{"id":216511,"date":"2021-11-07T10:24:26","date_gmt":"2021-11-07T09:24:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=216511"},"modified":"2021-11-07T10:24:26","modified_gmt":"2021-11-07T09:24:26","slug":"fale-se-ka-qene-i-lodhur-gazetarja-anila-hoxha-reagon-per-here-te-pare-pas-incidentit-me-policin-tregon-fjalet-e-babait","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fale-se-ka-qene-i-lodhur-gazetarja-anila-hoxha-reagon-per-here-te-pare-pas-incidentit-me-policin-tregon-fjalet-e-babait\/","title":{"rendered":"\u201cFale se ka qen\u00eb i lodhur\u201d, gazetarja Anila Hoxha reagon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas incidentit me policin, tregon fjal\u00ebt e babait"},"content":{"rendered":"<p>Nga Anila Hoxha<\/p>\n<p>M\u00ebsojeni nj\u00eb polic se nj\u00eb gazetar nj\u00eb dit\u00eb do jet\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb treguar edhe historin\u00eb e tij! M\u00eb shum\u00eb se kushdo telefonata e tim ati, njeriut q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb jet\u00ebn time m\u00eb shtyu t\u00eb ulem t\u00eb shkruaj k\u00ebto rreshta. \u201cFale se ka qen\u00eb I lodhur\u201d \u2013 m\u00eb tha dhe m\u00eb pas m\u00eb kritikoi ashp\u00ebr p\u00ebr sjelljen.<\/p>\n<p>Dhe u mundova t\u00eb vesh k\u00ebpuc\u00ebt e atij polici, t\u00eb q\u00ebndroj me or\u00eb t\u00eb zgjatura n\u00eb mal e t\u00eb k\u00ebrkoj n\u00ebn presionin se p\u00ebrse ngjarja nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur. Dhe megjith\u00ebse e kuptoj lodhjen e tij , kushtet e v\u00ebshtira n\u00eb mal , prap\u00eb nuk e kuptoj armiq\u00ebsin\u00eb ndaj nj\u00eb gazetari, q\u00eb spo b\u00ebnte asgj\u00eb tjet\u00ebr vec detyr\u00ebs dhe q\u00eb ishte aty dhe p\u00ebr at\u00eb, mbasi do fliste p\u00ebr qytetin ku ai jeton e rrit f\u00ebmij\u00ebt, sigurin\u00eb n\u00eb shkolla, drog\u00ebn, fenomenet e kriminalitetit dhe cdo problematik\u00eb tjet\u00ebr. Ky gazetar kushdoqoft\u00eb shkruan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb polic, kur nuk i paguajn\u00eb or\u00ebt shtes\u00eb, kur e keqp\u00ebrdorin, p\u00ebr mos ngritjene tij n\u00eb detyr\u00eb dhe cdo gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb I transmetohet publikut ashtu si abuzimin me cdo form\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu e 15 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00ebse do kisha q\u00ebndruar n\u00eb pritje t\u00eb produktit t\u00eb zyrave t\u00eb shtypit dhe n\u00ebse nuk do kisha kap\u00ebrcyer fshehtas muret e nj\u00eb nd\u00ebrtese s\u00eb bashku me operatorin Besfort Kryeziu, duke shkelur ligjin dhe duke \u201c dhunuar \u201c nj\u00eb institucion, publiku nuk do ta kishte marr\u00eb vesh kurr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Policanit.<\/p>\n<p>Askush nuk do ta kishte m\u00ebsuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tortur\u00ebs p\u00ebrmes uris\u00eb t\u00eb dhjetra f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb shteti deshi ti shp\u00ebtoj\u00eb nga gjakmarrja e p\u00ebrk\u00ebt\u00eb arsye ngriti nj\u00eb qend\u00ebr, por q\u00eb m\u00eb pas njer\u00ebz t\u00eb veshur me pushtet dhe natyrisht t\u00eb korruptuar , zhvat\u00ebn fonde e miliona lek\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebrfunduan \u201ct\u00eb ngujuar \u201cnga mosushqyerja. Kjo shkelje e rregullave solli nxjerrjen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs e natyrisht zbulimin e nj\u00eb prej aferave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha korruptive , me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrfunduan para drejt\u00ebsis\u00eb .