{"id":214584,"date":"2021-10-29T14:44:25","date_gmt":"2021-10-29T12:44:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=214584"},"modified":"2021-10-29T14:44:25","modified_gmt":"2021-10-29T12:44:25","slug":"ermal-mulosmani-basha-beri-mire-qe-e-nxori-koken-nga-rera-por-beri-gabim-qe-luften-me-sali-berishen-e-filloi-ne-parlament-ne-debat-me-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ermal-mulosmani-basha-beri-mire-qe-e-nxori-koken-nga-rera-por-beri-gabim-qe-luften-me-sali-berishen-e-filloi-ne-parlament-ne-debat-me-edi-ramen\/","title":{"rendered":"Ermal Mulosmani: Basha b\u00ebri mir\u00eb q\u00eb e nxori kok\u00ebn nga r\u00ebra, por b\u00ebri gabim q\u00eb luft\u00ebn me Sali Berish\u00ebn e filloi n\u00eb Parlament, n\u00eb debat me Edi Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ermal Mulosmani:<\/strong><\/p>\n<p>Seanca e dit\u00ebs s\u00eb djeshme n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb p\u00ebr replikat e zgjatura e t\u00eb tepruara mes Kryetarit t\u00eb Opozit\u00ebs Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama. Foltorja e Parlamentit u uzurpua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme, p\u00ebrmbi nj\u00eb or\u00eb, me akuza reciproke. Megjithat\u00eb, lajmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk vjen nga Kryeministri por nga Lulzim Basha. N\u00eb mes t\u00eb retorik\u00ebs s\u00eb zakonshme akuzuese p\u00ebr tendera, vjedhje e klienteliz\u00ebm me oligark\u00eb e pronar\u00eb mediash, Basha kishte zgjedhur t\u00eb paketonte edhe mesazhe politike mjaft kurajoze. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb ligj\u00ebrimin politik t\u00eb Kryetarit Basha u p\u00ebrmend Ilir Meta dhe Sali Berisha si pjes\u00eb e s\u00eb keqes politike n\u00eb nj\u00eb etiketim q\u00eb ai e quajti \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs\u201d. Q\u00eb ky ishte thelbi i fjalimit t\u00eb Bash\u00ebs e d\u00ebshmon edhe ve\u00e7imi prej tij, n\u00eb FB zyrtar i k\u00ebsaj pjese nga gjith\u00eb fjala e st\u00ebrgjat\u00eb e tij. Ai kishte zgjedhur t\u00eb shpallte div*orcin e tij p\u00ebrfundimtar me Sali Berish\u00ebn dhe Ilir Met\u00ebn p\u00ebrmes k\u00ebtij teksti:<\/p>\n<p><em>\u201cPra, q\u00eb t\u2019i themi gj\u00ebrat shkoqur e qart\u00eb, k\u00ebtu ka nj\u00eb betej\u00eb midis llumit t\u00eb 30 viteve t\u00eb tranzicionit ku padiskutim maja e llumit je ti (Edi Rama). Padiskutim, llumi nuk i takon vet\u00ebm nj\u00eb Partie, kemi edhe ne pjes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb llumit, por un\u00eb t\u00eb siguroj se at\u00eb pjes\u00ebn ton\u00eb t\u00eb llumit q\u00eb e ke peshkuar mir\u00eb tet\u00eb vite t\u00eb shkuara, nj\u00eb pjes\u00eb e ke pasuruar, nj\u00eb pjes\u00eb e ke graduar nj\u00eb pjes\u00eb e ke grepuar, e ke hedhur kund\u00ebr opozit\u00ebs, kund\u00ebr ndryshimit, kund\u00ebr ndryshimeve demokratike, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit \u00e7far\u00eb jan\u00eb?! Jan\u00eb m\u00ebnyra e nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mosmarr\u00ebveshjet pa kaluar n\u00eb p\u00ebrplasje sociale. At\u00eb pjes\u00eb t\u00eb llumit Partia Demokratike dhe un\u00eb jemi t\u00eb vendosur ta pastrojm\u00eb deri n\u00eb fund, sado t\u00eb subvencionosh oligark\u00ebt dhe mediat e kapura p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Sakrifica e demokrat\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk do t\u00eb shkoj\u00eb kot. Msaakra zgjedhore e 25 Prillit nuk do t\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb gjat\u00eb. Vendosm\u00ebria ime \u00ebsht\u00eb e pakthyeshme! Trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs i ka dit\u00ebt e num\u00ebruara, k\u00ebshtu q\u00eb jepini gajret nj\u00ebri-tjetrit sa t\u00eb doni por