{"id":210137,"date":"2021-10-14T15:56:38","date_gmt":"2021-10-14T13:56:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=210137"},"modified":"2021-10-14T15:56:38","modified_gmt":"2021-10-14T13:56:38","slug":"reagime-te-shumta-pasi-borrell-e-qortoi-kosoven-per-aksionin-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reagime-te-shumta-pasi-borrell-e-qortoi-kosoven-per-aksionin-ne-veri\/","title":{"rendered":"Reagime t\u00eb shumta pasi Borrell e qortoi Kosov\u00ebn p\u00ebr aksionin n\u00eb veri"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues i Lart\u00eb i Bashkimit Evropian p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme dhe Politikat e Siguris\u00eb, Josep Borrell, ka qortuar dje Kosov\u00ebn p\u00ebr aksionin e Policis\u00eb kund\u00ebr kontraband\u00ebs q\u00eb u zhvillua n\u00eb kat\u00ebr rajone t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe veriun. Kjo deklarat\u00eb e Borrellit, ka ngjallur reagime t\u00eb shumta, raporton Express.<\/p>\n<p>Borrell tha se incidentet e dhunshme n\u00eb veri duhet t\u00eb ndalen menj\u00ebher\u00eb. Ai e quajti aksionin e Policis\u00eb t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe t\u00eb pakoordinuar.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, Borrell tha se t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb adresohen p\u00ebrmes dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja.<\/p>\n<p>\u201cIncidentet e dhunshme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ndalen menj\u00ebher\u00eb. Aksionet e nj\u00ebanshme dhe t\u00eb pakoordinuara q\u00eb rrezikojn\u00eb stabilitetin jan\u00eb t\u00eb papranueshme. T\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura duhet t\u00eb adresohen p\u00ebrmes Dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE. Ne jemi n\u00eb kontakt me Beogradin dhe Prishtin\u00ebn\u201d, shkroi Borrell n\u00eb T\u00ebitter.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb i ka reaguar Raportuesja p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila ka th\u00ebn\u00eb se ai duhet t\u00eb kritikoj\u00eb shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit dhe se aksionet ditore t\u00eb Policis\u00eb nuk i takojn\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>\u201cJu lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t\u2019i p\u00ebrkrah\u00eb shtetet q\u00eb e luftojn\u00eb krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre meritojn\u00eb respektin ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me operacionet ditore t\u00eb Policis\u00eb\u201d, ka shkruar Von Cramon n\u00eb T\u00ebitter.<\/p>\n<p>Edhe ish-ambasadori i Holand\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Robert Bosch, i ka reaguar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri.<\/p>\n<p>Bosch, ka th\u00ebn\u00eb se BE-ja po e tregon edhe nj\u00eb her\u00eb \u201cpaaft\u00ebsin\u00eb\u201d e saj n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn, p\u00ebrcjell Bota sot.<\/p>\n<p>Sipas tij, Borrell \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb njihet me realitetin se veriu i Kosov\u00ebs drejtohet nga banda kriminale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrs\u00ebri BE-ja tregoi paaft\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn. Borrell de facto, duke i k\u00ebrkuar policis\u00eb t\u00eb mos dal\u00eb kund\u00ebr kontrabandist\u00ebve, n\u00ebse do t\u00eb kishte marr\u00eb mundimin t\u00eb njihej me realitetin n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb kishte ditur se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr tyre. Pra, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb reagimi i dhun\u00ebs, ai duhet ta lavd\u00ebroj\u00eb at\u00eb\u201d, ka shkruar ish-ambasadori n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la, tha se t\u00eb tilla aksione n\u00eb Kosov\u00eb ka p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket Borrellit, aksione t\u00eb tilla kund\u00ebr kontraband\u00ebs dhe evazionit fiskal, ne kemi gati