{"id":211502,"date":"2021-10-18T18:56:49","date_gmt":"2021-10-18T16:56:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=211502"},"modified":"2021-10-18T18:56:49","modified_gmt":"2021-10-18T16:56:49","slug":"im-ate-ka-qene-i-martuar-me-nje-ruse-edi-rama-rrefen-sekretet-nga-censura-para-90-tek-emerimi-si-minister-i-nanos-pse-refuzova-te-behem-drejtor-i-rtsh-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/im-ate-ka-qene-i-martuar-me-nje-ruse-edi-rama-rrefen-sekretet-nga-censura-para-90-tek-emerimi-si-minister-i-nanos-pse-refuzova-te-behem-drejtor-i-rtsh-se\/","title":{"rendered":"\u201cIm at\u00eb ka qen\u00eb i martuar me nj\u00eb ruse\u201d, Edi Rama rr\u00ebfen sekretet, nga censura para \u201890 tek em\u00ebrimi si minist\u00ebr i Nanos: Pse refuzova t\u00eb b\u00ebhem drejtor i RTSH-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama ka zbuluar detaje t\u00eb familjes s\u00eb tij kur ka rr\u00ebfyer se babai i tij, Kristaq Rama, ka qen\u00eb i martuar me nj\u00eb grua ruse.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn e njohur franceze \u201cBeauxArts Magazine\u201d, duke treguar eg\u00ebrsin\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, shprehet se gruaja ruse e babait t\u00eb tij u detyrua t\u00eb largohej p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Sovjetik pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Shqip\u00ebrin\u00eb. Duke folur p\u00ebr shtytjen e par\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politik\u00eb, Rama tregon telefonat\u00ebn e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili i propozoi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn e ministrit t\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p><strong>Si arriti nj\u00eb artist shqiptar t\u00eb b\u00ebhej kryetar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, pastaj Kryeminist\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e ve\u00e7ant\u00eb dhe mjaft e guximshme. Isha pedagog n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve t\u00eb Bukura n\u00eb Tiran\u00eb dhe l\u00ebvizja kund\u00ebr regjimit filloi pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. Kur ra Muri i Berlinit (m\u00eb n\u00ebntor 1989), Shqip\u00ebria ishte akoma krejt\u00ebsisht e izoluar. Vet\u00ebm nj\u00eb regjim mund t\u00eb krahasohej me t\u00eb p\u00ebr nga ashp\u00ebrsia, ai i Nikolae \u00c7ausheskut n\u00eb Rumani. Vet\u00ebm kur ky regjim ra, ne ndjem\u00eb nj\u00eb efekt domino. Por gj\u00ebrat shkuan shum\u00eb p\u00ebrpara. Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxh\u00ebs \u2013 i cili kishte drejtuar vendin me grusht t\u00eb hekurt nga viti 1945 deri sa vdiq, n\u00eb vitin 1985 mbajti fillimisht nj\u00eb fjalim radikal: \u201cNe kishim paralajm\u00ebruar se tradhtar\u00ebt e Stalinit ndiqnin rrug\u00ebn e degjenerimit dhe se komunizmi ishte nj\u00eb kalb\u00ebsir\u00eb! Ata ran\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e Per\u00ebndimit sepse nuk mund t\u00eb rezistonin m\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb zellit ideologjik\u201d. Megjithat\u00eb, ai d\u00ebshironte t\u00eb reflektohej p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb afroheshin njer\u00ebzit me kultur\u00ebn e Partis\u00eb (Komuniste), e cila deri at\u00ebher\u00eb dukej si nj\u00eb sekt.<\/p>\n<p><strong>Si ndodhi kjo konkretisht?