{"id":222486,"date":"2021-12-07T13:18:49","date_gmt":"2021-12-07T12:18:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=222486"},"modified":"2021-12-07T13:18:49","modified_gmt":"2021-12-07T12:18:49","slug":"klodian-tomorri-a-e-ben-dot-berisha-reagan-in","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/klodian-tomorri-a-e-ben-dot-berisha-reagan-in\/","title":{"rendered":"Klodian Tomorri: A e b\u00ebn dot Berisha Reagan-in?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga KLODIAN TOMORRI<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet 80\u2019 SHBA-t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb praktikisht nj\u00eb vend i majt\u00eb. N\u00eb gjysm\u00ebshekullin e fundit, Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ishte qeverisur plot 35 vjet nga demokrat\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Kongres dominimi i tyre kishte qen\u00eb edhe m\u00eb absolut.<\/p>\n<p>Ne qarqet e elit\u00ebs intelektuale amerikane, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mbizot\u00ebronte konsensusi se konservatorizmi kishte vdekur dhe tashm\u00eb ishte nj\u00eb rrym\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn politike. Prova m\u00eb e fundit ishte d\u00ebshtimi i Barry Gold\u00ebater n\u00eb primaret brenda Partis\u00eb Republikane.<\/p>\n<p>Kriza politike e s\u00eb djatht\u00ebs dhe monopartitizmi nuk jan\u00eb ngjashm\u00ebria e vetme e Amerik\u00ebs s\u00eb viteve \u201880 me Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme. Qeverisja e gjat\u00eb e s\u00eb majt\u00ebs kishte avancuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb politikash, q\u00eb kishin shkundur jet\u00ebn sociale t\u00eb vendit, ve\u00e7an\u00ebrisht axhenda gay dhe politikat feministe. K\u00ebto ndryshime kishin shkaktuar pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha te komunitetet fetare t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, taksat e larta dhe shtr\u00ebngimi i dar\u00ebs rregullatore kishin m\u00ebrzitur jo pak elit\u00ebn koorporatiste amerikane dhe biznesin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. S\u00eb fundmi, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Shtetet e Bashkuara vuanin nga nj\u00eb kriminalitet i lart\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht krimet e natyr\u00ebs ordinere mbi qytetar\u00ebt dhe familjet amerikane.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, pak\u00ebnaq\u00ebsia ndaj qeverisjes t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs ekzistonte, por ishte e fragmentarizuar dhe deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb askush nga e djathta politike nuk kishte arritur ta kanalizonte k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb vot\u00eb popullore.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1975, Ronald Reagan tentoi t\u00eb siguronte kandidimin p\u00ebr n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, por humbi n\u00eb primare ndaj Gerald Ford. Baza republikane mendoi se Reagan ishte i moshuar dhe nuk mund t\u00eb arrinte t\u2019i siguronte Partis\u00eb fitoren. Por 5 vjet m\u00eb von\u00eb, aktori i dal\u00eb n\u00eb pension u rikthye.<\/p>\n<p>Presidenca e Jimmy Carter kishte qen\u00eb problematike. Kriza e ekonomis\u00eb amerikane i ishte mbivendosur pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb tjera sociale. Reagan arriti t\u00eb merrte besimin e republikan\u00ebve n\u00eb primare, por mbi t\u00eb gjitha arriti t\u00eb siguronte mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjitha grupeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb interesit, q\u00eb ishin t\u00eb lodhur nga politikat e majta duke filluar nga komunitetet fetare, biznesi, por edhe familjet e trembura nga kriminaliteti dhe t\u00eb terrorizuara nga \u201cforcat satanike t\u00eb liberalizmit\u201d. Ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb pas, dihet.<\/p>\n<p>Ronald Reagan \u00ebsht\u00eb ndoshta presidenti m\u00eb i suksessh\u00ebm i SHBA-ve pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Ai arriti t\u2019i jepte fund kriz\u00ebs ekonomike duke e rikthyer ekonomin\u00eb amerikane n\u00eb kapacitet t\u00eb plot\u00eb, reduktoi kriminalitetin e brendsh\u00ebm dhe forcoi ndikimin e SHBA-ve n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por arritja m\u00eb e madhe e presidenc\u00ebs s\u00eb Reagan-it ishte se ajo shp\u00ebtoi SHBA-te nga monopartitizmi faktik. Reagan e ktheu Amerik\u00ebn djathtas. Jo vet\u00ebm duke rihapur s\u00ebrish gar\u00ebn, por duke e detyruar edhe Partin\u00eb Demokratike q\u00eb t\u00eb zhvendosej m\u00eb djathtas.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb identike me at\u00eb t\u00eb SHBA-ve n\u00eb vitet 80\u2019. Kjo ngjashm\u00ebri \u00ebsht\u00eb e dukshme n\u00eb avancimin e politikave liberale me karakter ateist, q\u00eb sulmojn\u00eb familjen tradicionale. S\u00eb dyti \u00ebsht\u00eb e dukshme n\u00eb politikat antibiznes dhe antitreg, q\u00eb ndryshe nga SHBA-t\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri shfaqen p\u00ebrmes crony-kapitalizmit dhe kapjes s\u00eb shtetit. Po k\u00ebshtu, kriminaliteti dhe korrupsioni jan\u00eb probleme madhore, q\u00eb me gjasa do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen m\u00eb shum\u00eb nga mungesa e gar\u00ebs politike. Por ngjashm\u00ebria m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb sigurisht ambienti politik.<\/p>\n<p>Me Partin\u00eb Socialiste prej 12 vitesh n\u00eb pushtet dhe opozit\u00ebn n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, Shqip\u00ebria po lundron n\u00eb uj\u00ebrat e rrezikshme t\u00eb monopartitizmit. P\u00ebr nj\u00eb demokraci hibride, ky \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh i mundsh\u00ebm. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik q\u00eb dikush do t\u00eb duhet ta thyej\u00eb. A \u00ebsht\u00eb Sali Berisha njeriu me i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb? Ndoshta jo. A mundet ai ta b\u00ebj\u00eb dot? Ndoshta jo. Por t\u00eb gjith\u00eb ne duhet t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn l\u00ebvizja e Berish\u00ebs t\u00eb arrije t\u00eb shkund\u00eb ambientin politik. P\u00ebrndryshe, sic thon\u00eb amerikan\u00ebt, \u201cwe\u2019re all fucked up\u201d. Fundja, kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria. Reagan-\u00ebt nuk kemi ku t\u2019i gjejm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga KLODIAN TOMORRI N\u00eb vitet 80\u2019 SHBA-t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb praktikisht nj\u00eb vend i majt\u00eb. N\u00eb gjysm\u00ebshekullin e fundit, Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ishte qeverisur plot 35 vjet nga demokrat\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Kongres dominimi i tyre kishte qen\u00eb edhe m\u00eb absolut. Ne qarqet e elit\u00ebs intelektuale amerikane, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mbizot\u00ebronte konsensusi se konservatorizmi kishte vdekur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":222487,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-222486","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=222486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222486\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/222487"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=222486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=222486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=222486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}