{"id":216312,"date":"2021-11-05T18:42:56","date_gmt":"2021-11-05T17:42:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=216312"},"modified":"2021-11-05T18:42:56","modified_gmt":"2021-11-05T17:42:56","slug":"akuza-olta-xhackes-na-qenka-ne-berzhite-nje-muze-6-mln-euro-per-ushtrine-berisha-tani-na-del-muzeu-sekret-i-ndrikull-piramides-nje-gare-e-cmendur-e-shfrenuar-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/akuza-olta-xhackes-na-qenka-ne-berzhite-nje-muze-6-mln-euro-per-ushtrine-berisha-tani-na-del-muzeu-sekret-i-ndrikull-piramides-nje-gare-e-cmendur-e-shfrenuar-se\/","title":{"rendered":"Akuza Olta Xha\u00e7k\u00ebs\/ \u201cNa qenka n\u00eb B\u00ebrzhit\u00eb nj\u00eb muze 6 mln euro p\u00ebr ushtrin\u00eb\u201d, Berisha: Tani na del muzeu sekret i \u2018Ndrikull Piramid\u00ebs\u2019. Nj\u00eb gar\u00eb e \u00e7mendur e shfrenuar se si t\u00eb vjedhin"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur foltoren e tij n\u00eb Lushnj\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb pritur nga simpatizant\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij. Teksa sulmoi ashp\u00ebr qeverin\u00eb \u2018Rama\u2019, Berisha nuk la pa akuzuar konkretisht ministren e Mbrotjes, Olta Xha\u00e7ka, p\u00ebr nj\u00eb muze, me nj\u00eb vler\u00eb sipas tij 6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Berisha tha se akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb k\u00ebto dit\u00ebt e fundit ishte miratimi i borxhit q\u00eb do t\u00eb merret, me t\u00eb cilin sipas tij \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfajtore edhe opozita. Mes t\u00eb tjerash Berisha tha se Basha \u00ebsht\u00eb peng i Edi Ram\u00ebs dhe se ka frik\u00eb nga demokrat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dashur qytetare t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe kudo ku jeni, n\u00eb Shqip\u00ebri apo emigracion, ju sjell ju p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta. Shpreh nderimin m\u00eb t\u00eb madh dhe ulem para jush me respektin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ju i keni b\u00ebr\u00eb dhe po i b\u00ebni foltores si uragan i shpres\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb shqiptar\u00ebve. Foltores si nism\u00ebtare e madhe e vullnetit tuaj p\u00ebr t\u00eb rivendosur n\u00eb Shqip\u00ebri pluralizmin politik t\u00eb rr\u00ebnuar nga klika n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb rikthyer PD-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb vigane t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe fitores. Koh\u00ebrat jan\u00eb kritike, por secili prej jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb dhe ata qindra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesim ne po shkruajn\u00eb me duart e tyre nj\u00eb kapitull t\u00eb ri n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, po hapim nj\u00eb faqe t\u00eb re. <\/p>\n<p>Sistemet demokratike jan\u00eb delikate. N\u00eb histori ato kan\u00eb njohur vendnum\u00ebro dhe prapaktheu. Mjerisht n\u00eb at\u00eb demokraci fragile kan\u00eb lindur dhe diktaturat. