{"id":216262,"date":"2021-11-05T16:58:20","date_gmt":"2021-11-05T15:58:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=216262"},"modified":"2021-11-05T16:58:20","modified_gmt":"2021-11-05T15:58:20","slug":"leter-e-hapur-per-kryetarin-e-opozites-qe-nuk-ekziston","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/leter-e-hapur-per-kryetarin-e-opozites-qe-nuk-ekziston\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e hapur p\u00ebr kryetarin e opozit\u00ebs q\u00eb nuk ekziston!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Meri Lika<\/p>\n<p>I nderuar kryetar i opozit\u00ebs s\u00eb vendit tim (q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk ekziton)!<\/p>\n<p>Po ju sqaroj paraprakisht, se nuk jam aspak e k\u00ebnaqur me rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nuk jam aspak e k\u00ebnaqur, q\u00eb autodiktatura q\u00ebndroi s\u00ebrish n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Por, gjithashtu nuk jam aspak e k\u00ebnaqur q\u00eb vet\u00ebm 46% e popullsis\u00eb ka votuar (sipas KQZ-s\u00eb) nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik demokracia e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk mund t\u00eb them se jam e lumtur, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u2018foltoret\u2019 po shkundin opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb them se jam e lumtur, q\u00eb partia m\u00eb e madhe opozitare, pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur duhet t\u00eb g\u00eblonte nga aksionet kund\u00ebr pushtetit dhe qeveris\u00eb s\u00eb keqe, po g\u00eblon brenda saj n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb me dy fronte por me nj\u00eb luft\u00ebtar.<\/p>\n<p>E si mund t\u00eb jem e lumtur, o i nderuari kryetar, kur n\u00eb gjith\u00eb at\u00eb armat\u00eb 140 kandidat\u00ebshe p\u00ebr deputet\u00eb, un\u00eb veten time e pash\u00eb vet\u00ebm tek nj\u00eb i till\u00eb? Pra, si\u00e7 e shikon, o shum\u00eb i nderuari kryetar, un\u00eb nuk jam aspak e k\u00ebnaqur me kandidaturat q\u00eb ti zgjodhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar mua dhe t\u00eb tjer\u00ebt si un\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot n\u00eb parlament, showman-\u00ebt dhe show-woman-\u00ebt e tu, nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb betej\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtetit, ama nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb pa na shpalosur garderob\u00ebn e kushtueshme t\u00eb cil\u00ebn e shp\u00ebrfaqin me aq krenari \u00e7do t\u00eb enjte.<\/p>\n<p>Un\u00eb, o shum\u00eb i nderuar kryetar, do t\u00eb isha e lumtur n\u00ebse, ata q\u00eb ti ke zgjedhur t\u00eb na p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, t\u00eb ishin t\u00eb veshur pak m\u00eb lir\u00eb e t\u00eb kishin mendimin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Por, o shum\u00eb i respektuari kryetar, nuk mund ta marr\u00ebsh dot me mend se sa shum\u00eb jam e g\u00ebzuar q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund pas pothuaj, 10 vjet\u00ebsh, q\u00eb prej dit\u00ebs kur ty t\u2019u \u2018ngarkua\u2019 detyra e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar t\u00eb vetmen shpres\u00eb timen dhe t\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashm\u00ebve t\u00eb mi, partia m\u00eb e madhe opozitare ka nj\u00eb aksion t\u00eb brendsh\u00ebm luftarak, qoft\u00eb ky dhe i nisur p\u00ebr arsye personale.<\/p>\n<p>Sot vendosa t\u00eb t\u00eb shkruaj, e t\u00eb t\u00eb pyes, si nj\u00eb qytetare e thjesht\u00eb (kam pak shpres\u00eb se mund t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjesh), n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb m\u00eb tregosh nj\u00eb, pra vet\u00ebm nj\u00eb aksion, q\u00eb ke nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb mbrotje t\u00eb demokracis\u00eb, n\u00eb k\u00ebto 10 vjet. Do t\u00eb doja t\u00eb dija, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb m\u00eb t\u00eb tregosh, n\u00ebse p\u00ebr ato q\u00eb ti i ke konsideruar aksione, a ua ke analizuar pasojat dhe a ka mbajtur ndokush p\u00ebrgjegj\u00ebsi?