{"id":220294,"date":"2021-11-25T15:42:46","date_gmt":"2021-11-25T14:42:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=220294"},"modified":"2021-11-25T15:42:46","modified_gmt":"2021-11-25T14:42:46","slug":"floriana-garo-foltorja-perjetim-i-jashtezakonshem-kam-fat-qe-po-punoj-afer-nje-njeriu-te-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/floriana-garo-foltorja-perjetim-i-jashtezakonshem-kam-fat-qe-po-punoj-afer-nje-njeriu-te-madh\/","title":{"rendered":"Floriana Garo: Foltorja, p\u00ebrjetim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, kam fat q\u00eb po punoj af\u00ebr nj\u00eb njeriu t\u00eb madh!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Kam fat q\u00eb po punoj af\u00ebr nj\u00eb njeriu t\u00eb madh dhe e them \u201ct\u00eb madh\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ish-Kryeministri Sali Berisha. Fat i madh t\u00eb m\u00ebsoj prej tij, t\u00eb shikoj, t\u00eb ndiej dhe ta shp\u00ebrndaj edhe un\u00eb at\u00eb energji q\u00eb ai p\u00ebr\u00e7on\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Me t\u00eb tilla fjal\u00eb u shpreh sot, znj. Floriana Garo, Drejtore e Komunikimit e l\u00ebvizjes Foltorja, l\u00ebvizjes s\u00eb iniciuar nga lideri historik i PD-s\u00eb p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e Partis\u00eb Demokratike. E ftuar sot n\u00eb emisionin \u201cKafe Shqeto\u201d n\u00eb Syri TV, znj. Garo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb nxitur t\u00eb tregoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ajo po sheh dhe po p\u00ebrjeton n\u00eb takimet me popullin demokrat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrtej\u00a0asaj q\u00eb shihet n\u00eb ekran.<\/p>\n<p>Floriana Garo po ashtu ka rr\u00ebfyer arsyet pse e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, q\u00eb nisi q\u00eb nga zgjedhjet e 25 Prillit dhe po evoluon \u00e7do dit\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Berish\u00ebs. Dhe natyrisht, Garo tregoi edhe\u00a0se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e re dhe bashk\u00ebshorti dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj kan\u00eb ardhur bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri prej m\u00ebse nj\u00eb viti, p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur dhe leht\u00ebsuar misionin e saj n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb e znj. Garo me Flavio Qarrin n\u00eb emisionin &#8220;Kafe Shqeto&#8221;:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb kompromis. Komunikimi yt aktual \u00ebsht\u00eb politik, po nuk mund t\u00eb mos e kujtonim Floriana Garon q\u00eb e kemi njohur nga faqet m\u00eb pak politike. Tani duhet t\u00eb jesh p\u00ebrshtatur plot\u00ebsisht me k\u00ebt\u00eb kalim.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:<\/strong>\u00a0Sigurisht, jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur me kalimin dhe me eksperiencat jet\u00ebsore e vitet q\u00eb kalojn\u00eb dhe sigurisht njeriu sheh edhe p\u00ebr mund\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Sigurisht, mund\u00ebsi t\u00eb tjera. Ti ke pasur nj\u00eb fat v\u00ebrtet interesant t\u00eb provosh gj\u00ebra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet pa llogaritur volejbollin, shkollat jasht\u00eb shtetit etj. A e k\u00ebrkon vet\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb till\u00eb apo jan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb tuat, je e hapur ndaj gjith\u00e7kaje q\u00eb ndodh. Si funksionon?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb miks i t\u00eb dyjave do t\u00eb thosha. Mua m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb provoj gj\u00ebra t\u00eb tjera n\u00eb kuadrin e asaj q\u00eb un\u00eb di t\u00eb b\u00ebj m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb komunikimi. Televizionin e kam provuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, po pak m\u00eb ndryshe \u00ebsht\u00eb edhe kjo q\u00eb po b\u00ebj tani: komunikim, por tanim\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb shum\u00eb m\u00eb dinamike, shum\u00eb fuqiplot\u00eb dhe m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb jam k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Jam kurioz p\u00ebr nj\u00eb aspekt personal t\u00eb p\u00ebrjetimeve. Do t\u00eb doja t\u00eb diskutonim pak edhe angazhimin t\u00ebnd me Foltoren n\u00eb nj\u00eb aspekt personal, jo thjesht politik,\u00a0n\u00eb raport me procesin, adrenalin\u00ebn, p\u00ebrjetimin e gjith\u00e7kaje q\u00eb t\u00eb afron\u00a0nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim individual.