{"id":216546,"date":"2021-11-07T11:53:16","date_gmt":"2021-11-07T10:53:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=216546"},"modified":"2021-11-07T11:53:16","modified_gmt":"2021-11-07T10:53:16","slug":"legalizimi-i-bashkeqeverisjes-hap-drejt-rilindjes-se-monizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/legalizimi-i-bashkeqeverisjes-hap-drejt-rilindjes-se-monizmit\/","title":{"rendered":"Legalizimi i bashk\u00ebqeverisjes, hap drejt Rilindjes s\u00eb Monizmit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Kastriot Islami\u00a0<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Hapat e Ram\u00ebs p\u00ebr rivendosjen e monizmit tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme: a) goditja e demokracis\u00eb dhe vdekja e pluralizmit; b) kthimi i opozit\u00ebs n\u00eb fasad\u00eb; c) legalizimi apo miratimi i nj\u00eb ligji p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen apo bashkimin e maxhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb qeveri; d) bashkimi i partive n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb vetme; e) rilindja e monizmit&#8230; Kan\u00eb mbetur pa realizuar vet\u00ebm dy hapat e fundit q\u00eb Rama mendon t\u2019i \u201cfestoj\u00eb\u201d n\u00eb dhjetor 2021, n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb programuar t\u00eb festohet 30-vjetori i lindjes s\u00eb pluralizmit apo vdekjes s\u00eb monizmit.<\/li>\n<li>Edi Rama, i s\u00ebmur\u00eb p\u00ebr pushtet absolut, jo vet\u00ebm ka shkat\u00ebrruar deri m\u00eb sot pluralizmin n\u00eb Shqip\u00ebri duke qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb\/angazhuar eg\u00ebrsisht prej koh\u00ebsh n\u00eb kthimin e opozit\u00ebs n\u00eb fasad\u00eb, por duke qen\u00eb n\u00eb panik s\u00eb fundmi duket ka shpejtuar hapat p\u00ebr kthimin e vendit n\u00eb moniz\u00ebm duke hedhur hapin p\u00ebrmes miratimit t\u00eb ligjit p\u00ebr qeverisjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb maxhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs, apo asaj q\u00eb ai e cil\u00ebson \u201cbashk\u00ebqeverisje\u201d. Turp e rrezik i madh!<\/li>\n<li>Asnj\u00eb vend i NATO apo BE nuk ka miratuar deri m\u00eb sot, p\u00ebrve\u00e7 Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb ligj t\u00eb bashk\u00ebqeverisjes. Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb turp i madh por mbi t\u00eb gjitha rrezik eminent q\u00eb \u00e7on n\u00eb vdekjen e plot\u00eb t\u00eb pluralizmit dhe nj\u00eb ogur i keq p\u00ebr rilindjen e monizmit s\u00eb bashku me rilindjen e rivendosjen shum\u00eb shpejt edhe t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/li>\n<li>Miratimi i ligjit t\u00eb \u201cbashk\u00ebqeverisjes\u201d nga Rama do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb maxhoranca mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka me votat e saj, madje t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb bashkimin e maxhoranc\u00ebs e opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb vetme duke dhunuar Kushtetut\u00ebn, pra eliminimin e opozit\u00ebs parlamentare. Sipas k\u00ebsaj nisme, q\u00eb sot e tutje vendi do t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb \u201cqeverisje e p\u00ebrbashk\u00ebt maxhoranc\u00eb-opozit\u00eb\u201d q\u00eb quhet \u201cbashk\u00ebqeverisje\u201d me n\u00eb krye \u201cdiktatorin\u201d q\u00eb duket po p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb kapur kreun e shtet-partis\u00eb&#8230; Nuk kam asnj\u00eb dyshim q\u00eb \u201cmonizmi i bashk\u00ebqeverisjes\u201d do t\u00eb goditet fuqimisht e t\u00eb shkat\u00ebrrohet nga qytetar\u00ebt e shumt\u00eb me rastin e 30-vjetorit t\u00eb vendosjes s\u00eb pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;<\/li>\n<li>K\u00ebt\u00eb goditje duhet ta jap\u00eb fuqimisht e pa asnj\u00eb hezitim s\u00eb pari PD, partia e par\u00eb opozitare q\u00eb lindi s\u00eb bashku me pluralizmin n\u00eb 8.12.1991. Pavar\u00ebsisht se PD duket e dob\u00ebsuar nga problemet e saj t\u00eb brendshme, kam bindjen e plot\u00eb se ajo do t\u00eb orientohet qartas kund\u00ebr k\u00ebtij bashkimi t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb qelb\u00ebsirave me aleanc\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm, sepse p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb djall\u00ebzore e marr\u00eb tin\u00ebzisht nga Rama p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nd\u00ebshkimit.