{"id":210340,"date":"2021-10-15T12:00:00","date_gmt":"2021-10-15T10:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=210340"},"modified":"2021-10-15T12:00:00","modified_gmt":"2021-10-15T10:00:00","slug":"nga-enver-bytyci-kush-eshte-dhe-cfare-perfaqeson-doktor-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-enver-bytyci-kush-eshte-dhe-cfare-perfaqeson-doktor-sali-berisha\/","title":{"rendered":"Nga Enver Byty\u00e7i: Kush \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Doktor Sali Berisha?"},"content":{"rendered":"<p style=\"line-height: 19.5pt; background: white; vertical-align: baseline; margin: 0in 0in 12.0pt 0in;\"><span style=\"color: black;\">Dy shtata jan\u00eb sot n\u00eb dit\u00eblindjen e Prof. Dr. Sali Berisha! N\u00eb kodin e shqiptar\u00ebve shtata \u00ebsht\u00eb fat, \u00ebsht\u00eb fuqi, \u00ebsht\u00eb mejdan, por edhe fisnik\u00ebri! Shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb vite nga dit\u00eblindja e Sali Berish\u00ebs jan\u00eb p\u00ebr at\u00eb sa 770 vite p\u00ebr nga energjia, rendimenti e produkti i pun\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr nga veprat dhe ndryshimet q\u00eb ai i ka sjell\u00eb vendit t\u00eb tij. <\/span><span style=\"color: black;\">Por un\u00eb nuk dua t\u00eb ndalem e t\u00eb flas p\u00ebr liderin q\u00eb udh\u00ebhoqi rr\u00ebrzimin e diktatur\u00ebs komuniste. As p\u00ebr at\u00eb q\u00eb sistemin e nj\u00eb regjimi diktatorial e zevend\u00ebsoi me sistemin e vlerave liberale e demokratike. Nuk do t\u00eb flas p\u00ebr liderin q\u00eb realizoi i pari n\u00eb Europ\u00ebn Lindore ekonomin\u00eb e tregut, edhe pse kjo ekonomi ishte m\u00eb e centralizuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb vende ish-komuniste. Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb vihet n\u00eb dukje fakti se Sali Berisha ishte i pari lider i ish-vendeve komuniiste q\u00eb k\u00ebrkoi an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit t\u00eb tij n\u00eb NATO, q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, n\u00eb NATO e liberalizoi vizat me vendet e Bashkimit Europian. T\u00eb gjitha k\u00ebto, si dhe transformimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb post-komuniste, i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs s\u00eb lidershipit t\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 19.5pt; background: white; vertical-align: baseline; box-sizing: border-box; font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; orphans: 2; text-align: start; widows: 2; -webkit-text-stroke-width: 0px; list-style-position: outside; word-spacing: 0px; margin: 0in 0in 12.0pt 0in;\"><span style=\"color: black;\">Un\u00eb dua q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb ve n\u00eb dukje se \u00e7far\u00eb e b\u00ebn Doktor Berish\u00ebn t\u00eb ndrysh\u00ebm nga e gjith\u00eb klasa politike n\u00eb Shqip\u00ebri? \u00c7far\u00eb e dallon at\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e tjer\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i sukseseve dhe performanc\u00ebs s\u00eb tij? <\/span><span style=\"color: black;\">Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga shqiptar\u00ebt e devotsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi. Por n\u00eb dallim nga ne t\u00eb tjer\u00ebt ai ka vullnetin, energjin\u00eb, forc\u00ebn dhe mbart fuqin\u00eb e pazakont\u00eb p\u00ebr t\u00eb guxuar! Guximi i tij \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm. Pra ai nuk mund t\u00eb rrij\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast indiferent. Nuk \u00ebsht\u00eb nga ata shqiptar\u00eb q\u00eb thon\u00eb &#8220;Mjaft, u lodha, le t\u00eb b\u00ebhet \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebhet&#8221;! Pra \u00ebsht\u00eb si uji i lumenjve q\u00eb gurgullojn\u00eb dhe osh\u00ebtijn\u00eb grykave t\u00eb bjeshk\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 19.5pt; background: white; vertical-align: baseline; box-sizing: border-box; font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; orphans: 2; text-align: start; widows: 2; -webkit-text-stroke-width: 0px; list-style-position: outside; word-spacing: 0px; margin: 0in 0in 12.0pt 0in;\"><span style=\"color: black;\">Zoti Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet me karakter t\u00eb fort\u00eb. Do t\u00eb thosha epik! Aq sa studiuesit e antropologjis\u00eb do t\u00eb dallonin te ai shumic\u00ebn d\u00ebrmuese, n\u00eb mos t\u00eb gjitha karakteristikat e krahin\u00ebs nga vjen. Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shquar p\u00ebr karakteristika unikale. N\u00ebse shqiptar\u00ebt sot nuk jan\u00eb nj\u00eb popull i asimiluar kulturalisht e gjuh\u00ebsisht, kjo i dedikohet mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb veri e n\u00eb jug t\u00eb vendit. Sepse aty jan\u00eb ruajtur tiparet themelore t\u00eb shqiptarit. Aty nuk ka mundur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb asnj\u00eb pushtues, s\u00eb paku nga pik\u00ebpamja kulturore dhe guih\u00ebsore. Ndryshe ka ndodhur me kombe e popuj t\u00eb tjer\u00eb, gjuha e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar, por edhe kultura gjithashtu ka p\u00ebsuar ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore. <\/span><span style=\"color: black;\">Sali Berisha vjen nga nj\u00eb kultur\u00eb e kultivuar fort mir\u00eb, e betonizuar n\u00eb memorien e t\u00eb gjith\u00eb brezave q\u00eb kan\u00eb kaluar. Subkoshienca e tij bart k\u00ebt\u00eb lloj sentimenti kulturor. Fjala sipas k\u00ebsaj kulture \u00ebsht\u00eb e para dhe kryesore. T\u00eb qenit i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb tipari kryesor i saj. Kurr\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por sidomos ata t\u00eb maleve, nuk kan\u00eb qen\u00eb skllev\u00ebr e rob\u00ebr! K\u00ebtu duhen k\u00ebrkuar rr\u00ebnj\u00ebt e karakterit t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Edhe bajraktar\u00ebt e mal\u00ebsis\u00eb silleshin me respekt ndaj t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb fshatin e tyre, sepse asnj\u00eb prej tyre nuk ia pranonte fyerjen dhe denigrimin, ose padrejt\u00ebsin\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 19.5pt; background: white; vertical-align: baseline; box-sizing: border-box; font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; orphans: 2; text-align: start; widows: 2; -webkit-text-stroke-width: 0px; list-style-position: outside; word-spacing: 0px; margin: 0in 0in 12.0pt 0in;\"><span style=\"color: black;\">T\u00eb qenit krenar \u00ebsht\u00eb tipari kryesor i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb jet\u00eb. Esht\u00eb sprovuar n\u00eb sfida. Dhe t\u00eb qenit krenar e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb sfidant unik. T\u00eb jesh krenar do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhesh rob, skllav e peng i askujt! Pik\u00ebrisht kjo karakteristik\u00eb e ka bar\u00eb Sali Berish\u00ebn nj\u00eb personalitet me dinjitet dhe integritet t\u00eb spikatur, por edhe i ka sj\u00ebll\u00eb probleme pa fund n\u00eb karrier\u00ebn e tij politike t\u00eb k\u00ebtyre 31 viteve. Shtysa e krenaris\u00eb e shtyu Sali Berish\u00ebn t&#8217;i thoshte Ramiz Alis\u00eb se &#8220;Ka fjal\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit msasakrohen n\u00eb Malin me Gropa&#8221;, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb e takim, n\u00eb t\u00eb cilin Ismail Kadare i p\u00ebrgjigjej ish-udh\u00ebheq\u00ebsit komunist! T\u00eb qenit krenar me veten e tij e jo peng i konjukturave e \u00e7oi ish-kreun e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb t\u00eb ngrihej e t\u00eb ikte nga takimi me Ramiz Alin\u00eb, kur z\u00ebvend\u00ebsi i tij mbronte pik\u00ebpamjet e ish-presidentit Alia!