{"id":213048,"date":"2021-10-23T18:29:06","date_gmt":"2021-10-23T16:29:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=213048"},"modified":"2021-10-23T18:29:06","modified_gmt":"2021-10-23T16:29:06","slug":"cfare-pd-je-mund-te-sjelle-foltorja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/cfare-pd-je-mund-te-sjelle-foltorja\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb PD-je mund t\u00eb sjell\u00eb Foltorja?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>NGA ERGYS M\u00cbRTIRI<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e z. Berisha pretendojn\u00eb se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin q\u00eb i ka munguar PD-s\u00eb duke i kontribuar hapjes dhe demokratizimit t\u00eb saj. Ata e vendosin theksin tek mungesa e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, si shkak p\u00ebr gjendjen ekzistuese dhe humbjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, por a mundet kjo l\u00ebvizje t\u00eb sjell\u00eb v\u00ebrtet\u00eb hapjen dhe demokratizimin e PD-s\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nga t\u00eb gjitha aspektet, Foltorja e z. Berisha nuk reflekton aspak frym\u00ebn e demokratizimit q\u00eb pretendon. Nga aspekti retorik, ajo nuk prodhon debat, arsye, argumente, por vet\u00ebm akuza, lin\u00e7ime, agresivitet, teori konspirative, inkoherenc\u00eb logjike, hiperbolizim ekstrem n\u00eb sulme, etj. Ajo nuk karakterizohet aspak nga racionaliteti, maturia, bashk\u00ebpunimi, toleranca, respektimi i institucioneve t\u00eb organizat\u00ebs, por krejt e kund\u00ebrta. Seancat e saj jan\u00eb t\u00eb mbushura me zem\u00ebrim, urrejtje, alarm, kushtrim, k\u00ebrc\u00ebnim, arroganc\u00eb, ciniz\u00ebm, \u00e7far\u00eb sinjalizojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb politike q\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebndaj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn me t\u00eb tjer\u00ebt dhe nuk mund t\u00eb priret drejt zgjerimit t\u00eb organizat\u00ebs ndaj shtresave m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjuha e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb z. Berisha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuese, antagoniste, hermetike, m\u00eb shum\u00eb se e vet\u00eb doktorit. Ata nuk pranojn\u00eb debat dhe arsye. Turma aktivist\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij sulmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb histerike \u00e7do njeri q\u00eb shprehet kund\u00ebr duke akuzuar gjithk\u00eb si t\u00eb shitur, t\u00eb pabes\u00eb, agjent n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Ram\u00ebs, k\u00eblysh t\u00eb SOROS-it apo servil t\u00eb kryetarit. Takimet n\u00eb foltore nuk synojn\u00eb ti b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb reflektojn\u00eb e mendojn\u00eb drejt\u00eb, por vet\u00ebm t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb frustracionet kolektive, duke i shkarkuar ato ndaj kryetarit t\u00eb partis\u00eb. Gjithashtu, mediat dhe figurat politike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tij, nd\u00ebrsejn\u00eb turma njer\u00ebzish t\u00eb inatosur, fabrikojn\u00eb lajme t\u00eb rreme dhe tjet\u00ebrsojn\u00eb faktet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb intensifikojn\u00eb tensionin. Ato k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb kushtet p\u00ebr shprehjen e mendimit t\u00eb lir\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb publikun q\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb dhe gjykoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt dhe arsyeshme. Kjo natyrisht nuk mund ti sh\u00ebrbej\u00eb demokratizimit t\u00eb asnj\u00eb organizate.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, figurat politike q\u00eb jan\u00eb mbledhur rreth z. Berisha, pa llogaritur militant\u00ebt e tij besnik\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht figura q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb regresive t\u00eb PD-s\u00eb. Shumica prej tyre jan\u00eb t\u00eb st\u00ebrkonsumuar, ricikluar dhe ezauruar plot\u00ebsisht, njer\u00ebz t\u00eb dhjamur prej dekadash n\u00eb korritoret e nj\u00eb politike banale si kjo e k\u00ebtyre 30 viteve, prej s\u00eb cil\u00ebs qytetar\u00ebt jan\u00eb velur e neveritur prej koh\u00ebsh tashm\u00eb. Akomodimi i tyre tregon munges\u00eb t\u00eb thell\u00eb alternative dhe ofron nj\u00eb pamje t\u00eb trisht\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb projekton Foltorja. Pretendimi se kjo parti mund t\u00eb ringrihet, reformohet, hapet e demokratizohet