{"id":217004,"date":"2021-11-09T12:28:37","date_gmt":"2021-11-09T11:28:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=217004"},"modified":"2021-11-09T12:28:37","modified_gmt":"2021-11-09T11:28:37","slug":"nuk-ka-me-miku-i-filanit-ja-te-bej-nje-telefonate-cuci-zbulon-sa-gjoba-kane-vendosur-makinat-inteligjente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nuk-ka-me-miku-i-filanit-ja-te-bej-nje-telefonate-cuci-zbulon-sa-gjoba-kane-vendosur-makinat-inteligjente\/","title":{"rendered":"\u201cNuk ka m\u00eb miku i filanit, ja t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb telefonat\u00eb\u201d, \u00c7u\u00e7i zbulon sa gjoba kan\u00eb vendosur makinat inteligjente"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Bledi \u00c7u\u00e7i ka folur n\u00eb lidhje me buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb dy aspekte kryesore n\u00eb policin\u00eb e shtetit. I pari \u00ebsht\u00eb ai teknologjik, dhe i dyti n\u00eb dh\u00ebnien e bonueseve p\u00ebr punonj\u00ebsit e policis\u00eb q\u00eb punojn\u00eb larg vendbanimeve t\u00eb tyre. Paga e tyre do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mas\u00eb 150% krahasimisht me koleg\u00ebt e tyre.n <em>\u201cI nderuar kryeminist\u00ebr, t\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, dy muaj m\u00eb par\u00eb ne treguam qart\u00eb se vizioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i siguris\u00eb dhe rritja e besimit te policia e shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar apo kontrolli i territorit do t\u00eb ngrihen n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nivel, policia do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim duke adaptuar teknologjin\u00eb. <\/em><em>Shum\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja, shohin te policia e shtetit vlerat dhe kapacitetet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb sigurt. Punonj\u00ebsit e policis\u00eb q\u00eb punojn\u00eb larg vendbanimit t\u00eb tyre do t\u00eb marrin nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb pagat e tyre. <\/em><em>Bonusi i pagave q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb s\u00eb shtetit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb trajtim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr ta, duke ndikuar dhe n\u00eb produktivitetin n\u00eb pun\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0tha Cu\u00e7i.<\/p>\n<p>Ministri ka folur dhe n\u00eb lidhje me makinat inteligjente, q\u00eb sipas tij vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb muaj, kan\u00eb vendosur 10 mij\u00eb gjoba, t\u00eb pakontestueshme. <em>\u201cVitin e ardhsh\u00ebm pritet t\u00eb rriten me 70% investimet n\u00eb teknologji, si nj\u00eb avantazh n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Vet\u00ebm nj\u00eb muaj n\u00eb p\u00ebrdorim, jan\u00eb 10 mij\u00eb gjoba t\u00eb v\u00ebna, ku ka munguar plot\u00ebsisht komunikimi i punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb me drejtuesit e mjeteve. Gjoba iu shkon direkt n\u00eb sht\u00ebpi personave, k\u00ebt\u00eb flot ne vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb, rrug\u00ebt kryesore do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurta, nuk ka m\u00eb miku i filanit, jo nuk isha shpejt, jo prit sa t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb telefonat\u00eb. <\/em><em>Gjoba vendoset automatikisht dhe shkon direkt n\u00eb adres\u00eb\u201d<\/em>, u shpreh \u00c7u\u00e7i, duke dashur m\u00eb tej t\u00eb sakt\u00ebsoj\u00eb se gjoba nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete i policis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb E CU\u00c7IT:<\/strong><\/p>\n<p><em>Dy muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb programin e qeveris\u00eb q\u00eb miratuam n\u00eb Parlament, treguam se vzioni yn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030 n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb modernizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe rritja e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve. <\/em><em>Jemi zotuar se n\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme do ta ngrem\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nivel dhe se Policia e Shtetit do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim cil\u00ebsor duke adaptuar inovacionin dhe teknologjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara atyre q\u00eb thyejn\u00eb ligjin.\u00a0 <\/em><em>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rendi \u00a0apo kontrolli i territorit do t\u00eb ngrihen n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dimension, duke mb\u00ebshtetur syrin e gabuesh\u00ebm njer\u00ebzor me syrin e pagabuesh\u00ebm t\u00eb teknologjis\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Shum\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb reja besimplot\u00eb te Policia e Shtetit, shohin se ky institucion ka vlerat dhe kapacitetet morale e njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb sigurt. Me pun\u00ebn dhe profesionalizmin e tyre do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pik\u00ebrisht transformimin e madh q\u00eb i kemi v\u00ebn\u00eb q\u00ebllim vetes. <\/em><em>Me rreth 3 mij\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po hyjn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb vazhduesh\u00ebm, po rinovojm\u00eb trup\u00ebn dhe po rrisim kapacitetet profesionale.