<\/strong><\/p>\n<p>Mbledhjet e partis\u00eb, deri at\u00ebher\u00eb t\u00eb fshehta, u hap\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb Akademin\u00eb e Arteve t\u00eb Bukura ne t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb merrnim pjes\u00eb. Ishte viti 1989. T\u00eb 12 an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb Akademi u mblodh\u00ebn n\u00eb sken\u00eb dhe ne ishim rreth 600, n\u00eb sall\u00eb, q\u00eb ndiqnim debatet. Nj\u00eb student deklaroi se donte t\u00eb dilte nga Shqip\u00ebria. Kryetari i partis\u00eb u p\u00ebrgjigj se kush t\u00eb donte mund ta b\u00ebnte. Studenti tha se nuk kishte viz\u00eb. Dhe kjo ishte sikur t\u00eb kishte shp\u00ebrthyer nj\u00eb bomb\u00eb: e gjith\u00eb mbledhja vazhdoi rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Ne t\u00eb gjith\u00eb donim t\u00eb dilnim nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vepra arti! Ne nuk donim t\u00eb binim n\u00eb kurthin e degjenerimit, por vet\u00ebm t\u00eb vizitonim \u201cLuvrin\u201d. \u201cM\u00eb fusni n\u00eb nj\u00eb ark\u00eb dhe hapeni kur t\u00eb ndodheni brenda \u2018Luvrit\u2019, n\u00ebse doni!\u201d, tha nj\u00eb student. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj u krijua nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb librave t\u00eb ndaluar. At\u00ebher\u00eb un\u00eb arrita t\u00eb shfaqja konferenc\u00ebn e par\u00eb rreth ekspresionizmit, me diapozitiva q\u00eb nuk ishin b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb publik\u00eb deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Kjo l\u00ebvizje u b\u00eb politike.<\/p>\n<p><strong>Pse nuk kishte libra arti n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Ata ishin t\u00eb ndaluar n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin libra t\u00eb till\u00eb duhej t\u2019i dor\u00ebzonin dhe letra riciklohej p\u00ebr t\u00eb botuar nj\u00eb num\u00ebr gazete t\u00eb Partis\u00eb Komuniste. Piktor\u00eb, regjisor\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb u burgos\u00ebn, u gjykuan me dyer t\u00eb mbyllura dhe u mbajt\u00ebn n\u00eb burg p\u00ebr shum\u00eb vjet, shpesh n\u00eb kushte t\u00eb tmerrshme. Pas rr\u00ebzimit t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, partia pranoi q\u00eb nj\u00eb delegacion me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb muzeumeve franceze t\u00eb shkonin n\u00eb Shqip\u00ebri. Gui Cogeval, i cili at\u00ebher\u00eb ishte n\u00eb muzeun e \u201cLuvrit\u201d, erdhi n\u00eb Tiran\u00eb. Salla ishte plot. Ai foli p\u00ebr impresionist\u00ebt dhe p\u00ebr postimpresionist\u00ebt dhe tregoi diapozitiva t\u00eb piktur\u00ebs Impression \u201cSoleil levant\u201d t\u00eb Claude Monet dhe t\u00eb artist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Shp\u00ebrthyen brohorima thjesht sepse kjo foto ishte e ndaluar m\u00eb par\u00eb. Guy Cogeval nuk e kuptoi menj\u00ebher\u00eb impaktin e konferenc\u00ebs s\u00eb tij. Dukej sikur po mbahej nj\u00eb fjalim politik i nj\u00eb kandidati p\u00ebr zgjedhje, aq shum\u00eb duartrokiste publiku pas fjal\u00ebve t\u00eb tij. Ai duhet ta ket\u00eb konsideruar\u00a0si shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb moment, pastaj ai filloi ta kuptonte dhe u prek duke iu mbushur syt\u00eb me lot. Fola pak me t\u00eb, por ishte e ndaluar t\u2019i afroheshe. Ai m\u00eb pyeti n\u00ebse b\u00ebnim instalacione. Por un\u00eb nuk e njihja k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb \u201cinstalacion\u201d. Dhe mendova se kishte t\u00eb b\u00ebnte me energjin\u00eb elektrike. Iu p\u00ebrgjigja se \u201cpo, ne kishim drita n\u00eb shkoll\u00eb\u201d. Sepse, normalisht, punonim dit\u00ebn, por se mund t\u00eb punonim edhe nat\u00ebn. Ai u detyrua t\u00eb m\u00eb shpjegonte se nj\u00eb instalacion ishte nj\u00eb form\u00eb arti.<\/p>\n<p><strong>A ishin artist\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb me rrog\u00eb?\u00a0T\u00eb qen\u00ebt artist a ishte nj\u00eb profesion?