{"id":224589,"date":"2021-12-16T12:56:31","date_gmt":"2021-12-16T11:56:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=224589"},"modified":"2021-12-16T12:56:31","modified_gmt":"2021-12-16T11:56:31","slug":"marreveshja-shqiperi-britani-e-madhe-cuci-jep-detaje-sfida-kunder-emigracionit-te-paligjshem-rrit-sigurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/marreveshja-shqiperi-britani-e-madhe-cuci-jep-detaje-sfida-kunder-emigracionit-te-paligjshem-rrit-sigurine\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja Shqip\u00ebri \u2013 Britani e Madhe, \u00c7u\u00e7i jep detaje:  Sfida kund\u00ebr emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm rrit sigurin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Bledi \u00c7u\u00e7i ka zbuluar detaje t\u00eb marr\u00ebveshjes mes Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr migracionin e parregullt. Nga foltorja e Kuvendit, \u00c7u\u00e7i tha se kjo marr\u00ebveshje do t\u00eb rrit\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm, e cila sipas tij, do t\u00eb jap\u00eb efekt p\u00ebr parandalimin e krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore. Sipas ministrit shqiptar, me n\u00ebnshkrimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje Shqip\u00ebria dhe Britania do t\u00eb forcojn\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe rritin sigurin\u00eb e brendshme.<\/p>\n<p><strong>Fjala e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bledi \u00c7u\u00e7i n\u00eb seanc\u00ebn plenare:<\/strong><br \/>\n\u201c<em>Marr\u00ebveshja q\u00eb kemi sjell sot nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re, ne kemi pasur marr\u00ebveshje bilateriale me Britanin\u00eb e Madhe dhe Irland\u00ebn e Veriut q\u00eb prej vitit 2003 p\u00ebr sa i takon riatdhesimit, por zhvillimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare me dinamika t\u00eb ndryshme lind\u00ebn nevoj\u00ebn e rinovimit t\u00eb k\u00ebtij instrumenti juridik dhe kryesisht kjo marr\u00ebveshje vjen edhe si propozim i Qeveris\u00eb Britanike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb daljes s\u00eb saj nga Bashkimi Evropian.<br \/>\nKjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb hartuar duke u bazuar n\u00eb \u201cmodelin komunitar\u201d, n\u00eb frym\u00ebn e respektimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb pajtim me legjislacionin komb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb dy shteteve, pa paragjykuar angazhimet e tyre t\u00eb m\u00ebparshme, bazuar n\u00eb marr\u00ebveshjet dypal\u00ebshe, shum\u00ebpal\u00ebshe me vendet e treta, duke respektuar parimet dhe rregullat e shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit mbi t\u00eb dh\u00ebnat personale.<\/em><\/p>\n<p>Me ratifikimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje t\u00eb dy vendet tona zotohen p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb kuadri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ligjor operacional mbi \u00e7\u00ebshtjet e lartp\u00ebrmendura, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat dhe normat e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Shqip\u00ebria dhe Britania e Madhe do t\u00eb forcojn\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet tyre n\u00eb lidhje me luft\u00ebn kund\u00ebr fenomenit t\u00eb migracionit t\u00eb parregullt. T\u00eb dy vendet tona do t\u00eb zhvillojn\u00eb bashk\u00ebpunim teknik dhe operacional n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit t\u00eb migracionit t\u00eb parregullt dhe siguris\u00eb s\u00eb brendshme. Kjo marr\u00ebveshje n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb legjislacion p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrafruar legjislacionin shqiptar\u00eb me at\u00eb t\u00eb BE, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me legjislacionin n\u00eb fuqi vendas dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00ebnshkrimi i saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb prioriteteve t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fenomenit t\u00eb migracionit t\u00eb parregullt.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<br \/>\nGarantimi i migracionit t\u00eb sigurt dhe t\u00eb rregullt nga, p\u00ebrmes, dhe drejt Shqip\u00ebris\u00eb, fenomen i cili ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e brendshme t\u00eb vendit, sigurin\u00eb e fqinj\u00ebve por edhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb mbar\u00eb BE, mbetet nj\u00eb nga objektivat tan\u00eb kryesor\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb brendshme. Fenomemi i imigracionit t\u00eb parregullt, si k\u00ebrc\u00ebnim kryesor i siguris\u00eb, shoq\u00ebrohet duksh\u00ebm me vepra kriminale si trafikimi i q\u00ebnieve njer\u00ebzore, kondrabandimi i emigrant\u00ebve, p\u00ebrdorimi n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb i dokumenteve t\u00eb falsifikuara t\u00eb udh\u00ebtimit si dhe l\u00ebvizja e individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb akte terroriste apo ekstremisht t\u00eb dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2019 ne miratuam Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin dhe Planin e Veprimit (2019-2022), nd\u00ebrsa n\u00eb dhjetor 2020 u miratua Strategjia Nd\u00ebrsektoriale e Menaxhimit t\u00eb Integruar t\u00eb Kufirit 2021-2027 shoq\u00ebruar me nj\u00eb Plan Veprimi 2021-2023.