{"id":226163,"date":"2021-12-22T11:47:43","date_gmt":"2021-12-22T10:47:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=226163"},"modified":"2021-12-22T11:47:43","modified_gmt":"2021-12-22T10:47:43","slug":"themeluesi-i-pd-akuza-te-forta-bashes-me-censuroi-fjalen-ne-kuvend-versioni-i-kim-jong-un-it-te-korese-ja-cfare-do-i-thosha-demokrateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/themeluesi-i-pd-akuza-te-forta-bashes-me-censuroi-fjalen-ne-kuvend-versioni-i-kim-jong-un-it-te-korese-ja-cfare-do-i-thosha-demokrateve\/","title":{"rendered":"Themeluesi i PD akuza t\u00eb forta Bash\u00ebs: Me censuroi fjal\u00ebn n\u00eb Kuvend, versioni i Kim Jong Un-it t\u00eb Kores\u00eb, ja \u00e7far\u00eb do i thosha demokrat\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Zenel Hoxha, nj\u00eb nga themeluesi e PD q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e dat\u00ebs 18 dhjetor t\u00eb thirrur nga Lulzim Basha, akuzon k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr censur\u00eb. Hoxha e krahason Bash\u00ebn me Kim Jong Un-in e Kores\u00eb, dhe thot\u00eb se ai duhet t\u00eb largohet menj\u00ebher\u00eb nga skena politike.<\/p>\n<p>\u201cBasha, versioni shqiptar i Kim Jong Un -ut t\u00eb Kores\u00eb Veriut. duhet t\u00eb largohet menj\u00ebher\u00eb nga skena politike. Kuvendi i 18 dhjetorit ishte nj\u00eb event ku kishte \u00e7ensur\u00eb, si n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, po e ndaj me ju k\u00ebtu fjal\u00ebn q\u00eb do kisha mbajtur n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte pasur pengesa absurde ndaj fjal\u00ebs dhe mendimit t\u00eb lir\u00eb\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Zenel Hoxha. M\u00eb posht\u00eb, ai ndan dhe shkrimin e plot\u00eb q\u00eb do t\u00eb lexonte n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD \u2013 18 dhjetor<\/p>\n<p>KTHENI PD DEMOKRAT\u00cbVE!<\/p>\n<p>(Fjala qe duhej te mbaja n\u00eb Kuvendin e PD me dt.18.12.2021, por qe Lulzim Basha beri barrikad\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndodh)<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar demokrat\u00eb, Si nj\u00eb demokrat i or\u00ebve t\u00eb para, si nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i protestave studentore n\u00eb vitin 1990, si an\u00ebtar i Komisionit Nism\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, si kryetar i pare deg\u00ebs s\u00eb saj t\u00ebTiran\u00ebs, t\u00eb q\u00ebnurit k\u00ebtu sonte nuk m\u00eb jep k\u00ebnaq\u00ebsi, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tragjike p\u00ebr mua p\u00ebrsonalisht, por besoj edhe p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe tuaj\u00ebn dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb realisht e duan Partin\u00ebDemokratike, ta shohin sot k\u00ebt\u00eb parti, simbolin e ndryshimit ndaj regjimit komunist, p\u00ebrpara nj\u00eb sfide t\u00eb till\u00eb me vetveten. Mbi t\u00eb gjitha kur kemi parasysh gjendjen e vendit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot shteti me mir\u00ebq\u00ebnien m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Europ\u00eb \u2013 k\u00ebt\u00eb jav\u00eb Eurostat publikoi studimin q\u00eb e rendiste Shqip\u00ebrin\u00eb si vendin europian me t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb vitin pandemik 2020.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara k\u00ebsaj varf\u00ebrie, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot vend i pushtuar nga korrupsioni n\u00eb nivele monstruoze. T\u00eb mos shkojm\u00eb m\u00eb larg se pardje, kur nj\u00eb ish-minist\u00ebr u arrestua p\u00ebr nj\u00eb mega-afer\u00eb korruptive -dhe ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut. Nga veriu n\u00eb jug, nga lindja n\u00eb per\u00ebndim, shqiptar\u00ebt duan ndryshimin. Duan nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb vizion t\u00eb ri, nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr artikulimin politik dhe politik\u00eb-b\u00ebrjen. Larg figurave t\u00eb konsumuara, xhaketave t\u00eb vjetra, shushunjave t\u00eb pushtetit dhe vegjetuesve pa merita q\u00eb kan\u00eb mbizot\u00ebruar dhe mbizot\u00ebrojn\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>Por kjo nevoj\u00eb thelb\u00ebsore e demokrat\u00ebve \u2013 por edhe e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 po kalohet n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb. Sepse jemi p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb dal\u00eb kohe p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb n\u00eb PD nj\u00eb model t\u00eb dal\u00eb nga zemra e shqiptar\u00ebve. Shpallja non-grata e ish-kryetarit Sali Berisha po rri sot si shpata e Demokleut mbi kryet e tij dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij. P\u00ebrse duhet v\u00ebn\u00eb kjo shpat\u00eb mbi kryet e Partis\u00eb Demokratike dhe demokrat\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm? N\u00eb cilin realitet mund t\u00eb imponohet nd\u00ebshkimi i nj\u00eb individi ndaj nj\u00eb partie t\u00eb t\u00ebr\u00eb?