{"id":216834,"date":"2021-11-08T15:35:03","date_gmt":"2021-11-08T14:35:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=216834"},"modified":"2021-11-08T15:35:03","modified_gmt":"2021-11-08T14:35:03","slug":"zusi-paketen-fiskale-nuk-di-cili-pushtues-do-te-kishte-guxuar-tua-bente-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zusi-paketen-fiskale-nuk-di-cili-pushtues-do-te-kishte-guxuar-tua-bente-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Zusi: Paket\u00ebn Fiskale, nuk di cili pushtues do t\u00eb kishte guxuar t\u2019ua b\u00ebnte shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>\u201cNuk besoj se n\u00eb k\u00ebto dy muaj ka di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019u trajtuar publikisht sesa Paketa Fiskale 2022, &#8211; n\u00ebnvizoi sot kreu i Shoqat\u00ebs s\u00eb Eksportuesve, z. Alban Zusi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn theksoi se plaga e k\u00ebsaj Pakete \u00ebsht\u00eb informaliteti. E n\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb pik\u00eb konkrete, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebn p\u00ebr t\u2019u ve\u00e7uar n\u00eb t\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo e 6-p\u00ebrqindshit p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore. &#8220;Nj\u00eb Paket\u00eb Fiskale nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rrjet\u00eb peshku p\u00ebr t\u00eb mbledhur para;\u00a0 Paketa Fiskale n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb funksionin e vet zhvillues\u201d, shpjegoi Zusi n\u00eb emisionin \u201cKafe Shqeto\u201d t\u00eb SYRI TV.<\/p>\n<p><strong>Dori: Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe, ju dhe t\u00eb gjith\u00eb prodhuesit kan\u00eb pritur nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb tret\u00eb mb\u00ebshtetjeje financiare nga qeveria, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, vjen nj\u00eb Paket\u00eb Fiskale q\u00eb e r\u00ebndon dhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn. Pse r\u00ebndohet situata, pse rriten \u00e7mimet dhe si do t\u00eb jen\u00eb problematikat me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb vitin 2022, n\u00ebse nuk rishikohet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alban Zusi:<\/strong>\u00a0N\u00eb parantez\u00eb dua t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i kuptuesh\u00ebm objektivi i qeveris\u00eb dhe nevoja e saj p\u00ebr t\u00eb mbledhur m\u00eb shum\u00eb para, pasi me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb pandemis\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb dhe t\u00ebrmetit, u hodh\u00ebn shum\u00eb para q\u00eb u mor\u00ebn borxh e duhen kthyer, duhen rikuperuar. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, qeveria do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb diskutonte, t\u00eb konsultohej me biznesin se si ato para t\u00eb merren n\u00eb Buxhetin e Shtetit, sepse ka nevoj\u00eb p\u00ebr stabilitetin makroekonomik, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ato para t\u00eb mos rridhnin nga rritja e taks\u00ebs p\u00ebr nj\u00ebsi &#8211; por nga zgjerimi i baz\u00ebs q\u00eb paguan dhe nga shtimi i nj\u00ebsive q\u00eb prodhohen, pra nga rritja e prodhimit. Ajo \u00e7far\u00eb konstatohet tek kjo Paket\u00eb Fiskale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda, sepse njer\u00ebzit merren jo 6-p\u00ebrqindshi, jo 60-lek\u00ebshi e kjo e ajo. M\u00eb e r\u00ebnda fare p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb mungesa e vizionit t\u00eb zhvillimit. Nj\u00eb Paket\u00eb Fiskale nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rrjet\u00eb peshku p\u00ebr t\u00eb mbledhur para.\u00a0 Paketa Fiskale n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb funksionin e vet zhvillues.<\/p>\n<p><strong>Dori: \u00c7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alban Zusi:<\/strong> Do t\u00eb thot\u00eb s\u00eb pari se n\u00eb \u00e7far\u00eb kushtesh q\u00eb ka Shqip\u00ebria, se ka plag\u00eb dhe probleme. Plaga e saj kryesore \u00ebsht\u00eb informaliteti. Sa kjo Paket\u00eb e zgjidh problemin e informalitetit? Sa p\u00ebrpiqet t\u00eb marr\u00eb para nga ato q\u00eb nuk paguhen fare, q\u00eb nuk jan\u00eb fare n\u00eb skem\u00eb? Pastaj t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar para nga ata q\u00eb jan\u00eb duke prodhuar.