<\/strong><\/p>\n<p>Ata b\u00ebnin di\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebr shembull m\u00ebsues. Ekzistonte vet\u00ebm nj\u00eb grup shum\u00eb i kufizuar artist\u00ebsh q\u00eb ushtronin nj\u00eb profesion t\u00eb lir\u00eb dhe nuk e kishin t\u00eb detyruar t\u00eb punonin diku tjet\u00ebr. K\u00ebta ishin mjeshtrit e m\u00ebdhenj. Babai im ishte nj\u00eb prej tyre, ai ishte skulptor. Ai ishte martuar me nj\u00eb ruse dhe kur Shqip\u00ebria i prishi marr\u00ebdh\u00ebniet me Bashkimin Sovjetik (n\u00eb 1961-shin), ajo si t\u00eb gjitha grat\u00eb e tjera ruse, \u00e7eke apo nga Europa Lindore, duhej t\u00eb vendoste brenda gjasht\u00ebdhjet\u00eb dit\u00ebve n\u00ebse donte t\u00eb kthehej n\u00eb vendlindje apo do t\u00eb q\u00ebndronte dhe do t\u00eb hiqte dor\u00eb nga \u00e7do kontakt me familjen e saj. Bashk\u00ebshortja e babait tim u largua. Rreth dhjet\u00eb gra ruse zgjodh\u00ebn t\u00eb q\u00ebndronin. Kur filloi deliri kund\u00ebr kultur\u00ebs, filloi edhe gjuetia e shtrigave dhe k\u00ebto gra u akuzuan se ishin agjente t\u00eb KGB-s\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi me n\u00ebn\u00ebn e nj\u00ebrit prej miqve t\u00eb mi, m\u00ebsuese e matematik\u00ebs. Sht\u00ebpia e saj u bastis dhe n\u00eb dhom\u00ebn e djalit t\u00eb saj\u00a0u gjet nj\u00eb ark\u00eb ku ishte vendosur mb\u00ebshtjell\u00ebsja e nj\u00eb disku t\u00eb Joe Cocker, me foton e tij. Ai u arrestua, u akuzua p\u00ebr konspiracion kund\u00ebr partis\u00eb, si kolaboracionist me nj\u00eb agjent t\u00eb CIA-s, t\u00eb cilin mendohej se e kishte takuar n\u00eb plazh ku ndodhej nj\u00eb hotel i rezervuar p\u00ebr t\u00eb huajt. Ishte nj\u00eb situat\u00eb tamam staliniane. Ai u mbajt n\u00eb izolim p\u00ebr tri jav\u00eb. Ai ishte 18 vje\u00e7. I than\u00eb se dy prej shok\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup terrorist, e kishin pranuar tashm\u00eb akuz\u00ebn. Gj\u00eb q\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Ai e kuptoi shpejt si ishte situata e tij dhe deklaroi: \u201cJu doni t\u00eb m\u00eb burgosni sepse jam i biri i nj\u00eb ruseje. Por un\u00eb nuk do t\u00eb shkoj n\u00eb burg p\u00ebr Joe Cocker. M\u00eb jepni let\u00ebr dhe do t\u2019ju jap arsye p\u00ebr t\u00eb m\u00eb burgosur\u201d. Gjesti i tij ishte heroik. Ai shkroi 17 faqe me akuza kund\u00ebr partis\u00eb, t\u00eb cilat ua dor\u00ebzoi zyrtar\u00ebve duke th\u00ebn\u00eb: \u201cTani keni firm\u00ebn e nj\u00eb armiku t\u00eb popullit!\u201d. Ai q\u00ebndroi n\u00eb burg p\u00ebr kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, nga 1975-a n\u00eb 1989-\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb u b\u00eb me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pasi doli nga burgu ai nuk ishte aspak n\u00eb gjendje normale. Ai fliste vet\u00ebm italisht. Thoshte se ishte italian dhe se donte t\u00eb kthehej n\u00eb Itali. Ai mundi t\u00eb ikte nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, pas rr\u00ebzimit t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. Tre apo kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb ai m\u00eb shkroi nj\u00eb let\u00ebr ku thoshte: \u201cKur je i mbaruar, je i mbaruar, nuk ke \u00e7\u2019t\u2019i b\u00ebsh. Ti e di se sa kam vuajtur p\u00ebr Joe Cocker-in dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr. N\u00eb Itali desha t\u00eb takoja Joe Cocker-in, i cili po b\u00ebnte nj\u00eb turne n\u00eb vend. Pagova q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb merrja nj\u00eb autograf pas koncertit dhe u gjenda p\u00ebrpara tij. I thash\u00eb se kisha b\u00ebr\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai m\u00eb pa dhe m\u00eb tha: \u2018E di. Edhe un\u00eb kam kaluar nga i nj\u00ebjti tunel