{"id":219258,"date":"2021-11-20T15:17:42","date_gmt":"2021-11-20T14:17:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=219258"},"modified":"2021-11-20T15:17:42","modified_gmt":"2021-11-20T14:17:42","slug":"rama-dhe-voltana-ademi-bejne-paqe-kryeministri-gati-te-plotesoje-te-gjitha-kerkesat-e-kryebashkiakes-demokrate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-dhe-voltana-ademi-bejne-paqe-kryeministri-gati-te-plotesoje-te-gjitha-kerkesat-e-kryebashkiakes-demokrate\/","title":{"rendered":"Rama dhe Voltana Ademi b\u00ebjn\u00eb \u201cpaqe\u201d\/ Kryeministri gati t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e kryebashkiakes demokrate"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari n\u00eb detyr\u00eb i Partis\u00eb Demokratik\u00eb, Lulzim Basha, t\u00eb pakt\u00ebn jav\u00ebn e fundit nuk po l\u00eb rast pa dal\u00eb n\u00eb TV dhe l\u00ebshuar deklarata n\u00eb T\u00ebitter. P\u00ebr t\u00eb treguar se \u00ebsht\u00eb kryetar \u201cn\u00eb aksion\u201d kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, Basha edhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb ka shfryt\u00ebzuar nj\u00eb grafik t\u00eb nxjerr\u00eb nga Qendra Europiane p\u00ebr Azilk\u00ebrkuesit p\u00ebr muajin gusht 2021, ku Shqip\u00ebria mes vendeve t\u00eb rajonit, mban rekord absolute. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst Basha deklaron, se rritja e aplikimeve p\u00ebr azil n\u00eb vendet e BE-s\u00eb nga shqiptar\u00ebt tregon se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgj\u00eb p\u00ebr ta, ndaj dhe duhet urgjentisht vetting n\u00eb politik\u00eb!<\/p>\n<p>\u201cMe p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb nga arsyet madhore pse njer\u00ebzit largohen nga vendi i tyre \u00ebsht\u00eb korrupsioni. Rritja e aplikimeve p\u00ebr azil n\u00eb vendet e BE-s\u00eb d\u00ebshmon edhe nj\u00ebher\u00eb se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgj\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Fundi i k\u00ebsaj katastrofe komb\u00ebtare, k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashk\u00ebpunimin mes politik\u00ebs, krimit dhe oligarkis\u00eb, q\u00eb ka shk\u00ebrmoqur demokracin\u00eb dhe po mbyt t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pajetueshme p\u00ebr familjet shqiptare. #vettingn\u00ebpolitik\u00eb\u201d, shkruan kreu aktual i PD.<\/p>\n<p>Po ta lexosh me v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb status t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb T\u00ebitter, duket sa bosh dhe pa bosht. \u00cbsht\u00eb si \u00e7do gj\u00eb q\u00eb shkruan k\u00ebto koh\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb duket sikur godet Ram\u00ebn, po mendjen e ka te l\u00ebvizja e Foltores dhe rreziku Berisha.<\/p>\n<p>Le ta \u201czb\u00ebrthejm\u00eb\u201d statusin e tij n\u00eb \u00e7do paragraf. Basha shkruan se, \u201crritja e aplikimeve p\u00ebr azil n\u00eb vendet e BE-s\u00eb d\u00ebshmon edhe nj\u00ebher\u00eb, se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgj\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d. S\u00eb pari n\u00eb logjik\u00eb: Nj\u00eb masak\u00ebr kurr\u00eb nuk zgjidh gj\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e din\u00eb edhe m\u00eb idiot\u00ebt. Masakrat e \u00e7do lloji dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb Edi Ram\u00ebs dihet se si b\u00ebhen q\u00eb n\u00eb vitin 2013 kur Lulzim Basha morri timonin e opozit\u00ebs. Dihet se ku t\u00eb \u00e7ojn\u00eb, ndaj ky \u201czbulim\u201d i Bash\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb qesharak.