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e shohim ne n\u00eb kurriz. Nga nj\u00eb sistem demokratik, n\u00eb Shqip\u00ebri u krijua nj\u00eb diktatur\u00eb e bazuar n\u00eb korrupsion dhe drog\u00eb. Ky narko-shtet, apo diktatur\u00eb e bazuar n\u00eb drog\u00eb dhe krim e korrupsion, jo vet\u00ebm ka shkelmuar vot\u00ebn tuaj, por ia doli n\u00eb k\u00ebto 8 vite t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet dhe s\u00eb fundi, t\u00eb shtroj\u00eb partin\u00eb e martir\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, PD-n\u00eb. N\u00eb k\u00ebto 8 vite, kafshata e goj\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebve, edhe ashtu si\u00e7 ishte 80 her\u00eb m\u00eb e kushtueshme se n\u00eb BE. Sot kisha nj\u00eb pedagoge e nderuar n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb thote. <\/p>\n<p>Ministrja na ka sjell n\u00eb shkolla list\u00ebn e ushqimeve q\u00eb duhet t\u2019i japim f\u00ebmij\u00ebve. Po ju them se at\u00eb list\u00eb se zbatoj dot p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi. Imagjinoni se \u00e7far\u00eb tallje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, kur Save the Children tregoi se kujdesi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se sa n\u00eb Kosov\u00eb, pa e krahasuar me vendet e tjera.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se djersa dhe mundi juaj, taksat tuaja, vidhen nga narkopolitikan\u00eb. K\u00ebtu e d\u00ebnuan kryetarin e Bashkis\u00eb p\u00ebr 2 mln euro, dhe mir\u00eb ia b\u00ebn, por p\u00ebr ministrat e Ram\u00ebs nuk jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kafja e m\u00ebngjesit. Zinxhiri i vjedhjeve t\u00eb tyre s\u2019ka fund. Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb rritej tenderi i Unaz\u00ebs n\u00eb 25 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tuneli i K\u00ebrrab\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me 15 mln euro km. <\/p>\n<p>Tani na del muzeu sekret i ndrikull Piramid\u00ebs. Na qenka B\u00ebrzhit nj\u00eb muze 6 mln euro p\u00ebr ushtrin\u00eb, nj\u00eb gar\u00eb e \u00e7mendur, e shfrenuar se si t\u00eb vjedhin. Ku \u00ebsht\u00eb djeg\u00ebsi i Fierit?! Plehrat i dogj\u00ebn duke helmuar qytetar\u00ebt e Fierit dhe t\u00eb Myzeqes\u00eb. Ku \u00ebsht\u00eb djeg\u00ebsi i Tiran\u00ebs. Mafia e plehut ika shtuar ato p\u00ebr t\u2019u pasuruar n\u00eb kurriz tuajin. Sa \u00ebsht\u00eb sot borxhi? Borxhi me votimin e 720 mln shkon rreth 100%.<\/p>\n<p> \u00c7atia mund t\u00eb na bjer\u00eb mbi kok\u00eb. Borxhi si p\u00ebr individin dhe shtetin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj. E merr t\u00eb mbjell nj\u00eb kopsht, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb di\u00e7ka dhe me m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti nxjerr\u00eb dhe t\u00eb paguaj\u00eb borxhliun. Kurse me qeverin\u00eb \u00ebsht\u00eb; at\u00eb e merr qeveria dhe e paguani ju. <\/p>\n<p>Ato i paguani ju me tatime e taksa. Nga viti 2006 e deri n\u00eb 2013-\u00ebn, borxhi publik u rrit me 4 %. Po \u00e7far\u00eb u b\u00eb me k\u00ebto para? U dyfishuan rrogat, pensionet, u nd\u00ebrtuan 11 mij\u00eb e 300 km rrug\u00eb, shkolla dhe kanalizime, impiante t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza. Shqip\u00ebria u b\u00eb krejt tjt\u00ebr nga Kakavija n\u00eb Han t\u00eb Hotit, rrug\u00eb t\u00eb reja. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me borxhin q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur 100% sot?! Jan\u00eb nd\u00ebrtuar 34 km autostrada dhe jan\u00eb hedhur pllaka n\u00eb mes t\u00eb qytetit, jan\u00eb vjedhur, vjedhur dhe vet\u00ebm vjedhur. \u00c7\u2019ndodhi tani n\u00eb fund? N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pabesueshme bashk\u00ebfajtore n\u00eb borxh ish-kreu i PD-s\u00eb, apo kryetari pa parti, b\u00ebri edhe Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p> A mund t\u00eb imagjinoni ju q\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u2019i