{"id":212370,"date":"2021-10-21T17:50:40","date_gmt":"2021-10-21T15:50:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=212370"},"modified":"2021-10-21T17:50:40","modified_gmt":"2021-10-21T15:50:40","slug":"blendi-kajsiu-dy-fitore-qe-cojne-ne-humbje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/blendi-kajsiu-dy-fitore-qe-cojne-ne-humbje\/","title":{"rendered":"Blendi KAJSIU: Dy fitore q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb humbje"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA BLENDI KAJSIU<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb fitorja e fushat\u00ebs Berisha \u00ebsht\u00eb humbje e madhe p\u00ebr PD-n\u00eb, kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb edhe p\u00ebr vet\u00eb doktorin. Ai e di se kthimi i tij n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, vet\u00eb apo n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tjet\u00ebr Luli, nuk e zgjidh as ng\u00ebr\u00e7in e tij personal dhe as ng\u00ebr\u00e7in politik t\u00eb PD-s\u00eb. Berisha e di mir\u00eb q\u00eb e ka t\u00eb pamundur t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Lul po aq besnik sa\u00e7 ka qen\u00eb Basha. N\u00ebse ky i fundit e tradhtoi p\u00ebrpara presionit amerikan, nuk ka asnj\u00eb garanci q\u00eb delfini tjet\u00ebr nuk do b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, her\u00ebt a von\u00eb. Ama, k\u00ebsaj radhe, doktori do e kish t\u00eb pamundur t\u00eb fillonte nj\u00eb tjet\u00ebr foltore n\u00eb baz\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, l\u00ebvizja e tij \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e paqart\u00eb. Nuk dim\u00eb ende se \u00e7far\u00eb po k\u00ebrkon konkretisht; vot\u00ebbesimin e Bash\u00ebs, z\u00ebvend\u00ebsimin e tij me nj\u00eb tjet\u00ebr, rikthimin n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb apo referendum p\u00ebr rifutjen n\u00eb grupin parlamentar. Konfuzioni \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e faktit t\u00eb thjesht\u00eb se suksesi i l\u00ebvizjes Berisha \u00ebsht\u00eb humbje jo vet\u00ebm p\u00ebr PD-n\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb personalisht.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe p\u00ebr strategjin\u00eb e strucit q\u00eb ka zgjedhur Basha. Fitorja e Bash\u00ebs pa u p\u00ebrballur me Berish\u00ebn zvog\u00eblon jo vet\u00ebm PDn\u00eb, por redukton edhe m\u00eb tej statur\u00ebn politike t\u00eb vet\u00eb Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Basha e di mir\u00eb se Berisha \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, se rikthimi i tij n\u00eb krye t\u00eb PDs\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb. Ndaj e vetmja gj\u00eb q\u00eb ai duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, derisa Berisha t\u00eb largohet me grupin e tij, apo derisa Zoti ta fus\u00eb n\u00eb list\u00ebn ku p\u00ebrfundojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e pakontestueshme se ajo e Departamentit t\u00eb Shtetit Amerikan.<\/p>\n<p>Ndaj, ai ka zgjedhur t\u2019u thot\u00eb demokrat\u00ebve \u201cs\u2019keni ku t\u00eb shkoni, tek un\u00eb do p\u00ebrfundoni!\u201d. Refuzimi p\u00ebr t\u2019u takuar me baz\u00ebn, apo p\u00ebr t\u00eb mbledhur Kuvendin, apo p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo diskutimi t\u00eb hapur \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb e k\u00ebsaj strategjie imponuese q\u00eb nuk i ofron an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta logjik\u00eb q\u00eb iu ofrua shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare. Mesazhi themelor i opozit\u00ebs ishte identik: \u201cDoni, s\u2019doni, ne do na votoni\u201d. Rama \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i korruptuar dhe arrogant, me qeverisjen e tij jeni t\u00eb pak\u00ebnaqur, ai u b\u00eb tet\u00eb vite n\u00eb pushtet dhe \u00ebsht\u00eb konsumuar. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, opozita e djeshme u thoshte shqiptar\u00ebve \u201cna ka ardhur radha t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pushtet sepse nuk keni alternativ\u00eb tjet\u00ebr\u201d. Ironikisht ishte e nj\u00ebjta opozit\u00eb, bashk\u00eb me pushtetin, q\u00eb garanton eliminimin e lindjes s\u00eb alternativave politike duke mbajtur fort nj\u00eb sistem politik bipolar.<\/p>\n<p>Sot, Basha po u thot\u00eb demokrat\u00ebve \u201c\u00ebsht\u00eb radha ime t\u00eb jem kryetar real i PD-s\u00eb, sepse nuk keni alternativ\u00eb\u201d. Ironikisht \u00ebsht\u00eb po Basha q\u00eb me rizgjedhjen e tij si kryetar, me refuzimin p\u00ebr diskutim me baz\u00ebn, dhe me refuzimin p\u00ebr t\u00eb mbledhur Kuvendin, eliminon daljen e nj\u00eb lidershipi t\u00eb ri p\u00ebr PD-n\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ishte qoft\u00eb nj\u00eb Bash\u00eb i rishpikur, qoft\u00eb dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebse dje Basha nuk u shpjegonte shqiptar\u00ebve se p\u00ebrse ai ishte m\u00eb i mir\u00eb se Rama, sot nuk u shpjegon demokrat\u00ebve se p\u00ebrse ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se Berisha. Madje, sot ai as nuk po u thot\u00eb demokrat\u00ebve se p\u00ebrse Berisha \u00ebsht\u00eb i keq. N\u00eb fakt, Basha as nuk \u00ebsht\u00eb distancuar nga doktori dhe aq m\u00eb pak nga fenomeni politik q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj strategjie, Basha po kthehet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb Berish\u00ebs. Akti politik i largimit t\u00eb doktorit nga grupi parlamentar n\u00eb vend q\u00eb ta transformonte nga kryetar n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs, po d\u00ebshmon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se Basha nuk ka stofin e liderit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, largimi i Berish\u00ebs nga grupi parlamentar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb personale dhe pa miratimin as t\u00eb kryesis\u00eb (q\u00eb Basha e ka zgjedhur vet\u00eb) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim politik n\u00ebn standardin Berisha. Ky i fundit, kur vendoste t\u00eb largonte dik\u00eb nga grupi parlamentar, mas\u00ebn disiplinore e miratonte n\u00eb kryesi, si\u00e7 e k\u00ebrkon statuti dhe si\u00e7 ndodhi n\u00eb rastin e Ngjel\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kur Berisha largonte dik\u00eb nga PD-ja, gjithnj\u00eb prodhonte nj\u00eb arsyetim politik, q\u00eb, ndon\u00ebse i rrem\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn ishte koherent. K\u00ebshtu, ai demonizonte kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb si komunist\u00eb, t\u00eb shitur apo t\u00eb bler\u00eb, t\u00eb kapur apo t\u00eb korruptuar, por gjithnj\u00eb kishte nj\u00eb justifikim politik p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tyre. Pra, logjika ishte \u201cp\u00ebrjashtohet se \u00ebsht\u00eb tradhtar\/i korruptuar\/komunist\/\u00e7imk\u00eb\/etj.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e p\u00ebrjashtimit t\u00eb Berish\u00ebs, argumenti i Bash\u00ebs ishte dhe mbetet inkoherent dhe pa logjik\u00eb politike. Nga nj\u00eb an\u00eb ai u thot\u00eb demokrat\u00ebve se Berisha \u00ebsht\u00eb i ndersh\u00ebm dhe i pafajsh\u00ebm, se nuk duhet t\u00eb ishte n\u00eb list\u00ebn e SHBA, se atij i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi nga Sorosi dhe Rama, dhe se ai e do shum\u00eb doktorin. Nga ana tjet\u00ebr vendos ta largoj\u00eb nga grupi parlamentar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb arsyetim nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb demokrat\u00ebt mendojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mashtrues dhe pa karakter. N\u00ebse Berish\u00ebs i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet lobingjeve t\u00eb pista, Basha ka detyrim ta mbroj\u00eb dhe jo ta l\u00ebshoj\u00eb si limon t\u00eb shtrydhur. N\u00ebse ai nuk mbron dot Berish\u00ebn p\u00ebrball\u00eb lobingjeve t\u00eb Ram\u00ebs, si do mbroj\u00eb demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb apo interesat e qytetar\u00ebve?