{"id":223015,"date":"2021-12-09T17:53:24","date_gmt":"2021-12-09T16:53:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=223015"},"modified":"2021-12-09T17:53:24","modified_gmt":"2021-12-09T16:53:24","slug":"mulosmani-berisha-duhet-te-marre-pjese-ne-kuvendin-e-dates-18-dhjetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mulosmani-berisha-duhet-te-marre-pjese-ne-kuvendin-e-dates-18-dhjetor\/","title":{"rendered":"Mulosmani: Berisha duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e dat\u00ebs 18 Dhjetor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ermal Mulosmani<\/strong><\/p>\n<p>Sot ndarja e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb dy pjes\u00eb duket m\u00eb e af\u00ebrt se kurr\u00eb. Pal\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb hequr \u00e7do mask\u00eb hipokrizie dhe i artikulojn\u00eb pa droj\u00eb edhe mendimet e tyre m\u00eb t\u00eb err\u00ebta. P\u00ebrpjekja e Lulzim Bash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb spostuar Berish\u00ebn nga rruga e tij drej Republik\u00ebs s\u00eb Re me nj\u00eb mir\u00ebkuptim nga ana e tij rezultoi nj\u00eb naivitet politik. Berisha nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb: \u201cUdh\u00ebheq\u00ebsi shqiptar q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kontributin m\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracis\u00eb dhe \u00e7oi miq\u00ebsin\u00eb dhe aleanc\u00ebn strategjike me SHBA n\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta\u201d Lulzim Basha deklarat\u00eb, 19 Maj e p\u00ebrs\u00ebritur ekzakt\u00ebsisht edhe m\u00eb 09 Shtator, pra fiks 90 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ose fjalia \u201cUn\u00eb jam d\u00ebshmitar, si bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij, ashtu si shum\u00eb prej jush, sesa r\u00ebnd\u00ebsi dhe vler\u00eb ka patur p\u00ebr Sali Berish\u00ebn mbrojtja e interest publik dhe sh\u00ebrbimi me ndershm\u00ebri p\u00ebrpara qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.\u201d Deklarat\u00eb publike e shpalljes non grata, dat\u00eb 09 Shtator.<\/p>\n<p>Basha mendoi se p\u00ebrmes k\u00ebsaj nekrologjie politike plot lavde dhe me justifikimin e presionit t\u00eb pap\u00ebrballuesh\u00ebm amerikan, Berisha do t\u00eb kishte mir\u00ebkuptimin t\u00eb vdiste politikisht e, ndoshta, edhe t\u00eb shkonte n\u00eb burg. Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje ai u p\u00ebrpoq t\u00eb merrte nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe afrimin e \u00ebnd\u00ebrruar m\u00eb amerikan\u00ebt por edhe dominimin absolut t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha nuk e pati k\u00ebt\u00eb mir\u00ebkuptim. Ka gjasa q\u00eb ai do t\u00eb dilte vet\u00eb nga politika n\u00eb vitin 2017 n\u00ebse beteja p\u00ebr miratimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb mos shoq\u00ebrohej me nj\u00eb fushat\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese me sfond figur\u00ebn e tij apo edhe t\u00eb zotit Meta. Daljet publike t\u00eb Ambasadorit Lu, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb drejt\u00ebrdrejt\u00eb, refreni i s\u00eb cil\u00ebs ishte \u201cReforma n\u00eb Drejt\u00ebsi do t\u00eb kap\u00eb Peshkun e Madh\u201d ishin nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb alarmi p\u00ebr figur\u00ebn e Berish\u00ebs. Duke ditur mardh\u00ebniet e shk\u00eblqyera t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb USA-s n\u00eb Tiran\u00eb me Ram\u00ebn dhe rolin e k\u00ebtij n\u00eb Reform\u00ebn p\u00ebr Drejt\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb, \u201cpeshku i madh\u201d mbetej t\u00eb ishte ai, Sali Berisha. Ai kishte udh\u00ebhequr vendin p\u00ebr 8 vitet paraardh\u00ebse dhe ishte aq inteligjent t\u00eb kuptonte rrezikun. Pik\u00ebrisht ky ligj\u00ebrim ia rriti shqis\u00ebn e v\u00ebmendjes e, ndoshta ishte p\u00ebrcaktues n\u00eb kandidimin e tij n\u00eb dy legjislaturat pasardh\u00ebse (2017, 2021).