<br \/>\nVizioni dhe masat e parashikuara n\u00eb k\u00ebto dokumente strategjik\u00eb jan\u00eb ambicioz\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tyre synohet t\u2019u jepet p\u00ebrgjigje sfidave dhe t\u00eb p\u00ebrballohen nevojat e identifikuara.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb si\u00e7 e pata shprehur edhe n\u00eb takimin me homologen time n\u00eb Britani pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ku isha p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare, emigracioni i jasht\u00ebligjsh\u00ebm, kurrsesi nuk mund t\u00eb adresohet si problem pa p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e emigracionit t\u00eb ligjsh\u00ebm. K\u00ebrkova prej saj t\u00eb rishikoj\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb regjimin e trajtimit t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, p\u00ebr t\u2019i leht\u00ebsuar n\u00eb raport me mund\u00ebsi t\u00eb reja pun\u00ebsimi apo l\u00ebvizje sezonale. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb erdhi mir\u00eb q\u00eb gjeta nj\u00eb mir\u00ebkuptim duke m\u00eb shprehur gjithashtu edhe homologia, angazhimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb duhet p\u00ebr integrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebveshjen q\u00eb kemi sjell sot n\u00eb Kuvend, jan\u00eb parashikuar rregullat dhe parimet mbi t\u00eb cilat do t\u00eb zbatohet bashk\u00ebpunimi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, rastet e bashk\u00ebpunimit sipas k\u00ebrkes\u00ebs, por edhe rastet e bashk\u00ebpunimit pa k\u00ebrkes\u00eb, duke filluar q\u00eb nga m\u00ebnyra e aplikimit p\u00ebr ripranim, kostot e transportit e deri mbrojtja e t\u00eb dh\u00ebnave personale apo veprimet q\u00eb nd\u00ebrmerren n\u00eb rastet e ripranimeve t\u00eb gabuara.<br \/>\nP\u00ebr realizimin e Marr\u00ebveshjes, pal\u00ebt do t\u00eb lidhin sigurisht nj\u00eb protokoll-zbatimi t\u00eb saj, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb rregulla mbi p\u00ebrcaktimin e autoriteteve kompetente, pikat e kalimit kufitar, shk\u00ebmbimin e pikave t\u00eb kontaktit, kushtet p\u00ebr kthimet e shoq\u00ebruara, kalimet tranzit t\u00eb shtetasve t\u00eb vendeve t\u00eb treta dhe personave pa shtet\u00ebsi. Marr\u00ebveshja parashikon verifikimin dhe identifikimin e shtetasve subjekt kthimi\/ripranimi, duke komunikuar \u00e7do informacion p\u00ebr ta, duke konsultuar baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet kompetente t\u00eb policive kufitare t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrsjellta, do t\u00eb ndjekin dhe forcojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e tyre n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit t\u00eb situatave migratore t\u00eb parregullta, bashk\u00ebpunim i cili do t\u00eb konsistoj\u00eb n\u00eb, analiz\u00ebn e flukseve migratore, shk\u00ebmbimin operacional t\u00eb informacionit dhe ripranimet. Do t\u00eb shfryt\u00ebzohen praktikat m\u00eb t\u00eb mira dhe do t\u00eb krijohen praktika t\u00eb reja me asistenc\u00eb operacionale reciproke n\u00eb fush\u00ebn e migracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<br \/>\nFaleminderit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Bledi \u00c7u\u00e7i ka zbuluar detaje t\u00eb marr\u00ebveshjes mes Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr migracionin e parregullt. Nga foltorja e Kuvendit, \u00c7u\u00e7i tha se kjo marr\u00ebveshje do t\u00eb rrit\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm, e cila sipas tij, do t\u00eb jap\u00eb efekt p\u00ebr parandalimin e krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":224590,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-224589","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=224589"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224589\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/224590"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=224589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=224589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=224589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}