<\/p>\n<p>Ndaj \u00ebsht\u00eb detyrim i Bash\u00ebs t\u2019u shpjegoj\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb takime n\u00eb baz\u00eb se Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn non grata p\u00ebr korrupsion dhe pengim t\u00eb demokracis\u00eb. Se k\u00ebt\u00eb list\u00eb e b\u00ebn Departamenti i Shtetit dhe jo Edi Rama. Se Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, nuk \u00ebsht\u00eb vart\u00ebs i Edi Ram\u00ebs. Se mbajtja e Berish\u00ebs n\u00eb grup parlamentar n\u00ebnkupton konflikt me SHBA-t\u00eb dhe inkoherenc\u00eb politike p\u00ebr PD-n\u00eb, n\u00ebnkupton futjen e Tom Doshit n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Basha ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb sqaroj\u00eb demokrat\u00ebt se p\u00ebr korrupsionin atomik t\u00eb familjes Berisha n\u00eb G\u00ebrdec \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb film nga Hollywood ku luan Bradly Cooper, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ylli i kinemas\u00eb hollivudiane sot. Se ai skandali cenoi r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-ve, sepse ushtris\u00eb afgane q\u00eb luftonte taleban\u00ebt i shiteshin fishek\u00eb t\u00eb skaduar nga djali i Kryeministrit ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto sqarime t\u00eb dhimbshme duhet t\u00eb sh\u00ebrbenin edhe p\u00ebr nj\u00eb katarsis t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u2019u distancuar nga shum\u00eb fenomene negative t\u00eb qeverisjes s\u00eb saj, jo vet\u00ebm G\u00ebrdeci dhe 21 janari, por edhe privatizimet skandaloze t\u00eb KESH apo t\u00eb ARMOS, q\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb duart e bizneseve pran\u00eb familjes Berisha. Ky distancim do ishte hapi i par\u00eb i transformimit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu, Basha \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nivelin e Berish\u00ebs. E vetmja kritik\u00eb q\u00eb ai i ka b\u00ebr\u00eb qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb llumi i korrupsionit t\u00eb disa drejtor\u00ebve q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb me Berish\u00ebn. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb larg autokritik\u00ebs q\u00eb Berisha b\u00ebri n\u00eb vitin 2005 rreth qeverisjes s\u00eb tij 1992-1996. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e 2005 ku b\u00ebnte pjes\u00eb Basha u b\u00eb nj\u00eb autokritik\u00eb e fort\u00eb e qeverisjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, e autoritarizmit t\u00eb saj, e dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar kund\u00ebr opozit\u00ebs, e tolerimit t\u00eb piramidave, etj.<\/p>\n<p>Por Basha \u00ebsht\u00eb posht\u00eb nivelit berishist edhe p\u00ebr g\u00ebnjeshtrat q\u00eb thot\u00eb. Dhe g\u00ebnjeshtrat berishiste kan\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb spektakolare. Lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, por mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb deklarat\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 1998 se Azem Hajdarin e vrau Fatos Nano, denoncimin e grushtit t\u00eb shtetit pas vrasjeve t\u00eb 21 janarit n\u00eb vitin 2021, apo deklarat\u00ebn se protestuesit e 21 janarit ishin vrar\u00eb me \u00e7adrapistoleta.<\/p>\n<p>Ndaj n\u00eb politik\u00ebn shqiptare t\u00eb thuash g\u00ebnjeshtra m\u00eb t\u00eb pabesueshme se ato q\u00eb ka prodhuar Berisha \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. E megjithat\u00eb, k\u00ebtu Basha ia kalon babait t\u00eb tij politik. Deklarata e tij se nuk del n\u00eb baz\u00eb sepse e ka shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb mund\u00eb Berish\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato g\u00ebnjeshtra q\u00eb nuk e besojn\u00eb dot as mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij. Pra, Basha jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u thot\u00eb dot disa t\u00eb v\u00ebrteta themelore demokrat\u00ebve, por nuk ka as aft\u00ebsin\u00eb t\u2019i g\u00ebnjej\u00eb sot po aq bindsh\u00ebm sa Berisha.