{"id":213984,"date":"2021-10-26T20:59:09","date_gmt":"2021-10-26T18:59:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=213984"},"modified":"2021-10-26T20:59:09","modified_gmt":"2021-10-26T18:59:09","slug":"shkrimi-qe-tronditi-ne-2016-en-politiken-e-median-sot-cdo-fjali-e-tij-e-vertetuar-katerciperisht-reforma-ne-drejtesi-si-kale-troje-i-sorosit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shkrimi-qe-tronditi-ne-2016-en-politiken-e-median-sot-cdo-fjali-e-tij-e-vertetuar-katerciperisht-reforma-ne-drejtesi-si-kale-troje-i-sorosit\/","title":{"rendered":"Shkrimi q\u00eb tronditi n\u00eb 2016-\u00ebn politik\u00ebn e median, sot \u00e7do fjali e tij e v\u00ebrtetuar kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht: \u201cReforma n\u00eb drejt\u00ebsi si kal\u00eb troje i Sorosit"},"content":{"rendered":"<p>Shkrimi me titull \u201cReforma n\u00eb drejt\u00ebsi si kal\u00eb troje i Sorosit\u201d i dat\u00ebs 26 qershor te vitit 2016 ne gazeten \u201cStandard\u201d hasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shum\u00eb debate e diskutime, madje edhe kritika, pasi sipas \u201cargumentuesve\u201d ne media e politike, nj\u00eb reform\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme e vendit nuk mund t\u00eb kishte nd\u00ebrfutje t\u00eb rrjeteve t\u00eb miliarderit filantrop 86-vje\u00e7ar. Megjith\u00ebse pranoheshin disa lidhje t\u00eb eskpert\u00ebve me fondacionin e Soros, teza asaj kohe e \u201cstandard\u201d u duk e tepruar. Pati politikane qe e rrezuan si konspiracion e t tjera media qe e quajten utopi perfshirjen e Sorosit ne nje reforme te till\u00eb.<\/p>\n<p>Por vetem 7 muaj me vone, pasi reforma ishte miratuar, n\u00eb dat\u00eb 25 janar t\u00eb vitit 2017, vet\u00eb kreu i Fonadacionit Soros n\u00eb Tiran\u00eb Andi Dobrushi tha me z\u00eb e figur\u00eb se,: \u201cKa dokumente t\u00eb mjaftueshme q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e Fondacionit dhe jemi shum\u00eb krenar\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Kemi mb\u00ebshtetur financiarisht, bashk\u00eb me Ambasad\u00ebn amerikane dhe projektin e delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian, t\u00eb gjith\u00eb procesin\u201d, tha Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv \u00a0i Fondacionit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Ndersa muajt e vitet kaluan, shkrimi mbeti aty dhe faktet e th\u00ebna ne t\u00eb sot jane leht\u00ebsht t\u00eb verifikueshme. \u00c7do prognoze e ketij shkrimi sot eshte bere realitet. Per me shume fotjme lexuesit tane ta lexojne edhe nje here shkrimin, qe theksojme ishte i pari ne boten e medias qe foli deri ne ate moment per nderhyrjen e Soros ne reformen ne drejtesi.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>SHKRIMI I PLOTE<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi si kal\u00eb troje i Sorosit<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb e shkuara e atyre q\u00eb u cil\u00ebsuan \u201cekspert\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d, sa t\u00eb lidhur jan\u00eb ata me fondacionet e Soros. Cfar\u00eb fshihet pas Vettingu-t?Pse me ndryshimet kushtetuese t\u00eb draftit vendi humb sovranitetin ?<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb pretendim jo t\u00eb pamb\u00ebshtetur q\u00eb nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebri Soros-iste ka nd\u00ebrtuar t\u00eb gjith\u00eb skem\u00ebn e kapjes s\u00eb shtetit( kapja e pushtetit gjyq\u00ebsor n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb kapja e shtetit). Jan\u00eb disa prova t\u00eb pa goditshme q\u00eb e \u00e7imentojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se sa rast\u00ebsi<\/p>\n<p>Edi Rama dhe v\u00ebllai i tij Olsi kan\u00eb qen\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb fondacionit Soros n\u00eb Tiran\u00eb. Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reklamues i hersh\u00ebm i gorge Sorosit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare dhe m\u00eb gjer\u00eb. <\/p>\n<p>Edhe vizita e tij n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb u \u201ckondicionua\u201d me deklarat\u00ebn e njohur \u201canti Trump\u201d pik\u00ebrisht nga sponsori i njohur i fushat\u00ebs s\u00eb John Kerry dhe sot i Hillayr Clinton, George Soros. Edi Ram\u00ebs i duhej nj\u00eb grup i besuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar skem\u00ebn q\u00eb do t\u00eb dukej si reforme e thell\u00eb mbi gjyq\u00ebsorin dhe prokurorin\u00eb, por n\u00eb fakt do t\u00eb ishte nj\u00eb rr\u00ebmbim brutal i k\u00ebtij sh\u00ebrbimi publik p\u00ebr ta p\u00ebrdorur politikisht. Natyra thell\u00ebsisht egoiste e Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb motivi kryesor q\u00eb e justifikon investimin e tij rek miqt\u00eb e Sorosit p\u00ebr ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb pushtet e p\u00ebr ta p\u00ebrdorur si mjet k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr cilindo kund\u00ebrshtar politik.<\/p>\n<p> Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb i reform\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Pa dyshim nuk\u00a0 akuzojm\u00eb dot George Soros\u00a0 vet\u00eb, por grupi q\u00eb punoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kapjen ka nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me historin\u00eb e Fondacionit Soros n\u00eb Tiran\u00eb\u00a0 dhe me rrjetin e Fondacioneve Soros n\u00eb Evrop\u00eb e Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb ekspert\u00ebt q\u00eb thirri Edi Rama p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb reform\u00ebn?<\/p>\n<p>1-Kristaq Traja, ish an\u00ebtar i Bordit ekzekutiv dhe kryetar i Bordit t\u00eb Programit t\u00eb Ligjit n\u00eb Fondacion<\/p>\n<p>2-Gent Ibrahimi, ish-drejtor programi n\u00eb Fondacion<\/p>\n<p>3- Sokol Sadushi, p\u00ebrfitues projektesh dhe an\u00ebtar bordi i programit t\u00eb ligjit<\/p>\n<p>4-Aurela Anastasi, An\u00ebtare bordi<\/p>\n<p>5-Arben Rakipi, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa projekte t\u00eb Fondacionit<\/p>\n<p>6-Ardian Dvorani, i kudo gjenduri i PS, por gjithshtu pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb disa projekte t\u00eb Soros<\/p>\n<p>Vet\u00eb Fondacioni Soros ishte sponsori i pun\u00ebs s\u00eb ekspert\u00ebve q\u00eb u quajt\u00ebn edhe si t\u00eb \u201cnivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d dhe q\u00eb u konfirmua publikisht nga Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm parlamentare p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Romana Vlahutin u sugjerua n\u00eb krye te Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb nga miqt\u00eb Sorosian\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Nj\u00ebfar\u00eb Jonas\u2026( ish drejtues i lart\u00eb u rrjetit t\u00eb Fondacioneve Soros), n\u00eb miq\u00ebsie me Laj\u00e7ak, edhe ky nj\u00eb ish sorrist, gjet\u00ebn Romana Vlahutin dhe i ofruan miq\u00ebsin\u00eb e Edi Ram\u00ebs. <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Romana Vlahutin \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Ram\u00ebs dhe jo p\u00ebrfaq\u00ebsuese e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Jo n\u00eb pak raste BE rezulton t\u00eb jet\u00eb e keqinformuar mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dialogut politik n\u00eb vend p\u00ebr aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb reform\u00ebs. Ajo ishte n\u00eb m\u00ebnyre ekseseve e angazhuar edhe n\u00eb Komisionin e Venecias, p\u00ebr t\u00eb detyruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb shkruante n\u00eb vler\u00ebsimin e tij shprehej dhe paragraf\u00eb q\u00eb i interesonin reform\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Donald Lu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e lobit Sorosist q\u00eb sponsorizojn\u00eb demokrat\u00ebt. Pavar\u00ebsisht ndonj\u00eb tentative t\u00eb tij\u00a0 p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrfshir\u00eb, ai u \u201cmarkua\u201d nga Vlahutin dhe u b\u00eb pjes\u00eb e Grupit Sorosist p\u00ebr t\u00eb kapur drejt\u00ebsin\u00eb. Pra qart\u00ebsisht nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb aspak me nj\u00eb rast\u00ebsi dhe p\u00ebrfshirja e k\u00ebtyre njer\u00ebzve p\u00ebr rreth nj\u00eb q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: vendosja e nj\u00eb sistemi politik t\u00eb kontrolluar nga Edi Rama dhe Sorosi.