{"id":221872,"date":"2021-12-03T15:22:33","date_gmt":"2021-12-03T14:22:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=221872"},"modified":"2021-12-03T15:22:33","modified_gmt":"2021-12-03T14:22:33","slug":"nga-elona-caslli-saliu-ky-fajtor-i-perjetshem-dhe-diktatura-me-ngjyra-e-yuri-kim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-elona-caslli-saliu-ky-fajtor-i-perjetshem-dhe-diktatura-me-ngjyra-e-yuri-kim\/","title":{"rendered":"Nga Elona Caslli\/ Saliu, ky &#8220;fajtor&#8221; i p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe diktatura me ngjyra e Yuri Kim"},"content":{"rendered":"<p>Zonja Yuri Kim,<\/p>\n<p>Pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndiqja deklarat\u00ebn tuaj nga selia e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebsaj deklarate, i njoh\u00ebt vlerat k\u00ebsaj partie n\u00eb procesin e zhvillimit t\u00eb vendit q\u00eb nga rr\u00ebzimi i komunizmit e gjat\u00eb viteve q\u00eb vijuan m\u00eb pas. N\u00eb vijim p\u00ebrmend\u00ebt faktin se ishit e nd\u00ebrgjeshme q\u00eb opozita ishte e shqet\u00ebsuar p\u00ebr raportin e OSBE\/ODHIR, por ju inkurajonit institucionet n\u00eb vend, q\u00eb ta shqyrtonin si\u00e7 duhet k\u00ebt\u00eb raport dhe shpreh\u00ebt k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb opozita do t&#8217;i rikthehej parlamentit n\u00eb Shtator.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, udh\u00ebzuat q\u00eb Partia Demokratike duhet t\u00eb hynte n\u00eb parlament me deputet\u00eb q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb si\u00e7 duhet Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ky fakt sipas jush, ishte kusht q\u00eb kjo parti mos t\u00eb hante bar dhe t\u00eb zgjidhte t\u00eb ardhmen dhe jo t\u00eb shkuar\u00ebn. Partis\u00eb Socialiste i sugjeruat q\u00eb n\u00eb Shtator t\u00eb shihte p\u00ebrtej interesit partiak. Le t&#8217;i shqyrtojm\u00eb k\u00ebto pika me mendim t\u00eb akulluar.<\/p>\n<p>Hyrja e deklarat\u00ebs suaj bie ndesh me fundin e k\u00ebsaj deklarate. Partia, s\u00eb cil\u00ebs ia njoh\u00ebt vlerat n\u00eb fillim, \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr p\u00ebr shum\u00eb vite nga Sali Berisha, largimin e t\u00eb cilit ju e k\u00ebrkoni n\u00eb fund. Megjithat\u00eb, do t\u00eb kaloj un\u00eb n\u00eb an\u00ebn tuaj dhe do t&#8217;ju jap t\u00eb drejt\u00eb dhe madje do t\u00eb shkoj edhe m\u00eb tutje dhe do t\u00eb them fjalin\u00eb tipike, q\u00eb thot\u00eb \u00e7do &#8220;rilindas&#8221; kur nuk ka argument p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Edi Ram\u00ebn: &#8220;Fajin e ka Saliu&#8221; ose &#8220;Se n\u00eb koh\u00ebn e Saliut\u2026&#8221;<\/p>\n<p>Pra, ram\u00eb dakord q\u00eb Saliu \u00ebsht\u00eb &#8220;fajtor&#8221; i p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe duhet t\u00eb largohet. P\u00ebr pjes\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 25 Prillit dhe p\u00ebr raportin e OSBE\/ODHIR fol\u00ebt p\u00ebrciptas dhe nuk b\u00ebt\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se riprodhuat statusin q\u00eb kishit shkruar ca dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Facebook. Ftojm\u00eb institucionet t\u00eb shqyrtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb raport.<\/p>\n<p>Zonja Kim, Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk e zhb\u00ebn raportin n\u00eb fjal\u00eb. Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk e zhb\u00ebn faktin se ju i uruat fitoren Partis\u00eb Socialiste ende pa mbaruar procesi i num\u00ebrimit. Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk p\u00ebrligj pushtetin e dyshes Veliaj dhe Rama. Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk p\u00ebrligj shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb dhe heshtjen tuaj lidhur me barbar\u00ebt modern\u00eb q\u00eb e shemb\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk p\u00ebrligj kull\u00ebzimin e qendr\u00ebs historike t\u00eb kryeqytetit sikund\u00ebr nuk p\u00ebrligj as zg\u00ebrdhirjen tuaj pran\u00eb vras\u00ebsit me pages\u00eb t\u00eb kryeqytetit Erion Veliaj, n\u00eb mbr\u00ebmjet kur shihnit ndeshjet e futbollit me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Kurr\u00eb nuk e kam kuptuar si mundet njer\u00ebzia t\u00eb pij\u00eb birr\u00eb dhe t\u00eb haj\u00eb qofte mes asaj katrahure kullash!