{"id":226280,"date":"2021-12-22T14:23:58","date_gmt":"2021-12-22T13:23:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=226280"},"modified":"2021-12-22T14:23:58","modified_gmt":"2021-12-22T13:23:58","slug":"minuar-me-genjeshtra-shperthyese-nga-prec-zogaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/minuar-me-genjeshtra-shperthyese-nga-prec-zogaj\/","title":{"rendered":"Minuar me g\u00ebnjeshtra shp\u00ebrthyese- Nga PRE\u00c7 ZOGAJ"},"content":{"rendered":"<p>PRE\u00c7 ZOGAJ<\/p>\n<p>Dikush m\u00eb kishte d\u00ebrguar t\u00eb diel\u00ebn nj\u00eb foto me dytre gardist\u00eb mbi tarrac\u00ebn e nj\u00eb godine, shoq\u00ebruar me pyetjen retorike: \u201cA e more vesh q\u00eb Rama d\u00ebrgoi forcat e RENEA-s dhe Gard\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bash\u00ebn? A bindesh tani se Bash\u00ebn e mbron Rama\u201d? Injoranca \u00ebsht\u00eb fyese p\u00ebr inteligjenc\u00ebn jo vet\u00ebm kur nuk ofron argumente, por sidomos kur ofron foshnjorizma si kjo q\u00eb po t\u00eb shohim ndonj\u00eb polic n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb automatikisht duhet t\u00eb mendojn\u00eb se Rama po mbron Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, mesazhi q\u00eb mora m\u00eb b\u00ebri t\u00eb m\u00ebsoja se Sali Berisha pask\u00ebsh postuar si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb fotomontazh humoristik te portalit \u201cB\u00ebrryli broadway\u201d ku nj\u00eb foto e vitit 2019 me dy-tre gardist\u00eb mbi tarrac\u00ebn e Kryeministris\u00eb ishte \u201ctransferuar\u201d n\u00eb tarrac\u00ebn e selis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021. E kuptonte edhe bufi se ishte nj\u00eb blof nga ato q\u00eb Berisha ka p\u00ebrdorur e p\u00ebrdor pa dogan\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u201cv\u00ebrtetuar\u201d t\u00eb vet\u00ebve pretenc\u00ebn e tij se Basha \u00ebsht\u00eb peng i Ram\u00ebs. Pa ofruar asnj\u00eb argument dhe asnj\u00eb fakt konkret t\u00eb verifikuar a t\u00eb verifikuesh\u00ebm\u2026<\/p>\n<p>Kryetari i opozit\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb efikas ose jo, mund t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm ose jo, por q\u00eb t\u00eb jet\u00eb peng i kund\u00ebrshtarit politik t\u00eb cilit synon t\u2019i z\u00ebr\u00eb vendin, k\u00ebt\u00eb nuk e honeps asnj\u00eb mendje normale. Aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb jet\u00eb peng i nj\u00eb Kryeministri n\u00eb tat\u00ebpjet\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Edi Rama, rrethuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me megaskandale korruptive q\u00eb po udh\u00ebtojn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit drejt aulave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re. PD dhe Basha po b\u00ebjn\u00eb n\u00eb Kuvend prej tre -kat\u00ebr muajsh nj\u00eb opozit\u00eb nga m\u00eb efikaset, q\u00eb \u00ebsht\u00eb eklipsuar n\u00eb pikasje t\u00eb v\u00ebmendjes mediatike nga p\u00ebrplasjet e brendshme n\u00eb PD. Por nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb referohen k\u00ebtu nismat dhe aksionet parlamentare t\u00eb PD-s\u00eb. Fakti q\u00eb Berisha joshet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pa u menduar dy her\u00eb nj\u00eb fotomontazh pa vler\u00eb politike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sajuar p\u00ebr t\u00eb qeshur apo edhe si karrem p\u00ebr idiot\u00ebt, mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar munges\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb fakteve reale rreth t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs pengmarrje t\u00eb Bash\u00ebs nga Rama. Po t\u00eb kishte fakte, s\u2019do t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr sajime.<\/p>\n<p>Postimi i fotomontazhit si foto e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest tipik i servirjes s\u00eb rrenave p\u00ebr ndjek\u00ebsit fanatik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt fakti real dhe e v\u00ebrteta nuk kan\u00eb m\u00eb asnj\u00eb rend\u00ebsi. Mjaft q\u00eb g\u00ebnjeshtra t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb liderit, besnik\u00ebria ndaj t\u00eb cilit shprehet jo kur ka t\u00eb drejt\u00eb- kjo \u00ebsht\u00eb pak-, por kur i del n\u00eb krah kur g\u00ebnjen, kur e ka gabim.