me \u201crraqe t\u00eb vjetra\u201d t\u00eb paarnueshme si k\u00ebto \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht pa vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat vepron, Foltorja nuk ka as mund\u00ebsi e as q\u00ebllim t\u00eb hap\u00eb e demokratizoj\u00eb partin\u00eb. Ajo ka nisur si p\u00ebrpjekje p\u00ebr mbijetes\u00ebn e nj\u00eb njeriu dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt luajn\u00eb shansin e tyre t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb politik\u00eb. Ajo mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb mas\u00eb militant\u00ebsh radikal\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb model politik gjithashtu n\u00eb kushte mbijetese, i cili ndeshet tashm\u00eb me erozionin e vet n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me koh\u00ebn. N\u00eb kushte t\u00eb tilla, n\u00eb nj\u00eb rast hipotetik fitoreje Foltorja premton nj\u00eb parti mbijetese, jo nj\u00eb parti t\u00eb hapur e demokratizuar, t\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar shtresa t\u00eb gjera t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb fryma, mend\u00ebsia, tipologjia e grupit q\u00eb shkon n\u00eb foltore, por edhe e figurave politike q\u00eb sillen rreth saj, \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb, edhe n\u00eb kushte normale, nuk mund ta shpjer\u00eb partin\u00eb drejt hapjes. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kjo frym\u00eb ka penguar dhe sulmuar \u00e7do prurje t\u00eb re n\u00eb PD dhe \u00e7do risi n\u00eb t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb, duke e par\u00eb si t\u00eb huaj e t\u00eb papranueshme n\u00eb raport me at\u00eb q\u00eb ajo e quan \u201cidentitet i PD-s\u00eb\u201d, i cili instalohet si di\u00e7ka fikse, t\u00eb paadaptueshme me nevojat e koh\u00ebs. Fondamentalizmi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb penges\u00eb p\u00ebr \u00e7do ndryshim dhe n\u00ebn frym\u00ebn e tij organizata \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb mbetet n\u00eb stanjacion t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. N\u00eb kushte t\u00eb tilla, n\u00ebn perceptimin e t\u00eb qenin t\u00eb rrethuar nga armiq e komplote bot\u00ebrore, ata do ta shnd\u00ebrrojn\u00eb organizat\u00ebn n\u00eb garnizon ushtarak duke par\u00eb tek \u00e7do njeri armikun e brendsh\u00ebm apo t\u00eb jasht\u00ebm, agjentin e Ram\u00ebs apo SOROS-it.<\/p>\n<p>E izoluar nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, e pap\u00eblqyer nga publiku, e vjet\u00ebruar dhe varf\u00ebruar n\u00eb terma, ide e mjete politike, PD-ja e foltores do t\u00eb fshihet pas teorive konspirative, p\u00ebr t\u00eb justifikuar vetveten dhe rrug\u00ebn e saj t\u00eb d\u00ebshtimit, q\u00eb do ti shfaqet q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rikthimit. Ajo do t\u00eb priret gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ta shoh\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnues e armiq\u00ebsor mjedisin politik, gj\u00eb q\u00eb do ta \u00e7oj\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt mbylljes rradh\u00ebshtr\u00ebnguar kund\u00ebr armiqve.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfytyrim t\u00eb till\u00eb ajo nuk do t\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb dot nj\u00eb model politik normal, me aksion politik t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb institucione, me nj\u00eb projekt konkurrues e gjithp\u00ebrfshir\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e p\u00ebrkryer sesi nj\u00eb forc\u00eb politike mund t\u00eb shkat\u00ebrrohet. Ajo shnd\u00ebrrohet k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb sekt fanatik\u00ebsh q\u00eb lufton me mullinjt\u00eb e er\u00ebs n\u00eb cepin e vet t\u00eb harruar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA ERGYS M\u00cbRTIRI Mb\u00ebshtet\u00ebsit e z. Berisha pretendojn\u00eb se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin q\u00eb i ka munguar PD-s\u00eb duke i kontribuar hapjes dhe demokratizimit t\u00eb saj. Ata e vendosin theksin tek mungesa e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, si shkak p\u00ebr gjendjen ekzistuese dhe humbjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, por a mundet kjo l\u00ebvizje t\u00eb sjell\u00eb v\u00ebrtet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":213049,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-213048","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213048\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}