{"id":211343,"date":"2021-10-18T14:51:03","date_gmt":"2021-10-18T12:51:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=211343"},"modified":"2021-10-18T14:51:03","modified_gmt":"2021-10-18T12:51:03","slug":"ceshtja-bechetti-coi-ne-shkarkimin-e-gjyqtares-kace-agollit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ceshtja-bechetti-coi-ne-shkarkimin-e-gjyqtares-kace-agollit\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja \u2018Bechetti\u2019 \u00e7oi n\u00eb shkarkimin e gjyqtares Ka\u00e7e Agollit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Ka\u00e7e Agolli u shkarkua nga detyra m\u00eb 10 shtator, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebron dhe shpenzimet e kryera. Agolli gjithashu u penalizua p\u00ebr aspektin profesional lidhur me nj\u00eb vendim q\u00eb i jepte 25.1 milion euro d\u00ebmshp\u00ebrblim kompanis\u00eb s\u00eb biznesmenit t\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfolur Francesco Bechetti kund\u00ebr gjigandit italian t\u00eb energjis\u00eb, Enel.. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Ka\u00e7e Agolli e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Komisioni nuk ka gjetur probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb raportin e d\u00ebrguar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, si dhe n\u00eb 11 denoncimet nga publiku. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb verifikuar dy vendimarrje ku n\u00eb nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb konstatuar se Agolli ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar mbi t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale, trupi gjykues ka shqyrtuar nj\u00eb vendimarrje t\u00eb vitit 2009 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku Agolli rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb an\u00ebtare e trupit gjykues. Megjith\u00ebse n\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK jan\u00eb anonimizuar t\u00eb dh\u00ebnat e pal\u00ebve dhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nga sa u realtua n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr procesin me pal\u00eb padit\u00ebse biznesmenin t\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfolur Francesco Bechetti kund\u00ebr gjigandit italian t\u00eb energjis\u00eb Enel.<\/p>\n<p>Biznesmeni Francesco Beccheti, prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb debati politik n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi fitoi n\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasurit\u00eb p\u00ebrfshi televizionin \u201cAgon\u201d. Rasti i trajtuar nga trupa gjyq\u00ebsore ku b\u00ebnte pjes\u00eb Agolli ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me koncesionin kontrovers p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb HEC-i n\u00eb Kaliva\u00e7. Sipas KPK, Gjykata e Tiran\u00ebs ka vendosur d\u00ebshp\u00ebrblimin e Bechettit n\u00eb vler\u00ebn 25.1 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues ku b\u00ebnte pjes\u00eb dhe Agolli ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb dhe ka \u00e7muar se padia e paraqitur nuk \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova dhe duhej t\u00eb rr\u00ebzohej. Vendim \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Gjykata e Apelit Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kolegji Civil i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk e ka pranuar rekursin. Por vendimi i tre shkall\u00ebve t\u00eb gjyq\u00ebsorit shqiptar \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Apelit t\u00eb Amsterdamit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Gjykata e Apelit t\u00eb Amsterdamit me vendimin e dat\u00ebs 17.7.2018 ka vendosur se vendimi i Gjykat\u00ebs Shqiptare: \u2018(ishte) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq evidente n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejt\u00ebn shqiptare t\u00eb cituar nga vet\u00eb ajo gjykat\u00eb sa q\u00eb (\u2026) doemos duhet konkluduar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gabim t\u00eb duksh\u00ebm dhe se asnj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme (\u2026) nuk do t\u00eb kishte ardhur deri te nj\u00eb gjykim i nj\u00ebjt\u00eb. E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs[\u2026]\u201d, pasqyrohet n\u00eb vendimin e KPK konkluzioni i gjykat\u00ebs holandeze. \u201c[\u2026]Th\u00ebn\u00eb shkurt, zhvillimi i procesit shqiptar nuk i ka plot\u00ebsuar kriteret q\u00eb duhet t\u00eb parashtrohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe prandaj vendimi gjyq\u00ebsor shqiptar nuk vjen n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u2019u ekzekutuar n\u00eb Holand\u00eb\u201d, \u00e7mojn\u00eb gjyqar\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto konstatime t\u00eb gjyqtar\u00ebve holandez\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit shprehet se vendimi \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb, por jo i pakuptuesh\u00ebm. \u201cNuk arrij dot t\u00eb kuptoj p\u00ebrse vendimi nga t\u00eb tjer\u00eb jurist\u00eb jo shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar i pakuptuesh\u00ebm. Kuptueshm\u00ebria s\u2019varet prej meje, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb vendimi respekton gjith\u00eb standardet e detyrueshme nga Kodi i Procedur\u00ebs Civile. N\u00ebse vendimi yn\u00eb do t\u00eb ishte i pakuptuesh\u00ebm, Gjykata e Apelit duhet ta kishte prishur\u201d, pretendon Agolli dhe vijon se dhe Gjykata e Lart\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Komisioni konstaton se ky vendim i dh\u00ebn\u00eb nga gjykatat shqiptare \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u2019u ekzekutuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb e huaj, e cila e gjetur t\u00eb pazbatuesh\u00ebm, \u201cpik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur detyrimi n\u00eb raport me situat\u00ebn faktike dhe legjislacionin shqiptar t\u00eb zbatuesh\u00ebm\u201d. \u201c[\u2026]konstatohet se arsyetimi i p\u00ebrdorur dhe konkluzioni i gjykat\u00ebs bien ndesh me vet\u00eb dispozitat referuese t\u00eb Kodit Civil Shqiptar dhe vet\u00eb q\u00ebllimin q\u00eb ky vendim synon t\u00eb arrij\u00eb, garantimin dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimin e drejt\u00eb t\u00eb pal\u00ebve\u201d, i referohet KPK vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Amsterdamit. Trupi gjykues \u00e7mon se aft\u00ebsia dhe detyra e nj\u00eb gjyqtari \u00ebsht\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin dhe ta interpretoj\u00eb at\u00eb krahas jurisprudenc\u00ebs s\u00eb detyrueshme, n\u00ebn frym\u00ebn e q\u00ebllimin e tij dhe jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fragmentarizuar e jasht\u00eb kontekstit.