lejoj\u00eb vetes t\u00eb abstenoj\u00eb, madje n\u00eb komisione t\u00eb parlamentit t\u00eb votoj\u00eb dhe pro n\u00eb borxh 175 mln euro, m\u00eb i madhi i marr ndonj\u00ebher\u00eb. K\u00ebta ministra dhe kryeminist\u00ebr, vjedhin edhe duke fjetur n\u00eb gjum\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebn. Kan\u00eb nd\u00ebrtuar mekanizma. Opozita s\u2019mund t\u00eb votonte kurr\u00eb nj\u00eb borxh t\u00eb till\u00eb. Ne n\u00eb 2015-\u00ebn ne braktis\u00ebm parlamentin nga borxhi q\u00eb morri Rama, pasi e kishim vet\u00ebdije se ai do t\u00eb vidhej. T\u00eb dashur demokrat\u00eb, ku jemi ne sot pas 8 vitesh?! Ne ec\u00ebm pa ndalur, deri n\u00eb 2013-\u00ebn, por arrit\u00ebm edhe nj\u00eb arritje tjet\u00ebr ndofta nga m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshmet, ku kaluam nga vendi me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, n\u00eb t\u00eb larta. Sot 500 mij\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi. <\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb politika antishqiptare t\u00eb spastrimit etnik.<\/p>\n<p> N\u00eb k\u00ebto zhvillime opozita shqiptare ishte e paqen\u00eb. Ajo nuk ndaloi dot n\u00eb asnj\u00eb rekord t\u00eb zi q\u00eb sh\u00ebnoi qeveri an\u00eb k\u00ebto 8 vite. Nuk sosi dot asnj\u00eb veprim t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb dhe d\u00ebshtoi total. Nj\u00eb zonj\u00eb e nderuar me thot\u00eb p\u00ebr ish-kryetarin (Bash\u00ebn): N\u00eb k\u00ebto 8 vite nuk ndeze asnj\u00eb shpres\u00eb, p\u00ebrkundrazi shove shum\u00eb shpresa gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve. M\u00eb duhet t\u00eb th\u00ebn\u00eb se si njeri i fikur q\u00eb je, s\u2019mund t\u00eb ndez\u00ebs as nj\u00eb shprese as te vetja jote\u201d, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. <\/p>\n<p>Ish-kryetari apo kryetari pa parti eci 8 vite nga disfata n\u00eb disfat\u00eb. Pas 8 vitesh ne si demokrat\u00eb dol\u00ebm sipas num\u00ebrimit q\u00eb b\u00ebri Rama dhe grabitjes s\u00eb votave me 71 mij\u00eb vota m\u00eb pak. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju keni punuar me vet\u00ebmohim. Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb fakt kryetari pa parti e shnd\u00ebrroj k\u00ebt\u00eb parti n\u00eb shoqat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dhe jo p\u00ebr ju. Deklaroi n\u00eb 26 prill masakr\u00ebn elektorale. Ajo ishte e v\u00ebrtet\u00eb se mohoi. S\u2019them se i kemi fituar zgjedhjet, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt se Rama si ka fituar zgjedhjet. Sepse s\u2019mund t\u00eb quhet kurr\u00eb fitore.\u201d, tha Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur foltoren e tij n\u00eb Lushnj\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb pritur nga simpatizant\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij. Teksa sulmoi ashp\u00ebr qeverin\u00eb \u2018Rama\u2019, Berisha nuk la pa akuzuar konkretisht ministren e Mbrotjes, Olta Xha\u00e7ka, p\u00ebr nj\u00eb muze, me nj\u00eb vler\u00eb sipas tij 6 milion\u00eb euro. Berisha tha se akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":216313,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[981,312,2161,458],"class_list":{"0":"post-216312","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi","10":"tag-berisha","11":"tag-lajme","12":"tag-xhacka","13":"tag-zjarrtv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216312"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216312\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}