{"id":221737,"date":"2021-12-02T22:00:12","date_gmt":"2021-12-02T21:00:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=221737"},"modified":"2021-12-02T22:00:12","modified_gmt":"2021-12-02T21:00:12","slug":"historia-e-lulzim-bashes-me-milionat-e-krimit-belget-e-kerkojne-me-force","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/historia-e-lulzim-bashes-me-milionat-e-krimit-belget-e-kerkojne-me-force\/","title":{"rendered":"Historia e Lulzim Bash\u00ebs me milionat e krimit, belg\u00ebt e k\u00ebrkojn\u00eb me forc\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Lulzim Basha njihet si nj\u00eb politikan, i cili kurr\u00eb nuk ka folur me emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm dhe t\u00eb ket\u00eb denoncuar personalisht afera apo krime konkrete. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve q\u00eb ai ka qen\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike k\u00ebt\u00eb \u201cpun\u00eb\u201d e ka b\u00ebr\u00eb Sali Berisha dhe tek-tuk ndonj\u00eb deputet tjet\u00ebr i partis\u00eb. <\/p>\n<p>Por n\u00eb dat\u00ebn 21 Qershor t\u00eb vitit 2018, papritur dhe gjoja \u201crast\u00ebsisht\u201d, ai l\u00ebshoi nj\u00eb denoncim \u201cbomb\u00eb\u201d n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po mbante nj\u00eb fjalim n\u00eb parlament dhe disa deputet\u00eb socialist po qeshnin me fjal\u00ebt e tij, Lulzim Basha, papritur ndali retorik\u00ebn boshe dhe denoncoi nj\u00eb operacion t\u00eb krimit t\u00eb organizuar i cili ishte n\u00eb veprim. <\/p>\n<p>Si p\u00ebrfitues dhe t\u00eb implikuar, ai akuzoi drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Taulant Ball\u00ebn duke e treguar live me gisht.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebri prej atyre q\u00eb zg\u00ebrdhihen m\u00eb shum\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb Gjermani para tre dit\u00ebsh. Mbajeni mend k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ju them! Dhe ka porositur nj\u00eb Toyota Yaris! Por ta kan\u00eb zbuluar Toyot\u00ebn, o zg\u00ebrdhimtar, bashk\u00eb me 1.5 milion\u00eb euro t\u00eb drog\u00ebs brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se \u00e7far\u00eb do t\u00eb tundet para hund\u00ebs shum\u00eb shpejt\u201d, deklaroi Basha.<\/p>\n<p>Denoncimi b\u00ebri buj\u00eb dhe jo vet\u00ebm nga media, u shtruan shum\u00eb pyetje retorike.<\/p>\n<p>Nga e dinte Basha se po zhvillohej nga krimi i organizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me nr.2 t\u00eb Rilindjes, nj\u00eb operacion i madh p\u00ebr transportimin e miliona eurove drejt Shqip\u00ebris\u00eb?!<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse e dinte, p\u00ebrse e dekonspiroi duke folur p\u00ebrpara kohe?!<\/p>\n<p>Shum\u00ebkush nuk e besoi, por vet\u00ebm 3 dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb  24 QERSHOR 2018 ndodhi \u201c\u00e7udia\u201d. <\/p>\n<p>Kapen n\u00eb Durr\u00ebs dy mjete Toyota Yaris me disa miliona euro t\u00eb fshehura dhe 3 persona u arrestuan; dy shofer\u00ebt dhe administratori i kompanis\u00eb q\u00eb transportoi makinat. <\/p>\n<p> Fillimisht u tha n\u00eb media se ishin 5 milion\u00eb euro, po m\u00eb pas zyrtarisht policia njoftoi p\u00ebr gjetjen e 3.4 milion eurove.<\/p>\n<p>M 25 QERSHOR 2018, Policia njoftoi, se informacionin e mori nga nj\u00eb agjensi vendase disa or\u00eb pasi Lulzim Basha kishte folur n\u00eb parlament duke l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnkuptuar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr SHISH.