{"id":215449,"date":"2021-11-02T17:41:23","date_gmt":"2021-11-02T16:41:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=215449"},"modified":"2021-11-02T17:41:23","modified_gmt":"2021-11-02T16:41:23","slug":"inceneratoret-perplasin-deputetet-tabaku-ta-harroje-kush-qe-ky-komision-do-behet-zyra-e-propagandes-se-kompanise-se-mbetjeve-felaj-shprehjet-kercenuese-po-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/inceneratoret-perplasin-deputetet-tabaku-ta-harroje-kush-qe-ky-komision-do-behet-zyra-e-propagandes-se-kompanise-se-mbetjeve-felaj-shprehjet-kercenuese-po-i\/","title":{"rendered":"Incenerator\u00ebt p\u00ebrplasin deputet\u00ebt\/ Tabaku: Ta harroj\u00eb kush q\u00eb ky komision do b\u00ebhet zyra e propagand\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb mbetjeve. Felaj: Shprehjet k\u00ebrc\u00ebnuese po i\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Mbledhja e Komisionit hetimor p\u00ebr impiantet e trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me debate dhe replika mes kryetares Jorida Tabaku dhe zv.kryetares Ermonela Felaj, si dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Felaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb respektohet kodi i etik\u00ebs dhe e quajti fjal\u00ebn e p\u00ebrdorur nga Tabaku \u201cta harrojn\u00eb\u201d, nj\u00eb shprehje k\u00ebrc\u00ebnuese.<\/p>\n<p>Partia Socialiste sakaq ka propozuar q\u00eb Sekretarja e komisionit t\u00eb jet\u00eb deputetja Antoneta Dhima.<\/p>\n<p>REPLIKAT<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Ti p\u00ebrmbaheshim fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb vendimit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr objektin e pun\u00ebs, objekti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb se sa ai q\u00eb u citua nga kryetarja. Ju mund t\u00eb p\u00ebrqendroheni n\u00eb hetimin dhe marrjen e informacioneve p\u00ebr ato cfar\u00eb p\u00ebrmendet por objekti i komisinit na lejon t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb info jo vet\u00ebm p\u00ebr incenerator\u00ebt por dhe p\u00ebr vend depozitimet q\u00eb ishin t\u00eb ngritura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze n\u00eb mos respektim total t\u00eb ligjit n\u00eb brigjet lumenjve dhe deteve dhe kan\u00eb shkaktuar d\u00ebme t\u00eb pallogaritshme mjedisore.<\/p>\n<p>Edhe landfillet edhe incenerator\u00ebt jan\u00eb implante p\u00ebr trajtimin e mbetjeve, duhet q\u00eb edhe ju t\u2019i pranoni k\u00ebto k\u00ebrkesa se k\u00ebt\u00eb vendim ka mar\u00eb kuvendi, do i q\u00ebndrojm\u00eb pavar\u00ebsisht ku doni t\u00eb p\u00ebrqendroheni ju.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam t\u00eb kuptojm\u00eb se cfar\u00eb b\u00ebhet me mbetjet n\u00eb Shqip\u00ebri do duhet t\u00eb shkojm\u00eb dhe n\u00eb vendin ku k\u00ebto incenerator\u00eb e landfille jan\u00eb ngritur e p\u00ebr t\u00eb par\u00eb cfar\u00eb ndodh aty e jo p\u00ebr t\u00eb gjykuar mbi bvaz\u00ebn e eltrave q\u00eb na vihen p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam q\u00eb ky komision t\u00eb funksionoj\u00eb t\u00eb merremi vesh p\u00ebrgjithmon\u00eb, nuk duhet t\u00eb pengojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin, gjithmon\u00eb duke i q\u00ebndruar objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb.<\/p>\n<p>Jorida Tabaku: M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb keni vendosur zonj\u00ebn Antoneta Shima q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb inceneratorin e Fierit q\u00eb nuk ekziston mund t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb verifikojm\u00eb ligjshm\u00ebrine e aktitivietit.