{"id":215098,"date":"2021-11-01T08:07:01","date_gmt":"2021-11-01T07:07:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=215098"},"modified":"2021-11-01T08:07:01","modified_gmt":"2021-11-01T07:07:01","slug":"liria-e-fjales-dhe-liria-per-tu-mbledhur-dhe-foltoret-e-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/liria-e-fjales-dhe-liria-per-tu-mbledhur-dhe-foltoret-e-sali-berishes\/","title":{"rendered":"LIRIA E FJAL\u00cbS DHE LIRIA P\u00cbR T\u2019U MBLEDHUR DHE \u201cFOLTORET\u201d E SALI BERISH\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi 18 shtete, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si m\u00eb posht\u00eb, d\u00ebnuan k\u00ebc\u00ebnimet dhe sulmet e Rusis\u00eb ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb at\u00eb vend. Joint Statement on Media Freedom Coalition on Media Freedom in Russia &#8211; United States Department of State. 18 vendet n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb shprehur \u201cshqet\u00ebsimin e tyre t\u00eb thell\u00eb\u201d ndaj atyre q\u00eb i kan\u00eb cil\u00ebsuar si \u201ck\u00ebrc\u00ebnime dhe ngacmime n\u00eb rritje\u201d, t\u00eb qeveris\u00eb ruse ndaj gazetar\u00ebve t\u00eb pavarur edhe mediave tjera n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Deklarata, e botuar n\u00ebn emrin \u201cKoalicioni p\u00ebr Liri t\u00eb Mediave\u201d, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga Australia, Kanadaja, Republika \u00c7eke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Zelanda e Re, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut. Moska \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr shtypje t\u00eb mediave t\u00eb pavarura, grupeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, aktivist\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, si dhe p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb t\u00eb ashtuquajtuarit ligj q\u00eb shpall\u00eb gazetar\u00ebt si \u201cagjent\u00eb t\u00eb huaj\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb thuhet se \u201cliria e mediave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr funksionimin e shoq\u00ebrive t\u00eb lira dhe t\u00eb hapura dhe \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe lirive baz\u00eb\u201d. N\u00eb deklarat\u00ebn e n\u00ebnshkruar nga 18 vende, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00ebnvijohet se autoritetet ruse kan\u00eb vazhduar n\u00eb vitin 2021, \u201cQ\u00eb sistematikisht t\u00eb arrestonin dhe t\u00eb trajtonin shum\u00eb keq gazetar\u00ebt, nd\u00ebrsa ata po raportonin p\u00ebr protestat e organizuara n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb njohur t\u00eb opozit\u00ebs ruse, Z. Aleksei Navalny\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb deklarat\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, shp\u00ebrndar\u00eb medias nd\u00ebrkomb\u00ebtare me 28 tetor, 2021. N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb 18 vendeve n\u00eb fjal\u00eb theksohet fakti se, \u201cNd\u00ebrsa jan\u00eb shtuar shhqet\u00ebsimet n\u00eb lidhje me lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe sigurin\u00eb e gazeztar\u00ebve n\u00eb Rusi, ato shqet\u00ebsime nuk jan\u00eb t\u00eb reja. Ne jemi n\u00eb solidaritet me gazetar\u00ebt rus\u00eb t\u00eb cil\u00ebt marrin mbi vete p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ushtrimin e veptimtarive t\u00eb tyre profesionale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nderojm\u00eb kujtimin e atyre gazetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Deklarata e 18-shteteve i b\u00ebn thirrje Mosk\u00ebs q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb angazhimet dhe detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb \u201crespektoj\u00eb dhe t\u00eb siguroj\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe sigurin\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt\u201d n\u00eb ushtrimin e lir\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebrfundon deklarata drejtuar Kremlinit, n\u00ebnshkruar nga 18 vende, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Me t\u00eb then\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nuk u habita fort kur nuk pash\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb prej vendeve n\u00ebnshkruese t\u00eb k\u00ebsaj deklarate se Tirana zyrtare nuk na ka m\u00ebsuar q\u00eb ta shohim Shqip\u00ebrin\u00eb \u201ckrah p\u00ebr krah\u201d me vendet e demokratike \u2013 qoft\u00eb edhe me nj\u00eb n\u00ebnshkrim t\u00eb till\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb liris\u00eb dhe liris\u00eb p\u00ebr tu mbledhur pa frik\u00eb nd\u00ebshkimi. M\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebfej se gjat\u00eb karier\u00ebs time n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, fraz\u00ebn, \u201cliri e fjal\u00ebs dhe liri e tubimit ose mbledhjes\u201d, mund ta kem p\u00ebrdorur e shqiptuar n\u00eb ushtrimin e pun\u00ebs time n\u00eb radio me mij\u00ebra her\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb nuk harrohet kollaj, pasi m\u00ebsova q\u00eb n\u00eb fillim, me t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar, gjys\u00ebm shekulli m\u00eb par\u00eb \u2013 se nga t\u00eb gjitha lirit\u00eb q\u00eb ofronte Amerika p\u00ebr nj\u00eb refugjat si un\u00eb, nuk kishte asgj\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi se e drejta e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe e medias si dhe liria p\u00ebr tu mbledhur n\u00eb log t\u00eb kuvendit, si t\u00eb thuash, p\u00ebr t\u00eb diskutuar lirisht problemet e dit\u00ebs me t\u00eb cilat p\u00ebrballet nj\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb Amandamentin e Par\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs amerikane kjo e drejt\u00eb sigurohet me fjal\u00ebt se, \u201cKongresi nuk do t\u00eb miratoj\u00eb asnj\u00eb ligj q\u00eb kufizon lirin\u00eb e fjal\u00ebs ose t\u00eb shtypit dhe as t\u00eb drejt\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb mblidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore\u2026\u201d, p\u00ebr t\u00eb debatuar hallet dhe ankesat e tyre.<\/p>\n<p>Deshta ta lidh\u00eb disi deklarat\u00ebn e jav\u00ebs q\u00eb kaloi t\u00eb 18-shteteve p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb medias p\u00ebr gazetar\u00ebt rus\u00eb, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb Kremlinit, me nj\u00eb fenomen t\u00eb aktualitetit t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00eb t\u00eb \u201cfoltoreve\u201d, t\u00eb ish-Kryeministrit t\u00eb vendit, Dr. Sali Berish\u00ebs dhe reagimeve ndaj tyre. Vej re se jo vet\u00ebm politika shqiptare \u2013 si pozita ashtu edhe opozita  kund\u00ebrshtojn\u00eb mbajtjen e \u201cfoltoreve\u201d nga Z. Berisha an\u00eb e mban\u00eb vendit, por ka edhe shum\u00eb organizata mediatike dhe gazetar\u00eb \u201ct\u00eb pavarur\u201d q\u00eb kritikojn\u00eb, kund\u00ebrshtojn\u00eb dhe sulmojn\u00eb Dr. Berish\u00ebn dhe pr\u00ebkrahsit e tij p\u00ebr mbajtjen e k\u00ebtyre takimeve, me pjes\u00ebmarr\u00ebs q\u00eb ai i konsideron si baza e Partis\u00eb Demokratike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas disa lajmeve t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb Tiran\u00eb, dit\u00ebt e fundit, m\u00ebsova me shqet\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh, sikur nj\u00eb ambasad\u00eb per\u00ebndimore u ka b\u00ebr\u00eb thirrje disa televizioneve kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos mbulojn\u00eb zhvillimin e \u201cfoltoreve\u201d t\u00eb Dr. Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Pa ditur se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb then\u00eb me at\u00eb rast dhe cilat mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb rrrethanat e nj\u00eb \u201curdh\u00ebri\u201d t\u00eb till\u00eb, nuk dua t\u00eb akuzoj\u00eb ask\u00ebnd, por m\u00eb duket disi si e pa precedenc\u00eb q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sidomos nga nj\u00eb ambasad\u00eb perendimore q\u00eb duhet t\u00eb mbroj lirin\u00eb e shtypit si nj\u00eb vler\u00eb dhe e drejt\u00eb pa t\u00eb cil\u00ebn demokracia \u00ebsht\u00eb e pamundur. N\u00ebqoftse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, se nj\u00eb diplomat\/e e huaj ka inkurajuar ose edhe m\u00eb keq ka \u201curdh\u00ebruar\u201d televizionet shqiptare t\u00eb mos mbulojn\u00eb \u201cfoltoret\u201d e Dr. Berish\u00ebs nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e till\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe flagrante, jo vet\u00ebm t\u00eb rregullave t\u00eb diplomacis\u00eb, por edhe nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb Deklarat\u00ebs Universale mbi t\u00eb Drejtat e Njeriut, p\u00ebr t\u00eb mos then\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ligjet vendore dhe ligjet e shtetit nga vijn\u00eb diplomat\u00ebt.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb fakt n\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u00eb them me siguri se Dr. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb fajtor ose jo p\u00ebr akuzat e Departamentit t\u00eb Shtetit dhe p\u00ebr deklarimin e tij \u201cpersona non grata\u201d, k\u00ebshtuq\u00eb do t\u00eb rezervoj gjykimin tim n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje derisa t\u00eb kam n\u00eb dor\u00eb disa fakte &#8212; pasi nuk jam as hetues, as gjykat\u00ebs as prokuror, e as avokat. Sot p\u00ebr sot, kemi k\u00ebt\u00eb dokument Public Designation of Albanian Sali Berisha Due to Involvement in Significant Corruption &#8211; United States Department of State, i l\u00ebshuar bazuar n\u00eb raportin publik, d\u00ebrguar Kongresit nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) p\u00ebr vitin 2021 Public Listing, Fiscal Year 2021 &#8211; United States Department of State.<\/p>\n<p>Ndryshe nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb dhe megjith\u00eb akuzat nga DASH, un\u00eb besoj n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs edhe p\u00ebr Sali Berish\u00ebn ashtu si dhe p\u00ebr \u00e7do shqiptar tjet\u00ebr, si edhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb mbajtur \u201cfoltoret\u201d, si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb folur lirisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb vetes s\u00eb tij dhe p\u00ebr t\u00eb pasqyruar ankesat q\u00eb ka ai dhe mb\u00ebshtesit e tij me partin\u00eb e tyre dhe me udh\u00ebheqjen e saj.<\/p>\n<p> Ata gazetar\u00eb, politikan\u00eb e madje qofshin ata edhe diplomat\u00eb huaj, jan\u00eb gabim q\u00eb ngulin k\u00ebmb\u00eb n\u00eb censurimin e Sali Berish\u00ebs duke i b\u00ebr\u00eb thirrje medias q\u00eb t\u00eb mos mbulohen \u201cfoltoret\u201d e tija. Un\u00eb p\u00ebr vete, si\u00e7 ka then\u00eb Voltaire, mund t\u00eb mos jem dakort p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra me Sali Berish\u00ebn, me Edi Ram\u00ebn ose Lulzim Bash\u00ebn dhe me shum\u00eb politikan\u00eb shqiptar\u00eb, por ama nuk do t\u2019ua mohoj kurr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, lirin\u00eb t\u00eb thon\u00eb at\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb e d\u00ebshirojn\u00eb dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb vend publik, si\u00e7 jan\u00eb \u201cfoltoret\u201d, mitingjet.<\/p>\n<p>K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs konsiderojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e mbledhjeve ose mitingjeve politike, qofshin ato edhe protesta paq\u00ebsore &#8212; nganj\u00ebher\u00eb edhe jo aq paq\u00ebsore &#8212; si gur-themeli i liris\u00eb dhe i demokracis\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, megjith\u00ebse jo e p\u00ebrsosur, si di\u00e7ka t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ruhet e t\u00eb mbrohet me \u00e7do kusht dhe p\u00ebr \u00e7do person pa dallim. Prandaj, p\u00ebr derisa k\u00ebto tubime t\u00eb \u201cfoltoreve\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb paq\u00ebsore, as politikan\u00ebt e pozit\u00ebs e t\u00eb opozit\u00ebs, as gazetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt duhej t\u00eb ishin t\u00eb par\u00ebt t\u00eb mbronin t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir diplomat\u00ebt e huaj, n\u00ebqoftse besojn\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs \u2013 nuk duhet t\u00eb sulmojn\u00eb e t\u00eb kritikojn\u00eb, sidomos t\u00eb drejt\u00ebn e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb ato foltore t\u00eb organizuara nga Sali Berisha. <\/p>\n<p>Shqiptar\u00eb jan\u00eb edhe ata, ndon\u00ebse mund t\u00eb mendojn\u00eb ndryshe, por me t\u00eb drejta e liri t\u00eb barabarta me ju, bazuar n\u00eb ligjet e vendit dhe n\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut, sidomos t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb i njohim shpenzimet e miliona dollar\u00ebve gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian p\u00ebr trajnim t\u00eb gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb. <\/p>\n<p>Posht\u00ebrimi i pjes\u00ebmarr\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb ato foltore, nga disa p\u00ebrfaqsues t\u00eb medias si dhe nga politikan\u00ebt e dit\u00ebs, nuk u b\u00ebn ju aspak m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ata shqiptar\u00eb t\u00eb foltoreve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb ato takime po shprehin zem\u00ebrimin dhe shqet\u00ebsimet e tyre p\u00ebr hallet e jet\u00ebs me t\u00eb cilat ata, si shumica e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb talleni me ta, si\u00e7 po b\u00ebni tani, do t\u00eb ishte