<p>T\u00eb persekutuarit politik, elita e familjeve t\u00eb Shqiperis\u00eb n\u00eb vitin 1994 hyn\u00eb n\u00eb greve urie p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre q\u00eb me shum\u00eb se kujtedo u takonin por qeveria e PD i rrahu, i nxorri me dhune, i fyeu duke u sjelle me perbuzje klasore! Dekomunistizimi q\u00eb ata kerkonin nuk u krye kurr\u00eb, demshperblimi dhe integrimi po njesoj. Basha edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb kerkoj\u00eb falje edhe pse asokohe ishte student drejt\u00ebsi nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb nuk po troket.<\/p>\n<p>T\u00eb zhgenjyerit e t\u00eb vjedhurit e par\u00eb mbeten e jan\u00eb \u00ebnde ish pronaret , dyqanet e cileve i moren shitesit, vilat e pronat, tokat e fabrikat e prej 30 vitesh vertiten poshte e lart sa n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb vendore sa ne Strazburg ! PD dhe qeveria e saj t\u00eb kompleksuar nga kultura socialiste e prones nuk b\u00ebn\u00eb akte t\u00eb guximshme q\u00eb k\u00ebt\u00eb drejt\u00eb themelore t\u00eb jetes si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prona ta kthenin tek i zoti ! Perseri falja nuk \u00ebsht\u00eb e tepert! N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur PD erdhi n\u00eb pushtet me moton e duam \u201cShqiperin\u00eb si gjithe Europa\u201d n\u00eb mesin e qeverisjes u spostua aksi gjeostrategjik drejt linjes s\u00eb mesme gabim ky q\u00eb u tentua t\u00eb ndreqej m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Mbase ndjes\u00eb jo por nj\u00eb reflektim duhet edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>Sot, Basha akuzohet p\u00ebr marr\u00ebveshje e pazare me Edi Ram\u00ebn nga Berisha dhe njer\u00ebzit m\u00eb af\u00ebr tij, por duhet t\u2019i shpjegoj\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshjet e m\u00ebdha me socialist\u00ebt i ka b\u00ebr\u00eb Sali Berisha dhe mir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, qeveria e stabilitetit, qeveria teknike e vitit 1991, marr\u00ebveshja e 9 marsit dhe qeveria e Bashkim Finos, marr\u00ebveshja me Fatos Nanon p\u00ebr Presidentin, kryeprokurorin dhe kryetarin e Sh\u00ebrbimit Informativ n\u00eb 2002 dhe ajo e 2007-\u00ebs ku me 6 vota socialist\u00ebsh u zgjodh Bamir Topi President, marr\u00ebveshja e vitit 2008 p\u00ebr ndryshime kushtetuese me Edi Ram\u00ebn dhe mir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, sepse me kund\u00ebrshtarin do t\u00eb b\u00ebsh edhe marr\u00ebveshje n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, se n\u00ebse nuk b\u00ebn marr\u00ebveshje shkon n\u00eb konflikt dhe luft\u00eb si n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Duhet demistifikuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb konspiracioni mbi marr\u00ebveshjet politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe me k\u00ebt\u00eb q\u00eb po them nuk po p\u00ebrligj, as po nxis ndonj\u00eb marr\u00ebveshje inekzistente me Edi Rim\u00ebn. Por mbi t\u00eb gjitha, Basha duhet t\u00eb prezantoj\u00eb projektin q\u00eb shoq\u00ebria d\u00ebshiron p\u00ebr PD-n\u00eb si projekt ringritjeje e p\u00ebrfaq\u00ebsimi, projektin e fitores. Basha duhet t\u00eb flas\u00eb. Heshtja e tij po humbet kuptimin q\u00eb etika e dit\u00ebve t\u00eb para ia impononte. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm beteja e tij, por shum\u00eb m\u00eb e madhe se kaq, nj\u00eb betej\u00eb mes lindjes dhe per\u00ebndimit, nj\u00eb beteje p\u00ebr nj\u00eb PD proamerikane apo antiamerikane, kauza k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb cilat gjithkush duhet t\u00eb vihet n\u00eb diskutim. Basha duhet t\u2019i prij\u00eb k\u00ebsaj beteje dhe jo t\u00eb mbrohet nga sulmi. Demokrat\u00ebt qan\u00eb nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn kur u largua n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2013 dhe nuk mund t\u00eb qajn\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nxit kryedemokratin Lulzim Basha q\u00eb t\u2019i jap fund heshtjes n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen Berisha. P\u00ebrmes nj\u00eb editoriali deputeti i PD-s\u00eb shkruan se heshtja e zgjatur e kryedemokratit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb po humbet edhe kuptimin e etik\u00ebs. Teksa thot\u00eb se vendimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Berish\u00ebn ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":209711,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209710","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209710","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209710"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209710\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209710"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209710"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209710"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}