{"id":210491,"date":"2021-10-15T18:41:36","date_gmt":"2021-10-15T16:41:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=210491"},"modified":"2021-10-15T18:41:36","modified_gmt":"2021-10-15T16:41:36","slug":"keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-mblidhet-per-3-vjetorin-e-themelimit-kryetari-mustafaj-kemi-shprehur-gatishmerine-qe-pervojen-tone-ta-vendosim-ne-sherbim-te-institucioneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-mblidhet-per-3-vjetorin-e-themelimit-kryetari-mustafaj-kemi-shprehur-gatishmerine-qe-pervojen-tone-ta-vendosim-ne-sherbim-te-institucioneve\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb mblidhet p\u00ebr 3 vjetorin e themelimit, kryetari Mustafaj: Kemi shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb ta vendosim n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb institucioneve"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb mbledhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 3 vjetorit t\u00eb themelimit.<\/p>\n<p>Kryetari Besnik Mustafaj ka falenderuar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit, teksa \u00ebsht\u00eb shprehur se ky K\u00ebshill ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr q\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre diplomat\u00ebt ta vendosin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Ai shprehet se K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb ka mb\u00ebshtetur dhe do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb gjith\u00e7ka b\u00ebhet n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb shtetit ton\u00eb p\u00ebr intensifikimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Besnik Mustafaj:<\/strong><\/p>\n<p>\u200bT\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb ju fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr pranin\u00eb tuaj n\u00eb fest\u00ebn ton\u00eb miq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po lem\u00eb pak nga pak prapa \u2013 shpresojm\u00eb\u00a0 \u2013nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pandemie p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin, e cila, p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb d\u00ebmeve t\u00eb m\u00ebdha, i pengoi njer\u00ebzit edhe t\u00eb takoheshin nj\u00ebri me tjetrin, apo t\u2019i shtr\u00ebngonin dor\u00ebn nj\u00ebri \u2013 tjetrit n\u00eb shenj\u00eb miq\u00ebsie. Nj\u00eb nga q\u00ebllimet e fest\u00ebs ton\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb takohemi si miq.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb mbeten t\u00eb bindur se q\u00ebllimi m\u00eb i lart\u00eb i nj\u00eb diplomacie t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i urave t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb midis individ\u00ebve, kombeve dhe shteteve. Me mund\u00ebsit\u00eb e veta fort modeste, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb punon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>\u200bT\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs ton\u00eb e kan\u00eb kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs n\u00ebn nj\u00eb regjim, ku politika e jashtme e shtetit shqiptar frym\u00ebzohej nga ideologjia totalitare e armiq\u00ebsimit t\u00eb kombit me kombet e tjera, duke \u00e7uar n\u00eb mbylljen dhe izolimin e vendit.<\/p>\n<p>Kjo kujtes\u00eb do t\u00eb na shoq\u00ebroj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs si nj\u00eb nxit\u00ebse e dobishme p\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb e p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur me p\u00ebrkushtim politik\u00ebn e jashtme, e cila, me veprimin e vet t\u00eb p\u00ebrqendruar me p\u00ebrpar\u00ebsi tek integrimi europian, i sh\u00ebrben n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb sotmes dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb kombit, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar demokracin\u00eb, shtetin ligjor, lirin\u00eb e tregut dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Po ashtu, K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00ebka mb\u00ebshtetur dhe do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb gjith\u00e7ka b\u00ebhet n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb shtetit ton\u00eb p\u00ebr intensifikimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me SHBA. Ne vler\u00ebsojm\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA, nj\u00ebsoj siato me BE, jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>\u200bP\u00ebrfshiva n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali edhe Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut krahas Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr faktin se K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb menduar qysh n\u00eb themelim i hapur ndaj koleg\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb si dhe ndaj koleg\u00ebve tan\u00eb me p\u00ebrkat\u00ebsi shqiptare n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ky fakt meriton nj\u00eb shpjegim t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb\u00a0 realitet i pakthyesh\u00ebm. Ne konstatojm\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe vendosm\u00ebrin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb t\u00ebgjitha forcave politike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u udh\u00ebhequr nga vlerat per\u00ebndimore, gj\u00eb q\u00eb\u00a0 pasqyrohet edhe n\u00eb aktivitetin e institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr ta \u00e7uar vendin p\u00ebrpara, n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit euro-atlantik.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt e t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn jasht\u00eb familjes euro-atlantike. Mb\u00ebshtetja e nj\u00eb politike t\u00eb till\u00eb t\u00eb jashtme pro europiane dhe pro amerikane nga\u00a0 diplomat\u00ebt me p\u00ebrvoj\u00eb, ani\u00a0 pse nuk jan\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e trupit diplomatik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithsesi nj\u00eb ndihm\u00eb e \u00e7muar.