p\u00ebr t\u00eb cilin ti flet. E di se ajo q\u00eb ti ke kaluar \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme, por e di gjithashtu se ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb drog\u00ebs. Por mund ta mundim drog\u00ebn. Duhet q\u00eb t\u00eb detoksikohesh\u2019. Dhe ai u k\u00ebrkoi truprojave t\u00eb tij t\u2019i telefononin Policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb spital. Iu n\u00ebnshtrova testit q\u00eb tregoi se nuk isha i droguar. Pra, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e p\u00ebsova p\u00ebr shkak t\u00eb Joe Cocker-it, her\u00ebn e dyt\u00eb nga vet\u00eb Joe Cocker-i. Jeta ime ishte e pashpres\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim dhe ashtu do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb fund\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte prapa k\u00ebsaj politike shtyp\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb makin\u00eb ferri, ajo e ideologjis\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebsaj krize kulturore, partia kishte injektuar nj\u00eb koncept t\u00eb kinez\u00ebve, \u201ckontrollin e pun\u00ebtor\u00ebve mbi intelektual\u00ebt\u201d. Zgjidheshin tre pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe d\u00ebrgoheshin n\u00ebp\u00ebr institucione kulturore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyqin. Ai i Oper\u00ebs qe i bujsh\u00ebm. I k\u00ebrkuan drejtorit dhe orkestr\u00ebs s\u00eb Oper\u00ebs: \u201cP\u00ebrse ju vini kaq shpesh n\u00eb program Verdin dhe asnj\u00ebher\u00eb operat shqiptare?\u201d. Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: \u201cPor ka vet\u00ebm nj\u00eb opera shqiptare!\u201d. Iu kthyen: \u201cMos mendoni se t\u00eb rinjt\u00eb nuk do t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb opera n\u00ebse gjykohen sipas Verdit? Dhe \u00e7\u2019b\u00ebn ky kor anglez n\u00eb orkestr\u00ebn simfonike? Nuk e dini se ne nuk kemi asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjermanin\u00eb, Rusin\u00eb dhe Izraelin?\u201d. Nj\u00ebri nga muzikant\u00ebt iu p\u00ebrgjigj: \u201cPo, kjo nuk ka asnj\u00eb lidhje me Anglin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument muzikor frymor\u201d. T\u00eb dy muzikant\u00ebt u detyruan t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi p\u00ebr tre vjet dhe kjo veg\u00ebl muzikore u ndalua t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb orkest\u00ebr. Ashtu si saksofoni, sepse ishte instrument q\u00eb imperialist\u00ebt e p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga problemet q\u00eb hasnin\u00a0me njer\u00ebzit me ngjyr\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jepnin p\u00ebrshtypjen se k\u00ebta t\u00eb fundit jetonin mir\u00eb dhe me g\u00ebzim, n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Shqip\u00ebria ishte Koreja e Veriut e Europ\u00ebs. Ishte fari ndri\u00e7ues i komunizmit bot\u00ebror. N\u00eb Akademin\u00eb e Arteve t\u00eb Bukura nuk mund t\u00eb vizatoheshin nudo, grat\u00eb duhet t\u00eb mbanin rroba banje.<\/p>\n<p><strong>A ishte censura e gjith\u00ebpranishme?<\/strong><\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka ishte e ndaluar, edhe flok\u00ebt e gjata, mjekra, mustaqet \u2013lejoheshin vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vjetrit. Pantallonat nuk duhej t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb gjera dhe fundet as mbi e as n\u00ebn gju: n\u00eb mes. Gjat\u00eb nj\u00eb festivali muzikor n\u00eb vitin 1973 t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit u arrestuan. K\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebr shembull, nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb l\u00ebviznin n\u00eb sken\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 duarve. At\u00ebher\u00eb po, censura ekzistonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ajo nuk quhej censur\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr \u201cp\u00ebrzgjedhje\u201d, e kryer nga nj\u00eb komitet.