<\/p>\n<p>Po, un\u00eb Anila Hoxha, mund tju num\u00ebroj nd\u00ebr vite dhjetra raste t\u00eb shkeljes s\u00eb rregullave, nxehjes s\u00eb qeverive q\u00eb jan\u00eb e pastaj ikin, mbasi isha duke b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn time me vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim , tregimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs me sakt\u00ebsi dhe prova , zbulimin e saj, ekspozimin e saj para qytetar\u00ebve. Sepse kjo \u00ebsht\u00eb detyra ime. Un\u00eb jam gazetare dhe nj\u00eb gazetar si\u00e7 pyet n\u00eb form\u00eb retorike profesori Artan Fuga, nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u2018gazetari declarative\u201d ku gazetari thjesht thjesht zgjat mikrofonin. Gazetari hulumton, k\u00ebrkon, mbledh fakte, dyshon dhe ka mendje kritike duke ju p\u00ebrmbajtur parimeve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb dhe paanshm\u00ebris\u00eb , p\u00ebr tju dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjijje sipas parimeve t\u00eb profesionit pyetjeve q\u00eb n\u00eb fund fare jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut dhe llogaridh\u00ebnies. Detyra e nj\u00eb gazetari \u00ebsht\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ta mbroj\u00eb publikun duke e informuar me t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb \u00ebmbla, por t\u00eb hidhura.<\/p>\n<p>Si un\u00eb , gjat\u00eb misionit kan\u00eb vepruar gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre e vazhdojn\u00eb ti sh\u00ebrbejn\u00eb publikut duke hulumtuar me profesionaliz\u00ebm shum\u00eb e shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb shtyhen, bullizohen , dhunohen n\u00eb mos fizikisht n\u00eb forma nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet qoft\u00eb edhe sulme dixhitale duke r\u00ebn\u00eb pre e arroganc\u00ebs s\u00eb pushtetit . N\u00eb shum\u00eb raste n\u00ebse nuk jan\u00eb nd\u00ebshkuar ata , familja ka vuajtur largime nga puna apo derivate t\u00eb saj. N\u00ebse nuk do ju kisha rr\u00ebshqitur polic\u00ebve t\u00eb burgut shum\u00eb e shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb , at\u00ebher\u00eb kur f\u00ebmij\u00ebt mbaheshin s\u00eb bashku me t\u00eb rriturit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ambjent pran\u00eb 313, nuk do ishte m\u00ebsuar abuzimi I nj\u00ebrit prej tyre, q\u00eb m\u00eb pas solli reflektim urgjent t\u00eb shtetit q\u00eb u finalizua me hapjen e institucionit t\u00eb rieduktimit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb konflikt me ligjin ( Kavaj\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00ebse sdo kisha hyr\u00eb fshehtas p\u00ebrmes nj\u00eb autoambulance teksa shp\u00ebrthimet vijonin n\u00eb G\u00ebrdec, ku p\u00ebrmes telefonit n\u00eb transmetimin direkt me Sokol Ball\u00ebn orientova ekipet e evakuimit p\u00ebr banor\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin ndihm\u00eb , publiku nuk do ta kishte par\u00eb kurr\u00eb at\u00eb bllokun e sh\u00ebnimeve q\u00eb gjeta aty , ku kishte emra f\u00ebmij\u00ebsh q\u00eb demontonin municione e ngjitur emrave t\u00eb tyre dita e pun\u00ebs me m\u00ebditje. <\/p>\n<p>U hetova mbasi shkela sekretin hetimor p\u00ebr d\u00ebrgimin n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak por pa adres\u00eb t\u00eb turkut Abduselam Turgut, I k\u00ebrkuar nga gjerman\u00ebt p\u00ebr 600 kilogram\u00eb heroin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ishte arratisur duke p\u00ebrfituar nga nj\u00eb vendimarrje e dyshimt\u00eb q\u00eb u mb\u00ebshtet nga struktura policore q\u00eb e dor\u00ebzuan trafikantin n\u00eb nj\u00eb adres\u00eb pa adres\u00eb . Kam m\u00ebkatuar , kur m\u00ebrzita dhe nuk lash\u00eb rehat t\u00eb festonte Krishtlindjet qeveria kur f\u00ebmij\u00ebt e Aishe Pojan\u00ebs ishin braktisur maleve t\u00eb