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>BUXHETI 2022<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Plag\u00ebt ende t\u00eb pambyllura plot\u00ebsisht t\u00eb pandemis\u00eb dhe t\u00ebrmetit, por edhe kriza energjitike q\u00eb kemi n\u00eb prag, nuk penguan nj\u00eb rritje dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb buxhetit. <\/em><em>Q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb mandatit ton\u00eb t\u00eb tret\u00eb kemi nj\u00eb rritje t\u00eb buxhetit me 4%, duke ruajtur k\u00ebshtu ritmin e rritjes s\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve q\u00eb ne qeverisim dhe duke garantuar financim p\u00ebr prioritetet tona n\u00eb fush\u00ebn e rendit dhe siguris\u00eb. <\/em><em>\u00c7do qindark\u00eb e shpenzuar p\u00ebr sigurin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb para publike e \u00e7uar d\u00ebm. Garantimi i jet\u00ebs dhe pron\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, rendi dhe siguria publike, jan\u00eb parakusht i zhvillimit ekonomik e social t\u00eb vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Po t\u00eb shkojm\u00eb pas, n\u00eb vitin 2013 kur ne nis\u00ebm t\u00eb qeverisnim Shqip\u00ebrin\u00eb, ndryshimi \u00ebsht\u00eb si nata me dit\u00ebn. Policin\u00eb e gjet\u00ebm me 70% t\u00eb automjeteve t\u00eb patrullave n\u00eb gjendje t\u00eb dob\u00ebt ose shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe me 82% t\u00eb automjeteve p\u00ebr transport policor jasht\u00eb standarteve. Sot flota e mjeteve \u00ebsht\u00eb rinovuar dhe do t\u00eb vijoj\u00eb m\u00eb tej modernizimi i saj. <\/em><em>Por ne nuk e kemi gar\u00ebn me t\u00eb shkuar\u00ebn. Sfid\u00ebn e kemi me vetveten, sepse jemi n\u00eb momentin kur duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim tjet\u00ebr i madh, duke nisur nga pagat e atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn larg vendbanimit dhe, m\u00eb tej, me investimet n\u00eb pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb fundit. K\u00ebshtu vijm\u00eb konkretisht te buxheti p\u00ebr vitin 2022.\u00a0 <\/em><strong><em>BONUSI PAGAVE<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Gjithmon\u00eb dhe m\u00eb tep\u00ebr Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb komunitetit dhe po merr rolin si struktur\u00eb q\u00eb menaxhon dhe kontrollon \u00e7do cep t\u00eb territorit. Ndaj trajtimi i mir\u00eb financiar mbetet prioritet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit kemi parashikuar q\u00eb punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb punojn\u00eb larg vendbanimit do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shp\u00ebrblim sipas or\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs dhe distanc\u00ebs me banes\u00ebn. Paga e tyre do t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb mas\u00ebn 150%. <\/em><em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje e konsiderueshme dhe vet\u00ebm sot q\u00eb flasim jan\u00eb rreth 1200 punonj\u00ebs policie q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shp\u00ebrblimin. Jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ata hasin krahasuar me punonj\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb policis\u00eb, prandaj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori. <\/em><em>Kjo rritje do t\u00eb ket\u00eb impakt n\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre, por do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb produktivitetin n\u00eb pun\u00eb. E di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb punosh larg vendbanimit dhe t\u00eb paguhesh po nj\u00ebsoj sa koleg\u00ebt e tu q\u00eb jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr. Prandaj do ta korrigjojm\u00eb k\u00ebt\u00eb problem duke nisur nga janari i vitit 2022.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>INVESTIMET<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebrsa i p\u00ebrket investimeve q\u00eb do t\u00eb realizoj\u00eb Ministria e Brendshme n\u00eb vitin 2022, jan\u00eb 70% m\u00eb tep\u00ebr krahasuar me vitin q\u00eb po lem\u00eb pas. Dhe k\u00ebtu kemi nj\u00eb kap\u00ebrcim tjet\u00ebr t\u00eb madh krahasuar me vitin 2021 sepse 45% t\u00eb k\u00ebtyre investimeve do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr teknologji.\u00a0 <\/em><strong><em>TEKNOLOGJIA<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb ne do nisim vitin e ardhsh\u00ebm nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re me investimet n\u00eb teknologji dhe pajisje dixhitale n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Jan\u00eb gati 5 her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr investime se n\u00eb vitin 2021. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e rast\u00ebsishme, por d\u00ebshmon vizionin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsisht efektivitetin e pun\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. <\/em><em>Investimet n\u00eb teknologji sigurisht q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar teknikat dhe sofistikuar m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar territorin, p\u00ebr t\u00eb rritur sigurin\u00eb rrugore etj. <\/em><em>Ne e dim\u00eb q\u00eb modernizimi dhe teknologjia jan\u00eb mjeti transformues q\u00eb kan\u00eb vendet si Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kap\u00ebrcime epokale, n\u00eb funksion t\u00eb sh\u00ebrbimit ndaj qytetar\u00ebve. Mbetemi t\u00eb bindur se lufta n\u00ebp\u00ebrmjet teknologjis\u00eb do t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dimension.