{"id":217387,"date":"2021-11-10T17:52:54","date_gmt":"2021-11-10T16:52:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=217387"},"modified":"2021-11-10T17:52:54","modified_gmt":"2021-11-10T16:52:54","slug":"genc-pollo-duhet-nje-projekt-i-ri-ne-opozite-qe-te-mobilizoje-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/genc-pollo-duhet-nje-projekt-i-ri-ne-opozite-qe-te-mobilizoje-qytetaret\/","title":{"rendered":"Genc Pollo: &#8221;Duhet nj\u00eb projekt i ri n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb t\u00eb mobilizoj\u00eb qytetar\u00ebt&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><em>Intervist\u00eb me z. Genc Pollo, themelues i Partis\u00eb Demokratike, deputet e minist\u00ebr p\u00ebrgjat\u00eb viteve dhe aktualisht an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zoti Pollo, s\u00eb fundmi ju keni shkruar se \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb t\u00eb zgjatet edhe disa vjet mandati i komisioner\u00ebve t\u00eb vetingut dhe thoni se partia juaj duhet t\u00eb refuzoj\u00eb amendamentin kushtetues t\u00eb PS-s\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>GP: K\u00ebshtu mendoj bazuar n\u00eb sa e njoh procesin. Do t\u2019ju rekomandoja edhe nj\u00eb studim t\u00eb Fakultetit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb\/UT\u00a0 t\u00eb publikuar s\u00eb fundmi q\u00eb ka gjetur p.sh. dopiostandarte e standarte retroaktive (dmth k\u00ebrkon p\u00ebr transaksionet e\u00a0 v 1995 fatura e kontrata si t\u00eb ishin t\u00eb v. 2019). Prandaj mua m\u00eb duket opsioni m\u00eb i keq. Por gjith\u00ebsesi ky \u00ebsht\u00eb mendimi im, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka njer\u00ebz me njohje m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vetingut e q\u00eb nuk po flasin se askush nga politika nuk i fton p\u00ebr t\u00eb folur.<\/p>\n<p><strong>Sikur po fillon debati n\u00eb PD. Zoti Spaho lypi sqarime n\u00eb grup parlamentar.<\/strong><\/p>\n<p>GP: Koleg\u00ebt e nderuar k\u00ebto dit\u00eb kan\u00eb folur gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr \u201cAkademin\u00eb e Barinjve\u201d q\u00eb njoftoi qeveria. A thua se po rithemelohej\u00a0 Akademia e Platonit pas 24 shekujsh! Ajo shkoll\u00eb barinjsh edhe po u b\u00eb keq do d\u00ebmtoj\u00eb taksapaguesin sa 0,3% e nj\u00eb PPP-je abuzivo-korruptivo. Dhe nj\u00eb shkak q\u00eb keto PPP vazhdojn\u00eb (shihni: pa zhurm\u00eb e buj\u00eb e riaktivizuan koncesionin Thuman\u00eb-Kashar!) \u00ebsht\u00eb edhe gjendja e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrfshi edhe paralizimin e drejt\u00ebsis\u00eb nga vetingu. Prandaj duhet debat publik p\u00ebr t\u00eb arritur zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Se me marr\u00ebveshja mbas kuintave kemi arritur gjithmon\u00eb zgjidhjen m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr publikun e m\u00eb t\u00eb leverdisshme p\u00ebr pushtetin.<\/p>\n<p><strong>Gjith\u00ebsesi mazhoranca thot\u00eb se do e dergoj\u00eb p\u00ebr mendim n\u00eb Venecia\u2026<\/strong><\/p>\n<p>GP: N\u00eb Komisionin e Venecias d\u00ebrgohen p\u00ebr opinion projektligjet q\u00eb\u00a0 rezultojn\u00eb komplekse, jan\u00eb sensitive ose kund\u00ebrshtohen fuqish\u00ebm. Asnj\u00eb nga k\u00ebto kushte nuk p\u00ebrmbushet: 1-Shpjegimet zyrtare t\u00eb PS p\u00ebr zgjatjen e vetingut deri 2024 jan\u00eb arsye pa arsye t\u00eb ngjeshura n\u00eb tre faqe format A4. Mungojn\u00eb analizat, studimet e konsultimet; Nuk duket sensitive sepse PD po shk\u00eblqen me heshtjen e saj. Apo me mosq\u00ebnien e saj. N\u00eb k\u00ebto kushte n\u00eb Venecia vet\u00ebm do t\u00eb habiten e do t\u00eb qeshin.<\/p>\n<p><strong>Ju flisni p\u00ebr paraliz\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga vetingu q\u00eb lejon vazhdimin e PPP-ve. Por SPAK \u00ebsht\u00eb vetinguar apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>GP: Ashtu \u00ebsht\u00eb! Por barra e shpjegimit bie mbi SPAKun p\u00ebr dopiostandartet e dukshme: Kur nj\u00eb deputet socialist tha nj\u00eb gjys\u00ebm akuze p\u00ebr abuzime n\u00eb bashkin\u00eb Fier SPAK-u brenda jav\u00ebs vajti atje e njoftoi sekuestrimin e dokumentave. Kurse p\u00ebr rastin e incenerator\u00ebve, t\u00eb denoncuar prej m\u00eb shum\u00eb se dy vjet\u00ebsh nga PD, nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hap e asnj\u00eb njoftim. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebmi financiar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka t\u00eb krahasuar edhe me totalin e abuzimeve n\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit. Nd\u00ebrsa shkeljet ligjore t\u00eb d\u00ebnueshme penalisht i gjen kollaj n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Ky mosbesim \u00ebsht\u00eb shkaku q\u00eb nuk pranohet q\u00eb SPAK t\u00eb b\u00ebj\u00eb vetingun e politikan\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>GP: Ju i p\u00ebrgjigjeni vet\u00eb pyetjes. Po t\u00eb lesh m\u00ebnjan\u00eb propagand\u00ebn e t\u00eb shoh\u00ebsh statistikat, performanca e SPAK-ut n\u00eb d\u00ebnime, konfiskime etj nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se ajo e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda (PKR). Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb SPAK, ndryshe nga PKR, jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb vetinguar por edhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur me miliona euro-dollar\u00eb. Un\u00eb padyshim uroj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm. Por ne duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi kur nuk \u00ebsht\u00eb ky rasti.<\/p>\n<p><strong>Kthehemi n\u00eb situat\u00ebn brenda PD. Deputet\u00eb pran\u00eb Bash\u00ebs thon\u00eb se lufta n\u00eb PD nuk ka pal\u00eb vet\u00ebm kryetarin e ish kryetarin por edhe ShBA<\/strong><\/p>\n<p>GP: Me siguri po rivalizojn\u00eb mikun tim, Avokat Ngjel\u00ebn, si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs ekskluziv i q\u00ebllimeve amerikane n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse n\u00eb PD nuk kemi trek\u00ebnd\u00ebsh Basha, Berisha e ShBA,\u00a0 a kemi nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh Rama-Meta-Berisha kund\u00ebr Bash\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>GP: Nuk flas dot p\u00ebr p\u00ebralla pa mbret. Por nga leximet dim\u00eb q\u00eb anijet pa busull zhdukeshin n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e Bermud\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Gjithashtu personat pran\u00eb Bash\u00ebs thone se ai u zgjodh nga an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb qershor me shumic\u00eb t\u00eb st\u00ebrmadhe; prandaj \u00ebsht\u00eb legjitim; prandaj mund t\u00eb refuzoj\u00eb kuvendin e foltores.<\/strong><\/p>\n<p>GP: Shikoni un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur se shum\u00eb nga ne b\u00ebn\u00eb gabime mbas 25 prillit. E them prap\u00eb p\u00ebr hir tuaj. Po kjo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apel m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr korrigjimin e gabimeve. Sa p\u00ebr legjitimitetin shihni Ramiz Alin\u00eb e Partin\u00eb e Pun\u00ebs n\u00eb votimet e 31 marsit 1991, pak muaj pas zyrtarizimit t\u00eb PD. Ata fituan me 2\/3. Por shum\u00eb shpejt u detyruan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb s\u00ebrish zgjedhje parlamentare ku nuk mor\u00ebn dot as 1\/3 e mandateve. Historia \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuese e jet\u00ebs thoshte Ciceroni.<\/p>\n<p><strong>Si vjen ndryshimi pozitiv sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>GP: Besoni vot\u00ebn e lir\u00eb: Shihni Maqedonin\u00eb e Veriut. Shihni para saj Kosov\u00ebn e Malin e Zi. Por duhet nj\u00eb projekt i ri n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb t\u00eb mobilizoj\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me z. Genc Pollo, themelues i Partis\u00eb Demokratike, deputet e minist\u00ebr p\u00ebrgjat\u00eb viteve dhe aktualisht an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD. Zoti Pollo, s\u00eb fundmi ju keni shkruar se \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb t\u00eb zgjatet edhe disa vjet mandati i komisioner\u00ebve t\u00eb vetingut dhe thoni se partia juaj duhet t\u00eb refuzoj\u00eb amendamentin kushtetues t\u00eb PS-s\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":217388,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-217387","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=217387"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217387\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/217388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=217387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=217387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=217387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}