<\/p>\n<p>\u201cDit\u00ebn e enjte, 21 Qershor 2018, n\u00eb mesdit\u00eb, gjat\u00eb punimeve t\u00eb Parlamentit n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik fakti lidhur me nj\u00eb automjet tip \u201cToyota Yaris\u201d me 1.5 milion euro, t\u00eb zbuluar n\u00eb Gjermani. Po at\u00eb dit\u00eb, t\u00eb enjten e kaluar, dat\u00eb 21 Qershor 2018, nj\u00eb agjenci ligj zbatuese shqiptare n\u00eb or\u00ebn 17:00, ka njoftuar Policin\u00eb e Shtetit lidhur me nj\u00eb informacion p\u00ebr nj\u00eb ngarkes\u00eb me trajler q\u00eb do t\u00eb sillte disa mjete tip \u2018Toyota\u2019, e cila pritej t\u00eb vinte nga Gjermania, e mes tyre nj\u00eb mjet me sasi eurosh t\u00eb padeklaruara\u201d, shkruhej n\u00eb njofimin e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb Taulant Balla njoftoi se do t\u00eb dilte n\u00eb nj\u00eb komunikim urgjent me gazetar\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por m\u00eb pas e anulon konferenc\u00ebn duke u mjaftuar me nj\u00eb reagim n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>\u201cO Babale! Mjere kush t\u00eb beson ty akoma dhe taksirati yn\u00eb q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb e ktheve n\u00eb teat\u00ebr babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke m\u00eb k\u00ebllqe as t\u00eb shtr\u00ebngosh llastikun e brekusheve t\u00eb rrenave, q\u00eb t\u00eb bien p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb sy t\u00eb miletit dhe ti hi\u00e7 s\u2019do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit\u2026 Hajde Babale hajde, fli gjum\u00eb tani fli, se p\u00ebr sot e dhe shfaqjen e r\u00ebnies s\u00eb brekusheve\u201d, shkruante Balla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 27 QERSHOR 2018, Balla kall\u00ebzon Lulzim Bash\u00ebn p\u00ebr shpifje dhe nxjerrje t\u00eb sekretit hetimor.<\/p>\n<p>\u201cLigji e ndalon p\u00ebrhapjen e informacioneve hetimore, sekreteve hetimore apo \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr me pasoja p\u00ebr hetimin, q\u00eb sikurse rezulton, personat n\u00ebn hetim jan\u00eb zhdukur nga Shqip\u00ebria duke mos u b\u00ebr\u00eb e mundur kapja e tyre\u201d, thuhej n\u00eb padin\u00eb kund\u00ebr Bash\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kush\u00ebrinjt\u00eb Vladi, q\u00eb ishin edhe organizator\u00ebt e sjelljes s\u00eb parave n\u00eb Shqip\u00ebri u arratis\u00ebn dhe nuk u arrestuan nga policia.<\/p>\n<p>M 29 QERSHOR 2018 Prokuroria nisi hetimin p\u00ebr dekonspirimin e operacionit t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb deklaratave t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs n\u00eb parlament q\u00eb njoftonte mb\u00ebrritjen e eurove n\u00eb mjetet Toyota Yaris. Dy kush\u00ebrinjt\u00eb Vladi q\u00eb kishin porositur makinat ishin arratisur menj\u00ebher\u00eb pas deklaratave t\u00eb kreut t\u00eb PD-s\u00eb, megjith\u00ebse nj\u00ebri prej tyre duhet t\u00eb priste makinat n\u00eb portin e Durr\u00ebsit sipas d\u00ebshmive. <\/p>\n<p>Dyshimet ishin se ai e kishte kuptuar se policia i kishte zbuluar parat\u00eb nga deklarata e Bash\u00ebs n\u00eb parlament.<br \/>\nParalelisht vazhdonte  gjyqi, pas padis\u00eb s\u00eb Taulant Ball\u00ebs p\u00ebr shpifje<\/p>\n<p>M\u00eb 23 Tetor 2018, Basha merret n\u00eb pyetje n\u00eb prokurori p\u00ebr dekonspirimin e operacionit.<\/p>\n<p>Pas daljes nga prokuroria, Lulzim Basha e zgjeroi gam\u00ebn e akuzave duke p\u00ebrmendur edhe deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb socialist\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Ball\u00ebs. <\/p>\n<p>\u201cProkuroria ka k\u00ebrkuar d\u00ebshmin\u00eb time p\u00ebr hetimin q\u00eb ka hapur n\u00eb lidhje me nxjerrjen e sekretit shtet\u00ebror. Ky veprim d\u00ebshmon se deklaratat e mia publike p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Taulant Ball\u00ebs jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb Usli Manja dhe Jurgis \u00c7yrbja. <\/p>\n<p>Prokuroria ka p\u00ebrgjime zyrtare dhe prova p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar menj\u00ebher\u00eb arrestimin e Taulant Ball\u00ebs. Ka prova dhe fakte p\u00ebr ta k\u00ebrkuar dekada burg p\u00ebr Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova p\u00ebr ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika\u201d, tha Basha.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 JANAR 2019, Lulzim Basha, d\u00ebnohet nga gjykata p\u00ebr shpifje ndaj Taulant Ball\u00ebs me 50 mij\u00eb lek\u00eb gjob\u00eb. Sipas vendimit ai nuk mundi t\u00eb provoj\u00eb lidhjen e Ball\u00ebs mes parat\u00eb n\u00eb Toyota Yaris. Nd\u00ebrkoh\u00eb Prokuroria vazhdonte hetimet p\u00ebr dekonspirimin e operacionit.