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo t\u00eb sjell n\u00eb mendje p\u00ebr\u00e7mimin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb tarbiati i p\u00ebrbashk\u00ebt i politikan\u00ebve autarkist\u00eb e populist\u00eb t\u00eb \u00e7do ngjyre. P\u00ebr ta \u201cmesazhi \u00ebsht\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesh. T\u00eb g\u00ebnjehesh p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb pushtetin mbi vet\u00eb t\u00eb v\u00ebrteten\u201d, si\u00e7 theksojn\u00eb n\u00eb librin e tyre \u201cDrita nuk u shua\u201d, Stephen Holms dhe Iban Krastev.<\/p>\n<p>Fotomontazhi me gardist\u00eb mbi tarrac\u00ebn e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb episod i vog\u00ebl n\u00eb rendin g\u00ebnjeshtrave, spekulimeve, absurditeteve dhe akuzave me destinacion fantazin\u00eb- \u201ckush ta besoj\u00eb, ta besoj\u00eb\u201d- q\u00eb Berisha u ka hedhur e vazhdon t\u2019u hedh\u00eb ndjek\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb xhalon me parat\u00eb q\u00eb Basha ka ndar\u00eb me Taulant Ball\u00ebn apo njoftimet e bujshme se foltorja po mb\u00ebshtetet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, pa th\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm, q\u00ebndron pretendimi i tij i p\u00ebrs\u00ebritur se SHBA e kan\u00eb shpallur \u201cnon grata\u201d sepse ka mbrojtur Kosov\u00ebn. E din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb se Presidenti Biden dhe administrata e tij e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike opsionin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri me shk\u00ebmbim territoresh. Si u shpallke non grata p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb SHBA e mendon nj\u00eblloj? Si u shpallke non grata si mbrojt\u00ebs i Kosov\u00ebs nga \u00e7liruesit e saj? Pse vet\u00ebm ti dhe jo Ramush Haradinaj apo Albin Kurti? Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kok\u00ebposht\u00eb n\u00eb narrativ\u00ebn e Berish\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pa u kujdesur p\u00ebr logjik\u00ebn elementare, ai k\u00ebrkon t\u00eb shfaqet si faktor n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb protagonizmit absolut t\u00eb SHBA. Fati yn\u00eb q\u00eb interesat e superfuqis\u00eb mike dhe demokratike u p\u00ebrputhen nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb madhe me interesat tona dhe t\u00eb Kosov\u00ebs dhe u mund\u00ebsua realizimi i tyre pas shum\u00eb dekadash izolimi p\u00ebr ne e pushtimi p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb autostrada q\u00eb ka shtruar p\u00ebr sot dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen kjo marr\u00ebdh\u00ebnie e jasht\u00ebzakonshme. Le t\u00eb mos tolloviten politikan\u00ebt shqiptar\u00eb me nisma \u201csovraniste\u201d q\u00eb u ngat\u00ebrrohen n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb partner\u00ebve strategjik\u00eb, apo m\u00eb keq akoma, i pengojn\u00eb dhe i minojn\u00eb nismat e tyre. Nj\u00ebher\u00eb q\u00eb ka dashur t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol-dhe fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb-, Berisha ka gabuar n\u00eb q\u00ebndrimin q\u00eb pati mbajtur duke i k\u00ebrkuar delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ket\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb mos e firmoste marr\u00ebveshjen e p\u00ebrgatitur nga SHBA. N\u00eb drit\u00ebn e asaj q\u00eb ndodhi, kur Serbia q\u00eb nuk n\u00ebnshkroi u bombardua dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00ebnshkruan i hap\u00ebn rrug\u00ebn \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, mund t\u00eb kuptohet shum\u00eb qart\u00eb se sa e gabuar ka qen\u00eb k\u00ebshilla e tij dhe sa e d\u00ebmshme do t\u00eb kishte qen\u00eb po t\u00eb ishte pranuar nga delegacioni kosovar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Berisha p\u00ebrpiqej t\u00eb \u00e7ante mbylljen p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vitit 1997 duke u sjell\u00eb si radikal. Por ja q\u00eb radikalizmi q\u00ebllon t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm se minimalizmi n\u00eb zhvillime q\u00eb zgjidhin padrejt\u00ebsi shekullore. Koha sjell n\u00eb sken\u00eb sfida t\u00eb reja, q\u00eb sugjerojn\u00eb, k\u00ebshillojn\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb nga aktor\u00ebt shqiptar\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb SHBA, t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrkrah SHBA-se, n\u00eb respekt t\u00eb BE-s\u00eb gjithashtu. