{"id":212258,"date":"2021-10-21T12:11:09","date_gmt":"2021-10-21T10:11:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=212258"},"modified":"2021-10-21T12:11:09","modified_gmt":"2021-10-21T10:11:09","slug":"pro-kuvendit-kombetar-per-nje-rithemelim-politik-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pro-kuvendit-kombetar-per-nje-rithemelim-politik-perendimor\/","title":{"rendered":"Pro Kuvendit Komb\u00ebtar: p\u00ebr nj\u00eb rithemelim politik per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>Lulzim Basha prodhoi disa meme t\u00eb gatshme nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur foli n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp. Fillimisht ai tha se ka fituar 94 mandate n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, por ia kan\u00eb vjedhur. S\u00eb dyti tha se mb\u00ebshtetja n\u00eb PD i \u00ebsht\u00eb shtuar me 15 p\u00ebrqind pasi p\u00ebrjashtoi liderin historik, Sali Berisha. Basha tha se jan\u00eb plot 95 p\u00ebrqind e demokrat\u00ebve q\u00eb e p\u00ebrkrahin. Pushteti nuk do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb \u201casnj\u00eb ligj [&#8230;] q\u00eb zvog\u00eblon lirin\u00eb e fjal\u00ebs apo t\u00eb shtypit, ose lirin\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb mblidhen n\u00eb nj\u00eb asamble n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, si dhe t\u2019i b\u00ebj\u00eb peticion Qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet\u201d. \u00cbsht\u00eb ky amendamenti nr.1 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Et\u00ebrit themelues besonin se modeli i nj\u00eb Republike nd\u00ebrtuar mbi demokracin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb sistemi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve. Ata besonin gjithashtu se pushteti \u00ebsht\u00eb burim devijimesh autoritare ndaj amendamentet ishin garanci \u201ckufizuese\u201d p\u00ebr \u00e7do pushtet, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitin 1791. Simbolika \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Flasim p\u00ebr amendamentin e par\u00eb, i cili i p\u00ebrmban nj\u00ebherazi tre liri duke i bashkuar n\u00eb nj\u00eb nen t\u00eb vet\u00ebm : t\u00eb firmos\u00ebsh nj\u00eb peticion, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb asamble, ku mund t\u00eb flas\u00ebsh lirisht. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra amerikane, kjo \u00ebsht\u00eb demokracia amerikane. Kontinent tjet\u00ebr, shekuj m\u00eb pas. Viti 2000. Karta e t\u00eb Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian rendit n\u00eb nenet 11 dhe t\u00eb 12 t\u00eb saj, lirin\u00eb e fjal\u00ebs si dhe lirin\u00eb e asambles\u00eb paq\u00ebsore, duke shtuar, si pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit nen, lirin\u00eb e organizimit n\u00eb \u201cparti politike [&#8230;] q\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur vullnetin politik t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d. N\u00eb qasjen evropiane, s\u00ebrish tre lirit\u00eb themelore t\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb asambles\u00eb dhe t\u00eb organizimit politik shkojn\u00eb bashk\u00eb si t\u00eb drejta t\u00eb pandashme. Kjo \u00ebsht\u00eb gjithashtu \u00ebndrra dhe demokracia evropiane. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi. Amerika dhe Europa, jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit djep. Per\u00ebndimi nuk ka tjet\u00ebr em\u00ebr, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk ka tjet\u00ebr \u00ebnd\u00ebrr. Nj\u00eb parentez\u00eb e gjat\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi se firmosja e nj\u00eb peticioni, ku k\u00ebrkohet mbledhja e Kuvendit Komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi t\u00eb ardhmen e nj\u00eb force politike \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi nj\u00eb akt demokratik, nj\u00ebherazi evropian dhe amerikan. Un\u00eb jam pro nj\u00eb kuvendi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb kaluar me titull \u201cPas 13 qershorit, nevoja e nj\u00eb vizioni rithemelues t\u00eb PD\u201d shtroja disa piketa t\u00eb asaj \u00e7ka mund t\u00eb ndodhte me ri-organizimin dhe analiz\u00ebn post 25 prill. Pritshm\u00ebrit\u00eb ishin t\u00eb larta. Por \u00e7far\u00eb u ofrua publikut nd\u00ebrkoh\u00eb? Kuvendi i 17 korrikut prodhoi si lajm kryesor vet\u00ebm fjalimin plot epos, ndjekur nga dor\u00ebheqja plot dram\u00eb, e Mark Markut. Formimi i Kryesis\u00eb nuk krijoi nj\u00eb momentum