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjetim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Un\u00eb mund t\u00eb them se kam fat q\u00eb po punoj af\u00ebr nj\u00eb njeriu t\u00eb madh dhe e them \u201ct\u00eb madh\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ish-Kryeministri Sali Berisha. \u00cbsht\u00eb fat i madh t\u00eb m\u00ebsoj prej tij, t\u00eb shikoj, t\u00eb ndiej dhe ta shp\u00ebrndaj edhe un\u00eb at\u00eb energji q\u00eb ai p\u00ebr\u00e7on. T\u00eb jem pran\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb m\u00eb vete. K\u00ebshtu q\u00eb jam shum\u00eb e privilegjuar, e privilegjuar q\u00eb punoj me t\u00eb por edhe m\u00eb nj\u00eb grup shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Foltores dhe q\u00eb i organizojm\u00eb gj\u00ebrat bashk\u00eb. Dita nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00ebsoj, duhet vazhdimisht t\u00eb jem n\u00eb kontakt me politikan\u00eb, me doktor Berish\u00ebn, me mediat, t\u00eb jem pjes\u00eb gjithashtu edhe un\u00eb e medieve, e intervistave t\u00eb ndryshme, t\u00eb planifikojm\u00eb Foltoret, t\u2019i moderoj Foltoret, takime t\u00eb ndryshme me njer\u00ebz.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Ti je m\u00ebsuar t\u00eb jesh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, je m\u00ebsuar me publik, por kam p\u00ebrshtypjen se njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Foltores kan\u00eb nj\u00eb energji komplet tjet\u00ebr, \u00a0nj\u00eb atmosfer\u00eb tjet\u00ebr dhe n\u00eb komunikimet e tyre. Si do ta p\u00ebrshkruaje at\u00eb raport, a t\u00eb krijon pak \u2018neps\u201d p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb politik\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsuese?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:<\/strong>\u00a0Un\u00eb jam n\u00eb hapat e para t\u00eb k\u00ebsaj fushe. Sigurisht q\u00eb nuk e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebrderisa jam futur k\u00ebtu. Do t\u00eb shikoj n\u00ebse \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrshtatet me koh\u00ebn dhe un\u00eb do t\u00eb arrij ta b\u00ebj mir\u00eb. N\u00ebse po, patjet\u00ebr q\u00eb jam shum\u00eb e hapur edhe p\u00ebr t\u00eb vijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Por tani po shijoj k\u00ebt\u00eb pozicion q\u00eb kam. M\u00eb p\u00eblqen, jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur. Se \u00e7do t\u00eb sjell\u00eb e ardhmja mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Meq\u00eb jemi tek shijimi i hapave t\u00eb par\u00eb Floriana, para se t\u00eb angazhoheshe n\u00eb fushat\u00ebn e PD-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 25 Prillit dhe gjithashtu edhe n\u00eb turin e Foltores q\u00eb do t\u00eb kulmoj\u00eb m\u00eb 11 Dhjetor, ti ishe n\u00eb fillimet e familjes t\u00ebnde t\u00eb re apo jo? Si po e menaxhon k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo<\/strong>: Kan\u00eb kaluar kat\u00ebr vjet q\u00eb kur un\u00eb u shp\u00ebrngula n\u00eb Zvic\u00ebr dhe tani u rishp\u00ebrngula n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebshtu q\u00eb familja \u00ebsht\u00eb re. Un\u00eb kam dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Menaxhimi p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb sepse vazhdimisht \u00a0duhet t\u00eb kujdesem n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt i kan\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb iu nevojiten, n\u00ebse po han\u00eb si\u00e7 duhet, n\u00ebse po flen\u00eb si\u00e7 duhet, a jan\u00eb me shendet mir\u00eb apo jo. Ja p\u00ebr shembull sot vajza nuk ka shkuar n\u00eb kopsht sepse \u00ebsht\u00eb pa qejf. T\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra un\u00eb duhet t\u2019i menaxhoj. Fakti q\u00eb kam ndihm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe i \u00e7oj n\u00eb kop\u00ebsht f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb ndihmon shum\u00eb, ndryshe do t\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u menaxhuar.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Floriana \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur vet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb provizorisht, apo e gjith\u00eb familja?