{"id":215103,"date":"2021-11-01T09:09:49","date_gmt":"2021-11-01T08:09:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=215103"},"modified":"2021-11-01T10:00:28","modified_gmt":"2021-11-01T09:00:28","slug":"frrok-cupi-familja-presidenciale-armike-e-shba-meta-do-e-drejtoje-lsi-nga-burgu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/frrok-cupi-familja-presidenciale-armike-e-shba-meta-do-e-drejtoje-lsi-nga-burgu\/","title":{"rendered":"Frroku I di hallet e Amerik\u00ebs&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Analisti Frrok \u00c7upi ka komentuar situat\u00ebn politike n\u00eb vend, nd\u00ebrsa e ka ndalur theksin tek akuzat e forta t\u00eb l\u00ebshuara nga kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, i cili nga foltorja e Parlamentit e etiketoi Ram\u00ebn, Berish\u00ebn dhe Met\u00ebn si \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs\u201d, thirrjet e ish-kryeministrit p\u00ebr revolta dhe vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr kreun e PD dhe sulmet e kryetares s\u00eb LSI, Monika Kryemadhi n\u00eb adres\u00eb t\u00eb kryedemokratit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, analisti \u00c7upi u shpreh se presidenti Meta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion dhe vrasje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtoi se pas largimit nga Presidenca, kreut t\u00eb shtetit do i hapet dera e burgut dhe e LSI. Sipas tij, Kryemadhi p\u00ebrmes sulmeve ndaj Bash\u00ebs i k\u00ebrkoi ndihm\u00eb Rusis\u00eb q\u00eb ta mbrojn\u00eb nga drejt\u00ebsia dhe ofensiva amerikane. Sa u takon thirrjeve t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr revolta, zoti \u00c7upi theksoi se ish-kryeministri s\u2019ka shanse ta \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb zgrip.<\/p>\n<p>-Zoti \u00c7upi, dit\u00ebn e enjte nga foltorja kreu i PD, Lulzim Basha shp\u00ebrtheu n\u00eb akuza t\u00eb forta ndaj kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, nd\u00ebrsa i cil\u00ebsoi ata si \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs\u201d. Pse erdhi ky q\u00ebndrim i Bash\u00ebs dhe a ndihet i rrezikuar nga ky trinom?<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e Bash\u00ebs ka nj\u00eb kompleks t\u00eb t\u00ebr\u00eb obsesionesh, mos e marrim si nj\u00eb \u201cpolitik\u00eb t\u00eb past\u00ebr\u201d. Obsesioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia me Berish\u00ebn. Berisha deri dje ishte zoti i Bash\u00ebs, por edhe tani \u00ebsht\u00eb obsesioni i tij. Bash\u00ebs i thot\u00eb n\u00ebn-koshienca se \u201cBerisha\u201d po e ndjek n\u00eb \u00e7do hap, sikur \u201cBerisha do ta kap\u00eb n\u00eb gabime\u201d, sikur do ta sulmoj\u00eb si \u201ci lidhur me Ram\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb Basha shp\u00ebrthen \u201ckund\u00ebr\u201d Berish\u00ebs dhe i thot\u00eb se \u201cti je n\u00eb nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh\u201d me Met\u00ebn e me Ram\u00ebn. Ky ishte obsesioni i par\u00eb. I dyti \u00ebsht\u00eb \u201cfrika e vetmis\u00eb\u201d. Basha edhe pse ka n\u00eb krah Shtetet e Bashkuara edhe pse ka opinionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve, prap\u00eb i duket vetja vet\u00ebm kur nuk ka Berish\u00ebn \u201cn\u00eb krevat\u201d. Nj\u00eb m\u00ebsuese- personazh i Frojdit, nuk b\u00ebnte dot dashuri sepse sa her\u00eb e d\u00ebshironte k\u00ebt\u00eb, i vinte para syve portreti i babait q\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb krevat. <\/p>\n<p>Obsesioni i tret\u00eb lidhet me \u201cgjuh\u00ebn e Ram\u00ebs\u201d. Basha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur mij\u00ebra her\u00eb dhe ka d\u00ebshtuar miliona her\u00eb p\u00ebrball\u00eb retorik\u00ebs politike t\u00eb Ram\u00ebs. K\u00ebsaj here e provoi edhe nj\u00eb her\u00eb duke d\u00ebshmuar \u201cerudicion\u201d. Me k\u00ebt\u00eb rast mendoi q\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb krahasim nga nj\u00eb bot\u00eb shum\u00eb e larg\u00ebt si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs. Mir\u00ebpo si\u00e7 duket diturit\u00eb e tij mbi Bermud\u00ebn jan\u00eb thuajse zero dhe b\u00ebri nj\u00eb gaf\u00eb t\u00eb miliont\u00eb.