<\/p>\n<p>Shpallja non grata nga Sekretari Blinken ishte faza e dyt\u00eb e sulmit ndaj Berish\u00ebs. Rreziku po b\u00ebhej iminent. N\u00ebse Donald Lu e la t\u00eb n\u00ebnkuptuar kush ishte \u201cpeshku i madh\u201d, Sekretari Blinken e p\u00ebrcaktoi me em\u00ebr e mbiem\u00ebr, me nj\u00eb motivacion skandaloz, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider afrikan t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb. Tani pritej q\u00eb krijesa m\u00eb e re e amerikan\u00ebve, Prokuroria e SPAK, t\u00eb \u00e7onte deri n\u00eb fund misionin p\u00ebr t\u00eb cilin ishte krijuar. Mbetej vet\u00ebm t\u2019i hiqej edhe \u00e7do lloj mbrojtje politike. K\u00ebtu u fut n\u00eb loj\u00eb Lulzim Basha me divorcin parlamentar. Radh\u00ebn e kishte arrestimi.<\/p>\n<p>Berisha refuzoi t\u00eb b\u00ebhej viktima perfekte. Ai i dinte pikat e dob\u00ebta t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb tij m\u00eb mir\u00eb se askush por nuk i interesonte t\u00eb shpallte luft\u00eb beniaminit t\u00eb tij pasi mendonte se ai kurr\u00eb nuk do ta l\u00ebshonte at\u00eb politikisht. K\u00ebtu intuita e Berish\u00ebs ka \u00e7aluar r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Bash\u00ebs, ai mblodhi gjith\u00eb energjit\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb vital\u00eb t\u00eb tij dhe u hodh n\u00eb kund\u00ebrsulm. Baza e PD-s\u00eb e kishte akoma berishizmin n\u00eb AND-n\u00eb e vet. D\u00ebshtimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb aksioneve politike t\u00eb Bash\u00ebs, humbjet e t\u00eb gjitha zgjedhjeve dhe sidomos pranimi me leht\u00ebsi t\u00eb paimagjinueshme i humbjeve, pa asnj\u00eb analiz\u00eb, i kishin dekurajuar militant\u00ebt, shumica t\u00eb papun\u00eb e me shpres\u00eb t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Suksesi i l\u00ebvizjes s\u00eb Berish\u00ebs flet shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Bash\u00ebn sesa p\u00ebr Berish\u00ebn. Tet\u00eb vjet pasi mori kreun e Partis\u00eb, Lulzim Basha kishte arritur t\u00eb mbante pas vetes vet\u00ebm strukturat drejtuese, zgjedhjen e s\u00eb cilave ai e kontrollonte vet\u00eb. Pra vet\u00ebm rrog\u00ebtar\u00ebt e tij dhe nj\u00eb grup komentator\u00ebsh politik\u00eb q\u00eb shpresonin t\u00eb b\u00ebheshin deputet\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Daljet e tij jasht\u00eb Tirane ishin vet\u00ebm n\u00eb koh\u00eb fushate zgjedhore, dalje t\u00eb bezdishme, t\u00eb lodhshme por t\u00eb domosdoshme. P\u00ebrkrahja masive e Berish\u00ebs nuk tregon shpres\u00ebn e demokrat\u00ebve te Berisha por munges\u00ebn e shpres\u00ebs te Basha.<\/p>\n<p>Mungesa e instiktit politik t\u00eb Bash\u00ebs u vu re edhe n\u00eb indiferenc\u00ebn ndaj l\u00ebvizjes s\u00eb zotit Berisha. Ndoshta i mikluar nga mb\u00ebshtetja amerikane ai mendonte se problem do zgjidhej vet\u00eb. Si\u00e7 i ndodhte r\u00ebndom. Ose shpresonte q\u00eb SPAK-u t\u00eb vepronte dhe, \u201cfap\u201d Zoti do t\u00eb ishte me t\u00eb. Ndoshta k\u00ebshtu mendon edhe tani. Fundja le t\u00eb ikin sa t\u00eb duan, boll t\u00eb mbesin nja 10% dhe t\u00eb mbetem prap\u00eb faktor politik.<\/p>\n<p>Thirrja e Kuvendit t\u00eb 18 Dhjetorit ka qen\u00eb vendimi m\u00eb logjik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto koh\u00eb i Lulzim Bash\u00ebs. Refuzimi i pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend ka qen\u00eb vendimi m\u00eb i pakuptimt\u00eb i tij. N\u00ebse pretendon se ka shumic\u00ebn, Berisha dhe t\u00eb tijt\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Kuvendin e Bash\u00ebs dhe t\u00eb imponojn\u00eb rendin e dit\u00ebs me shumic\u00eb votash. K\u00ebtu ndahet shapi nga sheqeri. Vendimet e nj\u00eb