{"id":213821,"date":"2021-10-26T14:08:36","date_gmt":"2021-10-26T12:08:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=213821"},"modified":"2021-10-26T14:08:36","modified_gmt":"2021-10-26T12:08:36","slug":"agjencia-e-mbikeqyrjes-policore-lsi-qeveria-e-edi-rames-sndalet-ne-kapjen-e-cdo-segmenti-po-tenton-te-kontrolloje-policine-duke-zhbere-perfundimisht-ligjin-e-shcba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/agjencia-e-mbikeqyrjes-policore-lsi-qeveria-e-edi-rames-sndalet-ne-kapjen-e-cdo-segmenti-po-tenton-te-kontrolloje-policine-duke-zhbere-perfundimisht-ligjin-e-shcba\/","title":{"rendered":"Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore, LSI: Qeveria e Edi Ram\u00ebs s\u2019ndalet n\u00eb kapjen e \u00e7do segmenti, po tenton t\u00eb kontrolloj\u00eb Policin\u00eb duke zhb\u00ebr\u00eb p\u00ebrfundimisht ligjin e SH\u00c7BA"},"content":{"rendered":"<p>Ish deputetja e LSI, Silva Caka, shprehet se qqveria dhe kryeministri Edi Rama po tenton t\u00eb kthej\u00eb Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb nj\u00eb polici politike.<\/p>\n<p>Caka tha se projektligji i ri, i paraqitur nga mazhoranca, i cili suprimon Sh\u00ebrbimin e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshm\u00eb dhe krijon Agjencin\u00eb e Mbikqyrjes Policore, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se fundi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb organeve q\u00eb sigurojn\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike, kryesisht e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, nga politika dhe kapja q\u00eb ka vendosur t\u2019i b\u00ebj\u00eb pushteti.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e ish-deputetes s\u00eb LSI, Silva Caka:<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e Edi Ram\u00ebs nuk ndalet n\u00eb kapjen e \u00e7do segmenti t\u00eb shtetit. Ajo po zhb\u00ebn p\u00ebrfundimisht ligjin e SH\u00c7BA-s\u00eb, p\u00ebr t\u2019a kthyer Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb nj\u00eb polici politike, q\u00eb vepron n\u00ebn urdhrat dhe shnatzhin vet\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Projektligji i ri, i paraqitur nga mazhoranca, i cili suprimon Sh\u00ebrbimin e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshm\u00eb dhe krijon Agjencin\u00eb e Mbikqyrjes Policore, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se fundi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb organeve q\u00eb sigurojn\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike, kryesisht e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, nga politika dhe kapja q\u00eb ka vendosur t\u2019i b\u00ebj\u00eb pushteti.<\/p>\n<p>N\u00eb ligjin aktual p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave, ka 2 momente ky\u00e7e, t\u00eb cilat garantojn\u00eb sadopak pavar\u00ebsi t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nga politika dhe k\u00ebto 2 momente jan\u00eb: em\u00ebrimi i kreut t\u00eb k\u00ebtij institucioni dhe roli i tij n\u00eb vler\u00ebsimin periodik t\u00eb gradave baz\u00eb n\u00eb Polici.<\/p>\n<p>Aktualisht, drejtori i SH\u00c7BA-s\u00eb, em\u00ebrohet nga Ministri i Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjithashtu, SH\u00c7BA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vler\u00ebsimin periodik t\u00eb efektiv\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbajn\u00eb grada t\u00eb ul\u00ebta, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb efektiv\u00ebt q\u00eb mbajn\u00eb grada t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb jen\u00eb subjekt i kontrollit t\u00eb nj\u00eb Komisioni t\u00eb Jasht\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantohet pavar\u00ebsia dhe t\u00eb shmanget trysnia politike mbi ta.<\/p>\n<p>D\u00ebshira e ethshme e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kapur Policin\u00eb e Shtetit, e nxit t\u00eb krijoj\u00eb me ligj nj\u00eb Agjenci, ku titullarin do t\u2019a em\u00ebroj\u00eb ai vet\u00eb, pa grad\u00eb policore, por bazuar n\u00eb disa kritere t\u00ebr\u00ebsisht bazike dhe denigruese p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr t\u00eb pasur pushtet t\u00eb plot\u00eb mbi Policin\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e saj, Edi Rama ka vendosur q\u00eb vetting-un e efektiv\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb grada t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, t\u2019a b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht kjo Agjenci, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb kontroll dhe t\u00eb ushtroj\u00eb presion politik, \u00e7do her\u00eb q\u00eb krimit t\u00eb organizuar t\u2019i prishet qet\u00ebsia nga Policia.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, shpreh kund\u00ebrshtimin e saj p\u00ebr miratimin e k\u00ebtij projektligji, i cili n\u00eb gjykimin ton\u00eb shihet si hapi i fundit drejt kontrollit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb informojm\u00eb t\u00eb gjitha institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, brenda dhe jasht\u00eb vendit; sigurisht do t\u00eb komunikojm\u00eb edhe me institucionet e Icitap dhe Pameca, t\u00eb cilat prej vitesh asistojn\u00eb Policin\u00eb shqiptare, sepse vendosja e sundimit t\u00eb ligjit dhe rendit n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhet me polici politike, por me nj\u00eb polici q\u00eb I sh\u00ebrben vet\u00ebm zbatimit t\u00eb ligjit. Kjo kapje e shtetit nga Rilindja ka b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb klasifikimin bot\u00ebror, Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb thuajse nj\u00eblloj me regjimin e taleban\u00ebve n\u00eb Afganistan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish deputetja e LSI, Silva Caka, shprehet se qqveria dhe kryeministri Edi Rama po tenton t\u00eb kthej\u00eb Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb nj\u00eb polici politike. Caka tha se projektligji i ri, i paraqitur nga mazhoranca, i cili suprimon Sh\u00ebrbimin e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshm\u00eb dhe krijon Agjencin\u00eb e Mbikqyrjes Policore, nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":213822,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-213821","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213821\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213822"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}