{"id":22370,"date":"2016-05-21T12:11:09","date_gmt":"2016-05-21T10:11:09","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=22370"},"modified":"2016-05-21T14:45:24","modified_gmt":"2016-05-21T12:45:24","slug":"8-misteret-per-trurin-qe-shkenca-nuk-ka-arritur-ti-jape-zgjidhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/8-misteret-per-trurin-qe-shkenca-nuk-ka-arritur-ti-jape-zgjidhje\/","title":{"rendered":"8 misteret p\u00ebr trurin q\u00eb shkenca nuk ka arritur t\u2019i jap\u00eb zgjidhje"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify\">Shum\u00eb t\u00eb panjohura mundojn\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt rreth trurit njer\u00ebzor. Nd\u00ebrsa shkenca p\u00ebrparon ngadal\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, disa zona t\u00eb trurit mbeten ende t\u00eb err\u00ebta sa u p\u00ebrket njohurive q\u00eb kemi p\u00ebr to<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Truri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb komplekse dhe m\u00eb pak t\u00eb kuptuara t\u00eb trupit njer\u00ebzor. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00ebse do t\u00eb ishte edhe m\u00eb i thjesht\u00eb, ne ende nuk do t\u00eb mund t\u00eb kuptonim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb padituris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Si funksionon ky grup qelizash q\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb kujtime, ndjenja dhe vet\u00ebdije? \u00cbsht\u00eb e mrekullueshme t\u00eb mendosh se disa impulse elektrike, disa fjal\u00eb n\u00eb ekran mund t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb send t\u00eb caktuar dhe t\u00eb njohim m\u00eb mir\u00eb me an\u00eb t\u00eb perceptimit bot\u00ebn q\u00eb na rrethon.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Disa nga mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb neuroshkenc\u00ebs ende nuk arrijn\u00eb t\u00eb zbulojn\u00eb sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb e nxit trurin t\u00eb punoj\u00eb. \u00c7far\u00eb i jep njeriut personalitet? Cilat jan\u00eb dallimet midis gjumit dhe zgjimit? A \u00ebsht\u00eb vullneti i lir\u00eb nj\u00eb iluzion? P\u00ebrse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb repikohen superkompjuter\u00ebt?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Ja se cilat jan\u00eb 8 misteret q\u00eb vazhdojn\u00eb edhe sot t\u00eb mundojn\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt.<br \/>\nSi \u00ebsht\u00eb truri kaq i shpejt\u00eb?<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb e shohin trurin e njeriut si nj\u00eb superkompjuter, por n\u00eb fakt ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngadalt\u00eb. Shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtojn\u00eb sinjalet n\u00eb tru \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e nj\u00ebmilionta e shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb sinjalit n\u00eb kompjuter.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ne mund t\u00eb njohim nj\u00eb fytyr\u00eb, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb apo nj\u00eb arom\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga sa i duhet nj\u00eb kompjuteri p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb nj\u00ebjtin proces.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">\u00cbsht\u00eb n\u00eb dukje paradoksale, por mendohet se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aft\u00ebsin\u00eb e trurit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar informacion n\u00eb linja paralele, por gjithsesi mbetet nj\u00eb tem\u00eb e panjohur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Nga vjen personaliteti?<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb thoni se keni nj\u00eb tru, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sakt\u00eb n\u00ebse thoni q\u00eb ju jeni truri. Ajo gj\u00ebja e qull\u00ebt q\u00eb keni n\u00eb kok\u00eb me gjasa \u00ebsht\u00eb vendi nga ka prejardhjen personaliteti juaj, por \u00e7far\u00eb t\u00eb ve\u00e7ante ka truri juaj q\u00eb ju form\u00ebson juve?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha pjes\u00eb e debatit natyra kund\u00ebr mjedisit, \u00e7far\u00eb pjese e personalitetit tuaj vendoset nga gjenet dhe fiziologjia, dhe sa vendoset nga mjedisi? Ideja \u00ebsht\u00eb se personaliteti juaj duhet t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb trurin tuaj, por ne prej qindra vjet\u00ebsh nuk e dim\u00eb se si do t\u00eb dukej truri n\u00ebse do t\u00eb kishim t\u00eb b\u00ebnim vet\u00ebm me gjenet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">P\u00ebrse flem\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb?<br \/>\nGjumi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Pavar\u00ebsisht rreziqeve t\u00eb kalimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb dit\u00ebs dhe jet\u00ebs n\u00eb gjendje jo t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, t\u00eb gjith\u00eb gjitar\u00ebt dhe shpend\u00ebt flen\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb jet\u00ebsore, por ne ende nuk e kemi iden\u00eb p\u00ebrse ndodh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Si fillim, nuk ka arsye t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrse gjumi supozohet t\u00eb na jap\u00eb energji. Ne e marrim energjin\u00eb nga ushqimi dhe djegim shum\u00eb energji kur flem\u00eb. Por s\u00ebrish kur zgjohemi nga gjumi ndihemi t\u00eb fresk\u00ebt dhe m\u00eb energjik\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb i mundon shkenc\u00ebtar\u00ebt edhe p\u00ebr \u00ebndrrat.