<\/p>\n<p><strong>A guxonit t\u00eb flisnit mes student\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Po, kishte nj\u00eb jet\u00eb klandestine dhe paralele. Flisnim n\u00eb familje, mes miqsh, por duhej t\u00eb ishe i kujdessh\u00ebm. Munda t\u00eb shoh nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Cezanne n\u00eb tualetet e Liceut. Dikush e kishte sjell\u00eb fshehurazi, pasi e kishte \u201cmarr\u00eb\u201d n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare, sipas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb ne kishim: duhej t\u00eb shkonim t\u00eb pastronim n\u00eb bibliotek\u00eb dhe, sapo mbeteshim vet\u00ebm, shfryt\u00ebzonim rastin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb dhe p\u00ebr par\u00eb p\u00ebr disa minuta foto t\u00eb ndaluara. Nj\u00ebri prej shok\u00ebve t\u00eb mi e kishte marr\u00eb pra k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr rreth piktorit Cezanne, vet\u00ebm p\u00ebr disa or\u00eb. Ashtu si n\u00eb filmin \u201cle Parrain\u201d, libri ishte atje, n\u00eb tualete, dhe ne shkonim atje nj\u00ebri pas tjetrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shok\u00ebt b\u00ebnin roje n\u00eb korridor. Kur arrinim t\u00eb merrnim libra, kapaciteti yn\u00eb thith\u00ebs ishte i mahnitsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Kur kjo u b\u00eb m\u00eb n\u00eb fund e mundur? Me r\u00ebnien e komunizmit?<\/strong><\/p>\n<p>Kur ne u \u00e7liruam nga diktatura, e kuptuam se liria ishte akoma edhe m\u00eb e komplikuar. Dhe m\u00eb n\u00eb fund, sapo mund\u00ebm t\u00eb shpreheshim t\u00ebr\u00ebsisht, u b\u00ebm\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb, ne t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka. Por, megjithat\u00eb, kemi pasur artist\u00eb interesant\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit. M\u00eb vjen nd\u00ebrmend Edison Gjergo (1939-1989), i cili b\u00ebri tet\u00eb vite burg p\u00ebr nj\u00eb tablo me disa partizan\u00eb q\u00eb k\u00ebndonin gjat\u00eb nat\u00ebs. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb nj\u00eb tablo realiste e p\u00ebrzier me pak kubiz\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr, Edison Gjergo i p\u00ebrkiste minoritetit katolik q\u00eb konsiderohej si armik i shtetit, po ashtu si dhe ortodoks\u00ebt dhe mysliman\u00ebt. Disa prift\u00ebrinj kur vdisnin n\u00eb burg varroseshin aty q\u00eb t\u00eb vuanin d\u00ebnimin deri n\u00eb fund. Ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos e nxjerr\u00eb trupin nga burgu, i b\u00ebhej edhe nj\u00eb gjyq tjet\u00ebr pas vdekjes, me prova t\u00eb reja, q\u00eb mund ta zgjasnin, p\u00ebr shembull me nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb vjet q\u00ebndrimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb varr burgu. Edison Gjergo u intimidua. Ai u tmerrua dhe shpresonte vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb artist \u201cmediok\u00ebr\u201d. Sekretari i partis\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cTi, ti duhet t\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderosh, sepse t\u00eb kam klasifikuar te mediokrit. Megjithat\u00eb, tabloja jote nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e pafajshme\u201d. \u201cPo pse?