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK v\u00ebren se gjykata duhet t\u00eb ishte kujdesur q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoheshin kriteret n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 6 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe q\u00eb vendimi t\u00eb ishte i ekzekutuesh\u00ebm. \u201c[\u2026]pasi subjekti vet\u00eb ishte n\u00eb dijeni t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse me shoq\u00ebrit\u00eb e huaja\u201d, konstaton Komisioni. Duke e vler\u00ebsuar q\u00ebndrimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Amsterdamit si nj\u00eb q\u00ebndrim zyrtar, n\u00eb fuqi dhe i marr\u00eb nga nj\u00eb institucion i huaj, t\u00ebr\u00ebsisht i pavarur dhe i pandikuar nga sistemi i s\u00eb drejt\u00ebs shqiptare, si dhe i pandikuar lidhur me situat\u00ebn aktuale konkrete rivler\u00ebsuese t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, KPK i konsideron q\u00ebndrimet e saj t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Nisur nga ky arsyetim, trupi gjykues vler\u00ebson se Agolli ka treguar munges\u00eb dhe dob\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb aspektit t\u00eb njohurive mbi ligjin dhe aft\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb interpretuar jurisprudenc\u00ebn dhe marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe \u00e7mon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti ka c\u00ebnuar besimit e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb urdh\u00ebrekzekutimin e sekuestrimit t\u00eb biznesmenit t\u00eb huaj Damir Fllazi\u00e7, i cili n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij u shnd\u00ebrrua n\u00eb kreditor p\u00ebr zhvillimin e tokave k\u00ebnetore t\u00eb Porto Palermos n\u00eb park industrial.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni \u00e7mon se, megjith\u00ebse Agolli nuk mund t\u00eb konsiderohet e paaft\u00eb n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb profesionale, problemet e konstatuara n\u00eb vendimmarrjen e dh\u00ebn\u00eb nga trupi gjykues q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Apelit t\u00eb Amsterdamit ngren\u00eb pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si subjekti ka performuar n\u00eb raport me t\u00eb drejt\u00ebn dhe legjislacionin e zbatuesh\u00ebm dhe se duhet t\u00eb shkarkohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb. Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin, \u00e7mon se Agolli ka kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb shpenzimet p\u00ebr vajz\u00ebn n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, si dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrballimit t\u00eb tyre. Po ashtu, ka rezultuar munges\u00eb burimesh p\u00ebr mbulimin e k\u00ebtyre shpenzimeve.<\/p>\n<p>Agolli ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vajz\u00ebn q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2016 ka filluar praktik\u00ebn e pun\u00ebs n\u00eb Departamentin e Operacioneve Paqeruajt\u00ebse n\u00eb SHBA. E pyetur lidhur me shpenzimet e jetes\u00ebs dhe ato t\u00eb strehimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Ne\u00eb York, Agolli ka pretenduar se shpenzimet kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ushqim dhe gjat\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, pasi ka banuar n\u00eb apartamentin e shtetases R. Q., pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka shtuar s evajza i ka mbuluar me t\u00eb ardhurat nga puna shpenzimet e p\u00ebrditshme, kryesisht ato p\u00ebr ushqim. N\u00eb vendim thuhet se nga dokumentet e dor\u00ebzuara nga Agolli \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet se gjat\u00eb vitit 2016 vajza e gjyqtares ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb dokumentuara n\u00eb shum\u00ebn rreth 1200 USD. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje ka rezultuar se gjyqtarja Agolli nuk ka pasqyruar n\u00eb veting shpenzimet p\u00ebr jetes\u00ebn e vajz\u00ebs n\u00eb Ne\u00eb York, si dhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrballimit t\u00eb tyre duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vijim Komisioni evidenton se gjyqtarja Agolli dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb garazh n\u00eb statusin \u201ce pastreh\u00eb\u201d nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb rezultuar bashk\u00ebpronar\u00eb n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb privatizuar m\u00eb par\u00eb s\u00eb bashku me prind\u00ebrit e subjektit. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka jetuar n\u00eb apartamentin e p\u00ebrfituar n\u00eb statusin \u201ce pastreh\u00eb\u201d, por e ka l\u00ebshuar me qira q\u00eb prej momentit q\u00eb e ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>\u201cDh\u00ebnia me qira u b\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb joshjes s\u00eb parave, por edhe p\u00ebr shkak se isha me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe bashk\u00ebshorti pothuaj nuk vinte n\u00eb banes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs dhe m\u00eb duhej ndihma e prind\u00ebrve\u201d, ka shpjeguar Agolli dhe ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se nuk ka pasur ndonj\u00eb ndalim lidhur p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij veprimi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb saj, si dhe ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia n\u00eb p\u00ebrfitimin e apartamentit si \u201ce pastreh\u00eb\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultonte bashk\u00ebpronare n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb tjet\u00ebr s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin. Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative vet\u00ebm n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr shpenzimet e vajz\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 2003, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb.\/Reporter<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Ka\u00e7e Agolli u shkarkua nga detyra m\u00eb 10 shtator, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebron dhe shpenzimet e kryera. Agolli gjithashu u penalizua p\u00ebr aspektin profesional lidhur me nj\u00eb vendim q\u00eb i jepte 25.1 milion [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":211348,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-211343","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi","10":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211343"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211343\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211348"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}