{"id":209949,"date":"2021-10-14T12:41:15","date_gmt":"2021-10-14T10:41:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209949"},"modified":"2021-10-14T12:41:15","modified_gmt":"2021-10-14T10:41:15","slug":"ambasadoret-vizitojne-kampin-komunist-te-spacit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ambasadoret-vizitojne-kampin-komunist-te-spacit\/","title":{"rendered":"Ambasador\u00ebt vizitojn\u00eb kampin komunist t\u00eb Spa\u00e7it"},"content":{"rendered":"<p><strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Vizita n\u00eb burgjet politike ishte nj\u00eb gjest moral por edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe diplomatike p\u00ebr njohjen e asaj tragjedie shqiptare si\u00e7 ishte komunizmi. Tirana zyrtare ende nuk \u00ebsht\u00eb distancuar zyrtarisht nga ai regjim gjys\u00ebm shekullor dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb me akt ligjor akoma nuk i ka d\u00ebnuar krimet e diktatur\u00ebs<\/p>\n<p><em>KAM B\u00cbR\u00cb APEL VAZHDIMISHT P\u00cbR VITE TANI, N\u00cb M\u00cbNYR\u00cbN TIME M\u00cb T\u00cb NJER\u00cbZISHME, DUKE THEN\u00cb SE VIZITA N\u00cb ATO VENDE DO T\u00cb ISHTE NJ\u00cb GJEST MORAL, POR KAM THEKSUAR SHPESH SE \u00cbSHT\u00cb EDHE NJ\u00cb P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI POLITIKE DHE DIPLOMATIKE, NJOHJA E ASAJ TRAGJEDIE SHQIPTARE, Q\u00cb ISHTE KOMUNIZMI<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar lexues, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z. Adi Krasta tek Syri TV, ashtu si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb thirrje vazhdimisht edhe n\u00eb shkrimet e mia modeste q\u00eb botohen rregullisht n\u00eb Gazet\u00ebn \u201cTelegraf\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs, u kam b\u00ebr\u00eb thirrje diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vlerave per\u00ebndimore n\u00eb at\u00eb vend, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe liderve politik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre 30-viteve , q\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur sado pak nj\u00eb ide t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr krimet e diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb vizitojn\u00eb kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyrueshme t\u00eb atij regjimi fatkeq p\u00ebr shqiptar\u00ebt p\u00ebrhapur an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, para se ato vendgjarje t\u00eb krimeve monstruoze t\u00eb komunizmit t\u00eb zhduken nga faqja e dheut nga harresa dhe nga mos kujdesi i shtetit shqiptar p\u00ebr t\u2019i ruajtur si d\u00ebshmi t\u00eb krimeve anti-njer\u00ebzore, t\u00eb shqiptarit kund\u00ebr shqiptarit p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb Kombit.<\/p>\n<p>Kam b\u00ebr\u00eb apel vazhdimisht p\u00ebr vite tani, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time m\u00eb t\u00eb njer\u00ebzishme, duke then\u00eb se vizita n\u00eb ato vende do t\u00eb ishte nj\u00eb gjest moral, por kam theksuar shpesh se \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe diplomatike, njohja e asaj tragjedie shqiptare, q\u00eb ishte komunizmi. Kam b\u00ebr\u00eb thirrje edhe q\u00eb Shqip\u00ebria m\u00eb n\u00eb fund pas 30-viteve tranzicion t\u00eb distancohet nga e kaluara e saj komuniste dhe q\u00eb t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb krimet e regjimit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist n\u00eb Evrop\u00ebn ish-komuniste.<\/p>\n<p>Vazhdoj t\u00eb jem i bindur se problemet e Shqip\u00ebris\u00eb sot vazhdojn\u00eb ta ken\u00eb burimin e thell\u00eb tek trash\u00ebgimia e idht\u00eb e atij sistemi dhe p\u00ebrderisa Tirana zyrtare nuk distancohet zyrtarisht nga ai regjim dhe nga e kaluara komuniste gjys\u00ebm shekullore e atij vendi dhe p\u00ebr derisa Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb me akt ligjor nuk d\u00ebnon krimet e komunizmit ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs lindore e qendrore, Kombi shqiptar do ta ket\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin e vet q\u00eb i takon n\u00eb bot\u00ebn e vlerave per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb ato amerikane. N\u00eb bot\u00ebn time ku jetoj un\u00eb dhe qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, por edhe n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimor, krime t\u00eb tilla, si ato t\u00eb regjimit enverist kund\u00ebr viktimave t\u00eb pafajshme, ajk\u00ebs komb\u00ebtare, grave, f\u00ebmijve e pleq\u00ebve , as nuk anashkalohen as nuk mund t\u00eb harrohen n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri moderne n\u00eb 30-vjet\u00ebt e para t\u00eb shekullit 21! Ato viktima t\u00eb pafajshme nuk duhet t\u00eb harrohen kurr\u00eb dhe askush q\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebson vlerat per\u00ebndimore, qofshin ata politikan\u00eb shqiptar\u00eb apo diplomat\u00eb t\u00eb huaj nuk guxon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e loj\u00ebs p\u00ebr t\u2019i harruar ato krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>I p\u00ebrsh\u00ebndes dhe fal\u00ebnderoj ambasador\u00ebt, n\u00eb emrin tim \u00a0si nj\u00eb qenje njer\u00ebzore e k\u00ebsaj bote q\u00eb beson n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e p\u00ebrjetshme se t\u00eb gjith\u00eb ne jemi krijesa t\u00eb barabarta para Perendis\u00eb pa dallim \u00a0dhe si t\u00eb tilla do duhej t\u00eb trajtonim edhe nj\u00ebri-tjetrin.