{"id":210335,"date":"2021-10-15T11:43:02","date_gmt":"2021-10-15T09:43:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=210335"},"modified":"2021-10-15T11:43:02","modified_gmt":"2021-10-15T09:43:02","slug":"shqipja-pa-gegnishten-si-shqipja-pa-toskerishten-shkrimtari-primo-shllaku-gjuha-srritet-me-krasitje-por-unifikim-studiuesja-gegnishtja-nuk-zhduket-asnjehere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shqipja-pa-gegnishten-si-shqipja-pa-toskerishten-shkrimtari-primo-shllaku-gjuha-srritet-me-krasitje-por-unifikim-studiuesja-gegnishtja-nuk-zhduket-asnjehere\/","title":{"rendered":"Shqipja pa gegnishten, si shqipja pa tosk\u00ebrishten, shkrimtari Primo Shllaku: Gjuha s&#8217;rritet me krasitje, por unifikim\/ Studiuesja: Gegnishtja, nuk zhduket asnj\u00ebher\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>\u201cZogjt\u00eb ikin n\u00eb form\u00eb largimi, <\/em><em>Kalt\u00ebrsi tep\u00ebr e zjarrt\u00eb, <\/em><em>K\u00ebta ujna e harruen form\u00ebn ton\u00eb, <\/em><em>Aktor\u00eb, lumenj, dashuni\u2026 gjith\u00e7ka buron\u201d.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu ting\u00ebllojn\u00eb vargjet e \u201cQiell mbasditor\u201d nj\u00eb prej poezive shk\u00ebputur prej v\u00ebllimit poetik \u201cLule nate\u201d t\u00eb shkrimtarit bashk\u00ebkoh\u00ebs Primo Shllaku. Proza dhe poezit\u00eb e tij jan\u00eb skica t\u00eb v\u00ebrteta shpirt\u00ebrore nga t\u00eb cilat, ai e sheh veten t\u00eb pandar\u00eb po t\u00eb pakt\u00eb jan\u00eb shkrimtar\u00ebt q\u00eb si ai shkruajn\u00eb n\u00eb gegnisht Ajo q\u00eb e dallon m\u00eb s\u00eb shumti nga shkrimtar\u00eb e tjer\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjuha e ve\u00e7ant\u00eb e gegnishtes q\u00eb shtrihet p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb poetik\u00ebs s\u00eb tij letrare. P\u00ebr poetin Primo Shllaku gegnishtja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, po aq sa e gjuh\u00ebs pasi k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon fuqish\u00ebm tradita e vjet\u00ebr krijimtaris\u00eb s\u00eb pen\u00ebs nga Fishta, e duke ardhur tek Migjeni e Koliqi q\u00eb kan\u00eb krijuar nj\u00eb monument n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb .<\/p>\n<p><em>\u201cLet\u00ebrsia sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb ekspancion, po pushton territore t\u00eb reja. Po ai ekuilib\u00ebr aq i detyruesh\u00ebm dhe rehabilim i gegnishtes letrare ka koh\u00eb q\u00eb ka filluar me ndodh, ka marr\u00eb substanc\u00eb\u2026 Por standardi sot ka preference pasi ka bekimin e zyrtares por gegnishtja k\u00ebto forca f\u00ebrkimi q\u00eb i dalin p\u00ebrpara i kthen n\u00eb kualitet estetik . Gegnishtja ka punuar me damar t\u00eb trash\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me Mjed\u00ebn, Fisht\u00ebn, Migjenin. Mos harroni q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb gegnishtja u nd\u00ebrpre kur ajo kishte hy n\u00eb dekadenc\u00eb, pasi gegenishtja nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb fenomen shqiptar por ishte dhe diasporak&#8221;, tha Shllaku. <\/em>Pasuria m\u00eb e madhe e kultur\u00ebs s\u00eb nj\u00eb populli p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb gjuha dhe pa gegnishten, shqipja \u00ebsht\u00eb e paplot\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi. Kongresi i Drejtshkrimit i \u201872 ishte nj\u00eb gabim q\u00eb nuk mundi t\u00eb korrigjonte vet\u00ebveten e q\u00eb n\u00eb histori mbylli arkivin e nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb teksteve t\u00eb shkruara n\u00eb gegnisht. <em>\u201cKongresi i Drejtshkrimit i 1972\u00a0 ishte nj\u00eb direktiv\u00eb. Gjuha ka nj\u00eb transhendenc\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb nuk na pyet. Sepse shkrimtaria \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb buron\u2026 Un\u00eb kam postulatin tim: \u201cGjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shipe pa tosk\u00ebnishten\u201d. Duhet t\u00eb prisnim pak sa gjuha shqipe t\u2019i b\u00ebnte vet\u00eb llogarit\u00eb e saj. Un\u00eb nuk mendoj dhe besoj sa t\u00eb jem gjall\u00eb q\u00eb gjuha shqipe mund t\u00eb shp\u00ebtohet n\u00ebp\u00ebrmjet krasitjes, por p\u00ebrmes unifikimit t\u00eb sajhistorik t\u00eb ngadalsh\u00ebm letrar, gjeopolitik dhe pa nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs ne mbesim vet\u00ebm ishuj gjuh\u00ebsor\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar vet\u00ebm n\u00eb periferi\u201d, shtoi\u00a0Shllaku.