{"id":218879,"date":"2021-11-17T15:23:05","date_gmt":"2021-11-17T14:23:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=218879"},"modified":"2021-11-17T15:23:05","modified_gmt":"2021-11-17T14:23:05","slug":"trekendeshi-i-bermudes-meta-problemi-eshte-katerkendeshi-i-pergjegjesive-madhore-te-lulzim-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/trekendeshi-i-bermudes-meta-problemi-eshte-katerkendeshi-i-pergjegjesive-madhore-te-lulzim-bashes\/","title":{"rendered":"&#8216;Trek\u00ebnd\u00ebshi i Bermud\u00ebs&#8217;\/ Meta: Problemi \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebshi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive madhore t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur akuzave t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, pasi ky i fundit disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga foltorja e Kuvendit e quajti kreun e shtetit pjes\u00eb t\u00eb Trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermund\u00ebs.\u00a0 K\u00ebsaj deklarate Presidenti iu p\u00ebrgjigj m\u00eb &#8220;<em>kat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebshin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive madhore<\/em>&#8220;, q\u00eb sipas tij ka Lulzim Basha. 1. Bojkoti i reform\u00ebs territoriale. 2. Bojkoti i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. 3. Djegia e mandateve. 4. Zerimi i pushtetit vendor<\/p>\n<p>Ilir Meta u shpreh se ka ardhur koha q\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe jo t\u2019i ikin atyre. <em>\u201cPrandaj jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb ku vihet n\u00eb diskutim edhe legjitimiteti i partis\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, pas problemeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb legjitimitetit t\u00eb Parlamentit, t\u00eb pushteti lokal, t\u00eb Presidentit<\/em>\u201d, u shpreh Kreu i Shtetit p\u00ebr gazetaren Beta Njuma n\u00eb\u00a0RTV\u00a0Ora.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:\u00a0Zoti Presidenti, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha ju rreshtoi n\u00eb kampin e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, duke ju quajtur pjes\u00eb e \u201cTrek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermudeve\u201d dhe t\u00eb s\u00eb keqes, bashk\u00eb me Berish\u00ebn edhe Kryeministrin Rama. A keni nj\u00eb koment p\u00ebr k\u00ebt\u00eb etiketim?<\/strong><\/p>\n<p><strong><br \/>\nPresidenti Meta:\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb e drejta e tij t\u00eb b\u00ebj\u00eb lapsuse, edhe t\u00eb ket\u00eb ndoshta ndonj\u00eb mendim t\u00eb tij, se \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb. Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb shqet\u00ebsim. Un\u00eb e kam respektuar gjithmon\u00eb dhe jam p\u00ebrpjekur ta ndihmoj q\u00eb ai t\u00eb mos gaboj\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Sa her\u00eb m\u00eb ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ja kam dh\u00ebn\u00eb, sa her\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb telefonit tim e ka pasur t\u00eb hapur. Por, m\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb politikan\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe jo t\u2019i ikin atyre. Prandaj jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb ku vihet n\u00eb diskutim edhe legjitimiteti i partis\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, pas problemeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb legjitimitetit t\u00eb Parlamentit, t\u00eb pushteti lokal, t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre, un\u00eb jam i qet\u00eb edhe e di q\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb kushtesh kam punuar. Por dikush p\u00ebrs\u00ebri thot\u00eb tani jo dhe b\u00ebn sikur nuk i di t\u00eb gjitha k\u00ebto rrethanat. Nuk \u00ebsht\u00eb problemi i trek\u00ebnd\u00ebshit q\u00eb thot\u00eb zoti Basha. Ky \u00ebsht\u00eb problemi i tij. Problemi kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebshi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive madhore, t\u00eb cilave ai nuk mund t\u2019i ik\u00eb dhe nuk mund t\u2019ua shkarkoj t\u00eb tjer\u00ebve. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk mund t\u2019ia shkarkoj Ilir Met\u00ebs si President i Republik\u00ebs, por edhe si\u00a0 nj\u00eb politikan aktiv me t\u00eb cilin ai, ka pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Dhe kush \u00ebsht\u00eb ky kat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebsh i p\u00ebrgjegj\u00ebsive madhore i cili ka vet\u00ebm nj\u00eb rezultat kapjen totale t\u00eb shtetit sot?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari,<\/strong>\u00a0bojkoti i reform\u00ebs administrative-territoriale p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore t\u00eb 2015.