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje kemi patur parasysh edhe kur ftuam koleg\u00ebt tan\u00eb shqiptar\u00eb nga Republika\u00a0 e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e organizat\u00ebs ton\u00eb. Faktori politik shqiptar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ka luajtur nj\u00eb rol jetik p\u00ebr ruajtjen e unitetit dhe t\u00eb integritetit t\u00eb\u00a0 k\u00ebsaj republike t\u00eb re. Dhe po aq jetik ka qen\u00eb dhe mbetet roli i shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe shtyr\u00eb p\u00ebrpara orientimin euro-atlantik t\u00eb vendit t\u00eb tyre multietnik.<\/p>\n<p>Orientimi euro-atlantik ka qen\u00eb pra, faktori, q\u00eb na ka bashkuar me koleg\u00ebt tan\u00eb nga Prishtina, nga Shkupi e nga Tetova ashtu si gjuha jon\u00ebs\u00a0 hqipe dhe vullneti i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbye rpa kushte k\u00ebtij orientimi, pavar\u00ebsisht se jetojm\u00eb n\u00eb tri republika sovrane. Ne jemi s\u00eb bashku t\u00eb bindur se jasht\u00eb k\u00ebsaj rruge nuk ka t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt e t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr vendet dhe shoq\u00ebrit\u00eb tona.<\/p>\n<p>\u200bNe kemi shprehur n\u00eb vazhdim\u00ebsi gatishm\u00ebrin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn ton\u00eb vullnetarisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb atyre institucioneve dhe agjencive q\u00eb merren me hartimin dhe me zbatimin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gatishm\u00ebri e kemi p\u00ebrs\u00ebritur publikishtsivjet me rastin e pranimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sian\u00ebtare jo e p\u00ebrhershme n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit. Disa nga an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit ton\u00eb jan\u00eb n\u00eborigjin\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nisme, e para e k\u00ebtij lloji n\u00ebhistorin\u00eb shekullore t\u00eb shtetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, kur lindi kjo nism\u00eb dhe Shqip\u00ebria paraqiti kandidatur\u00ebn, ne jemi plot besim n\u00eb kapacitetet e trup\u00ebs diplomatike shqiptare p\u00ebr ta p\u00ebrmbushurme nder k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb lart\u00eb. Ne si diplomat\u00eb jemi krenar\u00eb dhe t\u00eb lumtur ta shohim Shqip\u00ebrin\u00ebn\u00eb rolin e kontribueses p\u00ebr paqen dhe stabilitetinn\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u200bDuke rikonfirmuar d\u00ebshir\u00ebn dhe vullnetin ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur politik\u00ebn e jashtme t\u00eb shtetit ton\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimeve euro-atlantike si dhe p\u00ebr hapjen e m\u00ebtejshme t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme me interes reciprok me t\u00eb gjitha vendet q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr paqen dhe prosperitetin e bot\u00ebs, na duket me vend t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj, t\u00eb dashur miq, se K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\u00a0 shtes\u00eb e institucioneve dhe agjencive shtet\u00ebrore, q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ne jemi dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi nj\u00eb organizat\u00eb e pavarur. Pavar\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb dobi t\u00eb interesit publik. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb ne, krahas mb\u00ebshtetjes dhe inkurajimit, do t\u00eb hedhim gjithnj\u00eb edhe nj\u00eb v\u00ebshtrim kritik e k\u00ebshillues mbi \u00e7far\u00eb na duket se nuk shkon.<\/p>\n<p>Bie fjala, shum\u00eb nga qendrimet tona lidhurme procesin e integrimit europian kan\u00eb synuar pik\u00ebrisht plot\u00ebsimin e atyre standarteve, mungesa e t\u00eb cilave u theksua nga Kancelarja Merkel gjat\u00eb Samitit t\u00eb fundit Europian n\u00eb Brdo, kur tha se vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk i kan\u00eb p\u00ebrmbushur ende kushtet p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dat\u00eb integrimi n\u00eb BE. E till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb qasja jon\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb tashm\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb pjekurin\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e tyre midis njeri tjetrit, pa patur nevoje n\u00eb \u00e7do rast dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb t\u00eb ken\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb huaj. Politika dhe institucionet shqiptare duhet t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e sfidave q\u00eb k\u00ebrkon koha dhe t\u00eb veprojn\u00eb e funksionojn\u00eb me dinjitetin dhe integritetin e nj\u00eb kombi t\u00eb civilizuar Evropian.<\/p>\n<p>\u200bDuke ju fal\u00ebnderuar edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb, ju lutem t\u00eb k\u00ebnaqeni!<\/p>\n<p>Besnik MUSTAFAJ<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb mbledhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 3 vjetorit t\u00eb themelimit. Kryetari Besnik Mustafaj ka falenderuar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit, teksa \u00ebsht\u00eb shprehur se ky K\u00ebshill ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr q\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre diplomat\u00ebt ta vendosin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb institucioneve. Ai shprehet se K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb ka mb\u00ebshtetur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":210492,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210491","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210491\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}