{"id":226281,"date":"2021-12-22T14:24:47","date_gmt":"2021-12-22T13:24:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=226281"},"modified":"2021-12-22T14:24:47","modified_gmt":"2021-12-22T13:24:47","slug":"liberalizimi-biznesi-kunder-daljes-ne-treg-te-lire-ne-janar-2022-kostot-te-paperballueshme-tregu-nuk-eshte-gati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/liberalizimi-biznesi-kunder-daljes-ne-treg-te-lire-ne-janar-2022-kostot-te-paperballueshme-tregu-nuk-eshte-gati\/","title":{"rendered":"Liberalizimi, biznesi kund\u00ebr daljes n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb n\u00eb janar 2022: Kostot t\u00eb pap\u00ebrballueshme, tregu nuk \u00ebsht\u00eb gati"},"content":{"rendered":"<p>Shoqatat e biznesit kan\u00eb dal\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr vendimit t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb i nxjerr ato n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb nga janari 2022.\u00a0 B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbi 7 mij\u00eb biznese t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb furnizohem m\u00eb me tarifa t\u00eb rregulluara nga Operatori I Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike por do t\u00eb duhet t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb furnizues privat p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt biznesi n\u00ebnvizon se momenti aktual \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe do t\u2019i ekspozoj\u00eb ato ndaj kostove t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb efekt zinxhir n\u00eb kostot e prodhimit, uljen e eksporteve, tkurrjen e pun\u00ebsimit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe m\u00eb pak taksa n\u00eb ark\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb \u00e7mimi me t\u00eb cil\u00ebn bizneset do t\u00eb blejn\u00eb \u00ebsht\u00eb 2-3 fish m\u00eb i lart\u00eb sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit, organizmat e biznesit vler\u00ebsojn\u00eb se tregu nuk \u00ebsht\u00eb gati. Ata theksojn\u00eb se procedurat q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen jan\u00eb t\u00eb paqarta nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mungon ende bursa e energjis\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb funksionale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tregun sa m\u00eb konkurrues dhe transparent.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb deklarata dhe k\u00ebrkesat e biznesit.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKarakteristikat fiziko-gjeografike dhe klima i atribuojne Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb potencial t\u00eb madh p\u00ebr energjin\u00eb hidroelektrike, energjin\u00eb diellore dhe energjin\u00eb e er\u00ebs. Pavar\u00ebsisht potencialit t\u00eb madh t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr, totalisht nga burimet e rinovueshme, aktualisht vendi nuk prodhon at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr nevojat e tij dhe \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb importoj\u00eb nga jasht\u00eb, duke vuajtur k\u00ebshtu pasojat negative t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb energjin\u00eb e prodhon nga burime 100% t\u00eb rinovueshme, si\u00e7 jan\u00eb hidrocentralet. Por, politika e qeveris\u00eb shqiptare, prej vitesh ka qen\u00eb nj\u00eb politik\u00eb tregtare. N\u00eb kushtet aktuale, q\u00eb \u00e7mimi i importit \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb, kuptohet q\u00eb kjo politik\u00eb tregtare e emergjenc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb jo fitimprur\u00ebse. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtoj\u00eb kapacitetin e prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm me 33%. Me k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb hidrocentraleve, do t\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsonte k\u00ebrkesat e brendshme p\u00ebr energji, pa qen\u00eb e varur nga \u00e7mimet e importit dhe nga kriza e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesi vendas dhe i huaj \u00ebsht\u00eb njoftuar q\u00eb prej janarit t\u00eb 2022, se 7538 biznese do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e tregut t\u00eb liberalizuar t\u00eb energjis\u00eb elektrike.\u00a0 Shoqatat e biznesit shqiptare dhe t\u00eb huaja pasi u njoh\u00ebn me k\u00ebto ndryshime kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebto masa, pasi ky ndryshim do t\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb: rritjen e ndjeshme t\u00eb kostove t\u00eb prodhimit, t\u00eb kostove t\u00eb shp\u00ebrndarjes, t\u00eb magazinimit t\u00eb mallrave dhe produkteve. E gjitha kjo do t\u00eb reflektoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paevitueshme rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve n\u00eb tregun vendas. Rritja e kostove t\u00eb prodhimit do t\u00eb sjell\u00eb uljen t\u00eb prodhimit, ulje t\u00eb importeve dhe esporteve, duke rezultuar n\u00eb nj\u00eb tkurrje t\u00eb ekonomis\u00eb, e cila do t\u00eb pasohet me uljen e pun\u00ebsimit dhe uljen e kontributeve e taksave.