{"id":221854,"date":"2021-12-03T15:08:43","date_gmt":"2021-12-03T14:08:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=221854"},"modified":"2021-12-03T15:08:43","modified_gmt":"2021-12-03T14:08:43","slug":"cfare-mjerimi-petrit-vasili-gjykata-kushtetuese-vendosi-te-mos-degjoje-budallenjte-e-odihr-por-zbardh-vetem-ate-qe-i-kerkon-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/cfare-mjerimi-petrit-vasili-gjykata-kushtetuese-vendosi-te-mos-degjoje-budallenjte-e-odihr-por-zbardh-vetem-ate-qe-i-kerkon-qeveria\/","title":{"rendered":"\u201c\u00c7far\u00eb mjerimi\u201d, Petrit Vasili: Gjykata Kushtetuese vendosi t\u00eb mos d\u00ebgjoj\u00eb \u201cbudallenjt\u00eb\u201d e ODIHR, por zbardh vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkon qeveria"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb Petrit Vasili ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese degradoi me vendimin e saj p\u00ebr zgjedhjet e 30 Qershorit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb turpshme.\u00a0 Sipas Vasilit ky vendim e ka shnd\u00ebrruar Gjykaten Kushtetuese ne nje Zyre te Qeverise, qe thjesht zbardh vendimet e kesaj te fundit.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, Vasili shkruan m\u00eb tej se Gjykata Kushtetuese \u201crilindase\u201d vendosi t\u00eb mos d\u00ebgjoj\u00eb \u201cbudallenjt\u00eb\u201d e ODIHR, t\u00eb Bundestagut, t\u00eb SHBA, t\u00eb Parlamentit Europian dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb BE, por vendosi t\u00eb d\u00ebgjoje t\u00eb \u201d zgjuarit\u201d e qeverise e t\u00eb zbardhe fjal\u00eb p\u00ebr fjale at\u00eb, q\u00eb desh\u00ebn ata.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i Petrit Vasilit:<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese katandiset ne zbardhese te asaj, qe kerkon qeveria !<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj per Zgjedhjet Lokale te 30 qershorit 2019 degradoi ne menyre te turpshme thjesht dhe vetem ne nje zbardhese te Kerkeses se Qeverise.<\/p>\n<p>Lexoni se sa trashe eshte marre ky Vendim, duke e shnderruar Gjykaten Kushtetuese ne nje Zyre te Qeverise, qe thjesht zbardh vendimet e kesaj te fundit. Mjerim i madh vertet.<\/p>\n<p>Ja Kerkesa e Qeverise, qe citohet edhe ne vendimin e zbardhur te Gjykates Kushtetuese si me poshte:<\/p>\n<p>Subjekti i interesuar, K\u00ebshilli i Ministrave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, ka prap\u00ebsuar si vijon:<\/p>\n<p>Gjykata nuk ka juridiksion p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar asnj\u00eb lloj pretendimi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e mbajtjes dhe\/ose zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve vendore\u201d.<\/p>\n<p>Ja dhe Vendimi Perfundimtar i Gjykates Kushtetuese, qe ngjan si dy pika uji pikerisht me ate, qe ka kerkuar Qeveria:<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, Gjykata vler\u00ebson se n\u00eb lidhje me k\u00ebrkimin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtja nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb juridiksionin kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtuese per kete ceshtje kaq te qarte zgjodhi haptas qeverine dhe ju kundervu hapur ODIHR, Bundestagut Gjerman, SHBA,Bashkimit Europian dhe Keshillit te Ministrave te BE.<\/p>\n<p>Te gjithe keta jane shprehur shume qarte, prere dhe pa ekuivok se eshte detyre vetem e Gjykates Kushtetuese te shqyrtoje dhe vendose per kete problem kaq te rende kushtetues te votimeve moniste dhe te paligjshme e te padekretuara nga Presidenti.<\/p>\n<p>Ja cfare thoshte ODIHR ne raportin perfundimtar per votimet moniste te 30 qershorit te vitit 2019:<\/p>\n<p>\u201cDekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs 13 Tetor si dit\u00eb t\u00eb zgjedhjeve lokale nuk u publikua n\u00eb Fletoren Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe pse publikimi i k\u00ebtij akti t\u00eb nxjerr\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm nga ligji\u201d<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb e autorizuar t\u00eb gjykoj\u00eb mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>\u201cPasiguria u rrit m\u00eb tej nga mosmarr\u00ebveshja midis pal\u00ebve t\u00eb interesuara zgjedhore n\u00eb lidhje me ndarjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb midis Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si organi i vet\u00ebm i mandatuar p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor q\u00eb ka mandat t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit zgjedhor\u201d.<\/p>\n<p>Ja cfare thoshte Bundestagu Gjerman ne 26 shtator 2019 ne Rezoluten ne mbeshtetje te hapjes ne Negociatave si nje nga Kushtet ishte vendimi per lokalet pika 7:<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve lokale t\u00eb 30 qershorit 2019; n\u00eb rast se zgjedhjet duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten, at\u00ebher\u00eb ato duhet t\u00eb mbahen mbi baz\u00ebn e ligjit t\u00eb ri zgjedhor\u201d.<\/p>\n<p>Ja cfare deklaronte ne emer te SHBA Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthe\u00eb Palmer ne 28 qershor 2019 per zgjedhjet lokale:<\/p>\n<p>\u201cPas zgjedhjeve, do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb krijohet Gjykata Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e mundur q\u00eb Gjykata t\u00eb vendos\u00eb q\u00eb zgjedhjet duhen p\u00ebrs\u00ebritur, por kjo i takon Gjykat\u00ebs ta vendos\u00eb dhe jo politikan\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ja cfare thoshte Parlament Europian ne Rezoluten e 19 qershorit te vitit 2020 duke percaktuar si kusht te 12 ne mes 15 kushteve per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE per Shqiperine:<\/p>\n<p>Vendim final p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve lokale t\u00eb 30 Qershorit 2019\u201d.<\/p>\n<p>Ja cfare thoshte Keshilli i Ministrave te BE ne 24 mars 2020 duke percaktuar si kusht per hapjen e Negociatave se:<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese duhet t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar n\u00eb lidhje me ligjshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve vendore t\u00eb dat\u00ebs 30 qershor 2019\u201d.<\/p>\n<p>Por Gjykata Kushtetuese rilindase vendosi te mos degjoje \u201cbudallenjte\u201d e ODIHR,te Bundestagut,Te SHBA, te Parlamentit Europian dhe Keshillit te Ministrave te BE, por vendosi te degjoje te \u201d zgjuarit\u201d e Qeverise e te zbardhe fjale per fjale ate, qe deshen ata.<\/p>\n<p>\u00c7fare turpi!\u00c7fare nenshtrimi!\u00c7fare kapje!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb Petrit Vasili ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese degradoi me vendimin e saj p\u00ebr zgjedhjet e 30 Qershorit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb turpshme.\u00a0 Sipas Vasilit ky vendim e ka shnd\u00ebrruar Gjykaten Kushtetuese ne nje Zyre te Qeverise, qe thjesht zbardh vendimet e kesaj te fundit. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, Vasili shkruan m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":183257,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-221854","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=221854"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221854\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=221854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=221854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=221854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}