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Si i ruajm\u00eb kujtimet?<br \/>\nAshtu sikurse disku i ngurt\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompjuter, kujtimet kodohen fizikisht n\u00eb trurin ton\u00eb dhe ne jemi n\u00eb gjendje t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr ngjarje t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. Shkenc\u00ebtar\u00ebt e trurit besojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb funksionon truri, por ne nuk e dim\u00eb n\u00ebse ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb funksionimit t\u00eb tij n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte p\u00ebr kujtimet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Ka shum\u00eb lloje kujtimesh dhe shum\u00eb m\u00ebnyra se si mund t\u00eb kujtoni ngjarjet e s\u00eb shkuar\u00ebs. Kujtimet nuk ruhen si \u201cbit\u201d-et diskrete t\u00eb kompjuter\u00ebve, por n\u00eb fakt ka m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme t\u00eb kombinimit t\u00eb neuroneve. Ne nuk e dim\u00eb me siguri si formohen ato, si zhduken apo \u00e7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb mundur krijimin e kujtimeve false.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">A jemi ve\u00e7se kompjuter\u00eb?<br \/>\nKoh\u00ebt e fundit njer\u00ebzit jan\u00eb mundur nga ideja se truri njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb p\u00ebrpunues klasik i informacionit \u2013 nj\u00eb kompjuter. Shum\u00eb i p\u00ebrparuar, por gjithsesi nj\u00eb kompjuter.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e mundur t\u00eb krijohet nj\u00eb mendje njer\u00ebzore n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb makinerie? Ky lloj kompjuteri do t\u00eb kishte t\u00eb gjith\u00eb vet\u00ebdijen dhe kompleksitetin e trurit real. Megjithat\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt nuk e kan\u00eb ende t\u00eb qart\u00eb se si do t\u00eb mund t\u00eb krijonin nj\u00eb kompjuter po aq real sa truri, duke qen\u00eb se shum\u00eb veprime tonat nuk jan\u00eb zbuluar se nga burojn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">A kemi vullnet t\u00eb lir\u00eb?<br \/>\nIdeja e vullnetit t\u00eb lir\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb abstrakte dhe i ka mundur prej koh\u00ebsh shkenc\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb vendosur ta studiojn\u00eb, por pa arritur shum\u00eb p\u00ebrpara. Aktiviteti i trurit ka treguar se ai n\u00eb disa raste vepron me nd\u00ebrgjegje dhe pastaj arrin t\u00eb veproj\u00eb me vet\u00ebdije. T\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se vullneti i lir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion dhe se truri na b\u00ebn t\u00eb besojm\u00eb se veprimet tona jan\u00eb vullnetare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Si funksionon vazhdimisht?<br \/>\nNj\u00eb fakt q\u00eb ka habitur shum\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn sesi truri vazhdon t\u00eb punoj\u00eb pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha rrethanave. Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb truri duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb \u00ebsht\u00eb se merr sinjale t\u00eb ndryshme nga shqisa t\u00eb ndryshme gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Truri yn\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu mjesht\u00ebr i iluzionit. Duke p\u00ebrdorur sisteme t\u00eb ndryshme q\u00eb funksionojn\u00eb si nj\u00eb i vet\u00ebm ne arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb gj\u00ebrat dhe t\u00eb menaxhojm\u00eb gjith\u00e7ka duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb duket si nj\u00eb eksperienc\u00eb e vetme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegjja?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Me gjasa ky \u00ebsht\u00eb misteri m\u00eb i madh i trurit njer\u00ebzor, si e krijon truri iden\u00eb e nd\u00ebrgjegjes? Si funksionon nd\u00ebrgjegjja jon\u00eb? Pavar\u00ebsisht se shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb zbuluar se \u00e7far\u00eb e aktivizon dhe \u00e7aktivizon trurin, nuk dihet ende se si funksionon n\u00ebnvet\u00ebdija.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify\">Disa mendojn\u00eb se n\u00ebnvet\u00ebdija \u00ebsht\u00eb rezultat i nd\u00ebrveprimeve t\u00eb pafundme komplekse t\u00eb trurit, por t\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se ka disa element\u00eb t\u00eb trurit q\u00eb kur bashkohen krijojn\u00eb nd\u00ebrgjegjen. Misteret e trurit nuk kan\u00eb fund. \/<em>shqip\/a.m.<\/em><\/p>\n<p>Burimi : \/ <a rel=\"nofollow\" href=\"http:\/\/www.javanews.al\">Javanews.al<\/a><\/p>\n<p>&#013;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb t\u00eb panjohura mundojn\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt rreth trurit njer\u00ebzor. Nd\u00ebrsa shkenca p\u00ebrparon ngadal\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, disa zona t\u00eb trurit mbeten ende t\u00eb err\u00ebta sa u p\u00ebrket njohurive q\u00eb kemi p\u00ebr to Truri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb komplekse dhe m\u00eb pak t\u00eb kuptuara t\u00eb trupit njer\u00ebzor. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00ebse do t\u00eb ishte edhe m\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[34],"class_list":{"0":"post-22370","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-lajme","7":"tag-34"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22370"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22370\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}