<\/p>\n<p>Ne t\u00eb gjith\u00eb duam ndryshim, t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb brengosur nga kjo status-kuo, nga varf\u00ebria, korrupsioni galopant dhe mungesa e nj\u00eb alternative t\u00eb qart\u00eb dhe bind\u00ebse. Por si mund ta sigurojm\u00eb k\u00ebt\u00eb alternativ\u00eb dhe t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00ebn nj\u00eb damk\u00eb t\u00eb zez\u00eb nga Shtetet e Bashkuara, vendit model t\u00eb demokracis\u00eb liberale q\u00eb synojm\u00eb t\u00eb jet\u00ebzojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, pik\u00ebrisht p\u00ebr akuza korrupsioni dhe minimi t\u00eb demokracis\u00eb?<\/p>\n<p>Mund t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb mish p\u00ebr top p\u00ebr t\u2019i ushtruar presion Uashingtonit, aleatit ton\u00eb strategjik, q\u00eb ta heq\u00eb damk\u00ebn ndaj nj\u00eb personi? Si mund t\u00eb pranojm\u00eb delirin q\u00eb ka kapluar nj\u00eb individ q\u00eb p\u00ebr interesa vetjake sfidon arsyen e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve? Si nj\u00eb person i angazhuar prej 28 vitesh n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i ardhur nga bota e biznesit dhe drejtues i Dhom\u00ebs Shqiptaro-Britanike t\u00eb Tregtis\u00eb, mund t\u00eb them se nuk ka asgj\u00eb konservatore, asgj\u00eb t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb retorik\u00ebn e stadiumit dhe t\u00eb atyre q\u00eb po p\u00ebrdorin populizmin si streh\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb tyre. Demagogjia, politika e rrug\u00ebs nuk jan\u00eb zgjidhje p\u00ebr PD-n\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por fakti q\u00eb Berisha i ka hyr\u00eb nj\u00eb rruge pa krye dhe po t\u00ebrheq n\u00eb humner\u00eb mjaft demokrat\u00eb, nuk duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb mbledhur k\u00ebtu sot t\u00eb mbyllin syt\u00eb dhe vesh\u00ebt dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur asgj\u00ebnuk ka ndodhur. P\u00ebrkundrazi, ky \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe p\u00ebr t\u00eb nisur rim\u00ebk\u00ebmbjen e PD. Lidershipi aktual ka d\u00ebshtuar r\u00ebnd\u00eb dhe mbart mbi shpatulla m\u00ebkate t\u00eb m\u00ebdha \u2013 m\u00ebkate q\u00eb lidhen me munges\u00ebn e krijimit t\u00eb nj\u00eb fryme t\u00eb re, por edhe me degradimin e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb realisht sot n\u00eb zgrip ekzistencial dhe shqiptar\u00ebt m\u00eb shpres\u00ebhumbur se kurr\u00eb q\u00eb nga r\u00ebnia e diktatur\u00ebs komuniste. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb sot PD-n\u00eb i sh\u00ebrben forcave regresive dhe p\u00ebrpjekjes p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar opozitarizmin, p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar demokracin\u00eb e brisht\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi 30 vite q\u00eb luftojm\u00eb. Megjithat\u00eb, fillimi i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do e gjej\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb ndar\u00eb n\u00ebse nuk veprojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Rrug\u00ebdalja nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por ekziston. I takon t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb sinqert\u00ebta p\u00ebrqafojn\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb ngrihen mbi interesat e vogla dhe luajalitetet meskine.<\/p>\n<p>Lidershipi i PD-s\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb mea culpa t\u00eb thell\u00eb, pasi e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb transformur sken\u00ebn politike shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet risjelljes s\u00eb vlerave mbi t\u00eb cilat nisi l\u00ebvizja studentore \u2013 nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb pa drejt s\u00eb ardhmes, jo t\u00eb shkuar\u00ebs. Kuvendi i sot\u00ebm duhet t\u00eb shihet vet\u00ebm si fillim i k\u00ebtij procesi. Tubimi i turpsh\u00ebm i 11 dhjetorit ishte p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta ri-hipotekuar PD-n\u00eb. P\u00ebrgjigja m\u00eb e mir\u00ebndaj asaj p\u00ebrpjekje \u00ebsht\u00eb hapja e mir\u00ebfillt\u00eb e partis\u00eb \u2013 jo nga ato hapjet me nj\u00eb xhandar t\u00eb dera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tubimi ishte i turpsh\u00ebm p\u00ebr nga retorika anti-amerikane dhe disa anti-vlerave t\u00eb p\u00ebrqafuara nga nj\u00eb grusht individ\u00ebsh, shqet\u00ebsimet e sinqerta t\u00eb shum\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm aty nuk mund t\u00eb anashkalohen. Partia Demokratike duhet t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn t\u2019i risjell\u00eb ata brenda gjirit t\u00ebsaj dhe t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb ata, pa paragjykim dhe me zem\u00ebr t\u00eb hapur. PD nuk mund t\u00eb ec\u00eb me autopilot dhe, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar at\u00eb nga p\u00ebrcarja e madhe \u00ebsht\u00eb t\u00eb nj\u00ebsohen p\u00ebrs\u00ebri strukturat dhe t\u00eb rifuten proceset n\u00eb shinat institucionale.