{"id":219382,"date":"2021-11-21T12:50:36","date_gmt":"2021-11-21T11:50:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=219382"},"modified":"2021-11-21T12:54:17","modified_gmt":"2021-11-21T11:54:17","slug":"marreveshja-e-ekstradimit-mberrin-ne-parlamentin-shqiptar-cunat-e-londres-marrin-lajmin-e-keq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/marreveshja-e-ekstradimit-mberrin-ne-parlamentin-shqiptar-cunat-e-londres-marrin-lajmin-e-keq\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja e ekstradimit mb\u00ebrrin n\u00eb parlamentin shqiptar, \u201d\u00e7unat e Londr\u00ebs\u201d marrin lajmin e keq"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend marr\u00ebveshja mes qeveris\u00eb shqiptare dhe asaj britanike p\u00ebr ripranimin e personave q\u00eb po vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb burgjet e dy shteteve apo jan\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pakti nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeveris\u00eb s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Irland\u00ebs s\u00eb Veriut, p\u00ebr ripranimin e personave dhe protokollit zbatues t\u00eb marr\u00ebveshjes, \u00ebsht\u00eb firmosur nga ministri i Brendsh\u00ebm, Bledi \u00c7u\u00e7i dhe ministrja britanike, Priti Patel.<\/p>\n<p>Dy ministrat Brendshem gjate firmosjes se paktit me 8 korrik 2021 Ajo \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga mediat britanike si nj\u00eb arritje, pasi shqiptar\u00ebt e d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb ndryshme kan\u00eb mbushur burgjet dhe po kan\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mbajtjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201d Marr\u00ebveshja parashikon verifikimin dhe identifikimin e shtetasve, subjekt kthimi\/ripranimi, duke komunikuar \u00e7do informacion p\u00ebr ta, duke konsultuar baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje\u201d, thuhet n\u00eb relacionin e siguruar nga Gazeta Shqip. Sipas marr\u00ebveshjes, shpenzimet do t\u00eb p\u00ebrballohen nga secila pal\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb deportimeve, t\u00eb kalimit t\u00eb t\u00eb burgosurve nga nj\u00ebri shtet n\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p>\u201cKy projektligj ka p\u00ebr q\u00ebllim ratifikimin e marr\u00ebveshjes, nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeveris\u00eb s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Irland\u00ebs s\u00eb Veriut, p\u00ebr ripranimin e personave dhe protokollit zbatues t\u00eb marr\u00ebveshjes, ku jan\u00eb parashikuar rregullat dhe parimet, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave do t\u00eb zbatohet bashk\u00ebpunimi, rastet e bashk\u00ebpunimit sipas k\u00ebrkes\u00ebs, por dhe rastet e bashk\u00ebpunimit pa k\u00ebrkes\u00eb, si: \u201d<\/p>\n<p>\u2013 Detyrimet e ripranimit t\u00eb shtetasve t\u00eb pal\u00ebve , kushtet dhe procedurat; \u2013 Detyrimet e ripranimit t\u00eb shtetasve t\u00eb vendeve t\u00eb treta dhe personave pa shtet\u00ebsi, kushtet dhe procedurat; \u2013 M\u00ebnyra e aplikimit p\u00ebr ripranim; \u2013 M\u00ebnyrat e v\u00ebrtetimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shtetasit e pal\u00ebve, p\u00ebr shtetasit e vendeve t\u00eb treta dhe personat pa shtet\u00ebsi; \u2013 Afatet kohore p\u00ebr rastet e k\u00ebrkesave t\u00eb ripranimit; \u2013 Procedura, m\u00ebnyra e transferimit dhe mjetet e transportit; \u2013 Veprimet p\u00ebr rastet e ripranimeve t\u00eb gabuara;<\/p>\n<p>\u2013 Procedurat e transitit p\u00ebr realizimin e ripranimit; \u2013 Kostot, kostot e transportit dhe t\u00eb transitit; \u2013 Mbrojtja e t\u00eb dh\u00ebnave personale si dhe klauzola e mos ndikimit; \u2013 Zbatimi, q\u00eb do t\u00eb realizohet duke organizuar takime t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb pal\u00ebve\u201d. Deri m\u00eb tani, m\u00eb shum\u00eb se 1 mij\u00eb t\u00eb huaj jan\u00eb deportuar nga Britania e Madhe. Shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj n\u00eb bu*rgjet e britanike, gjithsej 16% t\u00eb shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Detyrimet e pal\u00ebve<\/p>\n<p>\u2013 Detyrimet e ripranimit t\u00eb shtetasve t\u00eb pal\u00ebve , kushtet dhe procedurat; \u2013 Detyrimet e ripranimit t\u00eb shtetasve t\u00eb vendeve t\u00eb treta dhe personave pa shtet\u00ebsi, kushtet dhe procedurat; \u2013 M\u00ebnyra e aplikimit p\u00ebr ripranim; \u2013 M\u00ebnyrat e v\u00ebrtetimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shtetasit e pal\u00ebve, p\u00ebr shtetasit e vendeve t\u00eb treta dhe personat pa shtet\u00ebsi; \u2013 Afatet kohore p\u00ebr rastet e k\u00ebrkesave t\u00eb ripranimit; \u2013 Procedura, m\u00ebnyra e transferimit dhe mjetet e transportit; \u2013 Veprimet p\u00ebr rastet e ripranimeve t\u00eb gabuara; \u2013 Procedurat e transitit p\u00ebr realizimin e ripranimit; \u2013 Kostot, kostot e transportit dhe t\u00eb transitit; \u2013 Mbrojtja e t\u00eb dh\u00ebnave personale si dhe klauzola e mos ndikimit; \u2013 Zbatimi, q\u00eb do t\u00eb realizohet duke organizuar takime t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb pal\u00ebve<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend marr\u00ebveshja mes qeveris\u00eb shqiptare dhe asaj britanike p\u00ebr ripranimin e personave q\u00eb po vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb burgjet e dy shteteve apo jan\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm. Pakti nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeveris\u00eb s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Irland\u00ebs s\u00eb Veriut, p\u00ebr ripranimin e personave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":219386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219382","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219382"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219382\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/219386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}