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 19 KORRIK 2019 n\u00eb Tiran\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb nj\u00eb grup prokuror\u00ebsh belg, t\u00eb cil\u00ebt marrin n\u00eb pyetje edhe Lulzim Bash\u00ebn p\u00ebr 90 minuta.<\/p>\n<p>Pas daljes nga prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Basha tha se kishte dh\u00ebn\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb informacion se sa kishte deklaruar n\u00eb publik. <\/p>\n<p>\u201cDhash\u00eb sot informacione t\u00eb plota p\u00ebr Toyota Yaris edhe m\u00eb shum\u00eb se kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb publik. Taulant Balla duhet t\u00eb ishte sot n\u00eb pranga. Qeveria e Edi Ram\u00ebs jan\u00eb kthyer n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs. Sot gjith\u00e7ka po b\u00ebhet p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs. D\u00ebshmia \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rregullave. Dhash\u00eb informacione t\u00eb plota mbi \u00e7\u00ebshtjen duke i q\u00ebndruar asaj q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb publik\u201d, tha Basha.<\/p>\n<p>N\u00eb muain N\u00ebntor 2020, sfumohet akuza ndaj grupit q\u00eb transportoi 3.4 milion\u00eb euro duke i akuzuar vet\u00ebm p\u00ebr mosdeklarim parash n\u00eb kufi ndaj nj\u00eb shtetasi gjerman, Karlo Rizzoti i cili erdhi personalisht n\u00eb Tiran\u00eb dhe deklaroi p\u00ebrpara grupit hetimor se parat\u00eb ishin t\u00eb atij.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit, Lulzim Basha zhvilloi nj\u00eb takim n\u00eb Laprak\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 27 Mars n\u00eb nj\u00eb lokal. Nga disa media u zbulua se lokali ishte i babait t\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb akuzuarve p\u00ebr sjelljen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb 3.4 milion eurove me Toyota Yaris. <\/p>\n<p>N\u00eb 15 N\u00ebntor 2021 gjat\u00eb nj\u00eb debate t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb parlament, Edi Rama zbulon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se Lulzim Basha refuzon q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Toyota Yaris e cila duket se aty vazhdon.<\/p>\n<p>\u201cOre ca \u00ebsht\u00eb ky mo, or\u00eb pse nuk qet\u00ebsohuni? M\u00eb lini t\u00eb flas. Ka mund\u00ebsi t\u00eb mbaroj fjal\u00ebn un\u00eb? Dilni k\u00ebtu dhe nuk lini gj\u00eb pa folur nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk na lini t\u00eb flasim neve. Lulzim pse nuk shkon n\u00eb gjykat\u00ebn e Belgjik\u00ebs p\u00ebr \u2018Toyota Yaris\u2019? T\u00eb kan\u00eb thirrur disa her\u00eb, pse nuk shkon?\u201d, ka akuzuar Rama.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb takimet e &#8216;Foltores&#8217;, Sali Berisha, duke k\u00ebrkuar q\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb t\u00eb njohin thelbin dhe rolin e kryetarit t\u00eb tyre, ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb forta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, madje duke aluduar se Basha ka ndar\u00eb para t\u00eb krimit me Taulant Ball\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPo kaq e zez\u00eb p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb dosja Toyota Yaris. Denoncoi n\u00eb Parlament se do t\u00eb vijn\u00eb 5 mln eurto, t\u00eb ngarkuara n\u00eb disa Toyota, do vijn\u00eb dit\u00ebn e shtun\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb. I them nga e more vesh k\u00ebt\u00eb? Se ishte gj\u00eb konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, m\u00eb mori nj\u00eb kamarier n\u00ebq telefon, m\u00eb thot\u00eb. I them b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb madh, se u the atyre mos ejani se do t\u2019ju arrestojn\u00eb. PO ndiqen me GPS, m\u00eb tha. Mir\u00ebpo, megjith\u00ebse e mor\u00ebn vesh, ata erdh\u00ebn ne Durr\u00ebs, por 1.5 mln euro i p\u00ebrlan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, i ndau me