<\/p>\n<p>Nga na tjet\u00ebr, kreu aktual i PD-s\u00eb sa her\u00eb q\u00eb e z\u00eb n\u00eb goj\u00eb \u201c25 prillin\u201d, duhet s\u00eb pari q\u00eb t\u00eb na thot\u00eb se pse u lejua Edi Rama e kompani q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017, kur kishte plot 4 vite koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mos lejonte p\u00ebrs\u00ebritjen e t\u00eb nj\u00ebjtit film. Gjithashtu duhet t\u00eb na thot\u00eb, se p\u00ebrse pas b\u00ebrjes fakt i kryer, ai nuk vazhdoi betej\u00ebn p\u00ebr dokumentimin dhe denoncimin, ve\u00e7an\u00ebrisht te nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb \u201cmasakr\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb 25 prill.<\/p>\n<p>A e keni par\u00eb ju kryetarin e PD-s\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe 6-7 mujore q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb te ndonj\u00eb diplomat, ambasador apo institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ndonj\u00eb dosje me fakte q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb \u201cmasakr\u00ebn\u201d?! Nuk e keni par\u00eb sepse aksioni i vet\u00ebm ku devijoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb malinje t\u00eb gjitha energjit\u00eb e partis\u00eb ishte operacioni, \u201cblindimi i karriges sime\u201d!<\/p>\n<p>Q\u00eb fitorja e leht\u00eb e Ram\u00ebs, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandate t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Rilndjes, do t\u00eb sillte nj\u00eb val\u00ebs t\u00eb re emigratore t\u00eb shqiptar\u00ebve kjo dihej apriori. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se k\u00ebta mij\u00ebra shqiptar\u00eb, nuk i ikin vet\u00ebm Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, por edhe opozit\u00ebs \u201cfake\u201d t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb problem i v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb cilin kreu \u201cme zor\u201d i PD-s\u00eb, nuk ka guximin q\u00eb ta z\u00ebr\u00eb n\u00eb goj\u00eb.<\/p>\n<p>Duket se \u2018beteja\u2019 p\u00ebr Shkodr\u00ebn, mes Edi Ram\u00ebs dhe Voltana Ademit ka arritur n\u00eb \u2018paqe\u201d! Kryeministri Edi Rama e kishte etiketuar Voltana Ademin si \u201ckryebashkiaken m\u00eb t\u00eb paaft\u00eb n\u00eb historin\u00eb\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb takimit t\u00eb sot\u00ebm me kryetar\u00ebt e qyteteve bregdetar, kryeministri \u00ebsht\u00eb shprehur i gatsh\u00ebm t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr pastrimin e mjedisit.<\/p>\n<p>Kryebashkiakia e Shkodr\u00ebs, Voltana Ademi ka listuar disa prej problematikave lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e grumbullimit dhe trajtimit t\u00eb plehrave gjat\u00eb nj\u00eb mbledhje me kryeministrin Rama dhe kryebashkiak\u00ebt e tjer\u00eb. Ademi tha problematika kryesore \u00ebsht\u00eb grumbullimi i plehrave n\u00eb 5 pika buz\u00eb lumenjve. Ajo shpreh se problematik\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe mbetjet nga fasonerit\u00eb e qytetit. Sipas Ademnut, autoritetet i kan\u00eb gjobitur disa her\u00eb, por s\u00ebrish fasonerit\u00eb kan\u00eb depozituar mbetje n\u00eb vendgrumbullime jo t\u00eb autorizuara.<\/p>\n<p>\u201cNe n\u00eb Shkod\u00ebr kemi pika t\u00eb grumbullimit buz\u00eb lumenjve. Kemi problematik\u00eb, jo vet\u00ebm i ndot lumenjt\u00eb. Ne kemi probleme me disa subjekte t\u00eb fasonieris\u00eb, kemi gjobitur me nga 200 mij\u00eb lek\u00eb. Nuk kemi nj\u00eb sistem monitorimi, ne n\u00eb fakt na rezulton q\u00eb para dy jav\u00ebsh duke u ngjitur n\u00eb kala, pam\u00eb grumbuj mbetjesh fasonerie. Kemi probleme me monitorimin, kemi vendosur nj\u00eb sistem kamerash.