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sot, pas dy dekadash n\u00eb liri, kur investimet amerikane n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Spekulimet patriotike jasht\u00eb bashk\u00ebrendimit me SHBA nuk pin\u00eb uj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer te fotomontazhi ku e nis\u00ebm k\u00ebt\u00eb shkrim: Efektet e postimit t\u00eb tij n\u00eb kulmin e p\u00ebrplasjeve brenda PD-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb dyfishta, s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi i mendon apo jo postuesi: n\u00eb nj\u00eb an\u00eb mund t\u00eb nxisin militant\u00ebt berishist\u00eb t\u00eb sulmojn\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb me alibin\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng nga \u201cPolicia e Edi Ram\u00ebs\u201d. Nga ana tjet\u00ebr mund t\u00eb t\u00eb ven\u00eb n\u00eb sed\u00ebr Bash\u00ebn dhe drejtuesit e tjer\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb mbrojtjen policore, n\u00ebse ajo do t\u00eb duhej, p\u00ebr t\u00eb mos u dukur se po k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn e \u201cPolicis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d. Dikush mund t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb ta mendoj\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb si nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb lir\u00eb jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb ligjeve t\u00eb shtetit. Apo, m\u00eb keq akoma, si aren\u00eb vet\u00ebgjyq\u00ebsie. N\u00eb fakt, mjedisi politik n\u00eb PD po minohet me g\u00ebnjeshtra dhe spekulime shp\u00ebrthyese q\u00eb nd\u00ebrsa apelojn\u00eb urt\u00ebsin\u00eb e atyre q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje force, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb veproj\u00eb ligji i shtetit. Kush duhet t\u00eb reagoj\u00eb kur nj\u00eb person i akuzuar nga Partia Demokratike si trafikant shqelmon dhe hap me forc\u00eb dyert e selis\u00eb s\u00eb saj si\u00e7 ndodhi dje? Jan\u00eb naivitete dhe budallall\u00ebqe k\u00ebto q\u00eb nuk e th\u00ebrras Policin\u00eb sepse do m\u00eb thon\u00eb \u00ebsht\u00eb e Edi Ram\u00ebs apo po t\u00eb mbrojti Policia t\u00eb ka mbrojtur Edi Rama! Policia \u00ebsht\u00eb e shtetit. Para Ram\u00ebs, gjat\u00eb Ram\u00ebs, pas Ram\u00ebs, gjithmon\u00eb. Policia ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb mbroj\u00eb rendin, institucionet, njer\u00ebzit, kudo ku \u00ebsht\u00eb e nevojshme nd\u00ebrhyrja e saj. Nuk i duhet len\u00eb asnj\u00eb centimet\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb dhe asnj\u00eb sekond\u00eb koh\u00eb vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb q\u00eb nxitet me lloj-lloj g\u00ebnjeshtrash. G\u00ebnjeshtrat v\u00ebrtet i kan\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e shkurtra, por d\u00ebmin mund ta b\u00ebjn\u00eb sa pa u dal\u00eb boja sheshit. Kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb institucion q\u00eb funksionon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ligjit organik p\u00ebr Partit\u00eb, statutit dhe rregulloreve t\u00eb saj t\u00eb brendshme. Opozita \u00ebsht\u00eb vet\u00eb demokracia. PD zyrtare po sillet drejt dhe me maturi, n\u00eb shmangie t\u00eb \u00e7do provokimi, duke th\u00ebn\u00eb se selia \u00ebsht\u00eb e demokrat\u00ebve, pavar\u00ebsisht se k\u00eb mb\u00ebshtesin e k\u00eb kontestojn\u00eb ata. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb nervash q\u00eb po kanalizohet si betej\u00eb ligjore dhe duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si e till\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRE\u00c7 ZOGAJ Dikush m\u00eb kishte d\u00ebrguar t\u00eb diel\u00ebn nj\u00eb foto me dytre gardist\u00eb mbi tarrac\u00ebn e nj\u00eb godine, shoq\u00ebruar me pyetjen retorike: \u201cA e more vesh q\u00eb Rama d\u00ebrgoi forcat e RENEA-s dhe Gard\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bash\u00ebn? A bindesh tani se Bash\u00ebn e mbron Rama\u201d? Injoranca \u00ebsht\u00eb fyese p\u00ebr inteligjenc\u00ebn jo vet\u00ebm kur nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":226282,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226280","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226280"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226280\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226282"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}