<\/li>\n<li>Bashk\u00ebqeverisje e PD me Ram\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb jo vet\u00ebm bashkim i \u201cqelb\u00ebsirave\u201d me \u201ct\u00eb ndershmit\u201d, por mbi t\u00eb gjitha hedhje e hapit final drejt shkat\u00ebrrimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pluralizmit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb legalizimit t\u00eb monizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Gj\u00eb q\u00eb natyrisht do t\u00eb arrihej duke eliminuar paraprakisht PD. N\u00ebse ky skenar fam\u00ebkeq do t\u00eb shkonte deri n\u00eb fund, n\u00eb 8.12.2021 s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb festohej 30 vjetori i PD\/pluralizmit, por rilindja e monizmit. Dhe parlamenti monist do t\u00eb legalizonte m\u00eb s\u00eb fundmi ndoshta m\u00eb tej edhe n\u00eb Kushtetut\u00eb dominimin e nj\u00eb partie t\u00eb vetme.<\/li>\n<li>Me shum\u00eb gjasa, l\u00ebvizja opozitare do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr mision jo vet\u00ebm rritjen, hapjen e forcimin e PD dhe krijimin e nj\u00eb fronti opozitar t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm kund\u00ebr aleanc\u00ebs s\u00eb qelb\u00ebsirave, por mbi t\u00eb gjitha ruajtjen e pluralizmit dhe mos lejimin e rivendosjes s\u00eb monizmit. Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb ka ndodhur brenda PD, t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt do t\u00eb duhet t\u2019i bashkohen l\u00ebvizjes s\u00eb madhe qytetare p\u00ebr t\u00eb penguar rilindjen e monizmit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit t\u00eb festohet 30-vjetori i vendosjes s\u00eb pluralizmit dhe jo dita e rilindjes s\u00eb monizmit.<\/li>\n<li>Duhen l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diferencat eventuale brenda opozit\u00ebs, dhe duke reflektuar thell\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e mbi t\u00eb gjitha me vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, t\u00eb gjith\u00eb opozitar\u00ebt, brenda e jasht\u00eb PD, duhet urgjentisht t\u00eb bashkohen t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb vet\u00ebm kund\u00ebr s\u00eb keqes s\u00eb madhe shkat\u00ebrrimtare, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tentativ\u00eb tinzare e diabolike nga ana e sektit Rama p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb p\u00ebrfundimisht pluralizmin dhe rivendosur monizmin. K\u00ebrkohet reflektim i thell\u00eb sot sepse nes\u00ebr kur t\u00eb jet\u00eb rivendosur monizmi e diktatura do t\u00eb ishte shum\u00eb von\u00eb e ndoshta e pamundur p\u00ebr kthim n\u00eb pluraliz\u00ebm&#8230;<\/li>\n<li>Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb ekzagjerim, dhe as shprehje e inatit personal apo frik\u00ebs, prandaj e gjith\u00eb kjo s\u2019duhet marr\u00eb leht\u00ebsisht e me shaka, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve djall\u00ebzore t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb qelb\u00ebsirave dhe drejtuesve t\u00eb sektit t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb paguajn\u00eb majm\u00ebrisht band\u00ebn e sharlatan\u00ebve t\u00eb shp\u00eblarjes s\u00eb trurit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm, p\u00ebr t\u2019i bindur se kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/li>\n<\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Kastriot Islami\u00a0 Hapat e Ram\u00ebs p\u00ebr rivendosjen e monizmit tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme: a) goditja e demokracis\u00eb dhe vdekja e pluralizmit; b) kthimi i opozit\u00ebs n\u00eb fasad\u00eb; c) legalizimi apo miratimi i nj\u00eb ligji p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen apo bashkimin e maxhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb qeveri; d) bashkimi i partive n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb vetme; e) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":216547,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-216546","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216546"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216546\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216547"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}