<\/em><\/p>\n<p>Se ku q\u00ebndron let\u00ebrsia shqipe dhe \u00e7far\u00eb vendi z\u00eb sot geg\u00ebrishtja n\u00eb krijimtarin\u00eb e autor\u00ebve t\u00eb rinj, Liridon Mulaj i p\u00ebrgjigjet k\u00ebshtu. <em>\u201cT\u00eb flasim p\u00ebr dialektet, duhet t\u00eb themi mbizot\u00ebron standardi, si gjuh\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn shkruhet. Un\u00eb vet\u00ebm jam geg dhe poezit\u00eb i shkruaj n\u00eb gegnisht, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb romanet i shkruaj n\u00eb standard kam dy romane t\u00eb shkruara n\u00eb standard. Pse ndodh kjo? Mendoj se arsyeja kryesore \u00ebsht\u00eb universaliteti i proz\u00ebs, pra, n\u00ebse ti shkruan n\u00eb gegnisht nj\u00eb n\u00eb jug e ka tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta kuptoj\u00eb dhe ta perceptoj. Let\u00ebrsia thot\u00eb Borgesi, nuk ka q\u00ebllim ta lodh\u00eb lexuesin. Sot shkruhet n\u00eb gegnisht masivisht, po nuk botohet n\u00eb gegnisht. Duhet t\u00eb pranojm\u00eb kemi poet\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb gegnisht. Dua t\u00eb p\u00ebrmend nj\u00eb nga poetet e mrekullueshme n\u00eb gegnisht si Erenestina Halili&#8221;, theksoi Mulaj. <\/em>Studiuesja e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb shqipe, Dhurata Shehri\u00a0 tregon se nj\u00eb pjes\u00eb e teksteve n\u00eb gegnisht para viteve \u201990 u d\u00ebnuan me harres\u00eb, duke u mbyllur n\u00eb sirtar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i vepr\u00ebs \u201cBuz\u00eb t\u00eb ngrira n\u00eb gaz \u201d, botuar 1994 e shkrimtarit Zef Zorba, i cili n\u00eb vitet e dikatur\u00ebs ishte i pabotuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cLet\u00ebrsia shqipe gjat\u00eb nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, pra p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet \u00ebsht\u00eb ndaluar t\u00eb shkruhet n\u00eb dialekt. P\u00ebr fat t\u00eb keq pjesa e let\u00ebrsis\u00eb shqip\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb gegnisht p\u00ebr arsye, jo vet\u00ebm t\u00eb t\u00eb shkrimit n\u00eb gegnisht, por edhe arsye thell\u00ebsisisht politike dhe ideologjike \u00ebsht\u00eb ndaluar p\u00ebr 50 vite. Gjendemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur shkrimtar\u00ebt sot shkruajn\u00eb n\u00eb dialekt, po ju duhet t\u00eb t\u00eb rimarrin at\u00eb zinxhir t\u00eb k\u00ebputur q\u00eb nga mesi i viteve \u201850 realizmit socialist, t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste ku u ndalua geg\u00ebrishtja&#8221;, tha Shehri. <\/em>P\u00ebr Shehrin n\u00eb p\u00ebrballjen me tradit\u00ebn e re t\u00eb t\u00eb shkruarit, gegnishtja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb gjithmon\u00eb i ka mbijetuar koh\u00ebra historike dhe prurjeve mozaike n\u00eb let\u00ebrsi.<\/p>\n<p><em>\u201dRasti m\u00eb tipik i gegnishtes letrare, t\u00eb mbijetuar mir\u00eb q\u00eb lidh at\u00eb zinxhirin e k\u00ebputur dikur \u00ebsht\u00eb ai i At Zef Plumit me t\u00eb gjitha veprat e tij, po kryesisht me vepr\u00ebn \u201cRrno p\u00ebr me Tregue\u201d, q\u00eb i ka shkruar n\u00eb gegnishten letare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb autor edhe me nj\u00eb pregatitje letrare q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur dhe e ka m\u00ebsuar gegnishten n\u00eb shkoll\u00eb, \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar me let\u00ebrsin\u00eb gege. Kemi dhe autor t\u00eb rinj, q\u00eb shkruajn\u00eb sot me ngjyresa t\u00eb gegnishtes, ndonjeher\u00eb edhe me trajta gramatikore \u00ebsht\u00eb Ledia Dushi. Por gegnishtja mbetet gjuha e pasionit, e sht\u00ebpis\u00eb por edhe gjuha e nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr 500 vjet n\u00eb shqip&#8221;, shtoi Shehri. <\/em>Prej librit t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u201cMesharit\u201d t\u00eb Gjon Buzukut t\u00eb vitit 1555, nd\u00ebr emrat korifenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb shkruar shqipe n\u00eb gegnisht, jan\u00eb edhe Gjergj Fishta, Vaso Pasha, Kostandin Kristoforidhi , Ndre Mjedje , Migjeni, Martin Camaj (1925-1992) etj krijimtaria e t\u00eb cil\u00ebve mbetet nj\u00eb monument n\u00eb kultur\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cZogjt\u00eb ikin n\u00eb form\u00eb largimi, Kalt\u00ebrsi tep\u00ebr e zjarrt\u00eb, K\u00ebta ujna e harruen form\u00ebn ton\u00eb, Aktor\u00eb, lumenj, dashuni\u2026 gjith\u00e7ka buron\u201d. K\u00ebshtu ting\u00ebllojn\u00eb vargjet e \u201cQiell mbasditor\u201d nj\u00eb prej poezive shk\u00ebputur prej v\u00ebllimit poetik \u201cLule nate\u201d t\u00eb shkrimtarit bashk\u00ebkoh\u00ebs Primo Shllaku. Proza dhe poezit\u00eb e tij jan\u00eb skica t\u00eb v\u00ebrteta shpirt\u00ebrore nga t\u00eb cilat, ai e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":210336,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,337],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210335","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-kulture"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210335\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}