{"id":215390,"date":"2021-11-02T14:14:57","date_gmt":"2021-11-02T13:14:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=215390"},"modified":"2021-11-02T14:14:57","modified_gmt":"2021-11-02T13:14:57","slug":"marreveshja-e-trete-me-ramen-bushati-keta-jane-karagjoze-te-opozitarizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/marreveshja-e-trete-me-ramen-bushati-keta-jane-karagjoze-te-opozitarizmit\/","title":{"rendered":"\u2018Marr\u00ebveshja e tret\u00eb me Ram\u00ebn\u2019\/ Bushati: K\u00ebta jan\u00eb karagjoz\u00eb t\u00eb opozitarizmit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Analisti Andi Bushati, duke iu referuar marr\u00ebveshjes mes qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs p\u00ebr zgjatjen e vetingut, shkruan se \u201ck\u00ebta nuk jan\u00eb m\u00eb opozitar\u00eb.\u00a0\u201cKa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebta nuk jan\u00eb m\u00eb opozitar\u00eb, por karagjoz\u00eb t\u00eb opozitarizmit,\u201d shkruan ai, duke postuar nj\u00eb koment t\u00eb portalit<a href=\"https:\/\/dosja.al\/marreveshja-e-trete-me-ramen-po-e-kthen-opoziten-ne-fasaden-e-autokracise\/?fbclid=IwAR3Pa33UQ90XRsC59QFpDVghvQ9I6VGCsdxsFV0BizXV1DysrPuFiMvXj6E\">\u00a0<\/a><\/em><\/strong> Dosja<strong><em>, me titull: \u201cMarr\u00ebveshja e tret\u00eb me Ram\u00ebn po e kthen Opozit\u00ebn n\u00eb fasad\u00ebn e autokracis\u00eb\u201d.\u00a0Lexojeni m\u00eb posht\u00eb shkrimin e plot\u00eb:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ikja e Partis\u00eb Demokratike nga diskutimi p\u00ebr zgjatjen e Vettingut nuk ishte refuzim por pranimi i tij. Pasi ka dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvend 3 k\u00ebrkesa p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr reform\u00ebn Zgjedhore, reform\u00ebn territoriale dhe Vettingun e politikan\u00ebve, nuk kishte arsye p\u00ebr ta shtyr\u00eb diskutimin p\u00ebr zgjatjen e mandatit t\u00eb KPK-s\u00eb, n\u00ebse nuk ka nd\u00ebrmend ta pranoj\u00eb. Partia Socialiste nuk i ka 92 vota p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs, nuk mund ta zgjas\u00eb mandatin e vetingut n\u00eb drejt\u00ebsi pa opozit\u00ebn. Reagimi i par\u00eb i Partis\u00eb Demokratike nuk ishte refuzimi kategorik i zgjatjes s\u00eb mandatit t\u00eb KPK-s\u00eb si organi m\u00eb besnik i Edi Ram\u00ebs. Lulzim Basha deklaroi se ky \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pun\u00ebn e secilin an\u00ebtar t\u00eb Komisionit t\u00eb pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar vot\u00ebn.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb parim dakord, por do ta shohim nen p\u00ebr nen, ose, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, an\u00ebtar p\u00ebr an\u00ebtar. Dometh\u00ebn\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb opozita nuk i propozoi 5 vjet m\u00eb par\u00eb, duke ia l\u00ebn\u00eb, \u00a0Edi Ram\u00ebs t\u00eb zgjidhte k\u00eb t\u00eb donte, tani mund t\u00eb diskutohen, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen m\u00eb t\u00eb propozuarit e opozit\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb dalin t\u00eb lumtur me shtyrjen 3-vjecare t\u00eb afatit t\u00eb KPK. Pak a shum\u00eb, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrs\u00ebriti dhe Fatmir Xhafaj dje. Ajo q\u00eb ndodhi dje, e konfirmon k\u00ebt\u00eb version. N\u00ebse opozita do t\u00eb kishte vendosur t\u00eb votonte kund\u00ebr, nuk kishte pse t\u00eb largohej nga mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Legjislacionit. Q\u00eb aty do t\u00eb deklaronte vot\u00ebn kund\u00ebr dhe nuk do ta kusht\u00ebzonte me ndryshimet Kushtetuese q\u00eb ka propozuar vet\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi deklaroi se propozimet e opozit\u00ebs jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura, Edi Rama futi me nxitim propozimin p\u00ebr zgjatjen e Vetting-ut dhe deklaroi se nuk do t\u00eb negocioj\u00eb me opozit\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Mb\u00ebshtetja q\u00eb i dha ambasada amerikane zgjatjes s\u00eb mandatit t\u00eb KPK dhe n\u00ebnshtrimi i plot\u00eb i PD-s\u00eb ndaj ambasad\u00ebs, ishin kushtet perfekte p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr posht\u00ebrim t\u00eb opozit\u00ebs. Duke e p\u00ebrshpejtuar votimin p\u00ebr Vettingun, Rama donte ta linte opozit\u00ebn vet\u00ebm me dy mund\u00ebsi; t\u00eb refuzonte zgjatjen e mandatit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe t\u00eb prishte p\u00ebrs\u00ebri marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA ose t\u00eb votonte pro, pa asnj\u00eb kusht, q\u00eb t\u00eb ruante marr\u00ebdh\u00ebniet e lumtura me SHBA dhe t\u00eb posht\u00ebrohej edhe nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Votimi kund\u00ebr dhe kthimi n\u00eb pik\u00ebn e nisjes m\u00eb SHBA, nuk u pa asnj\u00ebher\u00eb si variant nga PD. Mbetej vet\u00ebm variant posht\u00ebrues i votimit pro pa kushte. Dalja me tre k\u00ebrkesat, q\u00eb u k\u00ebrkua edhe nga Oerd Bylykbashi n\u00eb debatin me Bash\u00ebn, t\u00eb pakt\u00ebn e shp\u00ebtoi opozit\u00ebn nga turp\u00ebrimi. Zgjatja e mandatit t\u00eb KPK do t\u00eb votohet, por n\u00eb nj\u00eb variant t\u00eb tret\u00eb, q\u00eb Edi Rama nuk e kishte planifikuar, duke b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb edhe ndryshimet e opozit\u00ebs, madje edhe Vettingun e politikan\u00ebve q\u00eb refuzoi 3 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket nj\u00eb l\u00ebvizje e zgjuar taktike p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb tjet\u00ebr posht\u00ebrim q\u00eb k\u00ebrkohet nga ambasada amerikane. Tani topi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e \u201cZotit Luli\u201d, \u00ebsht\u00eb Rama q\u00eb duhet t\u00eb pranoj\u00eb Vetingun e politikan\u00ebve q\u00eb refuzoi 3 vjet m\u00eb par\u00eb, t\u00eb anulloj\u00eb (edhe pse kur loja ka mbaruar) ndryshimin Kushtetues q\u00eb ndaloi koalicionet dhe e ndihmoi t\u00eb merrte mandatin e tret\u00eb dhe t\u00eb rishikoj\u00eb reform\u00ebn territorial, nj\u00eb tjet\u00ebr aleat statik n\u00eb marrjen e mandatit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund do t\u00eb jet\u00eb i detyruar t\u00eb firmos\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr k\u00ebto, t\u00eb pranoj\u00eb edhe nj\u00eb KPK me ndryshimin e disa an\u00ebtar\u00ebve dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tyre me t\u00eb propozuar t\u00eb opozit\u00ebs. Po e gjitha kjo n\u00eb fund do t\u00eb coj\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re mes PD dhe PS, e treta pas asaj t\u00eb 17 majit 2017 dhe 5 qershorit 2020. Dy t\u00eb parat Rama i n\u00ebnshkshroi dhe m\u00eb pas i prishi. Nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb q\u00eb ta ndaloj\u00eb t\u00eb sillet nj\u00ebsoj me t\u00eb tret\u00ebn, aq m\u00eb tep\u00ebr kur opozita po shkalafitet nga lufta e brendshme. Marr\u00ebveshja me Ram\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb garanci. Ajo mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb fytyr\u00ebn opozit\u00ebs, q\u00eb me vrullin e verb\u00ebr p\u00ebr u b\u00ebr\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi m\u00eb i zellsh\u00ebm i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, ka vendosur t\u00eb votoj\u00eb pro vetingut n\u00eb Drejt\u00ebsi. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pa u posht\u00ebruar ka hedhur n\u00eb tryez\u00eb 3 ndryshimet e saj, q\u00eb e shp\u00ebtojn\u00eb nga posht\u00ebrimi i sot\u00ebm, por e shnd\u00ebrrojn\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb fasad\u00ebn e autokracis\u00eb, n\u00eb legjitimimin e 25 prillit, duke i p\u00ebrgatitur k\u00ebshtu vetes nj\u00eb fat t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb m\u00eb at\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Andi Bushati, duke iu referuar marr\u00ebveshjes mes qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs p\u00ebr zgjatjen e vetingut, shkruan se \u201ck\u00ebta nuk jan\u00eb m\u00eb opozitar\u00eb.\u00a0\u201cKa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebta nuk jan\u00eb m\u00eb opozitar\u00eb, por karagjoz\u00eb t\u00eb opozitarizmit,\u201d shkruan ai, duke postuar nj\u00eb koment t\u00eb portalit\u00a0 Dosja, me titull: \u201cMarr\u00ebveshja e tret\u00eb me Ram\u00ebn po e kthen Opozit\u00ebn n\u00eb fasad\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":215391,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380],"tags":[3163,451],"class_list":{"0":"post-215390","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"tag-andi-bushati","11":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=215390"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215390\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/215391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=215390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=215390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=215390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}