<\/p>\n<p> N\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e Bermud\u00ebs nuk fundosen k\u00ebndet e trek\u00ebnd\u00ebshit, por fundosen ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cvorbull\u201d fantazm\u00eb. Luli doli prap\u00eb si\u00e7 ishte. Po \u00e7far\u00eb do Luli q\u00eb merret me k\u00ebto krahasime, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka tjet\u00ebr mision nga aleat\u00ebt!<\/p>\n<p>-Por sulmet e Bash\u00ebs ndaj Met\u00ebs kan\u00eb \u201czgjuar\u201d kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, e cila gjat\u00eb nj\u00eb interviste k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d tha se s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb re nga fronti i lindjes. Madje, zonja Kryemadhi akuzoi kryedemokratin Basha se po k\u00ebrcen tango me kryeministrin Edi Rama dhe se sipas saj, tradhtoi kauzat e qytetar\u00ebve. Si i shihni k\u00ebto akuza?<\/p>\n<p>\u201cS\u2019 ka asgj\u00eb t\u00eb re nga fronti i Lindjes\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb sentenca q\u00eb mund t\u00eb gjykohet n\u00eb nj\u00ebmij\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb thot\u00eb gruaja e Ilir Met\u00ebs. T\u00eb gjitha fjal\u00ebt boshe p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb \u201ckod\u201d. Padyshim q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb fraz\u00eb e formuluar nga Ilir Meta dhe e huazuar nga e shoqja Monika. T\u00eb dy k\u00ebta ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb si\u00e7 ndodheshin dikur \u201cdiversant\u00ebt\u201d n\u00eb malet me bor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebta presin t\u00eb vij\u00eb t\u2019i marr\u00eb ose t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb dikush. <\/p>\n<p>Po kush do t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb? Barinjt\u00eb q\u00eb sillen maleve (dometh\u00ebn\u00eb populli) nuk kan\u00eb pik\u00eb dashurie e kujdesi p\u00ebr \u201ct\u00eb ftoht\u00ebt\u201d e akullt q\u00eb ndjen familja presidenciale. Familja Meta ka nd\u00ebrtuar vila, ka vjedhur sy p\u00ebr sy popullin, akuzohet p\u00ebr vrasje d\u00ebshmitar\u00ebsh dhe krime t\u00eb tjera, akuzohet p\u00ebr trafik njer\u00ebzish dhe drog\u00eb\u2026, m\u00eb n\u00eb fund ka tentuar t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb paqen n\u00eb vend me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019u hap\u00eb rrug\u00ebn faktor\u00ebve t\u00eb tret\u00eb kund\u00ebr Amerik\u00ebs. Po cili mund ta shp\u00ebtoj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e tij kund\u00ebr Amerik\u00ebs? I thot\u00eb mendja se shp\u00ebtimtari do t\u00eb vij\u00eb nga Lindja.<\/p>\n<p> Ndoshta Meta ka sinjale dhe ka lidhur aleanca me forca lindore, q\u00eb nga Rusia deri n\u00eb Iran! Fraza e l\u00ebshuar nga Monika n\u00eb nj\u00eb media amerikane se \u201casgj\u00eb nga fronti i Lindjes\u201d duket se th\u00ebrret padron\u00ebt e tij n\u00eb Lindje q\u00eb \u201ct\u00eb shpejtojn\u00eb\u201d sepse deri tani nuk po shikojn\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>-Kryemadhi u pyet n\u00ebse presidenti Ilir Meta do rikthehet n\u00eb krye t\u00eb LSI, e cila n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ia la der\u00ebn e hapur bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Keni nj\u00eb koment?