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb drafteve t\u00eb hartuara ka mbetur drafti q\u00eb zbulon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<\/p>\n<p>Vetting, (rivler\u00ebsim i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve) \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt thelbi i reform\u00ebs Rama-Soros.Ky proces parasheh futjen n\u00eb nj\u00eb sit\u00eb krejt subjektive t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb vendit. Q\u00ebllimi imediat \u00ebsht\u00eb largimi i disa gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb piketuar nga Edi Rama. <\/p>\n<p>N\u00eb vijim q\u00ebllim real \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb 5 vitet e ardhshme t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb Vetingun kund \u00e7do prokurori dhe gjykat\u00ebsi q\u00eb \u201cguxon\u201d t\u00eb vendos\u00eb kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, autor\u00ebt e neneve t\u00eb k\u00ebtij procesi mbahen rigorozisht t\u00eb fsheht\u00eb! <\/p>\n<p>Fatmir Xhafaj thot\u00eb q\u00eb Romana Vlahutin e p\u00ebrdor rregullisht n\u00ebp\u00ebr takimet e saj se k\u00ebto nene \u201ci paska shkruar dikush n\u00eb DG Lex ne Bruksel\u201d. Kjo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e madhe sepse k\u00ebto zyra n\u00eb Bruksel jan\u00eb zyra me natyr\u00eb programuese\u00a0 programesh dhe jo zyra t\u00eb asistenc\u00ebs ligjore. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj le t\u00eb shohim konkrektisht se \u00e7\u2019parashikohet n\u00eb draft kushtetut\u00ebn e vendit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kryer k\u00ebt\u00eb proces do t\u00eb ngrihen tre institucione:<\/p>\n<p>Komisioni i Vetting, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga 12 an\u00ebtar\u00eb q\u00eb ndahen n\u00eb 4 trupa gjykues me 3 an\u00ebtar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb komision do t\u00eb p\u00ebrzgjidhen jurist\u00eb t\u00eb pavarur me p\u00ebrvoj\u00eb me mbi 15 vite pun\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji i Apelimit, i cili funksionon n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por jo me an\u00ebtar\u00ebt e zakonsh\u00ebm t\u00eb saj. Pra do t\u00eb zgjidhen gjykat\u00ebs special\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Edhe k\u00ebta gjykat\u00ebs, q\u00eb nuk p\u00ebrcaktohet sa \u00ebsht\u00eb numri, zgjidhen nga radh\u00ebt e jurist\u00ebve t\u00eb pavarur dhe me p\u00ebrvoj\u00eb me mbi 15 vite.<\/p>\n<p>Komisioner\u00ebt Publik\u00eb, jan\u00eb 2 t\u00eb till\u00eb q\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb proces n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, pra me perceptime ose komente publike. Edhe k\u00ebta zgjidhen nga rradh\u00ebt e jurist\u00ebve me p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tre k\u00ebto institucione parashihen t\u00eb zgjidhen nga Kuvendi me 3\/5 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij. Mir\u00ebpo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb posht\u00ebruese t\u00eb mundshme, Sorosian\u00ebt e zhveshin Kuvendin nga kjo kompetenc\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, kur ata vendosin kushtin q\u00eb n\u00ebse nuk arrihet zgjedhja e kandidaturave p\u00ebr t\u00eb tre k\u00ebt\u00eb komision q\u00eb propozohen nga Avokati i Popullit ( institucion ky i zgjedhur nga Edi Rama) at\u00ebher\u00eb do t\u00eb zgjidhen nga Presidenti dhe n\u00eb fund do t\u00eb vet\u00eb zgjidhen! Pas procesit t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb \u201cvullnetsh\u00ebm\u201d n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, Sorosist\u00ebt sugjerojn\u00eb q\u00eb n\u00eb \u201cloj\u00eb\u201d t\u00eb hyjn\u00eb Sorosist\u00ebt e huaj, q\u00eb do t\u00eb sillen k\u00ebtu n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit. Ky term \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kulmi i munges\u00ebs s\u00eb dinjitetit dhe sovranitetit! Se q\u00eb shtetet mund t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sovranitetit\u00a0 Organizmave ku aderojn\u00eb (p.sh BE) si an\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, por q\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn e nj\u00eb vendi sovran t\u00eb rekomandohet ngritja e nj\u00eb Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00a0 Monitorimi me iden\u00eb e futjes s\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb rrjetit Soros, k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm Edi Rama e quan normale! Pra operacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb me ekspert\u00eb q\u00eb do caktohen nga Rama-Romana-LU do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb \u00a0se kush do t\u00eb jen\u00eb Komisioner\u00ebt q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Vetting. Pra komisionet i fusin n\u00eb dor\u00eb vet\u00eb pas asnj\u00eb kufizim, \u00e7far\u00eb duan, si i duan dhe kur i duan.