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Shoqatat e biznesit, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj deklarate k\u00ebrkojn\u00eb fuqimisht:<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>T\u00eb qart\u00ebsohen dhe garantohen kushtet p\u00ebr nj\u00eb treg energjetik t\u00eb stabilizuar, t\u00eb paansh\u00ebm, joarbitrar, demokratik, pasi nuk ekzistojn\u00eb absolutisht kushte t\u00eb tilla p\u00ebr daljen n\u00eb treg t\u00eb 7538 subjekteve sip\u00ebrmarrese, t\u00eb cilat aktualisht furnizohen me energji nga operatori publik. Nuk mund t\u00eb hyhet n\u00eb nj\u00eb treg pa ditur m\u00eb par\u00eb rregullat e funksionimit t\u00eb tregut. Aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka as treg t\u00eb liberalizuar dhe as burs\u00eb energjie, e cila \u00ebsht\u00eb kushti vendimtar p\u00ebr vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/li>\n<li>T\u00eb mos rriten tarifat p\u00ebr shp\u00ebrndarjen dhe transmetimin e energjis\u00eb. Propozimi i OST-s\u00eb dhe OSHEE Sh.a. p\u00ebr rritjen e tarifave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shp\u00ebrndarjes dhe transmetimit \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb kostot reale t\u00eb k\u00ebtyre dy subjekteve. N\u00eb kushtet aktuale t\u00eb kriz\u00ebs energjetike, rritja e k\u00ebtyre tarifave nuk reflektohet proporcionalisht me kostot q\u00eb ka operatori i transmetimit dhe ai i shp\u00ebrndarjes. Citojm\u00eb propozimin e OST-s\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb tarif\u00ebs, i cili nuk justifikon humbjen ekonomike dhe kostot e tij.<\/li>\n<li>3. T\u00eb miratohen ndryshime t\u00eb nevojshme ligjore p\u00ebr leht\u00ebsimin e procedurave t\u00eb vet\u00ebprodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike nga shoq\u00ebrit\u00eb e vogla, t\u00eb mesme apo klient\u00eb familjar\u00eb pa u limituar te fuqia e instaluar 500 kW nga panelet diellore, por edhe duke p\u00ebrfshir\u00eb burime t\u00eb tjera t\u00eb rinovueshme t\u00eb tilla, si era apo uji.<\/li>\n<li>K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb t\u00eb jet\u00eb trasparente dhe t\u00eb reflektoj\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebn e tarif\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb s\u00eb importuar.<\/li>\n<li>T\u00eb krijohet urgjentisht nj\u00eb tryez\u00eb teknike negociatash me pranin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe komunitetit Europian.<\/li>\n<li>N\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb dialog p\u00ebr krijimin e tryez\u00ebs teknike, shoqatat e biznesit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgatitur k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, do t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb tjera t\u00eb dakord\u00ebsuara, q\u00eb do t\u00eb komunikohen pas dat\u00ebs 24 dhjetor.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>Shoqatat e biznesit:<\/strong><\/p>\n<p>-Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar\u00eb -Bashkimi Tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb -Confindustria Albania \u2013 Shoqata e Industrialist\u00ebve Italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Proeksport Albania -Shoqata e Investitor\u00ebve t\u00eb huaj (FIAA) CCIA-Dhoma e Tregtis\u00eb Italiane n\u00eb Shqip\u00ebri -Shoqata Shqiptare Turizmit \u2013 ATA -Shoqata e ricikluesve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Shoqata Shqiptare e Energjis\u00eb se Rinovueshme \u2013 AREA-Shoqata e P\u00ebrpunuesve t\u00eb Miellit Dhoma e Tregtis\u00eb Franc\u00eb-Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoqatat e biznesit kan\u00eb dal\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr vendimit t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb i nxjerr ato n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb nga janari 2022.\u00a0 B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbi 7 mij\u00eb biznese t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb furnizohem m\u00eb me tarifa t\u00eb rregulluara nga Operatori I Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike por do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":226285,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226281","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226281","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226281"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226281\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226281"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226281"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226281"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}