Taulantin, se \u00e7a ndodhi nuk u mor vesh. <\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb i thon\u00eb gazetar\u00ebt se t\u2019i Lul shkove dhe b\u00ebre fushat\u00eb te k\u00ebta q\u00eb kishin Toyota Yaris. Vijn\u00eb hetuesit belg\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje Lulzim Bash\u00ebn, ai zhduket. I them duhet t\u00eb shkosh se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dyshimt\u00eb kjo q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb. Nuk shkoi. Tani duhet t\u2019i them k\u00ebtu se Toyot\u00ebn e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur at\u00eb do kesh v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha. Edi Rama \u00ebsht\u00eb sot, nes\u00ebr ik\u00ebn, t\u2019i do t\u00eb p\u00ebrballesh me drejt\u00ebsi p\u00ebr Toyota Yaris\u201d, ka deklaruar Berisha n\u00eb &#8216;Foltoren&#8217; e Kurbinit, por q\u00eb i ka p\u00ebrs\u00ebritur edhe n\u00eb t\u00eb tjera. <\/p>\n<p>Basha nga e tij zgjodhi studion e Top Channel n\u00eb emisionin Open\u201d, q\u00eb t\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjej.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb korrik t\u00eb 2019, kam dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr aq sa jan\u00eb deklaruar n\u00eb publik, kam dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb para policis\u00eb belge dhe SPAK-ut. \u00c7\u00ebshtja p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim dhe un\u00eb kam v\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb se lideri i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb personi i dyt\u00eb m\u00eb i informuar pas kryeministrit. Un\u00eb kisha dhe targ\u00ebn e makin\u00ebs, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fabule t\u00eb pas 9 shtatorit, dhe ka shpikur fabul\u00ebn q\u00eb mua m\u00eb mban peng Edi Rama. Pasi i kan\u00eb shtruar k\u00ebt\u00eb pyetje, Berisha thot\u00eb dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, se Basha nuk ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi para autoriteteve belge. Por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se autoritetet belge m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr 3 or\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb merren hetuesit, nuk \u00ebsht\u00eb detyra ime. Un\u00eb kam detyr\u00ebn publike t\u00eb denoncoj raste t\u00eb tilla. P\u00ebrfshin politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs \u00e7\u00ebshtja e Toyota Yaris\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Programi \u201c\u00c7im Peka Live\u201d, ka zbuluar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se Lulzim Basha nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb d\u00ebshmitar n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, por person i proceduar penalisht.<\/p>\n<p>Dhe jo nga prokuroria shqiptare, por nga ajo belge. SYRI solli ekskluzivisht dokumentet e prokuroris\u00eb belge ku Basha \u00ebsht\u00eb person n\u00ebn hetim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lulzim Basha njihet si nj\u00eb politikan, i cili kurr\u00eb nuk ka folur me emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm dhe t\u00eb ket\u00eb denoncuar personalisht afera apo krime konkrete. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve q\u00eb ai ka qen\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike k\u00ebt\u00eb \u201cpun\u00eb\u201d e ka b\u00ebr\u00eb Sali Berisha dhe tek-tuk ndonj\u00eb deputet tjet\u00ebr i partis\u00eb. Por n\u00eb dat\u00ebn 21 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":221738,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-221737","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=221737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221737\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/221738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=221737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=221737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=221737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}