{"id":217953,"date":"2021-11-13T15:34:07","date_gmt":"2021-11-13T14:34:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=217953"},"modified":"2021-11-13T15:34:07","modified_gmt":"2021-11-13T14:34:07","slug":"rudi-erebara-nuk-ka-rendesi-me-se-kush-fiton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rudi-erebara-nuk-ka-rendesi-me-se-kush-fiton\/","title":{"rendered":"RUDI EREBARA : Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb se kush fiton"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA RUDI EREBARA<\/strong><\/p>\n<p>Sikur t\u00eb kishte fituar zgjedh jet opozita, edhe t\u00eb ishte Lul Basha sot Kryeminist\u00ebr, asgj\u00eb nuk kishte p\u00ebr t\u00eb ndodhur nga k\u00ebto kriza q\u00eb kemi. Po, n\u00eb fakt, krizat po ndodhin sepse opozita nuk fitoi. Opozita nuk fitoi sepse u manipuluan zgjedhjet edhe opozita priti ta ndante drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare me penallti\u2026 Drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e ndau me penallti. Thjesht vazhdoi kampionatin.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve, opozit\u00ebn e lan\u00eb n\u00eb balt\u00eb ata q\u00eb e votuan n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. E mbyll\u00ebn ndeshjen me arbitrazh. Nuk dol\u00ebn t\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn q\u00eb u vodh, qeverin\u00eb q\u00eb u vodh, ndryshimin q\u00eb u vodh, vetingun, kthimin e kompensimin e pronave, drejt\u00ebsin\u00eb e munguar e nga k\u00ebto. Kryetari i sot\u00ebm i PD-s\u00eb, Lulzim Basha, u rivotua nga PD pas humbjes.<\/p>\n<p>Entuziazmin e foltores nuk e kuptoj dot m\u00eb. Sepse nuk ka asfare r\u00ebnd\u00ebsie \u00e7far\u00eb thot\u00eb Amerika p\u00ebr non gratan e Berish\u00ebs, sepse non grata, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe opozit\u00ebn shqiptare. A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb? Jo. \u00cbsht\u00eb e padrejt\u00eb dyfish kur nuk kemi as gjykat\u00eb, as prokurori, as polici, q\u00eb t\u00eb kap\u00eb ligjin nga koka. Sherrnaja politike brenda PD-s\u00eb e \u00e7oi opozit\u00ebn deri n\u00eb fund fare. R\u00ebnie e lir\u00eb. Sherre personale. Ose sherre influencash. Ose sherre grupesh. T\u00eb gjitha i ndezi non grata amerikane. Po t\u00eb mos kishte b\u00ebr\u00eb non-gratan Amerika, nuk kishte p\u00ebr t\u00eb ndodhur prap\u00eb asgj\u00eb. Edhe asgj\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur deri dit\u00ebn kur shqiptarit nuk i vjedhin qeverin\u00eb, por i vjedhin Kryeministrin. Nuk ka m\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb ndjekin Kryeministrin. Nuk ka m\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb ndjekin udh\u00ebheq\u00ebsin.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb votojn\u00eb Ram\u00ebn, jan\u00eb po ata q\u00eb kan\u00eb votuar Enverin edhe Ramizin. Jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb lidhur jet\u00ebn me pushtetin e diktatur\u00ebs. Njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb interesin e vet\u00ebm n\u00eb jet\u00eb, at\u00eb q\u00eb quhet \u201cme gryk\u00ebn e pushk\u00ebs\u201d. Jan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e krimit t\u00eb diktatur\u00ebs. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lidhur\u00a0me krimin e kryer personalisht, ose me krimin e trash\u00ebguar nga t\u00eb par\u00ebt. Nuk ka pendes\u00eb PPSH. PPSH \u00ebsht\u00eb formacion pushteti. Krimin e ka pjes\u00eb t\u00eb pushtetit, e ka pun\u00eb ditore. Nuk ka asgj\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb pushtetin e PPSH. Kujtoni 1997. Kujt i shkoi mendja nga ata q\u00eb derdhnin plumba, se kishin djegur n\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb miliona se kishin gjith\u00eb firmat piramidale t\u00eb mbledhura bashk\u00eb. Askujt. Sepse ata kishin synim pushtetin. Edhe me Ram\u00ebn, synim kishin pushtetin.<\/p>\n<p>Rikthimi i Berish\u00ebs me tez\u00ebn e sovranitetit ishte ideale si politik\u00eb, derisa p\u00ebrfundoi me luft\u00ebn ndaj Bash\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb Partin\u00eb Demokratike si pushtet. P\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb kontroll mbi opozit\u00ebn. Nuk ka rend\u00ebsi m\u00eb se kush fiton mes Berish\u00ebs e Bash\u00ebs. D\u00ebmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Partia Demokratike, e cila erdhi dhe u mb\u00ebshtet nga miliona shqiptar\u00eb, k\u00ebtu e t\u00eb ikur, ka p\u00ebrfunduar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn leniniste p\u00ebr pushtet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb parti, e cila k\u00ebrkon elektorat si ata q\u00eb i mor\u00ebn atij njeriut kalin t\u00eb kalojn\u00eb lumin. Nuk e hedh dot lumin me Lulzim Bash\u00ebn, edhe pse un\u00eb jam i bindur se duhet ta l\u00ebshoj\u00eb kalin se nuk e ka t\u00eb vetin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA RUDI EREBARA Sikur t\u00eb kishte fituar zgjedh jet opozita, edhe t\u00eb ishte Lul Basha sot Kryeminist\u00ebr, asgj\u00eb nuk kishte p\u00ebr t\u00eb ndodhur nga k\u00ebto kriza q\u00eb kemi. Po, n\u00eb fakt, krizat po ndodhin sepse opozita nuk fitoi. Opozita nuk fitoi sepse u manipuluan zgjedhjet edhe opozita priti ta ndante drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare me penallti\u2026 Drejt\u00ebsia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":217955,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-217953","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=217953"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217953\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/217955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=217953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=217953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=217953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}