\u201d, iu p\u00ebrgjigj Edison Gjergo. \u201cKlasa pun\u00ebtore dhe fshatar\u00ebt punojn\u00eb pa pushim. Nd\u00ebrsa ti, ti rri n\u00eb hije dhe pikturon nj\u00eb pjat\u00eb me rrush. Ti tallesh me prodhimin, me kooperativat, me pun\u00ebn, po ku je ti? N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste apo n\u00eb Shtetet\u00a0e Bashkuara kapitaliste? Asgj\u00eb nuk thot\u00eb se kjo piktur\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00ebn drejtimin e Partis\u00eb\u201d. Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebri ai p\u00ebr ta ekspozuar vitin tjet\u00ebr? Ai e z\u00ebvend\u00ebsoi hap\u00ebsir\u00ebn e telajos pas pjat\u00ebs me rrush me nj\u00eb kod\u00ebr ku punonin disa fshatar\u00eb dhe n\u00eb maj\u00eb t\u00eb kodr\u00ebs nj\u00eb flamur shqiptar. Dhe i than\u00eb: \u201cJe \u00e7mendur, kjo q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq!\u201d. \u201cPo kam pikturuar kontekstin!\u201d, u mbrojt ai. \u201cCilin kontekst? Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta fshatar\u00eb punonin atje, n\u00eb ara, ti rrije n\u00eb dhom\u00ebn t\u00ebnde dhe haje rrush dhe nuk shkon as t\u00eb punosh me ta\u201d. N\u00eb ekspozit\u00ebn e tret\u00eb, ai pikturoi vet\u00ebm kodr\u00ebn, fshatar\u00ebt q\u00eb punonin dhe nj\u00eb piktor me nj\u00eb kasket\u00eb n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb tablos\u00eb, i cili pikturon edhe ai n\u00eb kod\u00ebr. Dhe u pranua, por ai nuk pikturoi m\u00eb. Ai nuk mundej m\u00eb. Ai m\u00eb tha: \u201cKur shikoj ngjyrat dhe penelat, kam pagjum\u00ebsi. Ai nuk pikturoi m\u00eb nga frika.<\/p>\n<p><strong>Le t\u2019i kthehemi asaj l\u00ebvizjeje n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve t\u00eb Bukura. Me an\u00eb t\u00eb saj ju u p\u00ebrfshit\u00eb n\u00eb politik\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e kam drejtuar k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb Akademi. Por ne nuk flisnim p\u00ebr politik\u00ebn n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr artin e ndaluar. Pastaj l\u00ebvizja u rrit deri sa ne organizuam nj\u00eb koncert p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar vdekjen e John Lennon \u2013 nj\u00eb muzik\u00eb e ndaluar deri at\u00ebher\u00eb. Pik\u00ebrisht at\u00eb mbr\u00ebmje shp\u00ebrtheu l\u00ebvizja. Regjimi arriti ta pranoj\u00eb pluralizmin, nj\u00eb parti demokratike e opozit\u00ebs u krijua. Por, un\u00eb nuk doja t\u00eb b\u00ebja politik\u00eb. Sapo vendi u hap, u nisa t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb. Pikturoja dhe shisja vepra, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u00eb vizitoja shum\u00eb qytete europiane. N\u00eb vitin 1995 fitova nj\u00eb burs\u00eb n\u00eb Paris. N\u00eb vitin 1997, n\u00eb fillim t\u00eb kriz\u00ebs financiare, isha akoma n\u00eb Franc\u00eb, por u ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr Vitin e Ri. Nj\u00eb peticion qarkulloi tek artist\u00ebt dhe intelektual\u00ebt p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shkarkimin e Kryeministrit. Rash\u00eb n\u00eb nj\u00eb pusi ku u godita r\u00ebnd\u00eb dhe u rraha me shufra hekuri. U nisa p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb pasi vendosa t\u00eb mos kthehem m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por qeveria ra dhe Kryeministri i ri, i cili sapo kishte dal\u00eb nga burgu, m\u00eb telefonoi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhesha drejtor i televizionit shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Si iu p\u00ebrgjigj\u00ebt ju?<\/strong><\/p>\n<p>Refuzova duke i th\u00ebn\u00eb se nuk doja t\u00eb zija nj\u00eb pun\u00eb zyre, por t\u00eb isha artist. N\u00eb prill 1998 m\u00eb vdiq babai. Ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. U riktheva p\u00ebr ceremonin\u00eb mortore dhe rast\u00ebsisht b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb bisedimeve p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb. At\u00ebher\u00eb provova nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb faji. Me k\u00ebt\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi. Ra telefoni dhe d\u00ebgjova z\u00ebrin e Kryeministrit t\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cZoti minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, doni t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb Shqip\u00ebri apo do t\u00eb shkoni p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Franc\u00eb?\u201d. Nuk kisha menduar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha minist\u00ebr dhe u p\u00ebrgjigja: \u201cDo t\u00eb q\u00ebndroj! N\u00ebse mendohem tep\u00ebr, do t\u00eb iki!\u201d.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse kandiduat p\u00ebr zgjedhjet lokale n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Qyteti ishte shum\u00eb djathtas. Kryeministri m\u00eb tha: \u201cJa, ti je i pavarur, partia ime t\u00eb dha votat e saj. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme, por po p\u00ebrpiqet q\u00eb ti t\u00eb zgjidhesh\u201d. Tirana ishte at\u00ebher\u00eb komplet ndryshe. Q\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb liris\u00eb, meq\u00eb nuk kishte asgj\u00eb, populli kishte filluar t\u00eb zinte hap\u00ebsir\u00ebn publike, t\u00eb hapte kafene\u2026 Kudo mbinin gjithashtu kantiere nd\u00ebrtimi. Nj\u00eb mik italian t\u00eb cilit i shpreha dyshimet e mia, m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb pasazh t\u00eb shkruar nga Machiavel-i, i cili tregonte t\u00eb gjitha fatkeq\u00ebsit\u00eb e Italis\u00eb\u2026 \u201cPor \u00e7far\u00eb dhurate m\u00eb t\u00eb mir\u00eb mund t\u2019ju b\u00ebnte Zoti se sa t\u00eb keni mund\u00ebsi t\u2019i ndryshoni gj\u00ebrat dhe q\u00eb \u00e7do gj\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb ndryshon b\u00ebn nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe?\u201d. Dhe pata nj\u00eb ide! E pranova sfid\u00ebn dhe u zgjodha kryetar i Bashkis\u00eb me 55% t\u00eb votave.<\/p>\n<p><strong>Si kaloi ardhja juaj n\u00eb Bashki?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kishim gjasht\u00eb milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb buxhetin p\u00ebr investime n\u00eb vit. Ishin vet\u00ebm 78 lampadar\u00eb n\u00eb gjendje pune n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin dhe nd\u00ebrprerje energjie t\u00eb vazhdueshme. Njer\u00ebzit p\u00ebrdornin akoma qirinj. Rast\u00ebsisht, Bashkimi Europian kishte dh\u00ebn\u00eb 1 milion euro p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb riparimin e rrug\u00ebve dhe fasadave t\u00eb qytetit. Duhet t\u00eb kemi parasysh se \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb ato vite \u2013 vitet 1990. T\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anarkike. Madje mund t\u00eb shpoje tavanin e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr t\u2019u zgjeruar. Ishte nj\u00eb shkat\u00ebrrim total, n\u00eb duart e dhjet\u00ebra-mij\u00ebra arkitekt\u00ebve anonim\u00eb. E pyeta sip\u00ebrmarr\u00ebsin se cili ishte projekti i tij p\u00ebr fasadat dhe ai m\u00eb tregoi ngjyrat e zbehta. Nd\u00ebrsa un\u00eb vendosa p\u00ebr ngjyrat e forta, me argumentin se me k\u00ebto forma t\u00eb ndryshme, qyteti kishte filluar at\u00ebher\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb pamje kubiste, q\u00eb do t\u00eb vepronte si nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb asistenti m\u00eb informoi se nj\u00eb turm\u00eb njer\u00ebzish ishte mbledhur p\u00ebrpara nj\u00eb fasade te lyer n\u00eb portokalli aq sa bllokonin qarkullimin. Ishte edhe nj\u00eb supervizor francez i Bashkimit Europian, i cili turfullonte qe po shp\u00ebrdoroheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb parat\u00eb e kontribuuesve europian\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse?<\/strong><\/p>\n<p>Sepse k\u00ebto ngjyra nuk hynin n\u00eb normat e BE-s\u00eb, e cila d\u00ebshironte vet\u00ebm gri ose bezh\u00eb. At\u00ebher\u00eb shkova atje p\u00ebr t\u00eb folur me t\u00eb. Ai donte ta nd\u00ebrpriste menj\u00ebher\u00eb projektin. I thash\u00eb se do ta nd\u00ebrprisja dhe se ai m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb iden\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr konferenc\u00ebn time t\u00eb par\u00eb t\u00eb shtypit: kur mendon se censura ishte zhdukur me komunizmin, por ne po p\u00ebsojm\u00eb akoma censur\u00ebn europiane. Ai u p\u00ebrpoq p\u00ebr nj\u00eb kompromis, por nuk kishte. K\u00ebshtu ai iku dhe ne vazhduam. Rruga q\u00eb ishte rilyer kishte nj\u00eb an\u00eb surrealiste: t\u00eb dukej vetja si n\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb Mondrian. M\u00eb tej un\u00eb organizova nj\u00eb sondazh t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse duhej ta vazhdonim k\u00ebt\u00eb operacion apo jo: 63% e votuesve u shpreh\u00ebn se e p\u00eblqenin projektin dhe 85% d\u00ebshironin t\u00eb vazhdonim. Dhe nuk mendoja p\u00ebr efekte an\u00ebsore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj. N\u00eb fillim, Bashkia kishte vendosur nj\u00eb taks\u00eb prej 4%, por askush nuk paguante. Me t\u2019u lyer me ngjyra rrug\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb paguan. Qytetar\u00ebt po fillonin t\u00eb ndiheshin t\u00eb respektuar dhe t\u00eb rip\u00ebrshtateshin me hap\u00ebsir\u00ebn publike. Un\u00eb u rizgjodha me 70% t\u00eb votave.<\/p>\n<p><strong>A ju ndihmoi kjo t\u00eb b\u00ebheni Kryeminist\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, un\u00eb hyra n\u00eb politik\u00eb vet\u00ebm kur fillova t\u00eb kem probleme me Kryeministrin. Ai ishte i pak\u00ebnaqur me popullaritetin tim. Ai p\u00ebrpiqej t\u00eb pengonte veprimin tim, nuk m\u00eb jepte m\u00eb para. Thash\u00eb me vete se duhej t\u00eb veproja. Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve u zhvillua kongresi p\u00ebr lidershipin e Partis\u00eb Socialiste: un\u00eb kandidova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post, por mora vet\u00ebm 6% t\u00eb votave. Dy vjet m\u00eb von\u00eb ata humb\u00ebn zgjedhjet. Gjith\u00e7ka shkoi si n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb fati, ose ishte\u2026 fati.<\/p>\n<h1><\/h1>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama ka zbuluar detaje t\u00eb familjes s\u00eb tij kur ka rr\u00ebfyer se babai i tij, Kristaq Rama, ka qen\u00eb i martuar me nj\u00eb grua ruse. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn e njohur franceze \u201cBeauxArts Magazine\u201d, duke treguar eg\u00ebrsin\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, shprehet se gruaja ruse e babait t\u00eb tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":211503,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-211502","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211502","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211502"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211502\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211503"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211502"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211502"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211502"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}