<\/p>\n<p>Ne kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komision hetimor, ju e keni ndryshuar q\u00eb t\u00eb binim dakort p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shohim edhe ato element\u00eb q\u00eb gjykoni por ta harroj\u00eb kush q\u00eb ky komsion do b\u00ebhet zyra e propoagand\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb inceneratorit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Zonja Tabaku<\/p>\n<p>Jorida Tabaku:: Zonja Felaj nuk ju nd\u00ebrpreva<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Vet\u00ebm p\u00ebr sjelljen se e keni p\u00ebrs\u00ebritur disa h\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shprehjen k\u00ebrc\u00ebnuese dhe \u00ebsht\u00eb e pavend<\/p>\n<p>Jorida Tabaku:Tabaku: Kur t\u00eb p\u00ebrfundoj un\u00eb. Ta harroj\u00eb kush q\u00eb ky komision do t\u00eb b\u00ebhet mburoj\u00eb p\u00ebr afera kriminale, do b\u00ebjm\u00eb cdo gj\u00eb q\u00eb na ka caktuar Kuvendi, por ta harrojm\u00eb q\u00eb do jemi fasad\u00eb neve p\u00ebr kontra 400 mln euroshe dhe do sh\u00ebrbejm\u00eb ne si zyr\u00eb PR p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komision.<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Kuvendi ka nj\u00eb kod etik dhe nj\u00eb kod sjellje q\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr tu zbatuar nga ne. Minimumi fillo nga sjellja p\u00ebr kundrejt nj\u00ebri tjetrit. Askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebtu t\u00eb paragjykoj\u00eb asnj\u00eb an\u00ebtar komisioni se do b\u00ebhet k\u00ebshtu apo do b\u00ebhet ashtu. Po paragjykoni ju n\u00eb fjal\u00ebn tuaj dhe disa her\u00eb, s\u2019\u00ebsht\u00eb nevoja q\u00eb ju moralin tuaj t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb na e impononi ne.<\/p>\n<p>Belind K\u00ebllici: N\u00ebse ju mendoni se do i didhni sy qytetarve do b\u00ebni politik\u00eb k\u00ebtu , propagand\u00eb, \u00ebsht\u00eb tentuar p\u00ebr vite te censurohet kjo c\u00ebshtje, k\u00ebsaj c\u00ebshtje opozita do i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund, harrojeni ju se k\u00ebtu mund t\u00eb b\u00ebhet propagand\u00eb me k\u00ebt\u00eb afer\u00eb q\u00eb r\u00ebndon t\u00eb ardhmen ton\u00eb p\u00ebr 30 vite.<\/p>\n<p>Jorida Tabaku: Jo fjal\u00ebn e jap un\u00eb<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Dakort ju jepni fjal\u00ebn po kini parasysh q\u00eb ka nj\u00eb rregullore t\u00eb kuvendit dhe kur dikush t\u00eb akuzon q\u00eb ju g\u00ebnjeni do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shpif e un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr fjal\u00ebn<\/p>\n<p>Jorida Tabaku: Ju lutem un\u00eb e kuptoj q\u00eb c\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nxeht\u00eb, q\u00eb do ket\u00eb shum\u00eb debate por p\u00ebrpiqemi t\u00eb mbahemi n\u00eb rendin e dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Fjala p\u00ebr replik\u00eb jepet menj\u00ebher\u00eb. E siguroj zotin K\u00ebllici e cdo zonj\u00eb e zot\u00ebri k\u00ebtu q\u00eb nuk e kam nd\u00ebrtuar karrier\u00ebn time duke g\u00ebnjyer, apo duke b\u00ebr\u00eb dicka tjet\u00ebr m\u00eb keq akoma. Ne do i shohim t\u00eb gjitha ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur, landfillin e Bajkajt, landfillin sanitar t\u00eb Maliqit q\u00eb mbulon zon\u00ebn e mbetjeve t\u00eb Korc\u00ebs, inceneratorin e Elbasanit, Porto Romanon q\u00eb u mbyll si i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jorida Tabaku: Me ofenduat dhe nuk iu p\u00ebrgjiga replik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Jo nuk ofendova ask\u00ebnd<\/p>\n<p>Jorida Tabaku: Ju lutem, ja thoni deputetes q\u00eb e ka mbajtur veten m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto 9 vite , kju lutem fikni mikrofonin.<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Do shoihm incenerator\u00ebt, un\u00eb jam n\u00ebnkrytare e k\u00ebtij komisioni dhe ju s\u2019mund ta vijoni k\u00ebt\u00eb mbledhje duke mos dashur t\u00eb d\u00ebgjoni.<\/p>\n<p>Jorida Tabaku: Jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute<\/p>\n<p>Ermonela Felaj: Fjal\u00ebn e mora se m\u00eb takonte e po p\u00ebrpiqem t\u2019ju b\u00ebj t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni. T\u00eb gjitha do shkojm\u00eb ti shohim.<\/p>\n<p>Jorida Tabaku: Meq\u00eb m\u00eb kujtuat etik\u00ebn jeni zv kryetare e Kuvendit dhe kur e k\u00ebrkojm\u00eb fjal\u00ebn jasht\u00eb procedures p\u00ebr replike ju ma nd\u00ebrpreni fjal\u00ebn n\u00eb kuvend e ka ndodhur jo m\u00eb larg se dy seanca m\u00eb par\u00eb, respektoni etik\u00ebn, do shkojm\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendet q\u00eb ju doni, por e p\u00ebrs\u00ebris objektit t\u00eb k\u00ebtij komisioni nuk i shp\u00ebton dot askush.