<\/p>\n<p>Ilir Meta nuk \u00ebsht\u00eb larguar kurr\u00eb nga L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim, aq sa nuk u largua Sali Berisha nga Partia Demokratike kur ishte president n\u00eb vitet 1992-97. K\u00ebta t\u00eb dy e kan\u00eb fatin t\u00eb lidhur me nj\u00ebri-tjetrin. P\u00ebr Met\u00ebn ka dy dyer q\u00eb do t\u00eb hapen pasi t\u00eb largohet nga porta e Presidenc\u00ebs: Dera e burgut dhe dera e LSI. Ndoshta do t\u00eb hapen t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>-Cila \u00ebsht\u00eb e ardhmja e LSI, sipas jush?<\/p>\n<p>E ardhmja e LSI \u00ebsht\u00eb kjo e tanishmja; m\u00eb tutje nuk ka m\u00eb. Tani ka 4 deputet\u00eb, ka nj\u00eb rreth njer\u00ebzish q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb \u201cparet tona\u201d si n\u00eb vitin 1997, ka edhe nj\u00eb zverdhje komike. L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim lindi si nj\u00eb syth parazitar n\u00eb trupin e Partis\u00eb Socialiste, thithi l\u00ebngun e partis\u00eb m\u00ebm\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, solli n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb politike fenomenin e \u201csythit q\u00eb than trungun e vet\u201d, solli banditizmin politik dhe vjedhjen sy p\u00ebr sy, u hyri njer\u00ebzve n\u00ebn l\u00ebkur\u00eb\u2026 E tani? Prap\u00eb ta mbaj\u00eb njeriu n\u00ebn l\u00ebkur\u00eb? Jo, kaq ishte.<\/p>\n<p>-Ka z\u00ebra se sapo t\u00eb dal\u00eb nga Presidenca, presidenti Ilir Meta mund t\u00eb shpallet \u201cnon grata\u201d nga amerikan\u00ebt. Sa q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebto pretendime?<\/p>\n<p>Ilir Meta dhe Sali Berisha po sillen \u201cmir\u00eb\u201d p\u00ebrball\u00eb Amerik\u00ebs. Kan\u00eb m\u00ebsuar nga sjelljet fatale t\u00eb armiqve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, duke filluar q\u00eb nga Milloshevi\u00e7, Mlladi\u00e7, Karaxhi\u00e7, Saddam Hussein, etj. N\u00eb momentin kur Sadam ose Karaxhi\u00e7 u fsheh\u00ebn- nj\u00ebri n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe tjetri n\u00eb nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb Irak, at\u00ebher\u00eb Amerika u vu n\u00eb gjueti t\u00eb tyre dhe i nxori nga vrima. Kur i nxori, u b\u00ebri gjyqin. K\u00ebta tan\u00ebt, Ilir Meta dhe Sali Berisha, nuk po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse e kan\u00eb eksperienc\u00ebn. N\u00ebse e presin dit\u00ebn e gjyqit k\u00ebtu mbi tok\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb jo n\u00ebp\u00ebr vrima, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta. Po guxuan t\u00eb gjejn\u00eb vrim\u00eb diku tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb flasim prap\u00eb.<\/p>\n<p>-Nj\u00eb tjet\u00ebr zhvillim \u00ebsht\u00eb se ish-kryeministri Berisha ka shpallur kandidatur\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb PD. A ekziston mund\u00ebsia q\u00eb ai t\u00eb marr\u00eb frenat e partis\u00eb?<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb ekzistonte kjo mund\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb Berisha do t\u00eb vinte n\u00eb krye t\u00eb PD. Po sikur Berisha t\u00eb vij\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD, partia shpallet e paligjshme sepse tenton t\u00eb ndryshoj\u00eb orientimin politik t\u00eb kombit drejt Per\u00ebndimit. Gjithashtu do t\u00eb ishte parti e izoluar nga bota. Po t\u00eb jet\u00eb PD e Berish\u00ebs, i bie q\u00eb p\u00ebr pak koh\u00eb t\u00eb mbetet pa kryetar sepse Berish\u00ebn e pret drejt\u00ebsia. Po t\u00eb mbetet pa Berish\u00ebn, PD mbetet vet\u00eb Berisha: Aty fillon lufta p\u00ebr kryetarin, aty han\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, aty del n\u00eb shesh turpi i pashoq. Por \u201cBerisha n\u00eb krye t\u00eb PD\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pun\u00eb laboratorike djall\u00ebzore e p\u00ebrgatitur nga Berisha dhe budallenjt\u00eb.