shp\u00ebtim nga ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i keni hyr\u00eb n\u00eb hak shqiptar\u00ebve nuk keni p\u00ebr t\u00eb pasur. Gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb. Nj\u00eb pas nj\u00eb brinj\u00ebt e Trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermud\u00ebs do t\u00eb bien nj\u00eb e nga nj\u00eb. Shqiptar\u00ebve do tu hapet dera e mbyllur p\u00ebr 30 vjet\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Lulzim Basha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb tregoi ato q\u00eb ka menduar p\u00ebr 8 vjet\u00ebt e fundit, Sali Berisha dhe Ilir Meta jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb keqes dhe t\u00eb llumit politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Nj\u00eb artikulim i till\u00eb duhej t\u00eb ishte i mir\u00ebpritur n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej \u00a08 vjet t\u00eb shkuara, n\u00eb Tetorin e viti 2013. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj n\u00eb k\u00ebto tet\u00eb vite. N\u00ebse ata etiketohen si \u201c<em>llum politik i tranzicionit<\/em>\u201d, apo brinj\u00eb t\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsit t\u00eb s\u00eb keqes, ky cil\u00ebsim i takon aktivitetit t\u00eb tyre politik t\u00eb para vitit 2013. Lulzim Basha e dinte shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte edhe nj\u00ebri edhe tjetri n\u00eb politik\u00ebn e tranzicionit. Megjithat\u00eb, jo m\u00eb shum\u00eb sesa 50 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Sali Berish\u00ebs nga Grupi Parlamentar ai deklaronte:<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb jam d\u00ebshmitar, si bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij, ashtu si shum\u00eb prej jush, se sa r\u00ebnd\u00ebsi dhe vler\u00eb ka patur p\u00ebr Sali Berish\u00ebn mbrojtja e interesit publik dhe sh\u00ebrbimi me ndershm\u00ebri p\u00ebrpara qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Prandaj edhe q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kur u njoha me vendimin e Departamentit t\u00eb Shtetit iu bashkova thirrjes p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi \u00e7do fakt e dokument q\u00eb ka lidhje me k\u00ebt\u00eb vendim. <\/em><em>Sali Berisha \u00ebsht\u00eb padyshim udh\u00ebheq\u00ebsi shqiptar q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kontributin m\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracis\u00eb dhe q\u00eb \u00e7oi miq\u00ebsin\u00eb dhe aleanc\u00ebn strategjike me SHBA-t\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta. Gjat\u00eb koh\u00ebs kur zoti Berisha ishte Kryeminist\u00ebr Shqip\u00ebria p\u00ebrmbushi t\u00eb gjitha reformat e nevojshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO dhe marrjen e statusit t\u00eb vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE ku lufta ndaj korrupsioni ishin kryekushti. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto arritje, partner ky\u00e7 ishin SHBA \u2013t\u00eb.\u201d <\/em>N\u00eb nekrologjin\u00eb politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs q\u00eb Lulzim Basha lexoi m\u00eb 09 Shtator, ai jo vet\u00ebm nuk ishte llumi i tranzicionit por ishte heroi i demokracis\u00eb, mbrojt\u00ebsi i flakt\u00eb i interest publik dhe lart\u00ebsuesi i aleanc\u00ebs shqiptaro amerikane. Ai ishte reformatori q\u00eb \u00e7oi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Nato, ai q\u00eb hoqi vizat p\u00ebrmes luftes s\u00eb paepur ndaj korrupsionit. Si\u00e7 duket ai i meritonte k\u00ebto cil\u00ebsime vet\u00ebm n\u00eb rast se do t\u00eb pranonte t\u00eb luftonte i vet\u00ebm me Departamentin e Shtetit dhe ta linte Lulzim Bash\u00ebn m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb mbret\u00ebronte i qet\u00eb n\u00eb anijen demokrate. Ah, n\u00ebse ai guxonte t\u00eb vinte n\u00eb dyshim vendimin e Kryetarit, at\u00ebher\u00eb, ai ishte llum politk i 30 viteve, ishte brinj\u00eb e Trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb s\u00eb keqes, aleat i Ram\u00ebs etj etj. Kjo \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia m\u00eb e d\u00ebmshme e nj\u00eb lideri. Nj\u00eb ndryshim i till\u00eb q\u00ebndrimesh, brenda 50 dit\u00ebve, nuk i ndodh as Frrok \u00c7upit.