\u00a0 Fal\u00ebnderime dhe mir\u00ebnjohjet e mia , edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb disa ish-t\u00eb burgosurve n\u00eb Spa\u00e7 dhe kampe tjera q\u00eb i kam njohur e t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kaluar n\u00eb amshim dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt sot nuk ka kush flet, pasi familjet e tyre jan\u00eb shuar nga komunizmi. Le t\u00eb jet\u00eb kjo vizit\u00eb fillimi i nj\u00eb kuptimi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ju, t\u00eb nderuar diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb , se \u00e7far\u00eb ka hequr ai popull p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli komuniz\u00ebm dhe cilat jan\u00eb pasojat e atij regjimi, pasoja t\u00eb cilat i shohim p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn abnormale politike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderime Ambasadorit zviceran Adrian Ma\u00eetre dhe Ambasadores suedeze Elsa Ha\u030astad \u2013 q\u00eb sipas Ambasadores amerikane Yuri Kim \u2013 organizuan vizit\u00ebn e sotme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb burgun e Spa\u00e7it dhe ve\u00e7an\u00ebrisht fal\u00ebnderime p\u00ebr Ambasadoren ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Zonj\u00ebn Yuri Kim q\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur thirrjes s\u00eb ambasador\u00ebve evropian\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Spa\u00e7, simbolikisht, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe dometh\u00ebn\u00ebse. Thank You!<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plot\u00eb me foto m\u00eb posht\u00eb, p\u00ebr vizit\u00ebn e dit\u00ebs s\u00eb mart\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve \u2014 n\u00eb burgun e tmersh\u00ebm t\u00eb Spa\u00e7it, botuar n\u00eb faq\u00ebn FB t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201cIu bashkova disa Ambasador\u00ebve sot n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb kampin e burgut politik n\u00eb Spa\u00e7 (\u201cReparti i Riedukimit 303\u201d). Ky vend \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb dhe e tmerrshme e lig\u00ebsis\u00eb \u2013 nuk ka fjal\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se \u201clig\u00ebsis\u00eb\u201d \u2013 s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet n\u00eb Spa\u00e7 sepse ishte arratisur n\u00eb Jugosllavi, na tregoi p\u00ebr ashp\u00ebrsin\u00eb e p\u00ebrditshme q\u00eb u shkaktohej njer\u00ebzve aty: rrahjet, puna skllav\u00ebruese, nxjerrja n\u00eb kushte ekstreme t\u00eb motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella, aktet imorale t\u00eb sadizmit \u2013 t\u00eb gjitha t\u00eb krijuara p\u00ebr t\u2019i zhveshur njer\u00ebzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa. Spa\u00e7i duhet t\u00eb ruhet, n\u00eb p\u00ebrputhje me statusin e tij si nj\u00eb monument komb\u00ebtar shqiptar, p\u00ebr t\u00eb kujtuar ata q\u00eb vuajt\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb nderuar ata q\u00eb luftuan dhe p\u00ebr t\u00eb na kujtuar t\u00eb gjith\u00ebve ne se nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb kjo lig\u00ebsi t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb kurr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ambasadorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara Yuri Kim<\/p>\n<p>Falenderime Ambasadorit Adrian Ma\u00eetre dhe Ambasadores Elsa Ha\u030astad p\u00ebr organizmin e vizit\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Frank Shkreli Vizita n\u00eb burgjet politike ishte nj\u00eb gjest moral por edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe diplomatike p\u00ebr njohjen e asaj tragjedie shqiptare si\u00e7 ishte komunizmi. Tirana zyrtare ende nuk \u00ebsht\u00eb distancuar zyrtarisht nga ai regjim gjys\u00ebm shekullor dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb me akt ligjor akoma nuk i ka d\u00ebnuar krimet e diktatur\u00ebs KAM B\u00cbR\u00cb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":209960,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209949","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209949","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209949"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209949\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209960"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209949"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209949"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209949"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}