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb investojm\u00eb p\u00ebr rinovimin e sistemit t\u00eb transmetimit (DATACOM), p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsine e transmetimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nd\u00ebrmjet t\u00eb gjitha strukturave policore. <\/em><em>Blerja e pajisjeve p\u00ebr sistemin Data Center, e cila \u00ebsht\u00eb qendra e menaxhimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb prodhon Policia e Shtetit. <\/em><em>Zgjerimi i sistemit t\u00eb numrit t\u00eb unifikuar t\u00eb emergjencave, 112, do t\u00eb mbuloj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit duke shtrir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aksesin e qytetar\u00ebve n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr sh\u00ebrbimet e emergjencave. <\/em><em>Kamerat e trupit, makinat inteligjente, radar\u00ebt dhe tabletat digjitale, do t\u00eb jen\u00eb vler\u00eb e shtuar, syri dhe veshi i p\u00ebrforcuar i punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebt tona m\u00eb t\u00eb sigurta.<\/em><\/p>\n<p><em>Me k\u00ebt\u00eb arsenal pajisjesh t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb fundit, do t\u00eb minimizohet \u00e7do mund\u00ebsi abuzimi me detyr\u00ebn nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb, si dhe do t\u00eb dekurajohet logjika e mbrapsht\u00eb e ryshfetit. <\/em><em>M\u00eb lejoni t\u00eb sjell vet\u00ebm nj\u00eb shembull. Makina inteligjente q\u00eb kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb rreth 1 muaj ka konstatuar rreth 10 mij\u00eb gjoba n\u00eb ato rrug\u00eb ku ajo ka dal\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim. Gjoba d\u00ebrgohet m\u00eb pas me foto ose video n\u00eb adres\u00ebn e kundravajt\u00ebsit. Mund\u00ebsia e kontaktit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb me shkel\u00ebsin \u00ebsht\u00eb zero. <\/em><em>Nuk jam duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb gjoba \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por e sjell si rast p\u00ebr t\u00eb ilustruar forc\u00ebn e teknologjis\u00eb q\u00eb shmang \u00e7do abuzim potencial t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb n\u00eb raport me drejtuesit e mjeteve. <\/em><em>INVESTIMET N\u00cb INFRASTRUKTURE<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrvec teknologjis\u00eb do t\u00eb realizojm\u00eb edhe investime n\u00eb infrastruktur\u00eb. Komisariatet vendore t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Elbasan, Dib\u00ebr, Sarand\u00eb dhe Pika e Kalimit Kufitar t\u00eb Qaf\u00eb Bot\u00ebs, do t\u00eb rikonstruktohen plot\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nivelet bashk\u00ebkohore, duke ofruar sh\u00ebrbim me standarde t\u00eb tjera p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe ambiente pune t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr punonj\u00ebsit e policis\u00eb. <\/em><em>Hap\u00ebsirat dinjitoze n\u00eb komisariatet e policis\u00eb jan\u00eb gjithashtu edhe sh\u00ebmb\u00eblltyra e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb ne ofrojm\u00eb. K\u00ebto investime kan\u00eb te qytetar\u00ebt, po aq impakt sa edhe vendosm\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar paligjshm\u00ebrin\u00eb kudo ku q\u00eb ajo shfaqet <\/em><em>BASSHK\u00cbPUNIMI ME T\u00cb HUAJT <\/em><em>Dhe s\u00eb fundi, n\u00eb buxhet \u00ebsht\u00eb parashikuar gjithashtu bashk\u00ebfinancim me partner\u00ebt tan\u00eb kryesisht n\u00eb fush\u00ebn fush\u00ebn e Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Kufijve dhe Policis\u00eb \u00a0me mjete dhe teknologji bashk\u00ebkohore. <\/em><em>Me nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe revolucionin teknologjik q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, jam i bindur q\u00eb n\u00eb pak koh\u00eb kjo trup\u00eb do t\u00eb ec\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn korsi shpejt\u00ebsie me policit\u00eb e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian. Faleminderit!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm Bledi \u00c7u\u00e7i ka folur n\u00eb lidhje me buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb dy aspekte kryesore n\u00eb policin\u00eb e shtetit. I pari \u00ebsht\u00eb ai teknologjik, dhe i dyti n\u00eb dh\u00ebnien e bonueseve p\u00ebr punonj\u00ebsit e policis\u00eb q\u00eb punojn\u00eb larg vendbanimeve t\u00eb tyre. Paga e tyre do t\u00eb jet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":217012,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5380],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-217004","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=217004"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217004\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/217012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=217004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=217004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=217004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}