<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, me naivitetin tim t\u00eb theksuar, fjal\u00ebn \u2018braktisje\u2019 e lidhja vet\u00ebm me braktisjen e nj\u00eb gruaje nga burri, t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije nga prindi, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha lidhur me braktisjen e misionit q\u00eb opozita ka. Ti m\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ta kap\u00ebrcej pragun e k\u00ebtij naiviteti dhe ta mendoj edhe t\u00eb till\u00eb, pra opozita t\u00eb braktis\u00eb misionin e saj t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb ta quaj veten opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Mua, nuk m\u00eb vjen aspak mir\u00eb, q\u00eb lufta personale e Sali Berish\u00ebs, po b\u00ebhet edhe lufta e atyre q\u00eb nuk t\u00eb besojn\u00eb m\u00eb. M\u00eb vjen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb keq q\u00eb, opozita ka mbetur ende pas tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb shpres\u00ebn e frym\u00ebs q\u00eb po sjell Berisha.<\/p>\n<p>Po si ka mund\u00ebsi mor i nderuar kryetar q\u00eb n\u00eb 10 vjet nuk munde t\u00eb ndez\u00ebsh asnj\u00eb shpres\u00eb, madje fike dhe ato shpresa q\u00eb gjete t\u00eb ndezura?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj, se ti sot duhet t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb. N\u00ebse v\u00ebrtet, do t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb karrigen q\u00eb pretendon se meriton, duhet t\u00eb luftosh. Nj\u00eb njeri i fikur, nuk mund t\u00eb ndez\u00eb shpres\u00eb as tek vetja e tij.<\/p>\n<p>Shum\u00eb i nderuari kryetar, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se \u2018armiku\u2019 i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb pozita, por mola q\u00eb h\u00ebngri aksionin luftarak opozitar \u00ebsht\u00eb brenda jush, i vetmi ila\u00e7 p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar prej saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroni traun q\u00eb po ha krimbi, e n\u00ebse ti ke d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flesh me k\u00ebt\u00eb zhurm\u00eb se t\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar veshi, m\u00eb vjen keq t\u00eb t\u00eb them se i ke dit\u00ebt e num\u00ebruara derisa t\u00eb vij\u00eb momenti, kur sht\u00ebpia t\u00eb t\u00eb z\u00eb brenda.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj, se ti nuk duhet t\u00eb jesh m\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, se partia m\u00eb e madhe opozitare meriton nj\u00eb tjet\u00ebr frym\u00eb, jo parfumin t\u00ebnd \u2018aristokrat dhe delikat\u2019 i cili e ka kthyer opozit\u00ebn si nj\u00eb krijes\u00eb jovertebrore.<\/p>\n<p>Partia m\u00eb e madhe opozitare ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider, p\u00ebr frym\u00ebzim, ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb ta drejtoj\u00eb n\u00eb aksione opozitare duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb llogarit\u00eb e pasojave t\u00eb k\u00ebtyre aksioneve por dhe t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgj\u00ebsi p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb shkon keq.<\/p>\n<p>Partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare i duhet vizion, t\u00eb cilin ti nuk e ke.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjumja jote politike po e vdes partin\u00eb, madje po na vdes shpres\u00ebn edhe ne q\u00eb nuk duam t\u00eb qeverisemi nga nj\u00eb pushtet i zhytur n\u00eb korrupsion.<\/p>\n<p>Sot e kam nj\u00eb lajm t\u00eb keq p\u00ebr ty: Ti ke humbur pa hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Dor\u00ebzohu!<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn dil me dinjitet.<\/p>\n<p>Me respekt nga nj\u00eb qytetare e thjesht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Meri Lika I nderuar kryetar i opozit\u00ebs s\u00eb vendit tim (q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk ekziton)! Po ju sqaroj paraprakisht, se nuk jam aspak e k\u00ebnaqur me rezultatin e zgjedhjeve. Nuk jam aspak e k\u00ebnaqur, q\u00eb autodiktatura q\u00ebndroi s\u00ebrish n\u00eb pushtet. Por, gjithashtu nuk jam aspak e k\u00ebnaqur q\u00eb vet\u00ebm 46% e popullsis\u00eb ka votuar (sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":216263,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-216262","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216262\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}