{"id":217897,"date":"2021-11-13T13:48:12","date_gmt":"2021-11-13T12:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=217897"},"modified":"2021-11-13T13:48:12","modified_gmt":"2021-11-13T12:48:12","slug":"armand-maho-kush-beson-se-lulzim-basha-mund-te-rrezoje-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/armand-maho-kush-beson-se-lulzim-basha-mund-te-rrezoje-ramen\/","title":{"rendered":"Armand Maho: Kush beson se Lulzim Basha mund t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb Ram\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Armand Maho:<\/strong><\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot n\u00eb \u00e7do \u201cFoltore\u201d, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb treguar i kujdessh\u00ebm n\u00eb diskursin e tij. P\u00ebrve\u00e7 identifikimit me gisht t\u00eb fajtorit p\u00ebr humbjet e PD-s\u00eb, ai ka mbajtur nj\u00eb ekuilib\u00ebr p\u00ebr t\u2019u pasur zili me \u00e7do mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb PD, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dhe ata q\u00eb jan\u00eb rreshtuar n\u00eb llogoren e Bash\u00ebs. Fundja, t\u00eb par\u00ebt pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimeve kane si synim rr\u00ebzimin e pushtetit aktual, pavar\u00ebsisht se mbajt\u00ebsi i \u00e7el\u00ebsave t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Kryetarit ka tjet\u00ebr agjend\u00eb.<\/p>\n<p>Tek ata pak njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb mbetur, vihet re nj\u00eb \u00e7oroditje e organizuar. Edhe p\u00ebrkrah\u00ebsin e tij m\u00eb t\u00eb flakt\u00eb po ta pyes\u00ebsh \u201ca mund ta rr\u00ebzoj\u00eb Basha, Ram\u00ebn\u201d, nuk di t\u00eb p\u00ebrgjigjet. Mosgjetja e nj\u00eb justifikimi p\u00ebr amullin\u00eb e krijuar po e b\u00ebn ag*resiv. Kjo vihet re fare qart\u00eb tek ata q\u00eb i mbajn\u00eb ison. Nuk po lihet z\u00eb kund\u00ebrshtari pa u etiketuar si sh\u00ebrb\u00ebtor i pushtetit. Fjala vjen, sulmet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD-s\u00eb, Keltis Kruj\u00ebs, Klevis Balliut apo Flamur Nok\u00ebs p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb lufte q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e tij, nuk t\u00eb \u00e7ojn\u00eb kurrkund p\u00ebrve\u00e7se thellimit t\u00eb ndasis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm po shihen dhe ata 4 mij\u00eb e kusur delegat\u00eb q\u00eb kan\u00eb firmosur p\u00ebr shkarkimin e Bash\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky lloj mentaliteti q\u00eb po z\u00eb vend \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, nxjerr n\u00eb pah domosdoshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb Sali Berisha t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb fatet e opozit\u00ebs. Mund t\u00eb duket si retorik\u00eb boshe, patetiz\u00ebm apo pathos i ndonj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsi t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb fle me foton e tij posht\u00eb jast\u00ebkut, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak ashtu!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 3 dit\u00eb pas humbjes t\u00eb vitit 2017, n\u00eb nj\u00eb opinion (pa ndonj\u00eb pritshm\u00ebri p\u00ebr reflektim), kam shprehur bindjen se Basha duhet t\u00eb largohet nga ai post dhe situat\u00ebn e krijuar nga humbja aso kohe ta merrte n\u00eb dor\u00eb Sali Berisha, qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tranzitore. Kjo, jo sepse jam ithtar i kultit t\u00eb individit, as fanatik si\u00e7 na etiketojn\u00eb r\u00ebndom sa her\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb rr\u00ebzimin e Ram\u00ebs, por sepse nj\u00eb humbje e till\u00eb n\u00eb rast se nuk nd\u00ebrhyhej energjikisht, do t\u00eb sillte pasoja qoft\u00eb n\u00eb organizim, qoft\u00eb ne aksionet opozitare. Dikush duhet t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ajo humbje ishte dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se n\u00eb vitin 1997. Me nj\u00eb ndryshim se asokohe PD nuk b\u00ebnte dot fushat\u00eb n\u00eb gati 1\/3 e territorit t\u00eb vendit. M\u00eb pas dihej se \u00e7\u2019ndodhi.