{"id":210072,"date":"2021-10-14T15:06:33","date_gmt":"2021-10-14T13:06:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=210072"},"modified":"2021-10-14T15:06:33","modified_gmt":"2021-10-14T13:06:33","slug":"nga-artur-ajazi-kush-mban-pergjegjesi-per-shkaterrimin-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-artur-ajazi-kush-mban-pergjegjesi-per-shkaterrimin-e-opozites\/","title":{"rendered":"Nga Artur Ajazi: Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e opozit\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Opozit\u00ebs, t\u00eb k\u00ebsaj opozite e cila \u00ebsht\u00eb katandisur si nj\u00eb ushtri e shpartalluar pas beteje. N\u00eb fakt ikja e Berish\u00ebs, duket se po vulos edhe ikjen n\u00eb heshtje t\u00eb Lulzimit, i cili p\u00ebr t&#8217;i rritur sado pak kredencialet vehtes, po sillet n\u00eb Parlament si dikur \u201cbabai i tij politik\u201d. Fjalori i padenj\u00eb ndaj kund\u00ebrshtarit politik, mllefet dhe xhestikulacionet e shtira, nuk e konfirmojn\u00eb Lulin kurr\u00eb \u201clider opozite\u201d. Ato thjesht shpejtojn\u00eb largimin e tij. Duke i konceptuar si \u201caksione opozitare\u201d, etiketimet ndaj ndonj\u00eb ministri, deputeti apo dhe kryeministrit, Lulzimi duket sikur rreket t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb vehten nga akuzat e \u201cfoltores\u201d. Dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr degradimin politik dhe moral t\u00eb k\u00ebsaj opozite.<\/p>\n<p>Dikush duhet t\u00eb drejtoj\u00eb gishtin nga ai, apo ata, q\u00eb luajt\u00ebn bixhoz dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb peng Partin\u00eb Demokratike, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cliris\u00eb dhe demokracis\u00eb\u201d. Shqiptar\u00ebt po shohin me sy, dhe d\u00ebgjojn\u00eb me vesh\u00eb, se si \u00e7akenjt\u00eb e Saliut dhe anemik\u00ebt e Lulzimit, po shqyejn\u00eb at\u00eb parti, po deformojn\u00eb vullnetin e baz\u00ebs s\u00eb asaj partie, dhe luajn\u00eb poker me fatet e saj, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur d\u00ebshirat dhe synimet e tyre pasurore. Partia Demokratike, ka pasuruar jo pak, por nj\u00eb ushtri t\u00eb madhe t\u00eb korruptuarish, q\u00eb deri dje, i rrinin Lulit n\u00eb zyr\u00eb, dhe q\u00eb sot i jan\u00eb bashkuar \u201cfoltores\u201d s\u00eb Saliut.<\/p>\n<p>Duke u ndalur paksa te kriza energjitike q\u00eb po u troket n\u00eb der\u00eb shqiptar\u00ebve, v\u00ebrejm\u00eb se Lulzim Basha po b\u00ebhet qesharak tek deklaron se \u201ckriza buron nga fakti se Rama \u00ebsht\u00eb i k*orruptuar dhe se zgjidhja \u00ebsht\u00eb ardhja n\u00eb pushtet e Partis\u00eb Demokratike\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb komike, aq sa edhe e turpshme, sepse kur Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ishin n\u00eb pushtet, nga ARMO deri tek \u00c7EZ-i, etj, dihet se si u shkoi fati i tyre pas pazareve korruptive. Apo deklarata tjet\u00ebr qesharake, se \u201ckriza e naft\u00ebs dhe benzin\u00ebs dhe \u00e7mimi i tyre i lart\u00eb, burojn\u00eb nga korrupsioni i Ram\u00ebs dhe oligark\u00ebve\u201d, \u00ebsht\u00eb sa e pabesueshme aq edhe e turpshme. Dihet se \u201coligark\u00ebt e karburanteve\u201d u fuqizuan qysh nga koha kur n\u00eb pushtet ishte PD. Ndaj dhe opozita e Lulit ashtu dhe \u201cfoltorja\u201d e Saliut jan\u00eb t\u00eb pabesueshme.<\/p>\n<p>Opozita e sotme,duhet t\u00eb jap\u00eb propozime konkrete p\u00ebr luft\u00ebn ndaj \u201coligarkis\u00eb dhe monopoleve\u201d, dhe jo t\u00eb merret me loj\u00ebra fjal\u00ebsh. Shqiptar\u00ebt nuk besojn\u00eb m\u00eb tek Berisha-Basha, pasi bekimin ja kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Edi Ram\u00ebs, njeriut q\u00eb b\u00ebn propozime dhe politika konkrete q\u00eb zgjidhin hallet e tyre. Kjo opozit\u00eb e Bash\u00ebs, nuk ka alternativ\u00eb, nuk ofron asgj\u00eb ndryshe nga \u00e7\u2019ka ofruar dikur Berisha, ve\u00e7 denoncimeve dhe protestave t\u00eb dhunshme. Lulzim Basha, nuk ka n\u00eb plan t\u00eb distancohet nga Berisha, dhe kjo duket nga m\u00ebnyra se si menaxhon PD-n\u00eb. Ai nuk ka mundur dhe nuk mundet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb i vet\u00ebm, nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb besueshme, frym\u00ebzuese, dhe mbi t\u00eb gjitha \u201cjo-berishiste\u201d, duke mos qen\u00eb njeriu i duhur q\u00eb ka kredibilitetin e duhur p\u00ebr t\u00eb ringritur Partin\u00eb Demokratike. Por q\u00eb t\u00eb realizohet kjo, dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe politike p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e opozit\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Berisha nga \u201cfoltorja\u201d, dhe Basha nga SHQUP-i, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb po mundohen t\u00eb shmangin, t\u00eb fshehin dhe t\u00eb manipulojn\u00eb deri n\u00eb ushtarin e fundit q\u00eb do t\u00eb mbetet pas hijes s\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Opozit\u00ebs, t\u00eb k\u00ebsaj opozite e cila \u00ebsht\u00eb katandisur si nj\u00eb ushtri e shpartalluar pas beteje. N\u00eb fakt ikja e Berish\u00ebs, duket se po vulos edhe ikjen n\u00eb heshtje t\u00eb Lulzimit, i cili p\u00ebr t&#8217;i rritur sado pak kredencialet vehtes, po sillet n\u00eb Parlament si dikur \u201cbabai i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":210074,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210072","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210072"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210072\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}