{"id":223421,"date":"2021-12-11T17:39:48","date_gmt":"2021-12-11T16:39:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=223421"},"modified":"2021-12-11T17:39:48","modified_gmt":"2021-12-11T16:39:48","slug":"e-sotmja-e-pashprese-dhe-e-ardhmja-e-turbullt-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/e-sotmja-e-pashprese-dhe-e-ardhmja-e-turbullt-e-shqiptareve\/","title":{"rendered":"E sotmja e pashpres\u00eb dhe e ardhmja e turbullt e shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kim Mehmeti<\/p>\n<p>Sot u mbajt Kuvendi i \u2018rithemelimit\u2019 t\u00eb PD-s\u00eb. Dhe aty u than\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn gjat\u00eb takimeve paraprake t\u00eb Doktorit me p\u00ebrkrah\u00ebsit e vet, takime q\u00eb treguan se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018Foltore\u201d ku nuk ndryshojn\u00eb as orator\u00ebt, as kryefol\u00ebsi, e as ajo q\u00eb thuhet, por vet\u00ebm gota me uj\u00eb, q\u00eb u ofrohet fol\u00ebsve.<\/p>\n<p>Dhe gjat\u00eb k\u00ebtij Kuvendi, disa her\u00eb me radh\u00eb, u theksua pesha historike e s\u00eb sotmes. Por thuajse t\u00eb gjith\u00eb harruan t\u00eb tregojn\u00eb se kalendari i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot me data historike dhe se, shum\u00eb nga ato dit\u00eb t\u00eb \u2018lavdishme\u2019, rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e dhembshme, p\u00ebr t\u00eb sotmen e pashpres\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e turbullt t\u00eb shqiptaris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Kuvendin e \u2018rithemelimit\u2019 t\u00eb PD-s\u00eb, shum\u00eb nga nd\u00ebrtuesit e s\u00eb djeshmes s\u00eb vendit, u besatuan se do e rib\u00ebjn\u00eb t\u00eb sotmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe se do e projektojn\u00eb t\u00eb ardhmen e saj. Por duke mos treguar se cili ishte roli i tyre gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb nga dhjetori i lindjes s\u00eb saj, e deri te ky i \u2018rithemelimit\u2019 dhe, si ndodhi q\u00eb n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe, t\u00eb shtohet numri i fol\u00ebsve, e t\u00eb pak\u00ebsohet ai i banor\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pra Kuvendi i sot\u00ebm i PD-s\u00eb s\u00eb Doktorit, i solli vendimet e veta, q\u00eb mbase do arrijn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim: ta dob\u00ebsojn\u00eb partin\u00eb dhe, t\u00eb ardhmen e saj ta marrin n\u00eb duar t\u00eb ardhurit nga e djeshmja, ata q\u00eb, o besojn\u00eb se nuk i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb aq sa munden vendin, o se nuk kan\u00eb marr aq sa meritojn\u00eb!<\/p>\n<p>Tani mbetet t\u00eb presim t\u00eb mbahet edhe Kuvendi i PD-s\u00eb s\u00eb Kryetarit aktual, e atij q\u00eb trupin e ka n\u00eb seli t\u00eb partis\u00eb, e kok\u00ebn t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira te ambasada amerikane, e me \u00e7ka tregon se din ta drejtoj\u00eb partin\u00eb, por jo edhe paaft\u00ebsin\u00eb e vet politike. Dhe pa dyshim se edhe n\u00eb Kuvendin e \u2018dyt\u00eb\u2019 t\u00eb PD-s\u00eb, do p\u00ebrs\u00ebriten po ato q\u00eb u than\u00eb n\u00eb Kuvendin e \u2018rithemelimit\u2019 t\u00eb saj. Pra edhe ata do betohen se i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe popullit t\u00eb vet, pa shpjeguar si u b\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrkushtimi i tyre t\u00eb mos p\u00ebrfitoj\u00eb Shqip\u00ebria, por Piktori.<\/p>\n<p>Po pra, s\u00eb shpejti do p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kuvendet e PD-s\u00eb e q\u00eb do e shpalosin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se sa m\u00eb shum\u00eb rritet numri i t\u00eb p\u00ebrkushtuarve p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit dhe t\u00eb popullit, aq m\u00eb keq e kan\u00eb shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria. Dhe se, edhe kur PD-ja ka kryetarin e saj t\u00eb nderit, Shqip\u00ebria mbetet vend ku deri n\u00eb mesdit\u00eb je hero, e pasdite je gomar, ku ata q\u00eb n\u00eb drek\u00eb t\u00eb duartrokasin e l\u00ebvdojn\u00eb si hero, pasdreke t\u00eb shkelmojn\u00eb si t\u00eb ishe gomar.