p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb. Dje Policia e Kosov\u00ebs ka pasur nj\u00eb aksion jasht\u00ebzakonisht t\u00eb suksessh\u00ebm ku \u00ebsht\u00eb arrestuar nj\u00eb falsifikator i faturave t\u00eb ndryshme me 18 vula t\u00eb ndryshme falso. Nacionaliteti i tij \u00ebsht\u00eb turk. Tash a \u00ebsht\u00eb dashur edhe ne dje ta lajm\u00ebrojm\u00eb dik\u00eb apo t\u00eb koordinohemi me dik\u00eb p\u00ebr aksionin ton\u00eb. Ky aksion ka qen\u00eb puro kund\u00ebr kontraband\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb po kullon n\u00eb financa p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr shtetin dhe qytetar\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, ai tha se \u00ebsht\u00eb qasje e gabuar t\u00eb mendohet se duhet bashk\u00ebpunuar me Beogradin, p\u00ebr ta luftuar krimin dhe kontraband\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse dikush mendon se ne duhet q\u00eb t\u00eb koordinohemi me Beogradin q\u00eb t\u00eb godasim ata t\u00eb cil\u00ebt Beogradi po i mbron n\u00eb krim, at\u00ebher\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje e gabuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Profesori universitar, Blerim Latifi, e ka cil\u00ebsuar t\u00eb ngutshme dhe t\u00eb pakuptimt\u00eb deklarat\u00ebn e Borrellit.<\/p>\n<p>Latifi ka th\u00ebn\u00eb se deklarata e Borrell ishte nxit\u00ebse p\u00ebr Presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili m\u00eb pas shkoi tek baza e Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Rashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata nxit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cDeklarata e Borrellit \u00ebsht\u00eb e ngutshme dhe e pakuptimt\u00eb. Ai u ngut. E cil\u00ebsoi si aksion etnik. Si duket vucic u nxit nga ai. Ai shkoi tek trupat e tij n\u00eb Rashk\u00eb dhe pastaj b\u00ebri deklarata nxit\u00ebse retorike. Sic duket ka qen\u00eb nj\u00eb operacion kund\u00ebr kontraband\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Latifi edhe m\u00eb her\u00ebt kishte th\u00ebn\u00eb se aksioni policor kund\u00ebr kontraband\u00ebs nuk mund t\u00eb mbahet vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh.<\/p>\n<p>\u201cPolicia nuk duhet ta luftoj\u00eb krimin e kontraband\u00ebn n\u00eb veri n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh! Sepse ndikohet rezultati elektoral. Afatet e operacioneve policore n\u00eb veri duhet t\u00eb mos p\u00ebrputhen me afatet elektorale! Pra, logjikisht i bie se krimi dhe kontrabanda mund t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb t\u00eb lira atje sa her\u00eb ne kemi zgjedhje\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>E opinionisti Jusuf Tha\u00e7i e ka pyetur Borellin se p\u00ebrse nuk reagoi p\u00ebr sulmet ndaj polic\u00ebve e gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cA nuk pati z. Borell dhe BE-ja me than\u00eb najsen p\u00ebr sulmet ndaj gazetar\u00ebve dhe ndaj policis\u00eb q\u00eb u sulmuan n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po po e kryenin pun\u00ebn e vet?!V\u00ebrtet q\u00ebndrim p\u00ebr keqardhje i z. Borell\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i poashtu ka pyetur n\u00ebse Policia p\u00ebr ta zhvilluar aksionin e tyre duhet t\u2019i pyes kriminel\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontrabandim.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr aksione policore n\u00eb funksion t\u00eb luftimit t\u00eb krimit ordiner e kontraband\u00ebs, aksione t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb autorizuara nga prokuroria e gjykatat, po u dashka me u koordinu me BE-n\u00eb e me Serbin\u00eb a? Apo ndoshta duhet me marr\u00eb leje prej vet kriminel\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb?! A do me than\u00eb kjo, sipas z. Borell, q\u00eb n\u00ebse je serb dhe jeton n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs nuk b\u00ebn e nuk mund t\u00eb ndiqesh p\u00ebr krim e