m\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb d\u00ebgjonit se \u00e7far\u00eb thon\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb ankohen ata dhe t\u00eb raportoni problemet e tyre, pa marr\u00eb parsysh se \u00e7\u2019mendoni ju p\u00ebr Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p> T\u00eb pak\u00ebn, ju gazetar\u00eb e analist\u00eb dhe ente t\u00eb medias shqiptare, t\u00eb pak\u00ebn ju, duhet ta mbroni lirin\u00eb e fjal\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pa dallim \u2013 n\u00ebqoftse v\u00ebrtet\u00eb e quani vet\u00ebn pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb profesionit t\u00eb gazetaris\u00eb. \u00cbsht\u00eb turp dhe fatzi fakti q\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb e gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e proceseve t\u00eb montuara politike.<\/p>\n<p>Deklarata e sip\u00ebr p\u00ebrmendur e 18 shteteve \u2013 p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara &#8212; n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Rusi \u2013i b\u00ebn thirrje qeveris\u00eb ruse &#8212; por ajo vlen edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, megjith\u00ebse Tirana zyrtare nuk ka gjetur guximin ta n\u00ebnshkruaj si\u00e7 b\u00ebn\u00eb disa shtete evropiane, \u201cq\u00eb t\u2019i jap\u00eb fund shtypjes s\u00eb z\u00ebrave t\u00eb pavarur dhe proceseve t\u00eb motivuara politikisht kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe organizatave mediatike.\u201d<\/p>\n<p>Duke kritikuar t\u00eb drejt\u00ebn e \u201cfoltoreve\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs, ose pjes\u00ebmarrjen e kujto qoft\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb ato mitingje, kritik\u00ebt e t\u00eb gjitha ngjyrave, po i mohojn\u00eb vet-vetes lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe nuk i b\u00ebn ata m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ai dhe as m\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se pjes\u00ebmarr\u00ebsit e thjesht\u00eb n\u00eb ato foltore. Ata nuk jan\u00eb as politikan\u00eb t\u00eb privilegjuar si Sali Berisha, Edi Rama e Lulzim Basha, por jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u ka ardh\u00eb shpirti n\u00eb hund\u00eb nga problemet e krijuara nga politika e d\u00ebshtuar shqiptare e k\u00ebtyre tre dekadave. Ata thjesht\u00eb, po ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre kushtetuese dhe natyrale, fal\u00eb nga Per\u00ebndia gjith\u00eb neve, p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr tu shprehur lirisht, si individ\u00eb dhe si shoq\u00ebri, qoft\u00eb edhe si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb \u201cfoltore\u201d t\u00eb tilla. Liria p\u00ebr tu mbledhur, (Freedom of speech and assembly) qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb \u201cfoltore\u201d si kjo njihet, nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, si e drejt\u00eb e njeriut, e drejt\u00eb politike dhe e drejt\u00eb civile! Kushdo qofshi ju kritik\u00eb, mos abuzoni me lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, sidomos me lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mitingje dhe p\u00ebr t\u00eb shprehur lirisht mendimet, pa frik\u00eb nd\u00ebshkimi, qoft\u00eb nga partia q\u00eb I p\u00ebrkasin, qoft\u00eb nga autoritetet qeveritare!<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi 18 shtete, p\u00ebrfshir Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, si m\u00eb posht\u00eb, d\u00ebnuan k\u00ebc\u00ebnimet dhe sulmet e Rusis\u00eb ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb at\u00eb vend. Joint Statement on Media Freedom Coalition on Media Freedom in Russia &#8211; United States Department of State. 18 vendet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":215099,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364,231],"tags":[981,5524,5712,312,5711,329],"class_list":{"0":"post-215098","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion","8":"category-lajme","9":"tag-berisha","10":"tag-foltorja","11":"tag-frank-shkreli","12":"tag-lajme","13":"tag-opinion-shkrim","14":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=215098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215098\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/215099"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=215098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=215098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=215098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}