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:<\/strong>\u00a0Bashk\u00eb me familjen, patjet\u00ebr. Nuk kisha si t\u00eb shp\u00ebrngulesha vet\u00ebm, un\u00eb kam nevoj\u00eb t\u00eb rri af\u00ebr bashk\u00ebshortit tim dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Dikush do t\u00eb mendonte se ishte nj\u00eb angazhim deri m\u00eb 11 Dhjetor, por po kuptojm\u00eb q\u00eb 11 Dhjetori me sa duket \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:\u00a0<\/strong>Un\u00eb e kam shprehur m\u00eb p\u00ebrpara, po njer\u00ebzit duket sikur nuk e kuptojn\u00eb &#8230;<\/p>\n<p><strong>Flavio: Kjo \u00ebsht\u00eb pyetje edhe politike n\u00eb fakt&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:<\/strong>\u00a0 Un\u00eb jam shp\u00ebrngulur n\u00eb Shqip\u00ebri 9 muaj m\u00eb par\u00eb. Kam pasur edhe vajtje &#8211; ardhje me Zvicr\u00ebn ku ne ende kemi pun\u00eb atje dhe biznesim q\u00eb drejtojm\u00eb, megjithat\u00eb prej 9 muajsh un\u00eb jetoj n\u00eb Shqip\u00ebri. Kur un\u00eb thash\u00eb q\u00eb doja t\u00eb kontribuoja p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, doja t\u00eb kontribuoja jo vet\u00ebm p\u00ebr fushat\u00ebn e PD-s\u00eb, por p\u00ebr PD-n\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, tjet\u00ebr se gj\u00ebrat shkuan ashtu si\u00e7 shkuan, jo me at\u00eb fitore q\u00eb kishim mendur. Tani u zgjua Partia Demokratike dhe un\u00eb jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb jam n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Nd\u00ebrkoh\u00eb duket se po flasin vet\u00ebm ata q\u00eb jan\u00eb angazhuar n\u00eb PD dhe patjet\u00ebr komentator\u00ebt poltik\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb doja nga ti Floriana t\u00eb kishim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb personave publik\u00eb, VIP-a, nga showbiz, Estrada, industria muzikore q\u00eb ti i ke njohur gjat\u00eb karrier\u00ebs t\u00ebnde, n\u00ebse ata t\u00eb kan\u00eb reaguar.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:<\/strong>\u00a0Un\u00eb nuk do ta konsideroja veten se kam qen\u00eb pjes\u00eb e showbiz-it; kam drejtuar nj\u00eb emision \u201clife style\u201d sigurisht, por n\u00eb showbiz\u00a0nuk e di a do ta sfidoja&#8230;<\/p>\n<p><strong>Flavio: N\u00ebse je n\u00eb kopertina revistash, Floriana, ti e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb je n\u00eb showbiz, le t\u00eb themi n\u00eb kronik\u00eb roz\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:\u00a0<\/strong>Komentet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta edhe kur erdha si fillim p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb fushat\u00ebn e 25 Prillit, po edhe tani. Komentet kan\u00eb qen\u00eb kryesisht pozitive nga njer\u00ebzit q\u00eb un\u00eb vler\u00ebsoj, se komente ka nga kushdo, por nga njer\u00ebzit q\u00eb vler\u00ebsoj se ata marr m\u00eb shum\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb pozitive. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb ishte hapi i duhur p\u00ebr karrier\u00ebn time dhe se i p\u00ebrshtatem shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebtij roli q\u00eb po b\u00ebj. Ka komente q\u00eb \u201cpse me k\u00ebt\u00eb e pse me at\u00eb\u201d, po \u201cPD k\u00ebshtu, PS ashtu\u201d&#8230;t\u00eb gjitha k\u00ebto komente, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se m\u00eb ndikojn\u00eb shum\u00eb fundi i fundit, se un\u00eb kam bindjet e mia dhe ato i kam t\u00eb p\u00ebrcaktuara. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb njeriu t\u00eb marr\u00eb vendime, t\u00eb jet\u00eb i vendosur dhe t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb pastaj vendimeve q\u00eb merr. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn q\u00eb personat publik\u00eb shfaqin \u00a0bindjet e tyre dhe nd\u00ebrmarrin veprime konkrete, angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konkrete edhe krahas karrier\u00ebs s\u00eb tyre. A mendon se p\u00ebrfshirja jote n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje si Foltorja, angazhimi yt n\u00eb PD, do t\u2019i b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb dalin hapur ndoshta, t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb dhe nj\u00eb profil t\u00eb vetin, t\u00eb jen\u00eb dhe pjes\u00eb e politik\u00ebs pa qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura njera nga tjetra? Po citoj psh. Jul Ded\u00ebn, q\u00eb ka nj\u00eb angazhim t\u00eb vetin edhe profesional, por edhe politik.