{"id":219286,"date":"2021-11-20T17:14:59","date_gmt":"2021-11-20T16:14:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=219286"},"modified":"2021-11-20T17:14:59","modified_gmt":"2021-11-20T16:14:59","slug":"indrit-hoxha-nuk-fitoi-edi-rama-mandatin-e-trete-basha-shiti-opoziten-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/indrit-hoxha-nuk-fitoi-edi-rama-mandatin-e-trete-basha-shiti-opoziten-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Indrit Hoxha: Nuk fitoi Edi Rama mandatin e tret\u00eb, Basha shiti opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhje"},"content":{"rendered":"<p>Demokrati Indrit Hoxha akuzon Lulzim Bash\u00ebn se shiti opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit. <\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb studion e Syri Tv, Hoxha tha se Kuvendi i 11 dhjetorit do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb hapjen e Partis\u00eb Demokratike dhe m\u00eb pas organizimin e partis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Mbledhjen e Kuvendit nuk e ndalon dot askush m\u00eb. As zoti Berisha nuk e ndalon dot, se jan\u00eb mbledhur firmat nga vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia. &#8220;Foltorja \u00ebsht\u00eb gjeja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb po i ndodh PD-s\u00eb prej 8 vitesh. <\/p>\n<p>Shkt\u00ebrrimi i PD ka nisur q\u00eb n\u00eb vitin 2014 me udh\u00ebzimin e kryetarit t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e \u00e7do kryetari bashkie, komune, seksioni, grupseksioni q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kandidonin n\u00eb PD. <\/p>\n<p>Humbja e 2015 q\u00eb nuk pati nj\u00eb analiz\u00eb. N\u00eb 2017 u godit historia e PD, sa shkuam deri aty sa i fal\u00ebm Edi Ram\u00ebs simbolet e PD, se Lulzim Basha iku nga simbolet e PD dhe krijoi Republik\u00ebn e Re, duke hequr \u00e7do simbol t\u00eb PD. Me djegien e mandateve, me humbjen e zgjedhjeve lokale. Dhe p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb kapakun gjith\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebje me p\u00ebrjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar i PD. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve jan\u00eb p\u00ebrjashtuar shum\u00eb njer\u00ebz nga kryetar i PD. Dhe n\u00eb &#8216;Foltore&#8217; po vijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. &#8216;Foltorja&#8217; ka nisur rrug\u00ebn e hapjes s\u00eb saj p\u00ebr t&#8217;u bashkuar dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer \u00e7do kontribut t\u00eb saj. N\u00eb &#8216;Foltore&#8217; njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb flasin at\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb. <\/p>\n<p>Me zotin Basha, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb artikulon gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve, merrini t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn se ajo do t\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p> Edhe kur ka th\u00ebn\u00eb po hapim PD-n\u00eb, e ka mbyllur m\u00eb shum\u00eb PD-n\u00eb. Jan\u00eb larguar figura me kontribute shum\u00eb vje\u00e7are. Sot n\u00eb &#8216;Foltoren&#8217; e z.Berisha po rikthehen t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit sepse e shohin si alternativ\u00ebn e vetme, si shpres\u00ebn e vetme, sepse jemi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n \u00eb mandatin e tret\u00eb si opozit\u00eb.<\/p>\n<p> Jo se fitoi Edi Rama, por se i shiti Lulzim Basha zgjedhjet e opozit\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb, nuk mbaron ve\u00e7 me Foltoren. Do t\u00eb vijoj\u00eb me Kuvendin e dat\u00ebs 11 dhe me organizimin e partis\u00eb m\u00eb tej&#8221;, u shpreh ai. <\/p>\n<p>Hoxha iu p\u00ebrgjigj edhe akuzave t\u00eb Bash\u00ebs se firmat dhe &#8216;Foltorja&#8217; jan\u00eb t\u00eb lidhur me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse ata 4200 delegat\u00eb qenkan krimi i organizuar, at\u00ebher\u00eb Lulzim Basha paska qen\u00eb kryetari i krimit t\u00eb organizuar, sipas logjik\u00ebs s\u00eb tij. Ato 4200 firma jan\u00eb kryetar\u00ebt e e seksioneve, grupseksioneve, sekretar\u00ebt, an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb PD, struktura e PD dhe njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt i njohin. Basha po i urren demokratt\u00ebt aq shum\u00eb sa as Fatos Nano dhe Edi Rama nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, po i artikulon z.Basha bashk\u00eb me z.Bardhi. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq n\u00eb nivelin ku kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. <\/p>\n<p>93% e delegat\u00ebve t\u00eb Forumit Rinor kan\u00eb firmosur dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb 11 dhjetor&#8221;. <\/p>\n<p>Hoxha rendit edhe humbjet e Lulzim Bash\u00ebs si kryetar i PD p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs. <\/p>\n<p>&#8220;Lulzim Basha ka 6 humbje. Humbi zgjedhjet e pjesshme n\u00eb Korcc\u00eb, n\u00eb Dib\u00ebr ku ccoi t\u00eb gjith\u00eb PD-n\u00eb. <\/p>\n<p>Humbi n\u00eb 2015, n\u00eb 2017, i la n\u00eb tavolin\u00eb ato t\u00eb 2019 dhe zgjedhjet e 25 prillit. K\u00ebto jan\u00eb 6 humbjet e m\u00ebdha t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs dhe ka fituar dy gara, nj\u00eb p\u00ebrball\u00eb Eduard Selamit dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p> Fiton brenda sht\u00ebpis\u00eb kur e kontrollon procesin vet\u00eb dhe kur del p\u00ebrball\u00eb kund\u00ebrshtatir politik humb \u00e7do lloj zgjedhjesh. Prandaj ka ngjallur shpres\u00ebn Folorja&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Demokrati Indrit Hoxha akuzon Lulzim Bash\u00ebn se shiti opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar n\u00eb studion e Syri Tv, Hoxha tha se Kuvendi i 11 dhjetorit do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb hapjen e Partis\u00eb Demokratike dhe m\u00eb pas organizimin e partis\u00eb. &#8220;Mbledhjen e Kuvendit nuk e ndalon dot askush m\u00eb. As zoti Berisha nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":219287,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219286","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219286"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219286\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/219287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}