kontraband\u00eb\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Ndryshe, si pasoj\u00eb e rezistimit t\u00eb serb\u00ebve, duke gjuajtur me gj\u00ebsende e duke sulmuar me grushte polic\u00ebt, disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb policis\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar l\u00ebndime trupore dhe jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb Spitalin e Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Policia njoftoi p\u00ebr gjasht\u00eb zyrtar\u00eb policor\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar, prej tyre pes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb nacionalitetit shqiptar dhe nj\u00eb i nacionalitetit serb. Gjithashtu, nj\u00eb nga personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sulm ndaj zyrtar\u00ebve policor\u00eb, \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij aksioni jan\u00eb sulmuar edhe gazetar\u00ebt dhe kameraman\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb raportuar p\u00ebr zhvillimet atje. N\u00eb drejtim t\u00eb tyre jan\u00eb hedhur tri bomba dore.<\/p>\n<p>Se jan\u00eb p\u00ebrdorur mjete t\u00eb tilla ka njoftuar edhe Policia e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi drejtuar mediave.<\/p>\n<p>Sipas Policis\u00eb, qytetar\u00ebt atje jan\u00eb grumbulluar, kan\u00eb krijuar bllokime t\u00eb rrug\u00ebve me mjete t\u00eb ndryshme transportuese, kan\u00eb p\u00ebrdorur bombola gazi, shok bomba, t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb zjarri e granata dore.<\/p>\n<p>Pas tensioneve, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, apeloi p\u00ebr qet\u00ebsi, teksa edhe njoftoi p\u00ebr p\u00ebrfundimin e aksionit.<\/p>\n<p>\u201cHer\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjesin e sot\u00ebm, Policia e Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim t\u00eb luftimit t\u00eb kontraband\u00ebs ka filluar operacione bastisjeje n\u00eb disa lokacione t\u00eb ndryshme n\u00eb Prishtin\u00eb, Pej\u00eb e Mitrovic\u00eb (si n\u00eb jug ashtu edhe n\u00eb veri). K\u00ebto veprime policore jan\u00eb paraprir\u00eb nga hetimet intensaive dhe jan\u00eb me urdh\u00ebr e t\u00eb bashk\u00ebrenduara me prokurorit\u00eb dhe gjykatat kompetente. Jan\u00eb sekuestruar mallra e d\u00ebshmi t\u00eb tjera q\u00eb paraqesin edhe prova materiale. Krimi dhe grupet kriminale nuk do t\u00eb tolerohen dhe do t\u00eb luftohen. Kontraband\u00ebn do ta luftojm\u00eb e do ta parandalojm\u00eb. Aksioni i sot\u00ebm policor ka p\u00ebrfunduar. U b\u00ebj thirrje qytetar\u00ebve n\u00eb komun\u00ebn veriore t\u00eb Mitrovic\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos bien pre e disa medieve n\u00eb Serbi q\u00eb e mbrojn\u00eb krimin, korrupsionin dhe kontraband\u00ebn dhe duan ta politizojn\u00eb dhe etnizojn\u00eb at\u00eb\u201d, u shpreh Kurti nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, policia njoftoi se situata n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Mitrovic\u00ebs \u00ebsht\u00eb qet\u00ebsuar.\/Gazeta Express<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues i Lart\u00eb i Bashkimit Evropian p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme dhe Politikat e Siguris\u00eb, Josep Borrell, ka qortuar dje Kosov\u00ebn p\u00ebr aksionin e Policis\u00eb kund\u00ebr kontraband\u00ebs q\u00eb u zhvillua n\u00eb kat\u00ebr rajone t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe veriun. Kjo deklarat\u00eb e Borrellit, ka ngjallur reagime t\u00eb shumta, raporton Express. Borrell tha se incidentet e dhunshme n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":210138,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2006],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210137","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kosova"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210137","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210137"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210137\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}