\u00a0<strong>Flavio: Po thoni se Paketa Fiskale nuk afron asnj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb tatuar t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe taton ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cgabimin\u201d, q\u00eb kan\u00eb paguar rregullisht taksa deri tani?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alban Zusi:\u00a0<\/strong>Absolutisht. Ky \u00ebsht\u00eb dhe problemi i k\u00ebsaj pakete p\u00ebr mua. M\u00eb shum\u00eb se ato tre-kat\u00ebr pikat q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb mungesa e vizionit dhe procedura e b\u00ebrjes s\u00eb Paketave pa konsultim publik, pa njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb mbushin Buxhetin e Shtetit. Por n\u00eb rastin konkret, vet\u00ebm ajo pika e 6% e produkteve\u00a0 bujq\u00ebsore e cila (n\u00eb parantez\u00eb dua t\u2019ia them publikut dhe ligjb\u00ebr\u00ebsve se personalisht nuk m\u00eb krijon asnj\u00eb lloj problemi, jam n\u00eb zero konflikt interesi), ajo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht r\u00ebnduese se, n\u00eb qoft\u00eb se pas 2014-\u00ebs kur u b\u00eb rregullimi i TVSH-s\u00eb, i sistemit fiskal t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore, numri i NIPT-eve t\u00eb fermer\u00ebve nga 3000 vajti n\u00eb 40 mij\u00eb brenda dy vitesh, nj\u00eb formalizim dhjet\u00ebfish e t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt q\u00eb dor\u00ebzonin qoft\u00eb edhe 100 lira qum\u00ebsht n\u00eb muaj kishin\u00a0 nj\u00eb num\u00ebr llogarie pran\u00eb bankave dhe filluan t\u00eb shkonin n\u00eb bank\u00eb dhe t\u00eb merrnin edhe kredi nga bankat, jo vet\u00ebm nga fondacionet me nga 20-25 p\u00ebrqind &#8211; \u00a0n\u00eb vitin 2019 e n\u00eb vijim jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shtuar asnj\u00eb NIPT, por p\u00ebrkundrazi, informaliteti ka kaluar n\u00eb nivele ekstreme. Jan\u00eb t\u00eb kapura deri diku industrit\u00eb e qum\u00ebshtit se shesin n\u00ebp\u00ebr supermarkete, por gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb shesin fruta-perime, q\u00eb shesin mish, ai fermeri q\u00eb shet dy her\u00eb n\u00eb vit nj\u00eb qingj, t\u00eb gjith\u00eb po punojn\u00eb jasht\u00eb sistemit fiskal.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Paketa fiskale ka pasur nj\u00eb parashikim q\u00eb u duk m\u00eb tep\u00ebr si presion p\u00ebr gjobv\u00ebnie ndaj industris\u00eb s\u00eb qum\u00ebshtit dhe nj\u00eb \u201ctradhti\u201d ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb sa i takon raportit t\u00eb shtetit me qum\u00ebshtit pluhur. U hoq akciza\u00a0dhe sot asnj\u00eb nga prodhuesit e m\u00ebdhenj nuk thot\u00eb n\u00ebse ka qum\u00ebsht pluhur brenda shisheve t\u00eb tyre. \u00c7&#8217;\u00a0do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr konsumatorin shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Alban Zusi:\u00a0<\/strong>Po p\u00ebrgjigjem, megjith\u00ebse ju siguroj se nuk \u00ebsht\u00eb ky problemi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i paket\u00ebs. Qum\u00ebshti pluhur \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb ingredient. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsues i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i qum\u00ebshtit t\u00eb fermer\u00ebve. Sot fermer\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn si\u00e7 flas dhe me industrialist\u00ebt, dikush thot\u00eb 20-30 mij\u00eb litra qum\u00ebsht m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dit\u00eb, dikush thot\u00eb deri n\u00eb 80 mij\u00eb litra qum\u00ebsht m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dit\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se sado qum\u00ebsht pluhur t\u00eb vij\u00eb dhe edhe sikur t\u00eb dyfishohet, nuk arrin t\u00eb konkuroj\u00eb me nevoj\u00ebn q\u00eb kemi p\u00ebr qum\u00ebsht t\u00eb fresk\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb e para.