{"id":217549,"date":"2021-11-11T13:43:55","date_gmt":"2021-11-11T12:43:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=217549"},"modified":"2021-11-11T13:43:55","modified_gmt":"2021-11-11T12:43:55","slug":"koncensionet-ne-shendetesi-klsh-pagesa-e-tvsh-nga-shteti-e-paligjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/koncensionet-ne-shendetesi-klsh-pagesa-e-tvsh-nga-shteti-e-paligjshme\/","title":{"rendered":"Koncensionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, KLSH: Pagesa e TVSH nga shteti, e paligjshme"},"content":{"rendered":"<p><em>Qeveria paguan TVSH e PPP n\u00eb sh\u00ebndetsi, pavar\u00ebsisht se nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, kjo konsiderohet e paligjshme. KLSH raporton se vazhdimisht ka sugjeruar ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb faturimit ndaj skem\u00ebs s\u00eb Check up, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb udhezon zbatimin e ligjit.\u00a0 <\/em>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit\u00a0 e konsideron t\u00eb paligjshme pagesat e TVSH q\u00eb qeveria b\u00ebn ndaj koncesioneve PPP ne sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb raportoi se \u00ebsht\u00eb konstatuar se edhe p\u00ebr vitin 2020 vijojn\u00eb t\u00eb pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore t\u00eb Check-Up, l\u00ebshuar nga koncesionari, n\u00eb vler\u00ebn totale 322 milion lek\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshihet edhe TVSH n\u00eb mas\u00ebn 20% mbi vler\u00ebn e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky sh\u00ebrbim duhet t\u00eb trajtohet si Furnizim i P\u00ebrjashtuar nga TVSH. Praktika vazhdon bazuar edhe n\u00eb interpretimin e DPT, e cila ka referuar sh\u00ebrbimin si t\u00eb tatuesh\u00ebm KLSH v\u00ebren se interpretimi i tatimeve \u00ebsht\u00eb mbi ligjin e TVSH i cili n\u00eb nenin 51 i ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar shum\u00eb qart\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb p\u00ebrjashtohen nga TVSH-ja, raporton Monitor. N\u00eb ligjin p\u00ebr TVSH neni 51 p\u00ebrcakton p\u00ebrjashtimin nga TVSH-ja t\u00eb aktiviteteve si m\u00eb posht\u00eb: <em>-Furnizimi i barnave, pajisjeve mjek\u00ebsore t\u00eb implantueshme aktive dhe pajisjeve mjek\u00ebsore t\u00eb implantueshme;<\/em><\/p>\n<p><em>-Furnizimi i sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe veprimeve t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me to, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb shtetasve, p\u00ebrfshir\u00eb parandalimin, diagnoz\u00ebn, trajtimin, kurimin e s\u00ebmundjes apo \u00e7rregullimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe rehabilitimin, nga institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore publike ose private, t\u00eb njohura si t\u00eb tilla nga autoriteti kompetent sh\u00ebndet\u00ebsor;\u00a0<\/em><em>-Furnizimet e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb ofruara p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb kujdesit p\u00ebr sh\u00ebndetin, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit mjek\u00ebsor ose paramjek\u00ebsor, t\u00eb njohur si t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb licencuar, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr licencimin; <\/em><em>-furnizimi i organeve, gjakut dhe t\u00eb qum\u00ebshtit njer\u00ebzor; <\/em><em>-furnizimet e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb kryera n\u00eb kuadrin e profesionit t\u00eb tyre nga stomatolog\u00ebt dhe laborant\u00ebt dentar\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit e cil\u00ebsoi absurditet k\u00ebt\u00eb fakt duke pohuar se vet\u00ebm koncesioni i Check UP merr 800 milion\u00eb lek\u00eb ose 6 milion\u00eb euro TVSH kund\u00ebr p\u00ebrcaktimeve n\u00eb ligjin mbi Tatimin n\u00eb Vler\u00ebn e Shtuar.<\/em><\/p>\n<p>Nga auditimi p\u00ebr dy nga tre kontrata koncesionare, \u201cCheck-Up\u201d dhe \u201cSterilizimi\u201d, rezultoi se aplikohet Tatim mbi Vler\u00ebn e Shtuar, n\u00eb mas\u00ebn 20 % mbi \u00e7mimin e kontraktuar. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sh\u00ebrbimin e \u201cHemodializ\u00ebs\u201d, ky tatim nuk aplikohet. Megjith\u00ebse t\u00eb tre sh\u00ebrbimet e sip\u00ebp\u00ebrpendurajan\u00eb pjes\u00eb e zinxhirit t\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor ndaj pacientit nga institucione sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb licencuara, si dhe faturojn\u00eb nj\u00eblloj sh\u00ebrbimin drejt institucioneve shtet\u00ebrore prej dhe nga paguhen, m\u00ebnyra e faturimit t\u00eb tyre ndryshon. Megjith\u00ebse KLSH, n\u00eb vazhdim\u00ebsi, ka k\u00ebshilluar ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb faturimit p\u00ebr sh\u00ebrbimin e \u201cCheck-Up\u201d, situata nuk ka ndryshuar, por ajo vijon edhe n\u00eb koncesionin e \u201cSterilizimit\u201d. Kjo m\u00ebnyr\u00eb faturimi e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga Autoriteti, apo t\u00eb jen\u00eb marr\u00eb nisma p\u00ebr qart\u00ebsimin e frym\u00ebs s\u00eb ligjit me MFE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria paguan TVSH e PPP n\u00eb sh\u00ebndetsi, pavar\u00ebsisht se nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, kjo konsiderohet e paligjshme. KLSH raporton se vazhdimisht ka sugjeruar ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb faturimit ndaj skem\u00ebs s\u00eb Check up, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb udhezon zbatimin e ligjit.\u00a0 Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit\u00a0 e konsideron t\u00eb paligjshme pagesat e TVSH q\u00eb qeveria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":217555,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-217549","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=217549"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217549\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/217555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=217549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=217549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=217549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}