\u00a0<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 19.5pt; background: white; vertical-align: baseline; box-sizing: border-box; font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; orphans: 2; text-align: start; widows: 2; -webkit-text-stroke-width: 0px; list-style-position: outside; word-spacing: 0px; margin: 0in 0in 12.0pt 0in;\"><span style=\"color: black;\">T\u00eb qenit krenar e b\u00ebri Sali Berish\u00ebn unik n\u00eb politik\u00ebn 30 vje\u00e7are t\u00eb post-komunizmit. Krenaria e ngjizur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri dhe e kultivuar me arritjet e sukseset e tij n\u00eb dije, shkenc\u00eb e kultur\u00eb e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb respektohet edhe nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr atributet njer\u00ebzore, intelektuale dhe politike t\u00eb tij. Tom Doshi nuk thoshte kot, &#8220;P\u00ebrve\u00e7 Sali Berish\u00ebs, un\u00eb t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e tjer\u00eb i marr me shpulla&#8221;! Kur ai e thoshte k\u00ebt\u00eb po fliste n\u00eb kuptimin se nuk mund ta korruptonte ish-kryeministrin e vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministrat e tjer\u00eb socialist\u00eb ai i vinte n\u00eb rrjesht p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit. <\/span><span style=\"color: black;\">N\u00ebse un\u00eb kam besuar dhe besoj se Doktor Berisha nuk \u00ebsht\u00eb i korruptuar, kjo m\u00eb ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb krenaris\u00eb q\u00eb ai ka. Nj\u00eb lider i plot\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb edhe krenar. Por nj\u00eb lider krenar nuk mund t\u00eb korruptohet, sepse nuk pranon t\u00eb b\u00ebhet peng i dikujt tjet\u00ebr, kushdo qoft\u00eb ai! Korrupsioni nuk b\u00ebhet me vet\u00ebveten. Duhet nj\u00eb ose disa partner\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. N\u00ebse je krenar dhe nuk pajtohesh me pengmarrjen, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb pranosh t\u00eb bashk\u00ebpunosh me dik\u00eb n\u00eb korrupsion. Ky \u00ebsht\u00eb Sali Berisha!\u00a0<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 19.5pt; background: white; vertical-align: baseline; box-sizing: border-box; font-variant-ligatures: normal; font-variant-caps: normal; orphans: 2; text-align: start; widows: 2; -webkit-text-stroke-width: 0px; list-style-position: outside; word-spacing: 0px; margin: 0in 0in 12.0pt 0in;\"><span style=\"color: black;\">Sali Berisha \u00ebsht\u00eb karakter i fuqish\u00ebm. Sfidat q\u00eb ai ka kaluar na b\u00ebjn\u00eb me dije se ky karakter i fort\u00eb i tij \u00ebsht\u00eb unikal. Un\u00eb nuk besoj se ndonj\u00eb politikan tjet\u00ebr do t\u00eb kishte mbijetuar kaq gjat\u00eb n\u00eb politik\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ishte sulmuar aq fort sa \u00ebsht\u00eb sulmuar Sali Berisha. Gjithkush do t\u00eb ishte t\u00ebrhequr n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs dhe do t\u00eb donte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb p\u00ebr veten e familjen e tij! Berisha nuk zgjodhi k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. As sot q\u00eb \u00ebsht\u00eb 77-vje\u00e7! Ai mund t\u00eb jet\u00eb gjith\u00e7ka, por kurr\u00eb jo indiferent! Kurr\u00eb jo pasiv! Kjo fuqi e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb kushtet e nj\u00eb lufte t\u00eb pashembullt ndaj tij e b\u00ebn at\u00eb liderin shqiptar m\u00eb t\u00eb spikatur si karakter dhe si bart\u00ebs i tipareve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb popullit t\u00eb tij!<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy shtata jan\u00eb sot n\u00eb dit\u00eblindjen e Prof. Dr. Sali Berisha! N\u00eb kodin e shqiptar\u00ebve shtata \u00ebsht\u00eb fat, \u00ebsht\u00eb fuqi, \u00ebsht\u00eb mejdan, por edhe fisnik\u00ebri! Shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb vite nga dit\u00eblindja e Sali Berish\u00ebs jan\u00eb p\u00ebr at\u00eb sa 770 vite p\u00ebr nga energjia, rendimenti e produkti i pun\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr nga veprat dhe ndryshimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":210345,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210340","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210340"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210340\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}