p\u00ebrpos faktit se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e saj u zgjodh me em\u00ebrim. Nd\u00ebrkoh\u00eb ngritja e departamenteve teknik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende publike dhe organizatat partnere jan\u00eb t\u00eb gjitha jasht\u00eb mandateve statutore. Kjo vonon m\u00eb tej perceptimin se ka nj\u00eb ekip. Ashtu si n\u00eb vitet e kaluar, denoncimet rifilluan si n\u00eb media ashtu dhe drejt prokuroris\u00eb. Prej 2013 ato num\u00ebrohen tanim\u00eb me qindra, e mbase me mij\u00ebra. P\u00ebrtej shpres\u00ebs se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi, opozita duket se po vonon t\u00eb shpalos\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon t\u00eb ri nj\u00eb vizion t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb t\u00eb aksionit t\u00eb saj politik. Po p\u00ebrballemi me nj\u00eb deja-vu q\u00eb nuk entuziazmon. Kjo po l\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb thell\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e nj\u00eb baze elektorale t\u00eb p\u00ebrhumbur e t\u00eb uritur p\u00ebr alternativa imediate. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky boshll\u00ebk q\u00eb duket se po mbush foltorja. Ajo po ngjit. Mbase sepse p\u00ebrball\u00eb humbjes s\u00eb shpres\u00ebs, e vjetra e njohur duket m\u00eb ngush\u00eblluese se monotonia e t\u00eb sotmes. Nj\u00eb monotoni, q\u00eb ndikohet ndoshta nga pritshm\u00ebrit\u00eb e af\u00ebrta q\u00eb vin\u00eb nga Spak, ose nga besimi se skandali i radh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb i madh se ai i shkuar. Fakti \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto mbet\u00ebn mirazhe. Jetojm\u00eb n\u00eb gjendjen e skandalit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Rezultati n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb konsolidimi i nj\u00eb partie-shtet, n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00ebn hund\u00ebn ton\u00eb e t\u00eb \u00e7do ambasadori. Humbja ishte e madhe, mos-ndryshimi nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Kuvendi Komb\u00ebtar duhet t\u00eb adresoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb forc\u00eb politike nuk \u00ebsht\u00eb polici, hetuesi e aq m\u00eb pak nj\u00eb gjykat\u00eb publike. Nuk \u00ebsht\u00eb as OJF dhe as qend\u00ebr sociale q\u00eb shp\u00ebrndan ushqime e ndihma falas. Nj\u00eb forc\u00eb politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizim njer\u00ebzor q\u00eb synon fitoren dhe jet\u00ebsimin e politikave shtet-formuese n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb kombi sovran. Pa sjell\u00eb risi t\u00eb qen\u00ebsishme p\u00ebrball\u00eb t\u00eb majt\u00ebs, votuesit shqiptar\u00eb nuk besojn\u00eb q\u00eb PD mund t\u00eb rifitoj\u00eb s\u00ebrish. N\u00eb baz\u00eb, ky dyshim ushqen nj\u00eb ndjenj\u00eb vetmie t\u00eb thell\u00eb mbi at\u00eb se si dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb vijimi. \u00cbsht\u00eb provuar gjith\u00e7ka, gradualisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksponenciale drejt nj\u00eb radikalizimi ekstrem : nga \u00e7adra, protestat, djegja e mandateve deri n\u00eb mos pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje. Masakrat zgjedhore ndoq\u00ebn nj\u00ebra tjetr\u00ebn, sigurisht, por ne nuk fituam. Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Duke u fshehur tek shk\u00ebndija e foltores, dhe jo tek arsyet strukturale pas saj, drejtimi demokrat nuk po ja del t\u00eb ideoj\u00eb, e p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb artikuloj\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike moderne, mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb ekip t\u00eb konsoliduar, q\u00eb promovon politika inovative dhe t\u00eb t\u00eb ardhmes. P\u00ebrball\u00eb monotonis\u00eb dhe t\u00eb zakonshmes, mediat dhe an\u00ebtar\u00ebsia do t\u00eb ndjekin natyrsh\u00ebm \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb sjell\u00eb risi. Fjal\u00ebn, pasi ajo vjen e para. Thuhet n\u00eb librat e shenjt\u00eb, dhe n\u00eb \u00e7do kushtetut\u00eb q\u00eb garanton fjal\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi Komb\u00ebtar duhet t\u00eb mblidhet p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb tradit\u00eb reale konsultimi me baz\u00ebn. \u00c7\u00ebshtja e listave t\u00eb kandidat\u00ebve apo e programit, vendimet mbi pjes\u00ebmarrjen apo jo n\u00eb zgjedhje etj. nuk mund t\u00eb merren m\u00eb nxitimthi, pa konsultime t\u00eb