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:\u00a0<\/strong>Un\u00eb mendoj se kur njeriu ka nd\u00ebrgjegj\u00ebsim p\u00ebr politik\u00ebn dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb vendin e vet, q\u00eb gjithkush duhet ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion dhe k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, patjet\u00ebr q\u00eb duhet t\u2019i shpreh\u00eb bindjet e veta. Un\u00eb nuk i kam shprehur bindjet e mia nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebja emisionin tim; ka ardhur m\u00eb von\u00eb kjo dhe sigurisht ka ardhur edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pjekuris\u00eb q\u00eb njeriu merr n\u00eb jet\u00eb me kalimin e viteve dhe mendon se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira\u2026<\/p>\n<p>Bindjet duhen shprehur dhe duhen b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb personazh i showbiz-it si\u00e7 po thoje ti m\u00eb par\u00eb, ka nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim politik dhe mendoj q\u00eb duhen shprehur sepse ndikojn\u00eb dhe tek ndjek\u00ebsit e tyre. Gjithkush do q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e mira p\u00ebr vendin e vet por kam iden\u00eb se k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri nuk shprehen k\u00ebto bindje se mendojn\u00eb se mund t\u2019i prishet pun\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tyre, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb asociuar me nj\u00eb parti ose me nj\u00eb tjet\u00ebr dhe e l\u00ebn\u00eb thjesht t\u00eb mos prononcohen.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Nga ajo q\u00eb shohim nga ekrani, Floriana, takimet mbarojn\u00eb pasi mbarojn\u00eb pyetjet e fundit dhe p\u00ebrgjigjet e Doktor Berish\u00ebs. Telefonuesit tan\u00eb na tregojn\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb proces, nj\u00eb \u201csulm\u201d p\u00ebr foto ndaj Berish\u00ebs. M\u00eb trego pak \u00e7far\u00eb ndodh kur mbaron Foltorja?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo(qesh):<\/strong>\u00a0Ah, ka k\u00ebrkesa\u2026 \u00cbsht\u00eb n\u00eb fakt e sikletshme sepse koha televizive e Foltoreve \u00ebsht\u00eb e limituar, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit atje duan q\u00eb t\u00eb flasin, t\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb ia\u201d b\u00ebn me dashje\u201d kur nuk ua le mikrofonin, por dua ta theksoj k\u00ebtu dhe gjej rastin t\u00eb them se nuk \u00ebsht\u00eb aspak ky q\u00ebllimi yn\u00eb. Thjesht do t\u00eb duheshin dit\u00eb e dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra q\u00eb gjithkush q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ato Foltore t\u00eb shprehet dhe t\u2019i thot\u00eb gj\u00ebrat si\u00e7 i ndien p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb organizohen Foltore t\u00eb tilla sa m\u00eb shpesh dhe kur ne mund t\u00eb jemi n\u00eb drejtim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Pas Kuvendin, por para se t\u00eb vijm\u00eb tek 11 Dhjetori, sot \u00ebsht\u00eb 25 n\u00ebntor dhe\u00a0 \u00a0je p\u00ebr Ku\u00e7ov\u00eb n\u00ebse s\u2019gaboj.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo<\/strong>: Gjej rastin p\u00ebr ta shprehur se nuk do t\u00eb jem sot prezent sepse jam e ftuar n\u00eb Amerik\u00eb ku kam nj\u00eb event, q\u00eb duhet t\u00eb jem prezent dhe do ta b\u00ebjm\u00eb publike shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Politik, jopolitik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Floriana Garo:\u00a0<\/strong>Po sigurisht, edhe me politik\u00eb brenda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kam fat q\u00eb po punoj af\u00ebr nj\u00eb njeriu t\u00eb madh dhe e them \u201ct\u00eb madh\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ish-Kryeministri Sali Berisha. Fat i madh t\u00eb m\u00ebsoj prej tij, t\u00eb shikoj, t\u00eb ndiej dhe ta shp\u00ebrndaj edhe un\u00eb at\u00eb energji q\u00eb ai p\u00ebr\u00e7on\u201d. Me t\u00eb tilla fjal\u00eb u shpreh sot, znj. Floriana Garo, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":220298,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-220294","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=220294"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220294\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/220298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=220294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=220294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=220294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}