<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb angazhimi p\u00ebr monitorimin e makinave q\u00eb transportojn\u00eb inerte. Shkodra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe. Mund t\u00eb eleminojm\u00eb edhe 5 pika nga 15 q\u00eb kemi patur mbetje buz\u00eb lumenjve q\u00eb jan\u00eb inerte dhe urbane. Kemi angazhuar punonj\u00ebs sezonal\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 plazheve kemi dhe lumenjt\u00eb. Kemi angazhuar punonj\u00ebs 6 mujor q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb territori t\u00eb past\u00ebr. P\u00ebrfundojn\u00eb tek derdhja e Bun\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimin p\u00ebr k\u00ebto vendgrumbullime buz\u00eb lumenjve, duket se kryeministri Rama i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur menj\u00ebher\u00eb. Ai i cakton detyr\u00eb drejtorit t\u00eb qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb kontaktoj\u00eb me Bashkin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb brenda jav\u00ebs, k\u00ebto 5 pika t\u00eb mbyllen\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ademi. Nga ana tij, Rama u shpreh se: Do doja q\u00eb menj\u00ebher\u00eb drejtori i qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb kontaktoj\u00eb me kryetaren e Bashkis\u00eb dhe brenda jav\u00ebs ato 5 pika informale grumbullimi buz\u00eb lumenjve t\u00eb mbyllen. N\u00ebse e shohim legjislacionin n\u00eb fuqi, k\u00ebto jan\u00eb krime mjedisore q\u00eb d\u00ebnohen. \u00cbsht\u00eb e pabesueshme, pasi p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rasti i Shkodr\u00ebs, q\u00eb bashkia t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb dhe policia t\u00eb b\u00ebj\u00eb sikur nuk kupton. Duhet q\u00eb urgjentisht kjo situat\u00eb t\u00eb zgjidhet. N\u00ebse dikush shkon n\u00eb buz\u00eb t\u00eb lumit dhe fillon nj\u00eb krim mjedisor, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e Policis\u00eb q\u00eb ta vendos p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Krimi n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb n\u00eb policin\u00eb e shtetit si funksion p\u00ebr ta goditur. Si mund ta b\u00ebj\u00eb mbylljen e nj\u00eb aktiviteti bashkia kur k\u00ebt\u00eb tag\u00ebr e ka policia e shtetit. Ne e kemi diskutuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e cila duket se ka \u201cpajtuar\u201d kryeministrin Rama me kryebashkiaken e Shkodr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb diferencimi i mbetjeve. Voltana Ademi thot\u00eb se bashkia ka n\u00eb plan implementimin e diferencimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Shkod\u00ebr. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebt\u00eb kosto shtes\u00eb, gjysm\u00ebn e saj ta mbuloj\u00eb qeveria dhe gjysm\u00ebn bashkia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari n\u00eb detyr\u00eb i Partis\u00eb Demokratik\u00eb, Lulzim Basha, t\u00eb pakt\u00ebn jav\u00ebn e fundit nuk po l\u00eb rast pa dal\u00eb n\u00eb TV dhe l\u00ebshuar deklarata n\u00eb T\u00ebitter. P\u00ebr t\u00eb treguar se \u00ebsht\u00eb kryetar \u201cn\u00eb aksion\u201d kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs, Basha edhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb ka shfryt\u00ebzuar nj\u00eb grafik t\u00eb nxjerr\u00eb nga Qendra Europiane p\u00ebr Azilk\u00ebrkuesit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":219259,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,5176],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219258","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politik"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219258\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/219259"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}