{"id":221366,"date":"2021-12-01T09:54:18","date_gmt":"2021-12-01T08:54:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=221366"},"modified":"2021-12-01T09:54:18","modified_gmt":"2021-12-01T08:54:18","slug":"shqiperia-ka-nje-kryeminister-te-perzgjedhur-e-te-emeruar-nga-beogradi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shqiperia-ka-nje-kryeminister-te-perzgjedhur-e-te-emeruar-nga-beogradi\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria ka nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur e t\u00eb em\u00ebruar nga Beogradi!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Byty\u00e7<\/p>\n<p>Ai shkoi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Vlor\u00eb! Vlora \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia dhe dashuria e tij e par\u00eb. Dikur kishte premtuar se do ta kalonte pleq\u00ebrin\u00eb n\u00eb Ku\u00e7 t\u00eb Vlor\u00ebs s\u00eb bashku me nj\u00eb mikun e tij. Tani ka harruar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Ku\u00e7. Shkoi pas shum\u00eb koh\u00ebsh at\u00eb dit\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, kur iu desh t\u00eb komunikonte hart\u00ebn roz\u00eb e blu t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 25 prillit!<\/p>\n<p>Dje ishte 28 n\u00ebntori. Kishte shkuar n\u00eb qytetin bregdetar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dark\u00ebn e h\u00ebngri n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e 28 vetave diku aty te Lungomare, n\u00eb katin p\u00ebrdhe, n\u00eb restorantin e tij t\u00eb preferuar, ku peshku gatuhet si askund tjeter. U ngrit n\u00eb m\u00ebngjes dhe nuk donte t&#8217;i fliste askujt. E bezdiste gjith\u00e7ka. Duhej t\u00eb shkonte n\u00eb ngritjen e flamurit n\u00eb t\u00eb 109-tin vit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Por aty ndodheshin dhe dy personazhe t\u00eb pad\u00ebshirueshme p\u00ebr t\u00eb. Presidenti i Republik\u00ebs dhe kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit. Asnj\u00ebrin nuk mund ta m\u00ebnjanonte nga protokolli shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb mbetej vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos fliste me ta. As mos ua jepte dor\u00ebn. Dhe ashtu b\u00ebri. Si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr zgjodhi t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrjeshtit ceremonial. Ai q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje edhe n\u00eb mesin e shefave t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qeverive t\u00eb vendeve t\u00eb NATO-s dhe BE-s\u00eb, t\u00eb diel\u00ebn e shkuar ishte n\u00eb an\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb nderonin monumentin e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb! E gjitha kjo p\u00ebr nj\u00eb ego m\u00eb t\u00eb madhe, apo p\u00ebr nj\u00eb simbolik\u00eb m\u00eb kumtuese?!<\/p>\n<p>Le t\u00eb kthehemi n\u00eb koh\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebri nj\u00eb sfid\u00eb. Dit\u00ebn q\u00eb kryeministri i vendit do t\u00eb fliste online para parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb dhe do t\u00eb duartrokitej me ovacione nga deputet\u00ebt e k\u00ebtij parlamenti, presidenti shkoi n\u00eb nj\u00eb universitet t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe mbajti nj\u00eb fjalim me mesazhe t\u00eb kund\u00ebrta me ato t\u00eb kryeministrit. Po at\u00eb dit\u00eb, miku i tij, president i Serbis\u00eb ishte n\u00eb Mosk\u00eb dhe bisedonte me presidentin Putin. E nd\u00ebrkoh\u00eb pak or\u00eb para se kryeministri t\u00eb fliste n\u00eb Beograd me entusiaz\u00ebm p\u00ebr Open Balkanin e Serbis\u00eb, presidenti shqiptar foli nga Prishtina kund\u00ebr tij. Ishte nj\u00eb sfid\u00eb e papranueshme.<\/p>\n<p>Prandaj dhe kryeministrit nuk po i dilte inati as n\u00eb dit\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar. Se inati i tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se dashuria p\u00ebr atdheun, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se e tanishmja dhe e ardhmja e kombit shqiptar. Me inatin e tij ai sfidon k\u00ebdo, edhe Angela Merkelin. Por n\u00eb ikje t\u00eb saj ama, si\u00e7 kishte sfiduar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, duke besuar se ai nuk do t\u00eb b\u00ebhej president i vendit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq inatin e kryeministrit shqiptar e kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebdh\u00ebniet me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. Me Ramush Haradinajn, kur n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2018 n\u00eb mbledhjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb qeverive n\u00eb Pej\u00eb, i tha se &#8220;Ti je gomar q\u00eb i thua Tha\u00e7it tradhtar&#8221;! Me Ibrahim Rugov\u00ebn, kur n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e