<\/p>\n<p>-Nd\u00ebrkoh\u00eb Sali Berisha njoftoi se nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Franc\u00eb ka pranuar padin\u00eb e tij kund\u00ebr Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit, Antony Blinken. Si i shini k\u00ebto zhvillime?<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim. K\u00ebt\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb Berisha dhe askush tjet\u00ebr, sado q\u00eb nuk ka pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie se ku shkojn\u00eb zarfet e nj\u00eb poste. Por Berisha, t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn, ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb k\u00ebqija me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Berisha \u00ebsht\u00eb mashtrues dhe shpif\u00ebs patologjik. Kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit ai mashtron dhe shpif si nj\u00eb njeri i s\u00ebr\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt; tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit, i n\u00ebnkuptohet \u00e7do neveri q\u00eb b\u00ebn. Mund t\u00eb thot\u00eb edhe k\u00ebto idiot\u00ebsi p\u00ebr Franc\u00ebn, gjykat\u00ebsin dhe Amerik\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr kur ishte president, ai ka urdh\u00ebruar q\u00eb Ambasada e Amerik\u00ebs t\u00eb sulmohet me tanke. E \u00e7far\u00eb qenka kjo shpifja e sotme?<\/p>\n<p>-Berisha \u00e7do dit\u00eb b\u00ebn thirrje p\u00ebr protesta t\u00eb fuqishme si n\u00eb vitet \u201990 p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb \u201cRama 3\u201d. A rrezikohet stabiliteti i vendit?<\/p>\n<p>Sali Berisha tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb i neutralizuar, Amerika e shkriu q\u00eb n\u00eb 19 maj. Tani ai v\u00ebrtitet sa n\u00eb nj\u00eb foltore n\u00eb tjetr\u00ebn, ku ka nj\u00eb tuf\u00eb idiot\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb mundin Amerik\u00ebn. Por k\u00ebto jan\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb qeshur. Berisha tani nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Parlament, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i afrohet asnj\u00eb institucioni t\u00eb shtetit dhe ligjit. \u00c7far\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Berisha kund\u00ebr stabilitetit, paqes dhe prosperitetit n\u00eb vend e n\u00eb rajon, e b\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb tragjike. Tani nuk ka as fuqin\u00eb e qenies q\u00eb ulet e shikon h\u00ebn\u00ebn e fundit pas mesnate.<\/p>\n<p>Intervistoi: Rigels Seliman<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Frrok \u00c7upi ka komentuar situat\u00ebn politike n\u00eb vend, nd\u00ebrsa e ka ndalur theksin tek akuzat e forta t\u00eb l\u00ebshuara nga kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, i cili nga foltorja e Parlamentit e etiketoi Ram\u00ebn, Berish\u00ebn dhe Met\u00ebn si \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs\u201d, thirrjet e ish-kryeministrit p\u00ebr revolta dhe vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":187507,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-215103","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=215103"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215103\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/187507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=215103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=215103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=215103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}