<\/p>\n<p>E dyta, qum\u00ebshti i fresk\u00ebt nuk mund t\u00eb konkurohet nga qum\u00ebshti pluhur, se vet\u00eb fakti q\u00eb qum\u00ebshti pluhur ka kaluar n\u00eb disa trajtime industriale dhe pastaj duhet ta kthesh p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb gjendjen e tij normale, do t\u00eb thot\u00eb se ka nj\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Qum\u00ebshti pluhur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb b\u00ebhet nga industrit\u00eb e vendeve evropiane p\u00ebr t\u00eb menaxhuar tepricat e qum\u00ebshtit n\u00eb momente t\u00eb caktuara dhe p\u00ebrdoret si ingredient n\u00eb disa produkte. Duke qen\u00eb se p\u00ebrdoret si ingredient, kryesisht tek kosi dhe akullorja, p\u00ebrdoret m\u00eb tep\u00ebr si trash\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb rritur mas\u00ebn e that\u00eb. Duke q\u00ebn\u00eb se p\u00ebrdoret n\u00eb nj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb vogla, 2-3 p\u00ebrqind, nuk deklarohet p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs natyr\u00eb, \u00a0qum\u00ebsht e ndryshon vet\u00ebm p\u00ebr faktin se nuk ka uj\u00eb e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst edhe mund t\u00eb mos deklarohet, po flasim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk e di se \u00e7far\u00eb parashikon ligji shqiptar. Por ajo q\u00eb ndodhi me qum\u00ebshtin pluhur ishte nj\u00eb paradoks, sepse duke u taksuar qum\u00ebshti pluhur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur si ingredient n\u00eb produktet shqiptare, duke iu rritur kostoja prodhuesve shqiptar\u00eb, nuk ndodhi e nj\u00ebjta gj\u00eb me produktin e gatsh\u00ebm q\u00eb vjen nga jasht\u00eb q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e tij qum\u00ebshtin pluhur.<\/p>\n<p>Pra, praktikisht, ne b\u00ebm\u00eb nj\u00eb ligj, nj\u00eb rregullim p\u00ebr t\u00eb rritur kostot e prodhuesit vendas e p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb pak konkurues ndaj importit. Prandaj un\u00eb kam p\u00ebrshtypjen se po zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtja e qum\u00ebshtit pluhur, por do t\u00eb shtoja edhe di\u00e7ka q\u00eb ma tha nj\u00eb prodhues, p\u00ebrpunues qum\u00ebshti, q\u00eb qum\u00ebshti pluhur n\u00eb kushtet e absurdit fiskal q\u00eb ka ndodhur me produktet bujq\u00ebsore q\u00eb blihen me 6% dhe shiten me 20%, prodhuesi vendas p\u00ebr t\u00eb kompensuar k\u00ebt\u00eb munges\u00eb, k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb TVSH-s\u00eb\u00a0 q\u00eb ia krijon ky sistem absurd (q\u00eb nuk e di se cili prej pushtuesve t\u00eb k\u00ebtyre 100 vjet\u00ebve t\u00eb fundit do t\u00eb kishte pasur kurajon t\u2019ia b\u00ebnte shqiptar\u00ebve ose cila qeveria fqinje q\u00eb jemi n\u00eb konkurenc\u00eb me to do t\u00eb kishte kurajon ta propozonte nj\u00eb absurd t\u00eb till\u00eb) n\u00eb kushtet e\u00a0 k\u00ebsaj diference pra, qum\u00ebshti pluhur ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb shtuar p\u00ebrs\u00ebri informalitetin sepse nj\u00eb pjes\u00eb e bizneseve, ndon\u00ebse mund t\u00eb marrin po themi 1000 kg, pluhur qum\u00ebsht, faturohen p\u00ebr 2000 apo p\u00ebr 3000 p\u00ebr t\u00eb pasur TVSH-n\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb importuesi pastaj e shet diku tjet\u00ebr tek prodhuesit informal\u00eb pa fatur\u00eb dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb?! Thjesht shtuam mas\u00ebn e informalitetit.<strong><em>\/SYRI.NEt<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNuk besoj se n\u00eb k\u00ebto dy muaj ka di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019u trajtuar publikisht sesa Paketa Fiskale 2022, &#8211; n\u00ebnvizoi sot kreu i Shoqat\u00ebs s\u00eb Eksportuesve, z. Alban Zusi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn theksoi se plaga e k\u00ebsaj Pakete \u00ebsht\u00eb informaliteti. E n\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb pik\u00eb konkrete, m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":216835,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-216834","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216834"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216834\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216835"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}