Baldushkut , ndon\u00ebse nj\u00eb zinxhir insitucionesh duhet t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb miturit me n\u00ebn\u00ebn n\u00eb burg dhe babain e vrar\u00eb. Nxeha Ministrin\u00eb e Brendshme dhe cdo qeveri m\u00eb konsideron t\u00eb pad\u00ebshiruar, si at\u00ebher\u00eb kur kryeheshin takime sensibilizuese p\u00ebr Lazaratin p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar drog\u00ebn dhe zyrat e shtypit premtonin se ishin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, por , \u2018e teprova\u2019 duke sjell\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb faktin se toka n\u00eb at\u00eb fshat nuk mjaftonte m\u00eb dhe ndaj ata kishin mbjell\u00eb cannabis edhe n\u00eb fuci t\u00eb vendosura mbi cati.<\/p>\n<p>Dhe mund t\u00eb vazhdoj me shembuj t\u00eb pafund\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtyre 23 vite karrier\u00eb mbi supe , t\u00eb tilla si p\u00ebrp\u00eblitja e Klodian Rash\u00ebs n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e nj\u00eb polici p\u00ebr t\u00eb cilin u tha se I riu e q\u00eblloi por n\u00eb fakt kamerat tregonin p\u00ebrndjekjen e tij vet\u00ebm pse kishte shkelur or\u00ebn policore. Ish drejtori I p\u00ebrgjithsh\u00ebm I policis\u00eb disa her\u00eb Ard Veliu e ka qet\u00ebsuar m\u00ebrin\u00eb e tij mbasi shkruajta p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e policis\u00eb , duke marr\u00eb hak tek familjar\u00ebt e mi. Por sic thoshte Indro Montanelli, padroni I atij q\u00eb zgjedh gazetarin\u00eb \u00ebsht\u00eb lexuesi , ndaj edhe un\u00eb jam e qart\u00eb se I sh\u00ebrbej publikut dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe se sa koh\u00eb nuk I sh\u00ebrbej cdo forme propogande , do kem p\u00ebrball\u00eb arroganc\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb veshur me pushtet dhe mosp\u00eblqimin e tyre. Derisa u vjen koha dhe ikin .<\/p>\n<p>M\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mend dhjetra raste t\u00eb koleg\u00ebve, t\u00eb tilla si Julian Kasapi, I cili n\u00ebse nuk do ta kishte kaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme kufirin , p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Siri , autoritetet do zgjoheshin von\u00eb dhe syt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb hi\u00e7in e atyre kampeve sdo ti kishim par\u00eb. Kujtoj shkeljet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Eldri Buli , nj\u00eb gazetar emblem\u00eb I cili me durim dhe profesionaliz\u00ebm nxorri n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr publikun skandale t\u00eb forta. Flamur Vezaj q\u00eb shkeli pafund sekretet hetimore dhe ekspozoi nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb kalbur , Dashamir Bicaku,Irena Shabani, Ardita Bala, Gerti Xhaja , Artan Hoxha , Klodiana Lala dhe Lindita Cela e shum\u00eb e shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb raportojn\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb misionin e tyre si \u00ebatchdog\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhur tek e shtuna e incidentit, meq\u00ebn\u00ebse gjendesha mbas Malit t\u00eb Dajtit p\u00ebr t\u00eb raportuar p\u00ebr nj\u00eb krim me shum\u00eb t\u00eb path\u00ebna. Zyrtarisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00ebse do I p\u00ebrmbahesha vet\u00ebm q\u00ebndrimit zyrtar, publiku do kishte vet\u00ebm nj\u00eb varg inicialesh dhe do ndihej sikur lexonte alfabetin. Dhe se kishte d\u00ebgjuar e par\u00eb asnj\u00eb nga detajet q\u00eb kam transmetuar p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve n\u00eb Top Channel, si zbulimi I nj\u00eb parcele me drog\u00eb teksa n\u00eb male k\u00ebrkohej trupi I viktim\u00ebs, fakti q\u00eb nj\u00eb I shum\u00eb k\u00ebrkuar si trafikant u zbulua rast\u00ebsisht mbasi u thirr p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr zhdukjenn, fakti q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ai kishte vijuar aktivitetin e tij kriminal.