Kuvendi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nuk mund t\u00eb refuzohen. Aty mund t\u00eb ndryshohet Statuti i Partis\u00eb, t\u00eb shkarkohet Kryetari dhe t\u00eb shpallen zgjedhjet e reja n\u00eb Parti. Hezitimi i Berish\u00ebs dhe p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb tij tregon pasiguri n\u00eb shumic\u00eb. Ose duhet t\u00eb shpjegohen se cilat jan\u00eb arsyet e v\u00ebrteta. N\u00ebse Basha do t\u00eb dilte pakic\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u00eb mbante edhe barr\u00ebn e p\u00ebrccarjes s\u00eb Partis\u00eb dhe do t\u00eb humbte logon e saj.<\/p>\n<p>Lulzim Basha tregoi edhe an\u00ebn qesharake t\u00eb tij me thirrjen e Kuvendit t\u00eb tij. N\u00eb kushtet kur deklaron se an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kuvendit jan\u00eb mbi 7600 delegat\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb mbledhje kaq jetike, ku r\u00ebnd\u00ebsia e vot\u00ebs s\u00eb secilit ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare p\u00ebr fatin poltik t\u00eb Partis\u00eb, vendi i mbledhjes s\u00eb Kuvendit shpallet Pallati i Kongreseve n\u00eb Tiran\u00eb. Salla m\u00eb e madhe e t\u00eb cilit z\u00eb 2043 vende (Platea A 723, Platea B 222, Platea C 222 dhe Platea D 876 vende). Mbledhjet e m\u00ebparshme t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr fiktivitetin dhe par\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vendimeve q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb aty. Duken m\u00eb shum\u00eb si ceremoni vulosjeje e emrave t\u00eb k\u00ebshillit Komb\u00ebtar dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr kontakt me liderin e madh sesa nj\u00eb d\u00ebshmi e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse mb\u00ebshtet\u00ebsit e Berish\u00ebs do t\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb Kuvendin e dat\u00ebs 18 Dhjetor (supozojm\u00eb 3000 pej tyre) ata do t\u00eb mbushnin plotep\u00ebrplot gjith\u00eb Sall\u00ebn e Koncerteve t\u00eb Pallatit, krejt hollin, t\u00eb gjitha zyrat e skutat e mundshme t\u00eb atij Pallati. Ku do futen 4600 t\u00eb tjer\u00ebt? Si do b\u00ebheshin diskutimet, votimet? P\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah k\u00ebt\u00eb fiktivitet t\u00eb Bash\u00ebs duhet q\u00eb Berisha t\u2019i bashkohet 18 Dhjetorit. Me \u00e7do kusht. P\u00ebrndryshe, duke e shmangur, p\u00ebrve\u00e7se tregon frik\u00eb e lejon Bash\u00ebn t\u00eb marr\u00eb vendime fiktive me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje fiktive dhe t\u00eb pakontestuar nga askush. Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00ebm deklarata se Berisha pranon pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Kuvendin e dat\u00ebs 18 do ta kthente n\u00eb qesharake at\u00eb mbledhje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ermal Mulosmani Sot ndarja e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb dy pjes\u00eb duket m\u00eb e af\u00ebrt se kurr\u00eb. Pal\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb hequr \u00e7do mask\u00eb hipokrizie dhe i artikulojn\u00eb pa droj\u00eb edhe mendimet e tyre m\u00eb t\u00eb err\u00ebta. P\u00ebrpjekja e Lulzim Bash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb spostuar Berish\u00ebn nga rruga e tij drej Republik\u00ebs s\u00eb Re me nj\u00eb mir\u00ebkuptim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":223016,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-223015","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=223015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223015\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/223016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=223015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=223015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=223015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}