<\/p>\n<p>Ironia \u00ebsht\u00eb se Bash\u00ebs nuk i duhet 95% e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb (sikurse deklaroi se e kishte me vete, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr g\u00ebnjesht\u00ebr f\u00ebminore) p\u00ebr t\u00eb mundur Berish\u00ebn, i duhet vet\u00ebm gjysma e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar q\u00eb n\u00eb shumic\u00eb i ka zgjedhur po ai vet\u00eb. Dhe n\u00ebse ai nuk bind as gjysm\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb, apo t\u00eb Kuvendit t\u00eb saj Komb\u00ebtar, se PD-ja nuk mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr SHBA-ve, se SHBAt\u00eb nuk i kontrollon Edi Rama, se Berisha \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion nga SHBAt\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai nuk duhet t\u00eb jet\u00eb kryetar i PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mesazhi q\u00eb Basha po u transmeton si an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb edhe shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb se ai ka frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me Berish\u00ebn. Ama, n\u00ebse Basha me mb\u00ebshtetjen e SHBAve dhe t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb opinionit publik, nuk mund dot sot nj\u00eb Berish\u00eb t\u00eb plakur, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb futur nj\u00eb beteje q\u00eb s\u2019mund ta fitoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb si do t\u2019ia dal\u00eb nes\u00ebr t\u00eb mund\u00eb Edi Ram\u00ebn apo Erjon Veliajn, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 elektoratit socialist kan\u00eb pas media, biznese dhe ambasador\u00eb?<\/p>\n<p>Ndaj n\u00ebse Basha do t\u2019i marr\u00eb partin\u00eb Berish\u00ebs, ai duhet ta mund\u00eb at\u00eb me argumente, n\u00eb diskutim dhe debat t\u00eb hapur dhe me vot\u00eb. Respektin dhe bindjen e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe berishist\u00ebve n\u00eb PD ai e fiton vet\u00ebm n\u00ebse \u201cu vret\u201d atyre liderin, n\u00ebse rishpik vetveten dhe PD-n\u00eb p\u00ebrtej nj\u00eb kopje t\u00eb sh\u00ebmtuar berishiste. Tentativa p\u00ebr ta mbajtur PD-n\u00eb peng pa debat, pa forume dhe pa votim \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se pengmarrja q\u00eb Berisha i b\u00ebri PD-s\u00eb p\u00ebr 30 vite rresht, q\u00eb gjithsesi u arrit me vot\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebrballja me Berish\u00ebn ishte dhe mbetet momenti i katarsis p\u00ebr PD-n\u00eb dhe nj\u00eb shans historik p\u00ebr Bash\u00ebn q\u00eb ta rishpik\u00eb veten si lider dhe PD-n\u00eb si alternativ\u00eb qeveris\u00ebse. Ai duhet ta k\u00ebrkonte betej\u00ebn me Berish\u00ebn edhe n\u00ebse ky fundit do t\u2019i shmangej asaj. Nj\u00eb fitore, pa u p\u00ebrballur me berishizmin, zvog\u00eblon m\u00eb tej si Bash\u00ebn edhe PD-n\u00eb.\/Panorma.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA BLENDI KAJSIU Q\u00eb fitorja e fushat\u00ebs Berisha \u00ebsht\u00eb humbje e madhe p\u00ebr PD-n\u00eb, kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb edhe p\u00ebr vet\u00eb doktorin. Ai e di se kthimi i tij n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, vet\u00eb apo n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tjet\u00ebr Luli, nuk e zgjidh as ng\u00ebr\u00e7in e tij personal dhe as ng\u00ebr\u00e7in politik t\u00eb PD-s\u00eb. Berisha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":205703,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-212370","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=212370"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212370\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/205703"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=212370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=212370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=212370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}