{"id":212341,"date":"2021-10-21T17:08:26","date_gmt":"2021-10-21T15:08:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=212341"},"modified":"2021-10-21T17:08:26","modified_gmt":"2021-10-21T15:08:26","slug":"endri-shabani-kerkon-falje-qe-ka-punuar-per-fondacionin-soros-turp-te-me-vije-zgjodha-rrugen-e-gabuar-kerkoj-ndjese-permes-kesaj-autokritike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/endri-shabani-kerkon-falje-qe-ka-punuar-per-fondacionin-soros-turp-te-me-vije-zgjodha-rrugen-e-gabuar-kerkoj-ndjese-permes-kesaj-autokritike\/","title":{"rendered":"Endri Shabani k\u00ebrkon FALJE q\u00eb ka punuar p\u00ebr Fondacionin SOROS: Turp t\u00eb m\u00eb vij\u00eb! Zgjodha rrug\u00ebn e gabuar, k\u00ebrkoj ndjes\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj AUTOKRITIKE"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, p\u00ebrmes nj\u00eb autokritike n\u00eb rrjetet sociale ka k\u00ebrkuar falje q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tij ka punuar si studiues dhe menaxher programi p\u00ebr Fondacionin Soros n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se i k\u00ebrkon falje t\u00eb gjith\u00eb militant\u00ebve q\u00eb jan\u00eb kapur pas partive p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb drejtora apo ministra, pasi nuk zgjodhi rrug\u00ebn e tyre. Gjithashtu Shabani u k\u00ebrkon falje edhe doganier\u00ebve e inspektor\u00ebve q\u00eb nuk u b\u00eb si ata, t\u00eb pasurohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb leht\u00eb duke ngritur traun apo duke mbyllur syt\u00eb.<\/p>\n<p>Endri Shabani e pranon q\u00eb ka zgjedhur rrug\u00ebn e gabuar, pasi ka kuptuar q\u00eb shum\u00eb mir\u00eb mund t\u00eb merrej me drog\u00eb apo prostitucion, mund t\u00eb martohej me vajz\u00ebn e ndonj\u00eb oligarku, apo mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb vras\u00ebs me pages\u00eb, duke i siguruar vetes t\u00eb ardhura t\u00eb m\u00ebdha, madje si\u00e7 thot\u00eb ai, mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb edhe deputet.<\/p>\n<p>\u201cTurp te me vije!<\/p>\n<p>Prandaj, me dore ne zemer, i penduar perballe shokeve dhe shoqeve militante, te cilet mbajne lart namuzin e shoqerise permes vigjilences se tyre ndaj armikut, une sot kerkoj ndjese permes kesaj autokritike\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Endri Shabani, n\u00eb autokritik\u00ebn e tij t\u00eb mbushur plot me ironi, ku thumbon t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i AUTOKRITIK\u00cbS IRONIKE t\u00eb Endri Shabanit:<\/p>\n<p>Autokritike!<\/p>\n<p>Vertet e kam thene prej kohesh qe ne te shkuaren time kam punuar si studiues dhe menaxher programi per fondacionin Soros ne Shqiperi. Por deri me sot nuk kisha kerkuar ndjese publike per kete faj.<\/p>\n<p>Tani e kuptoj qe te punosh ne Shqiperi eshte nje faj i rende.<\/p>\n<p>Prandaj sot dua t\u2019i kerkoj ndjese te gjithe militanteve qe jane kapur pas nje partie apo kryetari per tu bere drejtore apo ministra. Apo gjithe atyre te cileve partia u ka gjetur nje vend pune ne administrate, ne bashki, ne shkolle, universitet apo spital.<\/p>\n<p>Me falni qe nuk zgjodha te behem edhe une nje militant partie, si gjithe njerezit me mend ne kete vend!<\/p>\n<p>U kerkoj falje doganiereve dhe inspektoreve qe nuk zgjodha te pasurohem ne menyre te lehte, duke ngritur traun apo duke mbyllur syte.<\/p>\n<p>Ne vecanti u kerkoj falje atyre qe aplikuan per kete pune apo pune te ngjashme, por nuk u pranuan. Jam i sigurte se ata nuk do kishin pranuar kurre te benin nje pune te tille.<\/p>\n<p>Une e di qe kam gabuar.<\/p>\n<p>E di se mund te kisha zgjedhur te punoja per ndonje oligark, dhe te menaxhoja parate qe ata iu vjedhin shqiptareve permes koncesioneve. Apo te isha marre me biznes dhe te kapja ndonje tender publik.<\/p>\n<p>Une duhet te kisha zgjedhur te abuzoja me fondet publike dhe taksat e shqiptareve, ne vend qe te pranoja te paguhesha nga nje organizate nderkombetare.<\/p>\n<p>Duhet te isha bere shef i vogel, dhe te vija gjoba per hesap te shefit te madh, qe pastaj t\u2019ja dergoja parate ne shtepi me arka. Apo te kisha zgjedhur te punoja per ndonje pronar mediash dhe tu vija gjoba bizneseve, nese do te donin qe te mbyllja gojen.<\/p>\n<p>Une mund te kisha zgjedhur te merresha me droge, me trafik vajzash apo afganesh. Apo te isha bere vrases me pagese, sekser prostitutash ose informator bandash. Jo vetem qe do isha bere i pasur, por do kisha fituar edhe nderimin e shoqerise. Per te mos thene qe do isha bere sot deputet.<\/p>\n<p>Sigurisht qe mund isha perpjekur te martohesha me vajzen e ndonjerit prej banoreve te Rolling Hills, apo te fshihja parate e ndonje ministri e ish kryeministri, dhe te mos kisha nevoje fare te punoja.<\/p>\n<p>Ne fakt mund edhe te kisha bere dicka qe te mos punoja fare, duke sajuar letrat per ndonje pension special, ndonje KEMP, ndonje subvencion qiraje apo kredi te bute. Ose te kisha ikur nje here e pergjithmone nga ky vend, sic ka bere nje e treta e popullsise.<\/p>\n<p>Por jo, une zgjodha rrugen e gabuar, ndryshe nga ata me siper, te cilet sot jane zhgenjyer nga puna ime.<\/p>\n<p>Une hodha poshte gjithe ato alternativa qe te ofron ky vend, dhe zgjodha te punoja per nje organizate nderkombetare, e cila ofron ndihme ligjore falas per ata qe nuk kane para per te paguar nje avokat. Zgjodha te punoja per nje organizate qe ka ndertuar shkolla dhe kopshte per femijet, dhe qe ka ngritur shtepi per grate e dhunuara.<\/p>\n<p>Turp te me vije!<\/p>\n<p>Prandaj, me dore ne zemer, i penduar perballe shokeve dhe shoqeve militante, te cilet mbajne lart namuzin e shoqerise permes vigjilences se tyre ndaj armikut, une sot kerkoj ndjese permes kesaj autokritike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, p\u00ebrmes nj\u00eb autokritike n\u00eb rrjetet sociale ka k\u00ebrkuar falje q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tij ka punuar si studiues dhe menaxher programi p\u00ebr Fondacionin Soros n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai thot\u00eb se i k\u00ebrkon falje t\u00eb gjith\u00eb militant\u00ebve q\u00eb jan\u00eb kapur pas partive p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb drejtora apo ministra, pasi nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":212342,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-212341","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=212341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212341\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/212342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=212341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=212341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=212341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}