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrderisa PD i mban\u00eb kuvendet e saja, Piktori vazhdon ta \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb drejt\u00eb projektit serb t\u00eb quajtur \u2018Ballkani i Hapur\u2019, e n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit projekt, Rusia e realizon kontrollin e vet mbi k\u00ebto hap\u00ebsira. Edhe at\u00eb jo si n\u00eb vendet e dala nga ish Bashkimi Sovjetik, duke i k\u00ebrc\u00ebnuar ato me forcat e veta ushtarake, por n\u00ebp\u00ebrmjet konflikteve t\u00eb heshtura, n\u00ebp\u00ebrmjet shteteve q\u00eb Beogradi mund t\u2019i destabilizoj\u00eb kur t\u00eb doj\u00eb, si p\u00ebr shembull Bosnj\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet Republik\u00ebs Serpska, Malin e Zi n\u00ebp\u00ebrmjet kish\u00ebs, Kosov\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet veriut t\u00eb saj, e Maqedonin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet elementeve proserbe brenda vetvetes.<\/p>\n<p>Po pra, p\u00ebrderisa PD-ja mban\u00eb kuvendet e saja dhe e begaton shqiptarin\u00eb me data histitrtike, n\u00eb Ballkan vazhdon t\u00eb realizohet projekti serbo-rus \u201cBallkani i Hapur\u201d, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit p\u00ebr \u201cBot\u00ebn e mbyllur ruso-serbe\u201d. Projekt i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb Piktorit me Vu\u00e7iqin, projekt q\u00eb i defaktorizon shqiptar\u00ebt, edhe at\u00eb duke e treguar Kosov\u00ebn si kund\u00ebrshtare t\u00eb stabilitetit t\u00eb Ballkanit, duke e shp\u00ebrfaqur Kryeministrin e Kosov\u00ebs si ngucakeqi q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohet presidentin serb, njeriut t\u00eb dal\u00eb nga kapota e Millosheviqitt, njeriut q\u00eb ishte me ata q\u00eb e vrisnin Sarajev\u00ebn, q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnonte bot\u00ebn se p\u00ebr nj\u00eb serb t\u00eb vrar\u00eb, ai do pushkatonte nj\u00ebqind boshnjak!<\/p>\n<p>Po pra sot Shqip\u00ebris\u00eb iu shtua edhe nj\u00eb dit\u00eb historike dhe u mbajt Kuvendi i \u2018rithemelimit\u2019 t\u00eb PD-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend fol\u00ebn ata q\u00eb besojn\u00eb se jan\u00eb duke e shkruar nj\u00eb kapitull t\u00eb ri t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kapitull q\u00eb ka autor\u00eb ata q\u00eb e p\u00ebrcaktuan t\u00eb djeshmen e m\u00ebm\u00ebdheut, ata q\u00eb vendin e soll\u00ebn deri te \u201cFoltoret\u201d e sotme. Dhe pa dyshim se nga Kuvendi i sot\u00ebm, doli me e dob\u00ebt PD-ja, por m\u00eb i fort Doktori! Dhe ku ta dish, mbase edhe ky ishte q\u00ebllimi i k\u00ebtij Kuvendi. I k\u00ebtij kuvendi q\u00eb tregoi hapur se m\u00ebm\u00ebdheu assesi nuk ia del ta jetoj\u00eb t\u00eb sotmen e ta projektoj\u00eb t\u00eb ardhmen e vet dhe se, Shqip\u00ebria ka mbetur peng i mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj s\u00eb shkuar komuniste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kim Mehmeti Sot u mbajt Kuvendi i \u2018rithemelimit\u2019 t\u00eb PD-s\u00eb. Dhe aty u than\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn gjat\u00eb takimeve paraprake t\u00eb Doktorit me p\u00ebrkrah\u00ebsit e vet, takime q\u00eb treguan se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018Foltore\u201d ku nuk ndryshojn\u00eb as orator\u00ebt, as kryefol\u00ebsi, e as ajo q\u00eb thuhet, por vet\u00ebm gota me uj\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":186087,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-223421","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=223421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223421\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186087"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=223421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=223421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=223421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}