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar, kuvendi k\u00ebtu duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hapjen p\u00ebfundimtare t\u00eb krahut nga Sali Berisha \u2013 pensionimin e tij politik dhe p\u00ebrballjen e tij n\u00eb cil\u00ebsi individuale me stigm\u00ebn e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Por, ndoshta akoma dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, duhet t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, p\u00ebrbashkues dhe transparent p\u00ebr rizgjedhjen e kryesis\u00eb dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera drejtuese dhe, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vet\u00eb baz\u00ebs. Nj\u00eb proces ku mund ta gjejn\u00eb veten edhe ata demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb q\u00eb u g\u00ebnjyen n\u00eb nj\u00eb stadium p\u00ebr interesat e nj\u00eb individi.<\/p>\n<p>Partia Demokratike duhet ta rishikoj\u00eb edhe statutin dhe t\u00eb modernizoj\u00eb standardet. Duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb standard i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm p\u00ebrcaktimi se humbja n\u00eb zgjedhje sjell n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dor\u00ebheqjen e parevokueshme t\u00eb kryetarit dhe p\u00ebrjashtimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb rikandidimit. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme nevoja p\u00ebr ta krijuar k\u00ebt\u00eb standard tani.<\/p>\n<p>PD duhet t\u2019i kthehet opozitarizmit ndaj qeveris\u00eb dhe jo opozitarizmit ndaj vetvetes. Deputet\u00eb t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb kan\u00eb braktisur sot parlamentin, komisionet parlamentare, detyrimet e tyre si sh\u00ebrbestar\u00eb ndaj votuesve dhe enden studiove televizive dhe kafeneve t\u00eb kryeqytetit me kryq\u00ebzata partiake dhe duke u sh\u00ebrbyer interesave okulte. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb mjaft k\u00ebsaj \u00e7mendurie \u2013 koha p\u00ebr t\u2019iu rikthyer parlamentarizmit dhe detyrimeve t\u00eb tyre ndaj zgjedh\u00ebsve. Retorika e t\u00eb ashtuquajturve sovranist\u00eb \u00ebsht\u00eb fllusk\u00eb sapuni n\u00ebse ata nuk e nisin, pik\u00eb s\u00eb pari, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe duke u kujdesur p\u00ebr hallet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tij populli, sovrani.<\/p>\n<p>Sot Partia Demokratike del m\u00eb e fort\u00eb duke l\u00ebn\u00eb pas t\u00eb shkuar\u00ebn, por mbi t\u00eb gjitha duke ravij\u00ebzuar platform\u00ebn e saj opozitare dhe vizionin e saj p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e vendit. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb si Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha, t\u00eb ng\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb e kan\u00eb sjell\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje pas tet\u00eb vitesh opozit\u00eb groteske, t\u00eb largohen. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb dy ata t\u2019ua rikthejn\u00eb PD-n\u00eb demokrat\u00ebve. T\u00eb dashur demokrat\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti, por mbi t\u00ebgjitha p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Miopia politike duhet t\u00eb marr\u00eb fund sot, sikurse dhe duhet refuzuar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb kulti i individit \u2013 ndaj kujtdo individi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb rigjeneruar shpres\u00ebn, vet\u00ebm Partia Demokratike mund t\u00eb lart\u00ebsohet si institucion me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe sh\u00ebrbim p\u00ebr demokracin\u00eb dhe fatin e kombit. Ama vet\u00ebm nj\u00eb Parti Demokratike integrale, e bashkuar dhe me shikim drejt s\u00ebardhmes. \u00cbsht\u00eb privilegji dhe detyra jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, si demokrat\u00eb, ta realizojm\u00eb at\u00eb. Ju faleminderit!<\/p>\n<p>Zenel Hoxha. Themelues i PDSH.Anetar i Komisionit Nism\u00ebtar t\u00eb PDSH i zgjedhur unanimisht nga studentet etj, m\u00eb 12.12.1990.Kryetar p\u00ebr organizimin e PD n\u00eb t\u00ebre Tiran\u00ebn e madhe nga sheshi Skenderbej e deri n\u00eb skajet e Rrethit Tiran\u00eb t\u00eb asaj kohe. Besnik deri n\u00eb vdekje ndaj atdheut, kombit tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zenel Hoxha, nj\u00eb nga themeluesi e PD q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e dat\u00ebs 18 dhjetor t\u00eb thirrur nga Lulzim Basha, akuzon k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr censur\u00eb. Hoxha e krahason Bash\u00ebn me Kim Jong Un-in e Kores\u00eb, dhe thot\u00eb se ai duhet t\u00eb largohet menj\u00ebher\u00eb nga skena politike. \u201cBasha, versioni shqiptar i Kim Jong Un [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":226166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226163","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226163\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}