<\/p>\n<p>Dhe gjendesha aty , n\u00eb at\u00eb mal si \u00e7do koleg tjet\u00ebr, dhe ende nuk e kisha kaluar shiritin kur nj\u00eb agjent krimesh q\u00eb nuk duhet t\u00eb ishte pran\u00eb shiritit por 20 minuta larg tij n\u00eb vendin e krimit , shyu operatorin e A2CNN Endrit Aga dhe p\u00ebr pasoj\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb u rr\u00ebzova dhe un\u00eb. Vendngjarja ishte 20 minuta larg me k\u00ebmb\u00eb, pra 20 minuta larg atij shiriti.<\/p>\n<p>Nuk kishte asnj\u00eb situat\u00eb , asnj\u00eb incident , ishte nj\u00eb sjellje tipike e nj\u00eb shtetasi me uniform\u00eb dhe me pushtet, q\u00eb e besdiste prania e medias, puna e gazetarit. Ajo nuk ishte nj\u00eb sjellje polici , ai nuk ishte nj\u00eb polic. Ky person megjith\u00eb terrenin e v\u00ebshtir\u00eb dhe humner\u00ebn n\u00eb krahun ku ne gjendeshim, pa teklif b\u00ebri at\u00eb q\u00eb kishte or\u00eb q\u00eb po e b\u00ebnte, shtynte gazetar\u00eb e sillej keq me ta. Ky person dhe koleg\u00ebt e tij pat\u00ebn koh\u00ebn n\u00eb dispozicion aty n\u00eb mal , q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte falje , sepse rrezikoi jet\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb sakaq nuk po b\u00ebnin asgj\u00eb tjet\u00ebr vec detyr\u00ebs , por nuk e b\u00ebri.<\/p>\n<p>Dhe e gjitha kjo tregon nj\u00eb histori q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet, tregon nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vepruari e t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb policis\u00eb ndaj gazetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn. Vendgjarjet nuk I prish gazetari q\u00eb sipas k\u00ebsaj mend\u00ebsie hermetike nuk duhet ti fus\u00eb hund\u00ebt ku \u00ebsht\u00eb shteti, por I prishin zyrtar\u00ebt e policis\u00eb q\u00eb parakalojn\u00eb brenda shirit\u00ebve , q\u00eb kamerat ti filmojn\u00eb sikur veprojn\u00eb e marrin masa , q\u00eb pijn\u00eb cigare dhe shkelin me k\u00ebpuc\u00eb vendangjarjen ndon\u00ebse abetarja mbi nj\u00eb sken\u00eb krimi thot\u00eb \u201c ajo ju p\u00ebrket vet\u00ebm kriminalist\u00ebve\u201d .<\/p>\n<p>T\u00eb shun\u00ebn policia tregoi edhe nj\u00ebher\u00eb se l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar n\u00eb raportin e saj me median, me pubikun dhe qytetarin, sic ka vepruar edhe her\u00eb t\u00eb tjera, duke nisur nga konferencat p\u00ebr shtyp kur slejojn\u00eb t\u00eb b\u00ebsh pyetje sic ndodhi n\u00eb Elbasan . Dhe mua m\u00eb shqet\u00ebson prej dit\u00ebs se kaluar vet\u00ebm nj\u00eb pyetje, kur nj\u00eb polic flak nj\u00eb gazetar p\u00ebrpara kamerave, cfar\u00eb b\u00ebn ky polic, si sillet ky polic kur shoq\u00ebron nj\u00eb qytetar , kur e hip\u00ebn n\u00eb makin\u00eb, kur I lidh prangat , kur e \u00e7on n\u00eb ambjentet e izolimit?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Anila Hoxha M\u00ebsojeni nj\u00eb polic se nj\u00eb gazetar nj\u00eb dit\u00eb do jet\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb treguar edhe historin\u00eb e tij! M\u00eb shum\u00eb se kushdo telefonata e tim ati, njeriut q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb jet\u00ebn time m\u00eb shtyu t\u00eb ulem t\u00eb shkruaj k\u00ebto rreshta. \u201cFale se ka qen\u00eb I lodhur\u201d \u2013 m\u00eb tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":216512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-216511","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216511\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}