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb i kan\u00eb ndjekur zhvillimet fundit t\u00eb 90-\u00ebs dhe fillimin e viteve 2000 e din\u00eb fare mir\u00eb q\u00eb \u00e7arja si pasoj\u00eb e humbjes nuk ishte e vog\u00ebl. N\u00eb krahasim me at\u00eb \u00e7ka ndodhte at\u00ebher\u00eb, kjo e sotmja mund t\u00eb duket si loj\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh. Pushteti u b\u00eb shum\u00eb represiv. Eleminimet apo b*urgosje politike u shnd\u00ebrruan n\u00eb normalitet. Sherrnaja brenda partis\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb. Situata kishte shkaktuar nj\u00eb atrofizim t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb po e \u00e7onte me shpejt\u00ebsi n\u00eb vd*ekje kl*inike PD-n\u00eb e cila ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb s*ulmeve nga pushteti, nga rrymat e brendshme, nga \u00e7do njeri q\u00eb kishte nj\u00eb z\u00eb publik.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb n\u00eb at\u00eb pak koh\u00eb q\u00eb i kish mbetur Berisha diti t\u2019ia dilte. Fillimisht me zgjedhjet e manipuluara t\u00eb vitit 2001, rezultati i t\u00eb cilave ishte impresionues po t\u00eb mendosh at\u00eb q\u00eb i kish ndodhur vet\u00ebm kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. M\u00eb tej la m\u00ebnjan\u00eb ndasit\u00eb, ktheu besimin, i dha frym\u00eb dhe b\u00ebri bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, madje edhe ata q\u00eb kishin marr\u00eb arm\u00ebt kund\u00ebr tij n\u00eb vitin 1997. Arriti t\u00eb bashkonte historin\u00eb me t\u00eb ardhmen dhe rezultati i vitit 2005 ishte mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Basha nuk arriti kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel, megjith\u00ebse p\u00ebrball\u00eb kishte nj\u00eb pushtet t\u00eb brejtur nga korrupsioni. Rama nuk \u00ebsht\u00eb aq i fort\u00eb sa duket por kund\u00ebrshtari i tij \u00ebsht\u00eb pesh\u00eb pup\u00ebl. Ato fitore qe ka regjistruar ne karrier\u00ebn e tij dhe q\u00eb i tund si flamur triumfi e tij jan\u00eb realizuar n\u00ebn lidershipin e Berish\u00ebs. N\u00eb intervist\u00ebn e tij, q\u00eb u transmetua n\u00eb nj\u00eb or\u00eb me \u201cFoltoren\u201d e Sarand\u00ebs jo pa q\u00ebllim u tregua i pasinqert\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebrjashtimi i Berish\u00ebs nga fushata e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2011 i solli fitoren p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb bashki . Ai ishte investimi i gjith\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe koaliconit, i dirigjuar kryesisht nga Berisha i cili dhe kur ishte n\u00eb Vlor\u00eb apo Kor\u00e7\u00eb, v\u00ebmendjen e kishte n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo i kushtoi humbjen e bashkive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Ministrat e qeveris\u00eb braktis\u00ebn qytetet e tjera dhe u p\u00ebrqendruan n\u00eb Tiran\u00eb. Fjala vjen, Arben Imami, Minist\u00ebr i Mbrojtjes dhe Genc Ruli, Minist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb takime vet\u00ebm tek dy pallate, jo n\u00eb zon\u00eb por n\u00eb dy pallate n\u00eb hyrje t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re, pjes\u00eb e nj\u00ebsis\u00eb 5, p\u00ebr shkak se llogarit\u00eb aty nuk dilnin. Edi Rama u p\u00ebrball me Berish\u00ebn, Basha ishte thjesht p\u00ebrfitues. \u00cbsht\u00eb naivitet politik dhe veprim i ul\u00ebt q\u00eb sot ai e konsideron si fitore personale.<\/p>\n<p>Par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb gjithkush se n\u00eb rast se Lulzim Basha do t\u00eb tentoj\u00eb ta mbaj\u00eb m\u00eb p\u00ebrdhun\u00eb at\u00eb post q\u00eb ia fali Berisha dhe e mbajti tin\u00ebzisht p\u00ebr tet\u00eb vite, hendeku do thellohet akoma m\u00eb shum\u00eb. Me ata 4 mij\u00eb firm\u00ebtar\u00eb, Kryetari e ka mbyllur nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb llogarin\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja 1- milion\u00ebshe q\u00eb shtrohet para tij \u00ebsht\u00eb: A mund t\u2019i bind\u00eb dot m\u00eb ata delegat\u00eb e an\u00ebtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb firmosur p\u00ebr shkarkimin e Kryetarit, t\u00eb dalin n\u00eb fushat\u00eb e t\u00eb mbledhin vota n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij? A fiton dot pa kontributin e tyre? Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje qe mund t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrgjigje askush nga ata q\u00eb ai lig\u00ebsisht i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb kurriz luft\u00ebn e tij dhe vet\u00eb e ndjek kacafytjen i mbyllur nga dritaret e zyr\u00ebs. Nga kjo l\u00ebvizje automatikisht i jan\u00eb rebeluar minimumi 20 deri n\u00eb 25 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb. Vota e tyre n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti ai i mori duke p\u00ebrfituar nga heshtja e Doktorit pas humbjes s\u00eb zgjedhjeve, q\u00eb u interpretua si mb\u00ebshtetje p\u00ebr Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebnjohja\u201d e Kryetarit m\u00eb pas u pa qart\u00eb me vendimin e 9 shtatorit. Sot me pretendimet p\u00ebr verifikim firmash t\u00eb cilat jan\u00eb thjesht dokrra dhe artifice t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara, q\u00ebllimi i tij i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb fort ato \u00e7el\u00ebsa zyre, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm atij, por kurrsesi s\u2019mund t\u00eb sjellin fitoren e PD-s\u00eb. Budallenj sot nuk ka! Talentin p\u00ebr politik\u00eb ose e ke ose nuk e ke dhe Basha \u00ebsht\u00eb defi\u00e7itar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Lideri identifikon, del mbi interesat e momentit, l\u00eb m\u00ebnjan\u00eb politikat p\u00ebrjashtuese, b\u00ebhet pragmatist n\u00eb luft\u00ebn ndaj kund\u00ebrshtarit. Ata q\u00eb u mor\u00ebn me fushat\u00ebn e vitit 2021, e din\u00eb fare mir\u00eb se \u00e7far\u00eb vuajtje ishte q\u00eb t\u00eb mbushnin sallat p\u00ebr takime me Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Krejt e kund\u00ebrta ndodh me Berish\u00ebn, ku p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar \u201cFoltoren\u201d, njer\u00ebzit rrin\u00eb dhe jasht\u00eb sallave. Kjo vet\u00ebm me nj\u00eb njoftim n\u00eb Facebook. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb duhen par\u00eb zhvillimet p\u00ebr ta kuptuar se rrokada duhet b\u00ebr\u00eb shpejt. Af\u00ebrmendsh, njer\u00ebzit, t\u00eb djatht\u00ebt dhe ata q\u00eb nuk jan\u00eb dakort me k\u00ebt\u00eb qeverisje mblidhen shum\u00eb shpejt rreth Berish\u00ebs. \u00c7dokush prej tyre ndjehet disi borxhli ndaj tij. Ka treguar se t\u00eb fitoj\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr sa i p\u00ebrket Bash\u00ebs, megjith\u00ebse dera i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb e hapur dhe pas 11 Dhjetorit, i ka ardhur koha t\u00eb largohet. D\u00ebmi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb djatht\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pallogaritsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand Maho: Jo m\u00eb kot n\u00eb \u00e7do \u201cFoltore\u201d, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb treguar i kujdessh\u00ebm n\u00eb diskursin e tij. P\u00ebrve\u00e7 identifikimit me gisht t\u00eb fajtorit p\u00ebr humbjet e PD-s\u00eb, ai ka mbajtur nj\u00eb ekuilib\u00ebr p\u00ebr t\u2019u pasur zili me \u00e7do mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb PD, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dhe ata q\u00eb jan\u00eb rreshtuar n\u00eb llogoren e Bash\u00ebs. Fundja, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":177751,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-217897","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=217897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217897\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/177751"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=217897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=217897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=217897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}