injoroi deri te mos p\u00ebrmendja e emrit n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen e tij n\u00eb parlamentin e Kosov\u00ebs! Me Albin Kurtin n\u00eb kurthet q\u00eb ia ngriti me personazhe kompromentuese si aktori francez me pasaport\u00eb ruse, Gerad Depardieu, apo me oligarkun e preferuar t\u00eb tij, Gjergj Luca! Ky i fundit ka hyr\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb muraleve me foton e tij n\u00eb ambjentet e biznesit q\u00eb ai ka n\u00eb Labinot t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Inati i kryeministrit \u00ebsht\u00eb i provuar n\u00eb shum\u00eb dimensione. Deri te dosjet e p\u00ebrgatitura, sipas FOX News-it amerikan, nga ish e fejuara e tij, Dalina Fico, p\u00ebr shpalljen non grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs!<\/p>\n<p> Vet\u00ebm n\u00eb \u00e7uarjen deri n\u00eb fund t\u00eb hakmarrjes dhe inatit kryeministri shqiptar nuk ka shok t\u00eb dyt\u00eb. Por a \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo arsyeja e k\u00ebtij misioni t\u00eb tij p\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe p\u00ebr ta denigruar kaq eg\u00ebr politik\u00ebn shqiptare, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut e gjetk\u00eb?! Besoj se jo.<\/p>\n<p>Arsyeja kryesore e k\u00ebtij programi t\u00eb kreut t\u00eb ekzekutivit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb misioni i tij! Ai ka nj\u00eb mision! Tashm\u00eb ky mision \u00ebsht\u00eb i njohur. Kush nuk e njeh ose \u00ebsht\u00eb injorant, ose \u00ebsht\u00eb i verb\u00ebr!<\/p>\n<p>Ky mision ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rivendosjen e paritetit serb n\u00eb rajon. Pra ta rikthej\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb nivelin e autoritetit dhe prestigjit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb paramilosevi\u00e7iane. Ta reklamoj\u00eb Serbin\u00eb si aktor pa t\u00eb cilin Ballkani do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb konflikt! Pra ta rehabilitoj\u00eb at\u00eb Serbi q\u00eb shkaktoi dhjetra e qindramij\u00eb viktima n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Kroaci! Shkurt ta rikthej\u00eb at\u00eb kund\u00ebr viktimave t\u00eb k\u00ebtyre vendeve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne e dijm\u00eb se q\u00eb nga koha e Garashaninit, Nikolla Pashiqit e deri te Miloshevi\u00e7i suksesi i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar te p\u00ebr\u00e7arja e politik\u00ebs shqiptare dhe vendeve t\u00eb tjera n\u00eb rajon. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb rol e ka kryer kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb me mjesht\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe me vullnet gjithashtu t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm! Dhe ka arritur sukses t\u00eb padiskutuesh\u00ebm!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeje b\u00ebn pjes\u00eb edhe sjellja e s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb shkuar n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar! Ai aty dha prov\u00ebn e besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb tij ndaj misionit q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb Beograd!<\/p>\n<p>E pa v\u00ebrtetuar dhe e pa shpjeguar mbetet vet\u00ebm fakti se me \u00e7far\u00eb e si \u00ebsht\u00eb paguar nga Beogradi! Por se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb emruar e jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrzgjedhur n\u00eb Beograd, kjo tashm\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u provuar. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Byty\u00e7 Ai shkoi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Vlor\u00eb! Vlora \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia dhe dashuria e tij e par\u00eb. Dikur kishte premtuar se do ta kalonte pleq\u00ebrin\u00eb n\u00eb Ku\u00e7 t\u00eb Vlor\u00ebs s\u00eb bashku me nj\u00eb mikun e tij. Tani ka harruar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Ku\u00e7. Shkoi pas shum\u00eb koh\u00ebsh at\u00eb dit\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs elektorale, kur iu desh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":221367,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[364,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-221366","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-koment-opinion","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=221366"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221366\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/221367"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=221366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=221366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=221366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}