<\/p>\n<p>Si e mendojn\u00eb sorosian\u00ebt vettingun?<\/p>\n<p>Do t\u00eb filloj\u00eb si hakmarrje ndaj t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, asaj Kushtetuese dhe Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kjo do t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb \u201chakmarrje\u201d ndaj Komisionit t\u00eb Venecias, i cili nuk ju n\u00ebnshtruar presionit t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebr t\u00eb pranuar teorin\u00eb e nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandateve. Pra n\u00eb dukej ata do t\u00eb jen\u00eb korrekt\u00a0 me p\u00ebrcaktimin e Venecias p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebrprer\u00eb mandatet, por Vetting nga tyre do t\u00eb b\u00ebhet, q\u00eb n\u00eb fill p\u00ebr ti \u201chequr qafe\u201d me gjoja \u201cfakte\u201d t\u00eb stisura ne em\u00ebr t\u00eb opinionit publik. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndaj tyre do t\u00eb triumfoj\u00eb logjika e drejt\u00ebsis\u00eb popullore, parime t\u00eb t\u00eb cilave i reklamojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta me pasion bolshevik t\u00eb duksh\u00ebm. <\/p>\n<p>Duke goditur k\u00ebt\u00eb kast\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt sigurisht do t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb \u201cn\u00ebnshtrohen\u201d\u00a0 k\u00ebtij pushteti t\u00eb ri. Nd\u00ebrkoh\u00eb procesi do t\u00eb vazhdoj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm deri sa t\u00eb heqim t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e vendosur n\u00eb list\u00eb. Ju kujtojm\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb se komisionet e Vetting dominohen totalisht nga ta. Do t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur prej tyre dhe n\u00eb dukje me mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare!<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, do shpallen armiq kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt Minsitria e Brendshme i ka mbajtur n\u00ebn hetim e v\u00ebzhgim policor, por q\u00eb duke mos patur n\u00ebn kontroll prokurorin\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm. Modeli i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb n\u00eb fakt k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj Edi Rama, q\u00eb pak para zgjedhjeve t\u00eb shpall\u00eb me urdh\u00ebr prokurori list\u00ebn e politikan\u00ebve q\u00eb arrestohen dhe kalojn\u00eb n\u00eb ndjekje penale. T\u00eb pakt\u00ebn sa p\u00ebr lajme pa e vrar\u00eb mendjen n\u00ebse ndaj tyre ka apo jo prova. Vet\u00ebm p\u00ebr kaq i duhet Prokuroria n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb. N\u00ebse prokuroria nuk do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cnder\u201d at\u00ebher\u00eb prokuror\u00ebt\u00a0 q\u00eb refuzojn\u00eb do t\u00eb Vetohen, pra do t\u00eb hiqen. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ka nj\u00eb num\u00ebr prokuror\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb identifikuar tashm\u00eb nga Rama e Xhafa q\u00eb do t\u00eb marrin detyra t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij plani. Prandaj i duhet Vetting-u Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebrfundimisht pushtetin absolut t\u00eb tij dhe t\u00eb miqve Sorosist\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimi me titull \u201cReforma n\u00eb drejt\u00ebsi si kal\u00eb troje i Sorosit\u201d i dat\u00ebs 26 qershor te vitit 2016 ne gazeten \u201cStandard\u201d hasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shum\u00eb debate e diskutime, madje edhe kritika, pasi sipas \u201cargumentuesve\u201d ne media e politike, nj\u00eb reform\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme e vendit nuk mund t\u00eb kishte nd\u00ebrfutje t\u00eb rrjeteve t\u00eb miliarderit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":213985,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-213984","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213984"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213984\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213985"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}