{"id":219411,"date":"2021-11-21T14:01:34","date_gmt":"2021-11-21T13:01:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=219411"},"modified":"2021-11-21T14:01:34","modified_gmt":"2021-11-21T13:01:34","slug":"paradoksi-ne-pd-lorenc-vangjeli-berisha-kerkon-te-jete-ai-qe-nuk-eshte-dhe-eshte-ai-qe-nuk-duhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/paradoksi-ne-pd-lorenc-vangjeli-berisha-kerkon-te-jete-ai-qe-nuk-eshte-dhe-eshte-ai-qe-nuk-duhet\/","title":{"rendered":"Paradoksi n\u00eb PD, Lorenc Vangjeli: Berisha k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk duhet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lorenc Vangjeli:<\/strong><\/p>\n<p>Ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb paradoks n\u00eb at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. N\u00ebse n\u00eb vend t\u00eb Berish\u00ebs s\u00eb sot\u00ebm, do t\u00eb ishte Harxhi, Kadilli apo Shehaj, tre kandidat\u00ebt e dikursh\u00ebm p\u00ebr kryetar t\u00eb PD-s\u00eb, ngjarjet e sotme do t\u00eb ishin normale. Do t\u00eb ishte ushtrim i zakont\u00eb demokracie n\u00ebse demokrat\u00ebt do t\u00eb faleshin n\u00ebp\u00ebr foltore menj\u00ebher\u00eb mbas zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit dhe madje, nuk do t\u00eb ishte e pazakont\u00eb n\u00ebse ushtrohej me mjete demokracie edhe vet\u00eb Berisha, me kusht q\u00eb hakmarrja dhe egocentrizmi i tij proverbial, t\u00eb mos frym\u00ebzoheshin nga \u201ckarburanti\u201d amerikan i non grata-s.<\/p>\n<p>Faltoret e demokrat\u00ebve do t\u00eb ishin normale me k\u00ebdo demokrat tjet\u00ebr, q\u00eb edhe pa bindur se do t\u00eb mund t\u00eb ishte fitues, do t\u00eb kishte ep\u00ebrsin\u00eb e t\u00eb mos qenit humb\u00ebs; \u00e7dokush prej tyre do t\u00eb kishte ep\u00ebrsi p\u00ebrball\u00eb lidershipit t\u00eb sot\u00ebm demokrat sepse edhe pse nuk do t\u00eb kishte n\u00eb jet\u00ebshkrim beteja t\u00eb drejta, do t\u00eb ishte fitues sepse nuk do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p>Historia nuk shkruhet me \u201cn\u00ebse\u201d, por politika gjykohet nga nj\u00eb sistem shkak-pasoj\u00eb \u201cn\u00ebsesh\u201d. Dhe ky gjykim nxjerr n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb seri paradoksesh, nj\u00ebri m\u00eb qesharak e grotesk se tjetri n\u00eb at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb PD. N\u00ebse PD do t\u00eb fitonte zgjedhjet, Basha do t\u00eb ishte vet\u00eb Faltorja ku do t\u00eb faleshin t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt dhe nj\u00eb shumic\u00eb e padurueshme socialist\u00ebsh \u201ckolaboracionist\u00eb\u201d, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nga grupi i anonim\u00ebve q\u00eb ka thirrur n\u00ebn arm\u00eb Rama dhe pjesa tjet\u00ebr, ai lloj i kameleonit politik q\u00eb merr gjithmon\u00eb ngjyr\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p>Por meq\u00ebn\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e absurdit politik, opozita dhe jo pushteti \u00ebsht\u00eb projektori q\u00eb nxjerr n\u00eb pak problematik\u00ebn dhe hijet e partive, opozita e k\u00ebtij mandati, shoq\u00ebruar edhe me Non Grat\u00ebn amerikane p\u00ebr Doktorin, ka krijuar gjith\u00eb p\u00ebshtjellimin, trazimin dhe kriz\u00ebn n\u00eb PD. E cila, p\u00ebr paradoks, sheh se zgjidhja e problemeve t\u00eb nes\u00ebrme t\u00eb saj, vjen me nj\u00eb ofert\u00eb nga e shkuara.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00ebsht\u00eb kaq e dukshme dhe e paralajm\u00ebruar nga nj\u00eb seri provash dhe rrethanash se rikthimi i Berish\u00ebs si i munduri i dikursh\u00ebm, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb humb\u00ebsin serial, nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb fituese. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb duke rishkruar historin\u00eb, duke riformuluar ngjarje dhe q\u00ebndrime, duke ripikturuar portretet e besnik\u00ebve me ngjyra tradh\u00ebtie dhe duke rithirrur q\u00ebndrestar\u00ebt e dikursh\u00ebm n\u00eb apel, Berisha po rishpik n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb dhe thelb Berish\u00ebn; Berisha k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk duhet!<\/p>\n<p>N\u00ebse ky operacion mbetet deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb Doktori rikthehet, por nuk e p\u00ebrdor PD-n\u00eb si mburoj\u00eb antiamerikane, ky do t\u00eb ishte nj\u00eb hap gjigant n\u00eb ushtrimin e demokracis\u00eb partiake. N\u00ebse rikthimi i Doktorit do t\u00eb ishte hapja e gar\u00ebs q\u00eb ai vet\u00eb e mohoi n\u00eb 2013-\u00ebn, ky do t\u00eb ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb sh\u00ebrbim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb PD, por do t\u00eb kishte refleks t\u00eb fort\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb politik\u00ebn shqiptare, sepse shpesh, pun\u00ebt e mira b\u00ebhen edhe me mjetet e gabuara. T\u00eb pakt\u00ebn moralisht. Dhe n\u00ebse Berisha, ashtu sikund\u00ebr po shpresohet, afron mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trup\u00eb kolegjiale p\u00ebr drejtimin e partis\u00eb deri n\u00eb inicimin e nj\u00eb gare t\u00eb re sipas statutit t\u00eb partis\u00eb, at\u00ebher\u00eb, ai i jep vetes at\u00eb q\u00eb po i heqin: lavdi n\u00eb epilog t\u00eb betejave t\u00eb tij t\u00eb pafundme politike, por dhe ndarje nga egoizmi i tij n\u00eb raport me pushtetin e individit.<\/p>\n<p>P\u00ebr paradoks, fal\u00eb Berish\u00ebs sot PD-ja \u00ebsht\u00eb organizmi m\u00eb i gjall\u00eb politik n\u00eb vend. Por n\u00ebse vet\u00eb ai k\u00ebrkon me ngul t\u00eb jet\u00eb kryetar i ri i partis\u00eb, kura q\u00eb afron Doktori, do t\u00eb vras\u00eb vet\u00eb partin\u00eb. Aty do t\u00eb ket\u00eb, p\u00ebr fatin e keq t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, vet\u00ebm kurs p\u00ebrplasjeje. Drejt dhjetorit do t\u00eb ecet me mjete t\u00eb forta, me recet\u00eb dhune verbale dhe me gjas\u00eb, edhe m\u00eb keq. Shum\u00eb m\u00eb keq. N\u00eb ato rrethana hipotetike, mandati i kat\u00ebrt i socialist\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb pothuaj fakt dhe p\u00ebr paradoks, pushteti i tyre dhe vet\u00eb qeverisja, do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se kurr\u00eb. Sepse edhe qeverisja do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb nuk duhet! Fal\u00eb alkimis\u00eb s\u00eb pabesueshme q\u00eb i afron Rilindjes nj\u00eb kund\u00ebrshtar i rilindur si Doktori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli: Ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb paradoks n\u00eb at\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. N\u00ebse n\u00eb vend t\u00eb Berish\u00ebs s\u00eb sot\u00ebm, do t\u00eb ishte Harxhi, Kadilli apo Shehaj, tre kandidat\u00ebt e dikursh\u00ebm p\u00ebr kryetar t\u00eb PD-s\u00eb, ngjarjet e sotme do t\u00eb ishin normale. Do t\u00eb ishte ushtrim i zakont\u00eb demokracie n\u00ebse demokrat\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":159120,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219411","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219411\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}