<\/p>\n<p>Diskutimi per Rregulloren<\/p>\n<p>Tabaku: Kemi r\u00ebn\u00eb dakort ne bashk\u00eb p\u00ebr rregulloren q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjta rregullorja\u2026<\/p>\n<p>Felaj: Jo me mua nuk keni r\u00ebn\u00eb dakort ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb kemi r\u00ebn\u00eb dakort q\u00eb do prisnim komisionin parlamentar per rregullore. Kerkuam kohe nese mund ti bejme ndonje ndryshim, por mund edhe te mos i bejme fare. Ska asgje te tepruar ne kete qe po themi, asnje komision parlamentar diten e pare te kete miratuar rregulloren.<\/p>\n<p>Tabaku: E kuptoj qe ky komision, do ket te njentin fat si komisikoni i gjedhjeve sa i perkete miratimit te rregullores. Shpresoja ta kishim thyer ate mit qe nuk miratohet rregullorja diten e pare.<\/p>\n<p> Ne pat\u00ebm nj\u00eb votim k\u00ebtu, e hodha p\u00ebr votim duke pasyur parasysh q\u00eb ju jeni nj\u00eb juriste e respektoni procedur\u00ebn besoj q\u00eb me forc\u00ebn e numrave ne k\u00ebtu nuk arrijm\u00eb asgj\u00eb, keni t\u00eb drejt\u00eb, n\u00ebse po i hetojm\u00eb sot incenerator\u00ebt \u00ebsht\u00eb se ndodhemi n\u00eb opozit\u00eb, t\u00eb ishim n\u00eb kushte t\u00eb tjera do ishin para drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb ne duam t\u00eb th\u00ebrresim. Nuk doni t\u00eb procedojm\u00eb me rregulloren, s\u2019dua t\u00eb procedojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme. E kuptoj dhe arroganc\u00ebn e numrave dhe t\u00eb imponimit por besoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision hetimor p\u00ebrvec rregullores gj\u00ebrat e tjera ne do i zgjidhim secila pal\u00eb m\u00eb vete, un\u00eb dua t\u00eb kemi nj\u00eb dakort\u00ebsi e propozoj q\u00eb nga ana jon\u00eb Dhurata Cupi t\u00eb ndjek\u00eb c\u00ebshtjen e rregullores, ju mund t\u00eb propozoni dik\u00eb, t\u00eb mblidhemi s\u00ebrish pa e shtyr\u00eb pun\u00ebn e komisionit hetimor.<\/p>\n<p>***<br \/>\nTabaku: Mund t\u00eb biem dakort meq\u00eb kemi ndryshim n\u00eb rendin e dit\u00ebs p\u00ebr afat kohor sa koh\u00eb do doj\u00eb rregullorja t\u00eb ndryshohet? Un\u00eb mendoj q\u00eb 48 or\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme<\/p>\n<p>Felaj: Ne t\u00eb premten kemi dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr tu mbledhur.<\/p>\n<p>Tabaku: Faleminderit q\u00eb ram\u00eb dakort p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb dakort p\u00ebr rregulloren dhe q\u00eb do vijojm\u00eb me diskutimet dy relatoret. Kisha shpresuar q\u00eb mund ta kalonim k\u00ebt\u00eb ng\u00ebrc e kuptoj mosd\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar hetimin, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj plani paraprak i hetimi u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb disozicion, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbledhja e Komisionit hetimor p\u00ebr impiantet e trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane, \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me debate dhe replika mes kryetares Jorida Tabaku dhe zv.kryetares Ermonela Felaj, si dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb Felaj k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb respektohet kodi i etik\u00ebs dhe e quajti fjal\u00ebn e p\u00ebrdorur nga Tabaku \u201cta harrojn\u00eb\u201d, nj\u00eb shprehje k\u00ebrc\u00ebnuese. Partia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":215451,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-215449","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=215449"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/215449\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/215451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=215449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=215449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=215449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}