<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk p\u00ebrligj mb\u00ebshtetjen pa kushte q\u00eb i jepni Partis\u00eb Socialiste, p\u00ebrmes pranis\u00eb suaj dhe p\u00ebrmes q\u00ebndrimit tuaj sistemati\u0137 me ministrat dhe deputet\u00ebt &#8220;rilindas&#8221;. Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk p\u00ebrligj faktin se fal\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs, jemi klasifikuar mes vendeve m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb bot\u00eb, sikund\u00ebr nuk p\u00ebrligj as heshtjen tuaj mbi k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk p\u00ebrligj munges\u00ebn absolute t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe kapjen absolute t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga Partia Socialiste. Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk p\u00ebrligj faktin se fal\u00eb autoritarizmit t\u00eb Edi Ram\u00ebs shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb paguajn\u00eb miliona euro t\u00eb faturuara nga Strasburgu. Q\u00ebndrimi apo largimi i zotit Berisha, nuk p\u00ebrligj 500.000 shqiptar\u00eb t\u00eb larguar gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb vazhdoj n\u00eb pafund\u00ebsi zonja Kim, me num\u00ebrimin dhe ju e dini m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por po vendos t&#8217;ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje n\u00eb l\u00ecgj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb: Mos m\u00eb jepni asnj\u00eb arsye pse Sali Berisha duhet t\u00eb ik\u00eb, por m\u00eb jepni nj\u00eb arsye t\u00eb vetme pse Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb?!<\/p>\n<p>Ju do t\u00eb p\u00ebrgjigjeni: Ata jan\u00eb vullnet i popullit. Po zonj\u00eb, i t\u00eb nj\u00ebjtit popull t\u00eb cilin ju e uruat pa u mbaruar ende procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave. Duhet t\u00eb tregoheni m\u00eb e kujdesshme me terminologjin\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorni. Shprehjet me &#8220;ngr\u00ebnie bari&#8221; provokojn\u00eb tek kujtesa kolektive e shqiptar\u00ebve, figur\u00ebn e nj\u00eb diktatori, pasojat e t\u00eb cilit ky komb i vuan ende sot. Q\u00ebndrimi juaj Yuri Kim, vjen era diktatur\u00eb. Fjala juaj Yuri Kim, vjen era diktatur\u00eb. Sali Berisha mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb ose mund t\u00eb ik\u00eb, por kjo nuk e zhb\u00ebn raportin tuaj t\u00eb zhdrejt\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtetat tragjike t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Post Scriptum: Kjo q\u00eb po na ofroni si zgjidhje Yuri Kim, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb skllav\u00ebri moderne, ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe nj\u00eb diktatur\u00eb me ngjyra.<\/p>\n<p>Elona Caslli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zonja Yuri Kim, Pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndiqja deklarat\u00ebn tuaj nga selia e Partis\u00eb Demokratike. N\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebsaj deklarate, i njoh\u00ebt vlerat k\u00ebsaj partie n\u00eb procesin e zhvillimit t\u00eb vendit q\u00eb nga rr\u00ebzimi i komunizmit e gjat\u00eb viteve q\u00eb vijuan m\u00eb pas. N\u00eb vijim p\u00ebrmend\u00ebt faktin se ishit e nd\u00ebrgjeshme q\u00eb opozita ishte e shqet\u00ebsuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":221875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-221872","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=221872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221872\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/221875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=221872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=221872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=221872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}