<\/p>\n<p>Lulzim Basha b\u00ebri mir\u00eb q\u00eb e nxori kok\u00ebn nga r\u00ebra. Por b\u00ebri gabim q\u00eb luft\u00ebn me Sali Berish\u00ebn e filloi n\u00eb Parlament, n\u00eb debat me Edi Ram\u00ebn. P\u00ebrppjekja p\u00ebr t\u00eb bashkuar Ram\u00ebn, Met\u00ebn dhe Berish\u00ebn n\u00eb krahun e s\u00eb keqes dhe n\u00eb krahun tjet\u00ebr \u201c\u00ebngj\u00ebllin\u201d q\u00eb do na shp\u00ebtoj\u00eb nga k\u00ebta demon\u00eb e ktheu n\u00eb qesharak Bash\u00ebn. Tonaliteti i ep\u00ebrm i z\u00ebrit dhe interpretimi teatror e me lapsuse e b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm ankthin e tij p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen. Ai fjalim m\u00eb shum\u00eb sesa Ilir Met\u00ebn apo Sali Berish\u00ebn kishte n\u00eb fokus Ambasad\u00ebn Amerikane. Dukej sikur thoshte: \u201c<em>Ja, un\u00eb po p\u00ebrpiqem t\u00eb ndahem edhe nga t\u00eb Meta edhe nga Berisha\u201d. <\/em>Basha nuk e ka fort keq strategjin\u00eb e servilosjes ndaj amerikan\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl e me tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebnshtrimi, t\u00eb kesh mbrojtjen e m\u00eb t\u00eb fort\u00ebve \u00ebsht\u00eb avantazh i madh politik. Por, gjithsesi, ky avantazh b\u00ebhet i paqen\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb mb\u00ebshtetja e njer\u00ebzve reduktohet. Aty nuk ka \u00e7a t\u00eb b\u00ebj\u00eb as Presidenti i Amerik\u00ebs. Prandaj Lulzim Basha duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb betej\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb dal\u00eb\u00a0 e t\u00eb p\u00ebrballet n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar. Zgjedhjet e Qershorit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. Aty ai ishte berishisti num\u00ebr nj\u00eb, ai q\u00eb refuzonte Amerik\u00ebn dhe kishte mb\u00ebshtetjen e Doktorit. Nd\u00ebrsa tani quan llum Berish\u00ebn dhe mban fjalime p\u00ebr Ambasad\u00ebn. Ky zhvillim i ri duhet t\u00eb rivot\u00ebbesohet. T\u00eb tjerat jan\u00eb retorik\u00eb e propagand\u00eb.\/Gazetaexpress\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ermal Mulosmani: Seanca e dit\u00ebs s\u00eb djeshme n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb p\u00ebr replikat e zgjatura e t\u00eb tepruara mes Kryetarit t\u00eb Opozit\u00ebs Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama. Foltorja e Parlamentit u uzurpua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme, p\u00ebrmbi nj\u00eb or\u00eb, me akuza reciproke. Megjithat\u00eb, lajmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":214588,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,1454],"tags":[2814],"class_list":{"0":"post-214584","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-politike","11":"tag-lajme-zjarr-ermal-mulosmani-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/214584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=214584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/214584\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/214588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=214584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=214584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=214584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}