gj\u00ebra, t\u00eb thelluara, t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb territor. Ndaj un\u00eb do ta firmos thirrjen p\u00ebr Kuvendin Komb\u00ebtar, jo si nj\u00eb firm\u00eb \u201canti\u201d apo \u201cpro\u201d. Por si e vetmja form\u00eb qe lidershipi i PD t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb, duke filluar nga vetvetja, se beson tek dialogu i hapur me elit\u00ebn drejtuese t\u00eb forc\u00ebs politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb. Q\u00eb n\u00eb grupimin ton\u00eb politik promovohet debati i civilizuar dhe emancipues. P\u00ebr \u00e7do tem\u00eb, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb lidershipi dhe vizioni p\u00ebr ristrukturimin e aksionit t\u00eb nj\u00eb force politike komb\u00ebtare. T\u00eb mos fshihemi pas vulave dhe interpretimeve t\u00eb procedurave statutore. Koha \u00ebsht\u00eb tani. An\u00ebtar\u00ebsia duhet t\u00eb njihet me faktet e p\u00ebrfolura dhe t\u00eb shprehet mbi drejtimin q\u00eb PD duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Me vot\u00eb pozitive, apo dhe negative, vot\u00eb-besimi mbetet gjithashtu nj\u00eb parim demokratik. Madje \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e programit t\u00eb PD i cili propozon q\u00eb nj\u00eb grup votuesish mund te k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrprerjen e nj\u00eb mandati t\u00eb nj\u00eb deputeti n\u00eb \u00e7do moment. Ky ishte nj\u00eb propozim modern dhe kurajoz p\u00ebr koh\u00ebn i dal\u00eb nga vet\u00eb Kryetari t\u00eb PD-s\u00eb, i cili i ka t\u00eb gjitha kompetencat q\u00eb ta mbledh\u00eb Kuvendin apo K\u00ebshillin Komb\u00ebtar pa pritur peticionin q\u00eb po firmoset nga an\u00ebtar\u00ebsia demokrate. P\u00ebrse vall\u00eb Rama do t\u00eb pranoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb debat publik kur ne vet\u00eb nuk e ushtrojm\u00eb ket\u00eb instrument demokratik?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mbyllur, thirrja e Kuvendit \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb nga leksiku opozitar fjal\u00ebn \u201canti-amerikaniz\u00ebm\u201d. Nj\u00eb term guask\u00eb, pa p\u00ebrmbajtje, q\u00eb u hodh p\u00ebr konsumeriz\u00ebm politik, por me pasoja t\u00eb rrezikshme. Teza fillestare duhet t\u00eb realizohet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb anti-teza e m\u00ebvonshme t\u00eb rr\u00ebzohet. D\u00ebshmi ndaj partner\u00ebve dhe \u00e7do votuesi shqiptar p\u00ebr karakterin realisht per\u00ebndimor t\u00eb nj\u00eb force politike historike. Kuvendi duhet t\u00eb mblidhet si nj\u00eb prov\u00eb demokracie, statutore dhe qytetare t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb son\u00eb ideologjike. Nj\u00eb kuvend per\u00ebndimor q\u00eb garanton pluralizmin brenda forc\u00ebs politike, q\u00eb garanton mendimin e lir\u00eb dhe ndryshe, fraksionet dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb \u00e7dokush q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me drejtimin politik t\u00eb mund t\u00eb shprehet n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb institucionale dhe p\u00ebrbashkuese. Le t\u00eb shpalosen k\u00ebto vlera n\u00eb jet\u00ebn shpesh her\u00eb arkaike t\u00eb partive politike shqiptare. Le t\u00eb jet\u00eb ky Kuvendi i Platformave Demokratike. Le t\u00eb jet\u00eb PD, s\u00ebrisht, paraprij\u00ebse e standardeve m\u00eb t\u00eb mira demokratike.<\/p>\n<p>*An\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar PD<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lulzim Basha prodhoi disa meme t\u00eb gatshme nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur foli n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp. Fillimisht ai tha se ka fituar 94 mandate n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, por ia kan\u00eb vjedhur. S\u00eb dyti tha se mb\u00ebshtetja n\u00eb PD i \u00ebsht\u00eb shtuar me 15 p\u00ebrqind pasi p\u00ebrjashtoi liderin historik, Sali Berisha. Basha tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":212265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-212258","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=212258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212258\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/212265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=212258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=212258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=212258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}