<\/p>\n<p>Ilir Meta ka qen\u00eb kryetar i Kuvendit, kryetar i LSI, por dhe n\u00eb koalicion me Edi Ram\u00ebn dhe pavar\u00ebsisht nga d\u00ebshira e kryeministrit p\u00ebr ta p\u00ebrjashtuar opozit\u00ebn nga ky proces, opozita p\u00ebr \u00e7udi kishte d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtohej me nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb papar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb, si Kryetar i Parlamentit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme deri n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb opozit\u00ebn, sepse kisha dhe problemin e procesit t\u00eb integrimit europian dhe kjo ishte nj\u00eb reform\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo reform\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb, sepse 400 e ca komuna nuk i mbante dot Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Opozita ka pasur t\u00eb gjitha ofertat p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb sajin dhe jo vet\u00ebm kaq, por demokrat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve sot u\u00a0 serviret Ilir Meta si pjes\u00eb e k\u00ebtij trek\u00ebnd\u00ebshi. Ilir Meta ka insistuar dhe ka \u00e7uar n\u00eb Konvent\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kishin demokrat\u00ebt\u00a0 p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pushtetit vendor, Bashkim Finon e ndjer\u00eb, i cili ishte kryetar i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs, bashk\u00eb me Petrit Vasilin. Un\u00eb i\u00a0 kam ftuar dhe kam insistuar q\u00eb na jepni ofert\u00ebn tuaj. U premtua q\u00eb do t\u00eb jepej dhe kjo gj\u00eb kurr\u00eb nuk u dha dhe un\u00eb nuk e di kujt i sh\u00ebrbeu ky bojkot,\u00a0 dhe se \u00e7far\u00eb detyrimi ka Ilir Meta ndaj zotit Basha!<\/p>\n<p><strong>S\u00eb dyti<\/strong>, q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur ideja e djegies s\u00eb mandateve kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7menduri, si do digjni mandatet. E para, mandatet e kujt do digjni ju? E dyta, kujtoni ju se do rri njeri pa gjum\u00eb n\u00eb Bruksel apo kudo tjet\u00ebr? Jo, do qeshin!<\/p>\n<p><strong>E treta<\/strong>, i dini ju listat? Kam insistuar madje, se ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb bojkoti opozita, tre muaj para kur nisi protesta e student\u00ebve,\u00a0 q\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb Parlament. Kam kthyer buxhetin dhe ju kam th\u00ebn\u00eb\u00a0 shkoni dhe mb\u00ebshtesni student\u00ebt\u00a0 p\u00ebr k\u00ebrkesat e tyre me nj\u00eb buxhet t\u00eb rishikuar. Un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Sali Berisha apo dikush tjet\u00ebr, nuk dua t\u00eb nd\u00ebrhyj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u00a0 at\u00eb le ta zgjidhin vet\u00eb. Ilir Meta i ka th\u00ebn\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, zotit Berisha, por edhe \u00e7do deputeti demokrat t\u2019i len\u00eb mandatet?! Un\u00eb u kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7menduri dhe e dim\u00eb se ku p\u00ebrfundoi. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pushtetit lokal e nj\u00ebjta gj\u00eb dhe po k\u00ebshtu bojkoti i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi ishte me pasoja katastrofike n\u00eb kapjen e shtetit.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Ilir Meta atij (Lulzim Bash\u00ebs) por dhe LSI-s\u00eb, b\u00ebni nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi bazuar me votat e ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u00a0 me 140 vota? Pra k\u00ebto jan\u00eb kat\u00ebr k\u00ebnde se nuk dua ta b\u00ebj kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb k\u00ebnde sot.<\/p>\n<p>Bojkoti i reform\u00ebs administrative-territoriale, bojkoti i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, djegia e mandateve n\u00eb Parlament dhe zerimi i opozit\u00ebs nga pushteti lokal, jan\u00eb 4 p\u00ebrgjegj\u00ebsi madhore q\u00eb Lulzim Basha, nuk u ik\u00ebn dot. Mund ta ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dikush tjet\u00ebr, por ai ka qen\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike dhe un\u00eb kam pasur p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb flas me t\u00eb, dhe ka qen\u00eb detyr\u00eb e tij t\u00eb marri p\u00ebrgjegj\u00ebsit n\u00eb at\u00eb moment, dhe t\u2019i tregoj\u00eb vendin cilido n\u00eb koh\u00ebn e duhur, q\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb nxit\u00ebs negativ<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur akuzave t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, pasi ky i fundit disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga foltorja e Kuvendit e quajti kreun e shtetit pjes\u00eb t\u00eb Trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb Bermund\u00ebs.\u00a0 K\u00ebsaj deklarate Presidenti iu p\u00ebrgjigj m\u00eb &#8220;kat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebshin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive madhore&#8220;, q\u00eb sipas tij ka Lulzim Basha. 1. Bojkoti i reform\u00ebs territoriale. 2. Bojkoti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":218881,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-218879","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=218879"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218879\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/218881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=218879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=218879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=218879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}